Skip to main content

“Prindërit ankohen për gjendjen   e shkollave në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press

“Prindërit ankohen për gjendjen   e shkollave në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë (Foto)” plus 9 more Ferizaj Press


Prindërit ankohen për gjendjen   e shkollave në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 09:01 AM PDT

Ditëve të fundit pati deklarata se  për fillimin  e vitit të ri shkollorë janë bërë të gjitha përgatitjet teknike.

U paraqiten  edhe projekte të cilat  janë realizuar dhe investime të cilat janë bërë që ky vit shkollor të filloi sa më mirë.

Por me të filluar dita e parë pati edhe reagime të prindërve të cilët shprehen pakënaqësit e tyre në lidhje me përgatitjen  e objekteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Ankesa pati në shkollën fillore "Gjon Serreçi" në Ferizaj, një nga shkollat më të mëdha në komunë.

"Kushtet në të cilat gjendet kjo shkollë sot aspak  nuk është e gatshme për fillimin e mësimit. U tha se është investuar dhe është meremetuar nga brenda  por  gjendja në të cilën kjo shkollë po fillon mësimin është shumë e keqe. Klasët nuk janë renovuar  dhe papastërti ka  gjithëkah. Nuk e di aështë kjo në mungesë të investimeve apo nga pakujdesia por  në këtë gjendje nuk do të ishte mirë as të filloi mësimi" tha Shpresa Azemi, e cila është edhe asambliste në asamblenë komunale nga radhët e PDK-së.

Azemi tha se këtë problem do ta ngrisë edhe në mbledhjen e radhës së Asamblesë Komunale.

Ajo ka dërguar edhe disa foto për gjendjen e kësaj shkolle në ditën e parë të fillimit të vitit shkollorë

14233849_10208580926298947_430447139_o 14248127_10208580926138943_1120989654_o 14233346_10208580926058941_282534367_o 14274494_10208580926018940_839537133_o 14247744_10208580925898937_1285081509_o 14247530_10208580925858936_1328024715_o 14273393_10208580925538928_1015744403_o 14203576_10208580925258921_949509825_o 14247757_10208580924898912_927467102_o 14233484_10208580924858911_227242727_o 14274459_10208580924818910_593676149_o 14273268_10208580924618905_1644621786_o 14203550_10208580924378899_1675924756_o

Ka filluar grumbullimi  i nënshkrimeve për emërtimin e sheshit dhe  ngritje e shtatores së Tony Blair

Posted: 05 Sep 2016 06:26 AM PDT

Iniciativa e para disa ditësh për emërtimin e sheshit dhe ngritjen e shtatores së Tony Blair,  për të cilin është formuar një Këshilli, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët e komunës së Ferizajt.

Kjo iniciativë e cila u morr me propozimin e Bashkim Fazliut, është marrë duke u bazuar në  kontributin e  madh të  ish Kryeministrit  Britanik Tony Blair, mikut të madh të Kosovës dhe popullit shqiptar.

Sheshi është menduar të jetë në rrugën po me të njëjtin emër "Tony Blair, në hapësirën e ndarë  në fund të rrugës e cila bashkohet me sheshin "Dëshmorët e Kombit"

Sipas  iniciatorit  të kësaj ideje, Bashkim Fazliu,  planifikohet  që  kjo të realizohet në qershorin e ardhshëm dhe në ditën e çlirimit të bëhet përurimi i shtatores.

" Ashtu edhe siç kemi premtuar një javë më par kemi filluar grumbullimin e nënshkrimeve për emërtimin e sheshit me emrin Tony Bair.Kam parë sit ë nevojshme  së bashku më disa bashkëpunëtor ta nisim këtë iniciativë për ti nderuara  miqtë tanë të cilët në kohët më të vështira na u gjetën.Është një kontribut i jashtëzakonshëm i ish kryeministrit Tony Blair së bashku me  ish presidentin Bill Clinton dhe me një ekip të bashkësisë ndërkombëtare të cilët na dhanë një ndihmë konkrete gjatë luftës së UÇK-së. Kjo iniciativë nuk është  e rastit që është  zgjedhur që sheshi të jetë afër sheshit "Dëshmorët e Kombit"  tha Bashkim Fazliu nga  Këshilli  për  emërtimin e Sheshit dhe vendosjen   e shtatores  së Tony Balir në Ferizaj.

