Skip to main content

“Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet!” plus 2 more Telegrafi Opinione

“Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet!” plus 2 more Telegrafi Opinione


Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet!

Posted: 19 Sep 2016 04:58 AM PDT

Martina Mlinareviq Sopta është kroate që jeton në Shiroki Brijeg të kantonit të Hercegovinës Perëndimore në Bosnje dhe Hercegovinë. Ajo është aktiviste për të drejtat e njeriut dhe opinioniste në media të ndryshme të Kroacisë. Shkrimin e saj të fundit, në profilin e saj në Facebook, kundër politikanëve të korruptuar dhe me mendësi kriminale – që ka nxitur reagime të mëdha në mediat e Ballkanit – Telegrafi ua sjell të plotë më poshtë.

Kur titujt e djeshëm të portaleve ta hanë shpirtin, të rrëqethin, e të sjellin turbullira të padurueshme në bark, e edhe pagjumësi.

Kur shëmtia e përditshme e realitetit të këtij shteti kalon në një pikë kritike, si llum i lodhur lumi, e ku neveria përballë të jetuarit në këtë kaos për herë të parë kalon në një pasiguri të parehatshme, dhe të vështirë, në diçka që kemi menduar se kurrë më nuk do të përsëritet në jetët tona.

Kur gjëra kolosale deklarojnë minjtë hipokritë, duke apeluar rrejshëm që të mos eskalojë situata; minj që m… e zinë çdo ditë të re, sepse vetëm m… i mban në sipërfaqe; minj që këtë m… në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e kanë shikuar nga strehët e sigurta, me prapanicat e tyre të mbrojtura mirë, derisa njerëzit kanë gjakosur që ata sot paturpësisht të dh… Edhe në jetë, edhe tek njerëzit. Ata që në vitet e nëntëdhjeta kanë fshehur edhe veten e edhe fëmijët e tyre, e sot në luftë i nxisin të njëjtët budallenj që atë kohë mbetën pa fëmijë, pa arsye, pa gjymtyrë.

Me lehtësi e kanë marrë këtë mjerim që ndonjëherë e quajmë shtet. Me lehtësi e kanë marrë korrupsionin, nepotizmin, varfërinë, hajninë, reketin dhe lypsarinë. Nënën krejt juve. Këtë herë caktojani armët familjeve tuaja dhe dërgojini ata që të mbrojnë idetë e juaja të sëmura.

Sillni fëmijët tuaj nga kolegjet prestigjioze të botës dhe hiqini nga kolltukët e bordeve drejtuese të firmave të shtetit, e në duart e tyre vendosini kallashnikovët që ata të vdesin për budallallëqet për të cilat ëndërroni.

Q… e largohuni nga babai im që mezi e ka arritur pensionin me duar të plasaritura e me shpirt të lënduar, sepse asgjë tjetër në jetë nuk ka marrë pos lythave kur ju keni kontrabanduar në emër të interesave nacionale e për xhepat tuaj.

Q… dhe ikni nga të gjithë prindërit tjerë që mezi e shtyjnë jetën nga i pari te i pari tjetër, që fëmijët të mos e ndjejnë barrën e të qënit nën kontrollin tuaj, teksa bijtë e juaj me makina të shtrenjta vozitin yjet e dhjamosura.

Q… dhe ikni nga rinia që në mënyrë masive regjistrojnë Shkollën e Mjekësisë vetëm që të mund të pastrojnë e të bëjnë masazh për pleqtë gjermanë, duke lënë gjyshet dhe gjyshërit me lot në sy, derisa gjyshet tuaja, vjehrrat, xhaxhallarët, dajtë dhe dhëndurët me letra bëhen pronarë të ndërtesave më luksoze, sepse dokumentet e juaja të pronësisë nuk mund të përballin tërë atë kriminalitet.

Nuk ka me shku gjatë kështu, o ju majmunë.

Më shumë mend këtë herë për ju, o popull labil.

Le të jetë patriotizmi i vetëm i joni – kulmi mbi kokë të secilit.

