Skip to main content

“Reagojnë studentët: Priftërinjtë dhe murgeshat nuk i lejojmë në kampusin e UP-së” plus 9 more Ferizaj Press

“Reagojnë studentët: Priftërinjtë dhe murgeshat nuk i lejojmë në kampusin e UP-së” plus 9 more Ferizaj Press


Reagojnë studentët: Priftërinjtë dhe murgeshat nuk i lejojmë në kampusin e UP-së

Posted: 14 Sep 2016 09:12 AM PDT

"Unioni i Studentëve të Kosovës, shprehë kundërshtimin rreth deklarimeve të priftërinjve serb për organizimin e meshës në kishën ortodokse  të ndërtuar gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë", thuhet në reagim, shkruan lajmi.net.

Sipas USK-së, "Ne, si studentë nuk do të lejojmë që kampusi i Universitetit të kthehet  në Kampus të priftërinjëve e murgeshave".

"Ne kërkojmë që të ruhet laiciteti i Institucioneve arsimore( Universiteteve dhe hapesirave universitare) duke marrë parasysh që edhe në bazë të Kushtetutës njihemi si vend laik.  Prandaj, iu bëjmë thirrje Institucioneve  të Kosovës që të marrin vendimin për këtë objekt ilegal të ndërtuar në vendin e destinuar vetëm për objekte universitare. Në të kundërtën , nëse legalizohet ne asnjëherë nuk do të pajtohemi që oborri ku ne duhet të bëjmë aktivitetet tona studentore te jetë i uzurpuar nga priftërinjtë pasiqë ne nuk pajtohemi që studentët dhe priftërinjte të ndajnë të njejtën hapësirë:, thuhet mes tjerash në reagim. /Lajmi.net/

Velija takon edhe Mustafën

Posted: 14 Sep 2016 09:12 AM PDT

Kryeministri Mustafa dhe kryetari Veliaj kanë biseduar për progresin që po arrihet në të dyja shtete, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësime e jetës së qytetarëve të të dyjave vendeve.

Kryeministri Mustafa e njoftoi për zhvillimet në Kosovë si dhe për prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, avancim të infrastrukturës dhe të kualitetit të jetës së qytetarëve, në të gjitha aspektet.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, theksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe të partneritetit, në të gjitha nivelet, me shtetin shqiptar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke e falënderuar kryeministrin Mustafa për pritjen, e njoftoi për angazhimet dhe rezultatet kryesore të punës së tij në këtë fazë, në krye të Bashkisë së Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj, po ashtu, theksoi përkushtimin e gjithanshëm të Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Policia e shpalli të zhdukur, 15-vjeçari luante në kompjuter

Posted: 14 Sep 2016 09:12 AM PDT

Policia shqiptare

15-vjeçari nga lagjja "Pavarësia" e këtij qyteti, të martën në mëngjes ishte nisur për në shkollë dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Babai i tij kërkoi ndihmën e policisë për shkak se adoleshenti kishte fikur edhe telefonin. Policia bëri menjëherë shpalljen në kërkim të tij dhe njoftimi u shpërnda menjëherë nëpër media.

Mesditën e sotme, 15-vjeçari i ka telefonuar vetë prindërve të tij duke treguar se kishte qenë gjithë kohës brenda një salle lojërash elektronike dhe kishte luajtur gjithë pasditen e së martës, por edhe gjatë natës deri në mëngjes herët.

Por ndërsa kishte parë rrjetet sociale kishte mësuar edhe njoftimin për shpalljen e tij në kërkim.

Aksident i rëndë në Barcelonë, 24 persona të lënduar

Posted: 14 Sep 2016 09:11 AM PDT

Tre pasagjerë u plagosën rëndë në aksidentin që ndodhi si pasojë e shiut të madh, autobusi ishte rrugës për në aeroport, njofton AFP, transmeton lajmi.net.

Dhjetë nga pasagjerët e lënduar janë hospitalizuar, sipas qeverisë rajonale të Katalonisë. /Lajmi.net/

 

 

Marjan Dema: Politika nuk do të jetë pjesë e UP-së

Posted: 14 Sep 2016 09:11 AM PDT

Marjan Dema, rektor i UP-së

Derisa fëmijët e veteranëve, invalidëve të luftës e kategorive të tjera do të kenë status të barabartë me të gjithë studentët e tjerë të UP-së.