Bëhet  e ditur se grumbullimi i nënshkrimeve do të  bëhët  Brenda një jave dhe pastaj  i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në komunë  me kërkesë që këtë ta shqyrtoi Kuvendi Komunal i cili është kompetentë për emërimin e shesheve dhe rrugëve.

Kjo iniciativ po mbështetet  nga Fondacioni i Kosovës për Inovacione-IFOK

14274588_1120503687996543_751013566_o

Svarqa uron nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2016-2017

Posted: 05 Sep 2016 05:50 AM PDT

Të dashur nxënës, punonjës të arsimit, prindër dhe qytetarë të Ferizajt!

Në këtë fillim të vitit të ri shkollor, dëshiroj t'ju uroj shëndet, nisje të mbarë të betejës për dije dhe edukim, vullnet për mësim e punë dhe përkushtim në realizimin e synimeve tuaja. Dëshiroj t'ju inkurajoj që ta merrni më seriozisht mësimin dhe punën në shkollë, kujdesin për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve, ta jetësoni edhe më shumë idenë për shkollën si vendi i brumosjes së karaktereve që i përballojnë me kurajo e durim vështirësitë që dalin jo vetëm gjatë shkollimit, por edhe gjatë jetës.

Dëshiroj t'ju inkurajoj që në shkollat tona të bëhet më shumë për formësimin e profesionistëve të ardhshëm, të cilët do ta bartin barrën e zhvillimit ekonomik, shoqëror, kulturor, shëndetësor, arsimor, artistik e sportiv. Duke qenë të vetëdijshëm për këtë rol të shkollës, nuk na mbetet tjetër pos të investojmë tërë mundin, dijen dhe përkushtimin që shkolla ta kryejë misionin e vet.

Komuna e Ferizajt i ka bërë të gjitha përpjekjet që, brenda mundësive që ka, t'u mundësojë nxënësve hapësirë më të gjerë e më cilësore dhe kushte më të mira pune e mësimi. Jemi duke punuar edhe më tej në këtë aspekt dhe do të punojmë në vazhdimësi. Ndaj, kërkojmë mbështetjen e nxënësve, punëtorëve të arsimit dhe të qytetarëve, që së bashku, ta ndërtojmë një shkollim më cilësor, i cili do të ishte konkurrent me vendet e përparuara.

Ju uroj të gjithëve vitin e ri shkollor 2016-2017!

Muharrem Svarqa
Kryetar i Ferizajt

PDK akuzon udhëheqësit e arsimit në Ferizaj. Konkursi vetëm sa për sy e faqe!

Posted: 05 Sep 2016 05:36 AM PDT

PDK dega në Ferizaj sot në një konferencë për medie ka akuzuar  Drejtorinë e Arsimit se po shpallë konkurs vetëm sa për sy e faqe.

Agim Berisha nga Departamenti për Arsim në kuadër të PDK-së  ka  ngritur shqetësimin se   gjatë  shpalljes së konkurseve po fshehen vendet e lira të  punës dhe po shpallen vetëm vendet   të cilat  kërkojnë kuadro deficitare.

"DA ka kërkuar mësimdhënës vetëm për lëndën e matematikës dhe informatikës.A mund t'i besohet kësaj drejtorie se lëndët tjera janë të plotësuara me kuadër përkatës"  ka thënë Berisha.

Deklaratën e plotë nga kjo  konferencë mund ta  lexoni  vazhdim:

DA e Ferizajt në konkursin e shpallur për kuadër profesional për mësimdhënie në shkollat e mesme të larta për vitin shkollor 2016/2017, ka kërkuar mësimdhënës vetëm për lëndën e matematikës dhe informatikës.

A mund t'i besohet kësaj drejtorie se lëndët tjera janë të plotësuara me kuadër përkatës?!

Assesi, këtë e dinë të gjithë…

Pa mëdyshje se ky është edhe një manipulim i radhës së kësaj udhëheqje të paaftë, e cila po e shkatërron palcën e sistemit arsimor për ditë e më shumë.

Nuk i ka publikuar të gjitha normat e lira se vitin e shkuar e ka stërmbushur me familjarizëm, kryesisht pa konkurs, një pjesë të papërgatitur edhe në rrafshin profesional.

Në konkursin e publikuar, të datës 11/07/2016, kanë konkurruar një numër i madh kandidatësh, por për çudi komisioni vlerësues e ka bërë përzgjedhjen e tyre, jo sipas kritereve dhe ligjeve në fuqi, por sipas urdhrave nga lart.