Mikrokozmosi ynë individual le të jetë fushëbeteja e vetme që duhet mbrojtur.

Le të jetë familja atdheu dhe flamuri i vetëm ndaj të cilit duhet të lutemi. E vetmja luftë për të cilën duhet luftuar le të jetë për më shumë puthje të fëmijëve tanë. Dhe, i vetmi përshkallëzim e çrregullim të ndodh në shtrat me personin e dashur.

E ata le të mbyten. Ndoshta këtë herë të dytë do të kenë më shumë fat. /Telegrafi/

The post Për politikanët: Nënën krejt juve majmunëve që me lehtësi e zotëroni mjerimin që e quajmë shtet! appeared first on Telegrafi.

Hillsborou dhe mbamendja kolektive: Shqiptarët nuk kanë kujtesë historike, ndaj përsëritet historia!

Posted: 18 Sep 2016 01:15 PM PDT

Më 15 prill 1989, në stadiumin e futbollit Hillsborou, Shefilld, ndodhi një fatkeqësi e madhe, në të cilën, të shtypur në rrëmujën që u shkaktua në fillim të ndeshjes, vdiqën 96 persona dhe 766 të tjerë u lënduar. Kjo është katastrofa më e madhe në futbollin anglez dhe njëra ndër më të rëndat në historinë e futbollit botëror. Tragjedia kishte ndodhur në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës FA, në mes Liverpulit dhe Notingem Forestit, por jehona, procesi, përgjegjësia dhe pasojat vazhdojnë edhe sot në Mbretërinë e Bashkuar.

Menjëherë pas incidentit, ishte thënë se vdekjet ishin shkaktuar nga dështimi i organeve të sigurisë. Organet e sigurisë natyrisht që i takonin zinxhirit të Qeverisë, që atëherë udhëhiqej nga Margaret Theçër, e cila vlerësoi se kjo goditje do të vinte në një kohë shumë të papërshtatshme për reputacionin e ekzekutivit.

Nuk është e qartë nëse vetë Theçër apo vartësit e saj e kishin lutur magnatin medial Mërdok që t'u ndihmonte në tejkalimin e kësaj situate. Dhe, media, konkretisht gazeta ditore "The Sun", në pronësi të Mërdokut, katër ditë pas ngjarjes doli me artikullin "The Truth" (E vërteta), ku faji për plojën adresohej te tifozët e Liverpulit. Për më shumë, përveç portretizimit standard si huliganë, artikulli në faqen e parë të gazetës më të shitur britanike, akuzoi tifozët e Liverpulit se ishin shkaktarët e fatkeqësisë, se kishin penguar organet e sigurisë, se kishin futur duart në xhepat e viktimave dhe kishin përdhosur (urinuar) kufomat.

Në fillim u duk se zinxhiri qeveritar ia arriti të heq barrën nga vetja, por kështu nuk menduan shumë britanikë, veçanërisht banorët e tifozët e Liverpulit si dhe Shoqata e Viktimave të Hillsborout. Me pak fjalë, presioni qytetar bëri që të iniciohen dhjetëra procese hetimi dhe hulumtimi, të cilat kanë shteruar gjithë çfarë ka ndodhur atë pasdite në Hillsborou.

Përgjatë procesit, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, është zbuluar e vërteta (dështimi i organeve të sigurisë) dhe Qeveria ka kërkuar falje. Murdok po ashtu ka kërkuar falje dhe ka pasur dorëheqje në zinxhirin e forcave të sigurisë. Mirëpo, priten edhe hetime penale.

Për më shumë, kjo nuk përfundoi këtu: gazeta "The Sun" ende nuk lexohet në Liverpul. Për më tepër, ata vazhdojnë të bëjnë antireklamë për të, kudo dhe kurdo. Liverpulianët nuk e kanë harruar komplotin, gënjeshtrën dhe fyerjen që ua kishte bërë kjo gazetë. Gazeta më e shitur në ishull (p.sh. në vitin 2016, mesatarisht nga 1.8 milion kopje në ditë), gati se nuk duket fare në njërin ndër qytetet më të mëdha angleze. Edhe pakkush që e lexon, për arsye etike, e mban të paekspozuar. Jo nga frika, por për të mos trazuar plagën, për të mos harruar, për të mbajtur mend, për të përkujtuar. Sepse, përkujtimi është detyrë! Dhe ky është një mësim për ne.