Për këtë kategori kësaj radhe nuk do të ketë asnjë privilegj nga ana e rektorit të Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema.

"Për shkaqe humane, legjitime dhe kombëtare, Universiteti sivjet ka pranuar vetëm fëmijët e dëshmorëve si kategori e dalur nga lufta. Kësisoj neve kemi caktuar kuotën prej 2% të numrit të përgjithshëm të pranuarve ne Universitet, vetëm për fëmijët e dëshmorëve", ka thënë në një intervistë për Gazetën Express i pari i UP-së.

Dema zotohet se do ta mbajë politikën larg nga UP-ja.  Madje ai thotë se në këta muaj të mandatit të tij nuk ka pasur as edhe një tendencë për ndërhyrje nga ana e politikës në UP, pavarësisht asaj se në Universitetin që Dema e drejton ka profesorë që janë të inkuadruar në politikë.

"Është interesante dhe lajm i gëzueshëm qe përpos 'trumbetimit të pabazuar nga jashtë', në UP nuk ka pasur asnjë tendencë për ndërhyrje nga politika. Unë dua te besoj se i njëjti ritëm do te vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyre qe Universiteti të vazhdoj rrugën e vet dhe te ecën përpara drejt misionit të vet të dijes", thotë ai.

Kreu i UP-së, në intervistën dhënë Gazetës Express. po ashtu flet edhe për profesorët e politizuar, plagjiaturën në UP, si dhe për premtimet e tij të dhëna në fillim të mandatit.

Gazeta Express: Si do ta gjej ky vit i ri akademik Universitetin e Prishtinës

Marjan Dema: Ky vit UP-në do e gjej me përgatitjet e gjithanshme për një vit të mbarë. Siç e dini, në tashmë kemi përfunduar afatin e parë të regjistrimeve dhe se këto ditë jemi duke proceduar me afatin e dytë të regjistrimit të studenteve, në të tri ciklet e studimeve. Në të njëjtën kohë, po procedojmë edhe me angazhimin e stafit të jashtëm në mënyrë që të jemi të kompletuar dhe që me 1 tetor të shënojmë fillimin e vitit te Ri akademik në të tri nivelet e studimit.

Keni thënë se njiheni si rektor që e mbani fjalën, a e keni mbajte fjalën për nënshkrimin e diplomave?

Marjan Dema: Po, e vërtetë që kam thënë prandaj më lejoni të rithem edhe njëherë. Nuk jam këtu për agjenda të tjera pos asaj të UP-së prandaj në rrugën time për ngritjen e punës, nivelit dhe studimeve në UP, do e mbaj fjalën. Të gjitha diplomat në UP janë të nënshkruara.

Gjatë këtyre muajve të udhëheqjes suaj, a ka pasur tendencë për ndërhyrje nga politika?

Marjan Dema: Është interesante dhe lajm i gëzueshëm që përpos "trumbetimit të pabazuar nga jashtë", në UP nuk ka pasur asnjë tendencë për ndërhyrje nga politika. Unë dua të besoj se i njëjti ritëm do të vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrë që Universiteti të vazhdoj rrugën e vet dhe te ecën përpara drejt misionit të vet të dijes.

A jeni ju njëri ndër rektorët e politizuar?

Majran Dema: Unë jam dhe do mbetem njëri ndër rektorët e papolitizuar. Kam marr mbi vete misionin e vetëm të udhëheqjes me UP-në, i tillë do mbetem vet dhe do të jem pengesë kundrejt çfarëdo përpjekjeje për politizim.

Cilat kanë qenë kriteret për pranim në UP të fëmijëve të e kategorive të dala nga lufta?

Marjan Dema: Mendojmë se kjo çështje gradualisht po mbyllet. Për shkaqe humane, legjitime dhe kombëtare, Universiteti sivjet ka pranuar vetëm fëmijët e dëshmorëve si kategori e dal nga lufta. Normalisht, përkulemi para veprës së secilit që ka ndihmuar për lirinë e vendit porse kemi synuar dhe synojmë qe vizionin e kontribuesve të luftës do e vazhdojmë vetëm në ato raste kur promovojmë vlera. Kësisoj neve kemi caktuar kuotën prej 2% të numrit të përgjithshëm të pranuarve në Universitet, vetëm për fëmijët e dëshmoreve.