Pra, janë pranuar të preferuarit e pushtetarëve, ani se kanë përgatitje vetëm SHLP, apo bachelor, ndërsa i kanë refuzuar ata me FSHM – 4 vjeçar, a s'është kjo një farsë për të gjithë ata intelektualë që kanë marrë pjesë në konkurs?!Kur dihet se me ligjet e sotme të MASHT-it, me këtë përgatitje u pamundësohet të punojnë në këtë nivel arsimor. Mirëpo, për DA s'është parësore zbatimi i ligjit, por punësimi i të afërmve dhe i aktivistëve të partive bashkëkeqqeverisëse. Kjo dëshmon se udhëheqja e institucionit në fjalë s'gajlohet fare për cilësinë në mësim, prandaj detyrohet t'i falsifikojë statistikat dhe ta demantojë vetveten…

Është e pabesueshme, por realitet: në dekadën e dytë të shekullit 21 të punojnë të padiplomuarit, ndërsa të diplomuarit bredhin rrugëve papunë, kjo ngjet vetëm në Ferizaj.

Me bindje të plotë e dëshmoj se asnjëherë në sistemin e arsimit të Ferizajt nuk ka pasur numër kaq të madh të punëtorëve me nga një gjysmë normë, krejt kjo është bërë me qëllim që edhe ata që punojnë pa kontrata juridike, në mënyrë të paligjshme, të bëhen hisedarë të barabartë në ndarjen e orëve mësimore…

Tani, drejtorët e shkollave janë në siklet: të veprohet sipas kritereve dhe ligjeve apo sipas urdhrave të komunarëve?! Kush do t'i besojë DA se në dy nivele tjera të arsimit nuk paska vende të lira…

Prandaj, pse nuk e publikojnë konkursin për këto nivele?!

Mu për këtë kërkoj nga MASHT-i që t'i bëjë një inspektim kësaj drejtorie, ashtu siç veproi kohë më parë me DA të Malishevës, sepse inspektorët e arsimit po sorollaten poshtë e lart, pa ndërmarr asgjë kundër këtyre veprimeve antiligjore…

Gjithashtu, i thërras inspektorët e punës që t'i dalin në krah arsimit dhe të merren me këtë drejtori, e cila për hir të nepotizmit dhe anëtarësisë së pushtetarëve, po i injoron ligjet e Republikës së Kosovës dhe po tallet me intelektualët e kësaj ane: shpall konkurs vetëm sa për sy e faqe.

 

Përurohet objekti i shkollës së mesme ekonomike “Faik Konica” në Ferizaj

Posted: 05 Sep 2016 04:10 AM PDT

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa i shoqëruar edhe nga Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, dhe ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku kanë përuruar objektin e ri të shkollës së mesme ekonomike "Faik Konica". Në këtë ceremoni merrnin pjesë deputete të parlamentit të Republikës së Kosovës, zyrtarë komunal si dhe shumë mysafire të tjerë.

14215459_1120503631329882_1647804095_o

Me këtë rast kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa është shprehur se fillimi i vitit të ri shkollor gjithnjë paraqet rast të mirë për të bërë një përmbledhje të arritjeve të deritashme dhe të orientimeve kryesore për zhvillimin e mëtejshëm të këtij lëmi shumë të rëndësishëm për çdo shoqëri.

"Ky fillim i vitit shkollor i ka gjetur shkollat e Ferizajt më të përgatitura se çdo vit tjetër paraprak, si në aspektin higjieno-teknik, po ashtu edhe në rekrutimin e kuadrit arsimor. Janë bërë ndërhyrje në njëmbëdhjetë shkolla të komunës, për renovimin e hapësirave dhe të nyjave sanitare, duke siguruar mjedise shumë më të përshtatshme për punë e mësim të mbi 25 mijë nxënësve dhe të mbi 1 mijë e 800 punëtorëve arsimorë.

14215650_1120503694663209_1511140371_o

Dëshmi e përkushtimit për të ndërtuar mjedise sa më të përshtatshme shkollore, është edhe kjo godinë e bukur, të cilën po e përurojmë sot. Të sigurt se arsimi dhe edukimi janë themeli i një shoqërie të përparuar, ne nuk do t'i pushojmë përpjekjet për të investuar në këtë lëmë, jo vetëm fonde për ndërtimin dhe rregullimin e objekteve shkollore, por edhe përpjekje për ngritjen e cilësisë së punës e të mësimit. Sepse jetojmë në kohën e një konkurrence të jashtëzakonshme, në rritje e sipër", ka thënë kryetari Svarqa, duke shtuar se sot bëhet garë për të qenë konkurrent jo vetëm në tregun e brendshëm të punës, por edhe në atë rajonal dhe evropian.

