Skip to main content

“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?

Posted: 19 Sep 2016 12:51 PM PDT

Përbërësit:

  • 2 gota miell
  • 1 portokall i ngrirë
  • 100 gr çokollatë
  • 1 filxhan sheqer
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 2 lugë kakao
  • 1,5 gotë qumësht

Përgatitja:

Përziejmë qumështin, sheqerin, sodën e bukës, miellin dhe kakaon.

Pastaj masën e përgatitur e vendosim në tavën për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë për 20 minuta.

Pastaj portokallin e ngrirë e imtësojmë në rende.

E shkrijmë çokollatën dhe e përziejmë me portokallin e imtësuar.

Me këtë përzierje e lyejmë tortën dhe e vendosim në frigorifer që të ftohet.

embelsir-me-portokall

The post Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i mbrojtë buzët nga i ftohti?

Posted: 19 Sep 2016 12:20 PM PDT

1.Parandaloni pëlcitjen e lëkurës!

 

Ajri i ftohtë dëmton fytyrën secilën ditë, madje më shumë sesa që ju mendoni, sidomos atëherë kur lëkura është e pambrojtur.

Ajri i ftohtë thith lagështinë prej buzëve, i thanë ato dhe pëlcasin.

Së pari duhet ta pastroni lëkurën e pëlcitur.

Pilingu i përgatitur ekstra për buzë është më i butë se të tjerët,.

 buzet-1

 

2.Merrni një brushë të pastër për dhëmbë dhe me kujdes e vendosni mbi dhëmbë, duke vendosur piling.

Kështu do të largoni gjithçka që ju ka mbetur.

Pos kësaj, gjaku do të qarkullojë më shpesh nëpër buzë, shkaku i prekjes me brushë dhe ato do të duken më të fryra dhe më me shkëlqim.

 buzet-2

3.Vendosni më shpesh balsam!

 

Ky hapi i fundit në fakt nuk është i fundit, sepse nuk aplikohet vetëm njëherë.

Buzët duhet t'i hidratoni për çdo ditë gjatë gjithë ditës.

Pasi që të keni hequr qafe qelizat e vdekura, duhet t'i mbroni buzët dhe t'i hidratoni.

Balsami dhe kremrat për buzë janë të domosdoshëm.

Nëse i vëni rregullisht, gjatë të ftohtit buzët nuk do të thahen.

  buzet-3

The post Qysh me i mbrojtë buzët nga i ftohti? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i dallu shenjat e autizmit?

Posted: 19 Sep 2016 11:57 AM PDT

Mjekë të specializuar për këtë sëmundje  theksuan se autizmi është një lloj shqetësimi i cili bëhet pengesë në komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët , disa fëmijë ndikohen që në lindje ndërsa të tjerë në periudhën e fëmijërisë.

Duke theksuar se doktorët familjarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët autikë të këtyre grupmoshave, duhet të zhvillohet një terapi e cila ndikon në zhvillimin e marrëdhënies nënë-fëmijë dhe për të pasur sukses duhet të aplikohet dhe terapia e ndikimit.

Autizmi nuk është një sëmundje e cila mund të kurohet direkt me ilaçe, por Uslu thotë se në varësi të shenjave të shfaqura mund edhe të përdoren ilaçet.

Shenjat që shfaq një fëmijë me autizëm:

  • Nuk mund të përdorë mimikën apo gjestet, nuk të shikon në sy dhe nuk mund të pasqyrojë ndjenjat.
    Nuk komunikon mirë me bashkëmoshatarët dhe nuk të sheh kur e thërret në emër.
    Nuk reagon si një fëmijë normal.
    Nuk mund të ndajë diçka me të tjerët.
    Ka mangësi në të folur.
    Nuk mund të bisedojë apo të luajë.
    Nuk paraqet interes ndaj mjedisit .
    Veçanërisht pas muajit të gjashtë fëmija nuk e shfaq ndjenjën e lidhjes që ka me nënën apo me personin që përkujdeset për të.
  • autizmi

The post Qysh me i dallu shenjat e autizmit? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me parandalu shpërndarjen e të dhënave nga Whatsapp-i në Facebook?