Krejt bota na akuzon se në Ballkan jetohet në të kaluarën, se askush këtu nuk harron dhe se kujtesa historike shkakton përsëritjen e gjëmave e plojave. Unë nuk mendoj ashtu. Së paku, nuk mendoj se kjo vlen për ne shqiptarët, në të katër anët e këtij gadishulli. Unë mendoj pikërisht të kundërtën. Ne, shqiptarët, nuk kemi kujtesë historike dhe se, pikërisht, harresa jonë kolektive shkakton përsëritjen e historisë.

Po, lexues i nderuar i këtyre rreshtave, unë jam i bindur: shqiptarët harrojnë shpejt, shumë shpejt, harrojnë menjëherë. Në lidhje me gjërat që po i bisedojmë këtu – jo për këngët folklorike dhe baladat romantike – shqiptarët nuk kanë kujtesë, as personale e as kolektive. Dhe kjo jo vetëm që shkakton, por edhe josh e nxit fqinjët tanë të na bien në qafë. E pse jo, peshkimi jo vetëm që është ekonomik, por edhe romantik!

Të gjithë dimë për shumë shqiptarë Kosove, që në verën e vitit 1999, gjysmën e ditës e kanë kaluar në varrimet ose ngushëllimet/të pamet e viktimave të pafajshme dhe gjysmën tjetër të ditës e kanë kaluar në kërkim të klientëve të biznesit në Serbi. Pasdite, dy-tri lopata dhé mbi trupin njomak të fëmijës trevjeçar, ndërsa në mbrëmje dy-tri birra me partnerin tregtar serb matanë kufirit.

Dhe, kush më thotë se kemi kujtesë. Kjo është kujtesë peshku, o njerëz të mirë! Paradite nxjerrje dhe identifikim i trupave të dekompozuar nga puset e gropat, pasdite kontratë për furnizim me artikuj ushqimorë për fëmijët tanë të traumatizuar. ("Jo, jo, 1700 fëmijë na i vranë, ama keksat sikur këta nuk i prodhon kurrkush, ja kurrkush!")

Por, ta lehtësojmë pak bisedën!

E pamë çfarë ka ndodhur me gazetën "The Sun" në Liverpul? E pra, po ju tregoj në besë, se menjëherë pas lufte unë kam parë e dëgjuar vëllezërit e motrat shqiptare se po ua "rrokte" ende RTS-in dhe pa i dëgjuar ata, nuk mund t'i përmbushin nevojat e informacionit. Këto po i thoshin për shtëpinë zyrtare të gënjeshtrës serbe, për televizionin fashist, RTS, që ka pasur hise të madhe në stigmatizimin, dehumanizimin, ndjekjen, deportimin dhe, sidomos, vrasjen e zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë.

Dëgjoja me lemeri shqiptarët e mi duke thënë se po i përcjellin mediat opozitare serbe, sepse ato janë të ndryshme. Dhe, ta shkruajmë diku, kjo ndodhte disa javë pasi serbët kishin vrarë më shumë se 13 mijë shqiptarë, emrat e të cilëve media serbe i kishte vrarë më herët. Sepse, sikur thotë fjala e vjetër: "Së pari ta vras emrin tënd, pastaj të vras ty"!

Mund të flasim pastaj për telefoninë mobile. Për disa cent më lirë, shqiptarët e Kosovës, ata që i kanë shpëtuar thikës serbe, ata që i janë nënshtruar dehumanizimit në llogoret dhe kolonat e deportimit, ata që kanë kërkuar vdekjen më mirë se sa edhe një orë nën tortura, i kanë përdorur me krenari rrjetat e telefonisë ilegale serbe në Kosovë. Mund të vazhdojmë pambarimisht me shembuj të ngjashëm (p.sh. mund të bëjmë pyetjen se me çfarë tjegullash i kemi mbuluar shumicën e shtëpive të djegura dhe të shkatërruara gjatë luftës), mirëpo, mund të më akuzoni se po kërkoj shumë.