"Ne jemi të vetëdijshëm se fëmijët dhe të rinjtë që sot janë nxënës, pas disa vitesh do të jenë qytetarë të Evropës së bashkuar, ku do të bëjë pjesë edhe vendi ynë. Prandaj, një arsimim cilësor dhe konkurrent me vendet e rajonit, por edhe të Evropës, shtrohet si nevojë e pashtyeshme, në mënyrë që fëmijët dhe të rinjtë tanë nesër të mos ndihen inferiorë ndaj moshatarëve të tyre në tregun e gjerë të punës. Meqë jemi në ditën e parë të vitit të ri shkollor, uroj të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit dhe të gjithë qytetarët, që të kemi një vit të mbarë, të mbushur me dëshirë për dije e njohuri, për gara e suksese të reja shkollore. Pushteti lokal i Ferizajt do të jetë në vazhdimësi me nxënësit, me arsimtarët dhe me prindërit, për të përmbushur çdo nevojë që do të ketë mundësi, të vetëdijshëm se duke investuar për arsimin, ne investojmë për të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë", ka përfunduar kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër ministri i arsimit, Arsim Bajrami tha se Qeveria e Republikës së Kosovës, është e interesuar që gjithmonë të kirjojë cilësi në arsim. Ai tha se ndërtimi i shkollave të reja është vetëm një hap drejt krijimit të një sistemi të mirë të arsimit, një sistemi cilësor që ofron edhe më shumë mundësi të punësimit.

" Padyshim që kjo shkollë e mesme ekonomike ka mundësitë të ndërtojë kapacitete të mëdha të shkollojmë fëmijë në frymën e nevojës së punës, ju sigurojë që këta nxënës nesër do të sigurojnë punë dhe të jetë bartës të tranzicionit ekonomik dhe të zhvillimit ekonomik, dhe ne jemi të vendosur si qeveri dhe si ministri e arsimit që popullit të Kosovës do t'i krijojmë një sistem cilësor arsimor", ka thënë Bajrami, duke shtuar se këtyre ditëve po përurojnë me dhjetëra shkolla të tilla evropiane.

Të pranishmit në këtë ceremoni i ka përshëndetur edhe drejtori i kësaj shkolle Skender Haxhimusa.

Më pas, kryetari Svarqa me ministri Bajrami kanë vizituar ambientet e shkollës së re, e cila përmban 20 dhoma mësimi, 4 kabinete (laboratorë), sallën e arsimtarëve si kthinat administrative. Kjo shkolle i ka rreth 1600 nxënës.

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj shpallë konkurs plotësues

Posted: 05 Sep 2016 04:00 AM PDT

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj hapë konkurs plotësues për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore- baçelor për vitin akademik 2016/2017.

Të interesuarit për aplikim dhe informim rreth konkursit mundë të informohen edhe përmes linkut :http://www.ushaf.net/apliko ose http://91.187.98.52

Për t'u informuar më shumë dhe vazhdueshëm për ato që ofron Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, mundë të vizitoni edhe faqen  www.ushaf.net

Babai i Shën Terezës ishte patriot, bashkëpunëtor i Hasan Prishtinës dhe Bajram Currit: U vra nga serbët

Posted: 05 Sep 2016 01:21 AM PDT

Në ditën e shenjtërimit të saj, Nëna Tereza ishte temë e të gjitha mediave të botës. Në mediat perëndimore – pothuajse në të gjitha ato më të njohurat – u cek se ajo ishte shqiptare nga Kosova. Por, e njëjta nuk vlen për mediat serbe dhe maqedonase.

Në fakt, janë sllavët e Maqedonisë ata që duan ta përvetësojnë bijën shqiptare, e kjo i konvenon edhe propagandës serbe që nuk do që bota ta njoh për shqiptare një prej humanisteve më të mëdha të historisë së njerëzimit. Kështu, sot, krerët e Maqedonisë thanë se shteti i tyre u bë me shenjtore, duke u bërë se kinse nuk e dinë se Shkupi, që është kryeqytet i sotëm i Maqedonisë, në kohën kur ka lindur Agnesë Gonxhe Bojaxhiu – Nëna Tereze (26 gusht 1910), ishte pjesë e Kosovës. Pos kësaj, edhe prindërit e saj vinin nga dy qytete tjera të Kosovës: babai Nikollë nga Prizreni, ndërsa nëna Dranafile nga Gjakova, transmeton Telegrafi.