A kanë pasur përparësi për pranim në UP?

Marjan Dema: Fëmijët e dëshmorëve kanë pasur përparësi në kuotën e tyre dhe në pragun e kalueshmërisë prej 30%, ndryshe nga kategoria tjetër që ishte 40%.

A e keni mbajtur fjalën për renditjen e UP-së në ranglistën botërore?

Marjan Dema: Gjithsesi. Kjo, siç e kam thënë, me tepër se deklarim i momentit, është një proces që pashmangshëm do e shpie UP-në më lartë në ranglista botërore. Por, siç e thashë më lartë, ky është proces dhe ne tanimë jemi duke e trasuar rrugën, duke përcaktuar standarde dhe norma, duke krijuar infrastrukturën e platformën e duhur, realizimi i te cilave do të na shpinte më lartë që është edhe qëllimi final imi si rektor i UP-së.

Cilat janë problemet e tanishme të UP-së?

Marjan Dema: Siç e dini, UP viteve të fundit ka kaluar nëpër turbulenca jo të lehta të cilat pashmangshëm kanë lëne vrragët e veta. Numri i madh i studentëve dhe numri i vogël i personelit, kushtet joadekuate të studimit në aspektin infrastrukturor, përgatitja më e duhur e stafit për sfidat e punës me studentë, hapja dhe ndërkombëtarizimi i UP-së, gërshetimit dhe orientimi kah industria etj. janë disa nga problemet e UP-së aktualisht, probleme të cilat ne po provojmë t'i konvertojmë në objektiva të punës sonë dhe të cilat synojmë ti zgjidhim në muajt e vitet e ardhshme.

Pse duhet që politikanët të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës, a po e politizojnë ata UP-në?

Majran Dema: Politikanët nuk duhet dhe nuk do të jenë pjesë e Universitetit. Nuk kemi ndërhyrje dhe ardhje te politikes ne Universitet. E kundërta mund të ndodh, në kuptimin e kalimit të stafit tonë, që sipas bindjeve të tyre mund të lëvizin tek njëri respektivisht tjetri subjekt. Zaten kjo edhe nuk mund të u mohohet në shtete demokratike dhe në demokracinë pluraliste.

A keni arritur që ta ndalni plagjiaturën në UP?

Marjan Dema: E mira e punës është që këto vitet e fundit plagjiaturat kanë qenë në qendër të vëmendjes se publikut dhe institucionet kanë qenë të drejtuar kah UP-ja respektivisht plagjiaturat. Bashkë me infrastrukturën ligjore kjo ka ndihmuar në evitimin e kësaj dukurie që konsiderohet si krim akademik. Ne do vazhdojmë të mbajmë trendin pengues, denoncues po do të marrim edhe masa kundër kësaj dukurie që shëmton punën akademike në veçanti dhe universitetin në përgjithësi.

A ka mungesë të stafit akademik në Universitetin e Prishtinës?

Marjan Dema: Në raport me numrin e studentëve kemi mungesë stafi dhe hapësire. Situata aktuale është larg standardeve europiane, megjithatë do provojmë që të kemi trend rritjeje dhe përmirësimi.

Për çfarë synoni të mbaheni mend në fund të mandatit tuaj?

Marjan Dema: Si rektor që jam udhëhequr nga parimi i transparencës, i zgjidhjeve, i rendit dhe rregullit në Universitet dhe i rikthimit dhe avancimit të UP-së në familjen e universiteteve prestigjioze. /gazetaexpress

Mbahet takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian

Posted: 14 Sep 2016 09:10 AM PDT

Prishtinë, 14 shtator 2016 – Në Ministrinë e Integrimit Evropian, sot u mbajt takimi inaugurues i Grupit Punues për adresimin e Çështjeve të Barazisë Gjinore në Procesin e Integrimit Evropian, i cili është themeluar me vendim të ish ministrit për Integrim Evropian z. Bekim Çollaku.