Posted: 19 Sep 2016 11:52 AM PDT

Më 25 gusht, Whatsapp njoftoi se do ndryshonte termat dhe kushtet e tij të privatësisë.

 

Në një post thoshte se do ndante me Facebook dhe përdoruesit e tij, numrat e telefonit dhe detaje rreth herës së fundit që kishin hyrë në Whatsapp.

logo-promo

Nëse jeni përdorues i Whatsapp, për të parandaluar shpërndarjen e këtyre të dhënave në llogarinë tuaj të Facebook-it  shkoni tek "Settings", zgjidhni "Account", "Share my account info" dhe shtypni "Don't share".

 

The post Qysh me parandalu shpërndarjen e të dhënave nga Whatsapp-i në Facebook? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me largu dhimbjen e veshit?

Posted: 19 Sep 2016 11:44 AM PDT

Infeksionet, tensioni, kufjet të cilat përdoren për të dëgjuar muzikë, mospastrimi, ose mungesa e një vizite tek mjeku janë disa nga arsyet që ju rrezikojnë të prekeni nga sëmundjet e veshit.

Nëse doni të mbroni veshët atëherë mos përdorni kufje për të dëgjuar muzikë.

Një studim në Shtetet e e bashkuara ka zbuluar se kufjet dëmtojnë veshin me 30% nëse atë përdoren rregullisht për një periudhë 6-mujore.

Dëmtimin më të rëndë kufjet e shkaktojnë tek fëmijët.

Veshi i fëmijëve është shumë i ndjeshëm ndaj zhurmave, duke sjellë dhe dëmtimin e pjesshëm të tij.

Gjithashtu për të mbrojtur veshët duhet që t'i pastroni ata nëpërmjet kurave që ju jep doktori.

Ekspozimi ndaj zhurmave me zë të lartë dhe barnat me efekte anësore, si barnat anit-inflamatore, antibiotike, sedativët, barnat kundër depresionit dhe aspirina, mund të shkaktojnë tinitus, apo zhurma në veshë, në njërin apo në dy veshët.

 

Tinitusi mund të shkaktohet edhe nga faktorë të tjerë, si bllokimi i veshit, infeksionet e veshit apo sinusit, alergjitë, shtypja e lartë dhe e ulët e gjakut, tumoret, problemet në zemër, enët e gjakut, ndryshimet hormonale tek femrat dhe anomalitë e gjëndrave tiroide.

dhimbje-veshi

 

The post Qysh me largu dhimbjen e veshit? appeared first on Kërko Qysh me.

Qysh me i zbutë flokët?

Posted: 19 Sep 2016 11:35 AM PDT

1.Kosi është një produkt i shkëlqyeshëm për rikthimin e shkëlqimit të humbur të flokëve.

 

E tëra që duhet të bëni është të aplikoni kos nga maja dhe në gjithë gjatësinë e flokëve, dhe ta lini kosin që ta kryejë punën e vet për 15-20 minuta.

butesia-e-flokeve-1

2.Edhe pse pas aplikimit të mjaltit  flokët bëhen ngjitëse, duke ofruar kështu një ndjenjë jo edhe aq të dëshiruar, mjalti është një produkt çudibërës, që ndikon në zbutjen e flokëve, si dhe ua kthen shkëlqimin flokëve tuaj.

 

Në një enë përzieni mjaltin me vaj ulliri dhe përzierjen e fituar aplikojeni në flokë, duke e lënë të qëndrojë për pesëmbëdhjetë minuta, para se t'i pastroni flokët.

butesia-e-flokeve-2

3.Majoneza, përveçqë i bën më të butë flokët, ua shton edhe shkëlqimin.

 

Andaj, aplikojeni majonezën në lëkurë të kokës dhe në flokë, para se t'i mbështillni flokët me një qese dushi, duke ia lënë majonezës kohën e mjaftueshme prej pesëmbëdhjetë minutash që ta kryejë punën e vet.

 

Përfundimisht, pastrojini flokët me shampon dhe kënaquni me flokët e mrekullueshëm.  butesia-e-flokeve-3

The post Qysh me i zbutë flokët? appeared first on Kërko Qysh me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more