Pala maqedonase, që mundohet të përvetësojë histori të huaja, duke mos mundur ta mohojë tërësisht lidhjen e saj me shqiptarët, ka tentuar t'ia ngatërrojë origjinën e prindërve, duke e bërë gjysmë-shqiptare.

Gjithçka nisi nga një shkrim i Aurel Plasarit, më 2003, që ka thotë se Nikollë Bojaxhiu, babai i saj, një burrë i suksesshëm e i pasur, ka qenë arumun, pasi gjoja ka gjetur një dokument që thotë se ai ka qenë përfaqësues i këtij komuniteti në Shkup.

Por, kjo deklaratë që ngatërroi shumë opinionin, bie poshtë nga studiuesi nga Kosova, Albert Ramaj, i cili bazuar në dëshminë e Lalush Lalevskit, përfaqësues i arumunëve ishte një me mbiemër Boiagjiev.

Sidoqoftë, Nëna Tereze vet ka thënë: "Me gjak jam shqiptare"! Dhe, është pikërisht kjo fjali që bëri sërish bujë kudo në botë.

Ajo që nuk dihet shumë, është se Nikollë Bojaxhiu ishte një patriot shqiptar, i cili më 1912 ishte krah luftëtarëve që çliruan Shkupin. Madje, në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ai kishte mbajte një takim me shumë emra të mëdhenj të kombit, përfshirë Bajram Currin dhe Hasan Prishtinën.

Nikollë Bojaxhiu vdes i ri, në moshën 45-vjeçare (më 1919). Dyshohet se ishte helmuar nga agjentët serbë, meqë në trojet e okupuara luftonte për të drejtat e popullit të tij.

50 aksidente brenda ditës

Posted: 05 Sep 2016 01:18 AM PDT

Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë njëzetekatër orëve të fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 20 me persona të lënduar dhe 29 të tjera me dëme materiale.

Policia e Kosovës ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik të cilët kanë thyer rregullat e komunikacionit, ka shqiptuar 734 gjoba kundërvajtëse.

Ministria e Shëndetësisë privilegjon kategoritë e luftës gjatë ndarjes së specializimeve

Posted: 05 Sep 2016 01:07 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë e ka rikthyer në agjendë favorizimin e kategorive të luftës, por tani jo për të regjistruar në studime të larta ata që sapo kanë përfunduar maturën, por për të privilegjuar persona shumë më të rritur që tashmë ia kanë mësyrë punësimit dhe ngritjes profesionalisht në shkallë edhe më të lartë.
Kriteri i katërt i konkursit të Ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen e specializimeve të këtij viti u garanton me automatizëm kandidatëve që janë veteranë lufte apo fëmijë të dëshmorëve maksimumin e pikëve, shkruan sot "Koha Ditore".

Universiteti i Prishtinës para dy vjetësh ka shfuqizuar marrëveshjen që favorizonte fëmijët e veteranëve dhe dëshmorëve të luftës (përmes së cilës ata me automatizëm regjistroheshin në UP), me gjithë presionin publik dhe protestat e shumta që janë zhvilluar nga shoqatat e luftës në kundërshtim të shkëputjes së saj.

Serbia mban peng kodin telefonik për Kosovën (Video)

Posted: 04 Sep 2016 11:03 PM PDT

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, ITU, nuk i komenton mosmarrëveshjet mes Kosovës e Serbisë sa i përket Kodit telefonik. Por, nga ky institucion presin që palët të merren vesh për këtë çështje.
Dimitry Leger, nga zyra për informim në ITU ka thënë se janë duke punuar që kodi shtetëror për Kosovën të jetë gati.

"Kur kodi të ndahet nga ITU, do të botohet në buletin dhe në ueb faqen e ITU, siç bëjmë zakonisht. Publikimet bëhen nga data 1 deri me 16 të çdo muaji", ka sqaruar Leger për Tribuna Channel.

Për kodin, Austria kishte aplikuar qysh në janar, për sa kohë që për muajin ishte paraparë që kodi të ishte në pronësi të Kosovës.

Por, Kosova e Serbia nuk po arrijnë të merren vesh, edhe pse ranë dakord për këtë marrëveshje. Që nga janari, palët janë takuar për këtë çështje por takimet kanë dështuar ngase Serbia po paraqet kërkesa shtesë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more