Ky grup, ka rol këshillues në përfshirjen e çështjeve të barazisë gjinore në proceset e Integrimit Evropian, përkatësisht në: programimin e fondeve të BE-së nën platformën IPA II; rishikimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së (PKZMSA) si dhe përpilimin e Inputit për Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Me këtë rast zëvendësministri i Integrimit Evropian, z. Ramadan Ilazi, theksoi se për MIE-në përfshirja e çështjeve të barazisë gjinore është e një rëndësie të veçantë dhe i dëshiroi suksese anëtarëve të grupit në punën e tyre.

Ndërkaq anëtare të Grupit Punues janë përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian, shoqërisë civile si dhe përfaqësues nga organizata ndërkombëtare.

14291671_1775086692757226_707595109152937116_n

Diskutohet për Planin Zhvillimor Komunal 2016-2022

Posted: 14 Sep 2016 08:59 AM PDT

Drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt, para banorëve të fshatrave Mirosalë, Dardani dhe Zllatarë, prezantuan ecurinë e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2016-2022.

Banorët e këtyre fshatrave patën kërkesa të shumta mirëpo mbizotëruan ato për ujësjellës, rrugë e kanalizim.

 "E kemi filluar një projekt afër 6 hektarë e gjysmë, është për një park të cilin mund ta shijoj jo vetëm fshati Mirosalë, por edhe fshatrat përreth tij, rrugën banorët e kanë rregulluar e kanë punuar vet. Këtu nuk kërkohen investime të mëdha, këtu kërkohet hapja e rrugës, një gyp që të bartet ujësjellësi. Një tjetër projekt që kemi hartuar ne si fshat është edhe hapja e rrugëve të reja nëpër hapësirat për bujqit që nuk kanë mundësi për me i kry punët e veta. Ne kemi planifikuar që të lëshojmë mbi 2000 metra hapësirë me vullnet që të krijohen rrugë, edhe një hapësirë tjetër që është afër "Mirosit" e cila është hapësirë shoqërore është mirë që të ruhet që ne të ndërtojmë një fabrikë, kërkoj nga ju që mos të jepet për diçka tjetër por të ruhet për ne",tha një banor i fshatit Mirosalë.

"Pjesa afër tregut dhe afër varrezave që është në gjendje të keqe është mirë që aty të intervenohet dhe të pastrohet nga mbeturinat që po hedhen vazhdimisht, gjithashtu fshati ka nevojë edhe për ujësjellës që duhet patjetër që të intervenohet sepse kemi mbetur vetëm ne me fshatrat Dardani dhe Sojevë kështu që të jetë në një plan shumë afatshkurtër dhe të fillohet rregullimi i ujësjellësit," tha një banor i fshatit Dardani.

"Ne do ta formojmë një komision prej 7-8 anëtarëve dhe do të punojmë në këtë aspekt dhe besoj që do të kemi edhe takime të tjera sepse unë personalisht nuk mund të vendosë në emër të fshatit dhe besoj që shumë shpejt do të dalim me ndonjë projekt konkret", tha një banor i fshatit Zllatar.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit Faik Grainca, tha se sugjerimet e banorëve do të trajtohen me seriozitet.

 "Ana financiare, shpronësimet mbeten obligim i komunës por do të ishte mirë që propozimet t'i marrim pikërisht nga ju. Sa i përket parqeve është tendencë e këtij shekulli që në të gjitha fshatrat të kemi zona të gjelbëruara dhe propozimi i juaj për park është ide e mirë dhe jam i bindur që ekspertë të drejtorisë së urbanizmit pajtohen që menjëherë që këtë parcelë ta parashohim si park.

Ne ballafaqohemi me një problem tepër serioz sepse me ligj ndalohet që vendbanimet të shtrihen në tokën bujqësore të kategorisë deri në katërt dhe ne jemi në situatë kur shumë fshatra nuk kanë tokë të kategorive 5-6 edhe me këtë problem do të merremi dhe të gjejmë një zgjidhje ",tha Grainca.

Debatet publike me qytetarë për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal kanë filluar qe disa ditë. Paralajmërohet se takime të tilla do të mbahen edhe ditëve në vijim, transmeton Televizioni Tema.

Për nëntë muaj në Ferizaj u mbyllen 129 biznese

Posted: 14 Sep 2016 08:47 AM PDT

Ferizaj, 14 shtator – Në territorin e Komunës së Ferizajt gjatë periudhës janar – gusht të këtij viti janë mbyllur gjithsej 129 biznese të mesme dhe të vogla si pasojë e konkurrencës dhe mospërkrahjes nga komuna. Rreth kësaj çështjeje ka reaguar subjekti më i madh opozitar (PDK) në Ferizaj, duke akuzuar komunën për moszbatim të projektit ideor për stimulim të bizneseve, të cilin ua kishte trashëguar pushteti i kaluar.

Mustafë Grainca, këshilltar në KK të Ferizajt, nga radhët e PDK-së ka thënë se pushteti lokal nuk ka interesim për ta çuar përpara zhvillimin ekonomik derisa po dëshmohet me mbylljen e 129 bizneseve brenda 8 muajve, shkruan Koha Ditore.

Ndërkaq, edhe ish-përfaqësuesit e bizneseve kanë thënë se është shqetësuese që komuna asnjëherë nuk po arrin t'i stimulojë bizneset fillestare.

Shemsedin Sojeva, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëm në këtë komunë, ka thënë se aty ku mbyllen bizneset nuk janë shenja të mira, sepse po mbyllen edhe vendet e punës. Sipas tij, gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti janë mbyllur gjithsej 129 biznese, ndërkaq gjatë periudhës janar-dhjetor të vitit 2015 ishin mbyllur gjithsej 126 biznese. Një ndër arsyet e mbylljes së bizneseve është edhe konkurrenca e madhe.

Sidoqoftë komuna është duke bërë përpjekje për t'i gjetur mundësitë se në cilat forma do t'i përkrahim bizneset të cilat nuk po mund të funksionojnë, ka thënë ai. Ai shpjegon se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mbi 450 biznese të reja, ndërkaq në tërë territorin e kësaj komune janë të regjistruara mbi 11 mijë biznese të vogla të mesme dhe të mëdha.

KEDS: Ja cilat zona do mbesin pa rrymë nesër në distriktin e Ferizajt

Posted: 14 Sep 2016 08:28 AM PDT

KEDS me anë të një komunikate për media ka njoftuar për ndërprerjet e energjisë elektrike që do të ndodhin gjatë ditës së nesërme në distriktin e Ferizajt.

Më 15.09.2016 (e enjte)  në  TS 35/10 kV Ferizaj II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Betoni (Kodi: 41046002)  nga ora 16:00 deri në orën 20:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: rr. Prizrenit, Saraishta, Lloshkobare, Bublica, Llojza, Slivova, Dremjaka, Koshare.

 

Më15.09.2016 (e enjte)  në  TS 35/10 kV Kaçaniku do të shkyçet:

Dalja 10 kV Pylltaria (Kodi: 40043004)  nga ora  08:00 deri në orën 12:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagjja Rakoc, Lagjja Kisi, Lagjja Saniteks, Runjeva, Llanishta, Gjurgjedelli, Kërbliqi, Leskovica.

Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit të punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, revizion në LP 10 kV.

 

Më 15.09.2016 (e enjte )  në  TS 35/10 kV Shtërpca do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gotovusha (Kodi: 40043004)  nga ora 09:30 deri në orën 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Shterpca (një pjesë), Biti e Ulët, Biti e Epërme, Palojt, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi.

LEXO:  Disa pjesë të Shkupit nesër nuk do të kenë rrymë
Shkyçja bëhet me qëllim të realizimit te punimeve të planifikuara nga ana e ekipeve të KEDS-it, punime ne LP 10 kV pastrimi i trasesë.

Arsim Abazi trajner i ri i KF  Ferizaj 

Posted: 14 Sep 2016 08:13 AM PDT

Arsim Abazi është emëruar trajner i ri i skuadrës KF Ferizaj pas dorëheqjes së kryetrajnerit të deritashëm Agron Selmani.

Edhe në të kaluarën Abazi ishte trajner i Ferizajt dhe kishte suksese të kënaqshme,

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more