Në rregull, po e relaksojmë bisedën edhe më.

Në Kosovë – por kjo është e njëjtë në krejt trevat e banuara me shqiptarë – ka më shumë se 15 vjet që shumë gazeta, revista e portale na gënjejnë, mashtrojnë e fyejnë pareshtur dhe kurrgjë kurrkujt. Prapë, të nesërmen ndalemi te kioska dhe blejmë atë gazetën që na ka fyer dhe gënjyer. Prapë, së voni, kurrë pa pushim, gjithë ditën, po edhe natën, e lume, klikojmë në portalet që shumicën e parave i fitojnë duke e gënjyer, duke e mashtruar, duke e çorientuar, duke e sharë këtë popull. Këtë popull pa kujtesë, sidomos pa kujtesë kolektive. Këtë popull që flet, lexon, këndon, vallëzon, hallakatet, gjakon e gulçon për të mos regjistruar asgjë, për të mos mbajtur mend asgjë, për të harruar gjithçka.

Dhe, dy momente, krejt të ndryshme, më bien në mend mu tani. Koha kur kemi filluar ta shkruajmë së pari gjuhën tonë dhe ajo anekdota kur shqiptari hyn në akuarium dhe tenton t'ia imponojë vullnetin një peshku!!!

Megjithatë, le të festojmë e t'i harrojmë të gjitha!

A s'thotë kështu edhe një këngë e bukur shqipe?!

The post Hillsborou dhe mbamendja kolektive: Shqiptarët nuk kanë kujtesë historike, ndaj përsëritet historia! appeared first on Telegrafi.

Racizëm mediatik apo…?

Posted: 18 Sep 2016 12:32 PM PDT

Çapajev Gjokutaj

Një 32-vjeçare sulmon dy gra myslimane dhe tenton t'ua heqë hixhabet, duke bërtitur: "Qërohuni nga Amerika moj kur*a!"

Në yrysh e sipër, rrezikon të dëmtojë edhe foshnjat që gratë po shëtisin me karrocë. Vetë është emigrante, akoma nuk e ka marrë pasaportën amerikane. Media botërore, si CNN, Washington Post, Telegraph etj. përcjellin lajmin, duke thënë që e akuzuara është nga Brooklyni. Asnjëra nuk përmend se është shqiptare.

Mediat tona e përcjellin me tituj të tipit "Shqiptarja sulmon dy gra myslimane dhe fëmijët e tyre", "Shqiptarja bëhet lajm në CNN, tenton të zhveshë dy myslimane" etj.

Nuk është rastësi…

Tituj të tillë has me shumicë kur mediat tona njoftojnë krime të emigrantëve. Sa për ilustrim: "Shqiptari përdhunon gruan invalide", "Në Zvicër shqiptari vret me thikë shqiptarin", "Shqiptari si Tajson, ia kafshoi veshin komshiut", "Flet shqiptari: Si e thera gruan duke parë televizor" etj.

Duket se tituj të tillë burojnë nga natyra e lajmit si zhanër. Që të tërheq vëmendjen, lajmi duhet të ketë diçka të afërt me lexuesin. Kur një emigrant sirian ther gruan, është lajm gogësitës, por kur këtë e bën bashkëkombësi yt, të josh për ta lexuar.

Po ta shohësh më gjerë, dallon se arsyeja e raportimeve të tilla nuk lidhet aq me lajmin si zhanër, por fsheh një problem të mprehtë etik. Bindesh për këtë kur lexon tituj të tipit: "Ngacmonte ish-të dashurën, arrestohet krutani", "Pronari vret shkodranin në Shtoj", "Arrestohet fieraku me drogë" etj.

Ç'lidhje kam unë, si krutan, me ngacmimet seksuale; ti, si shkodran, me vrasjen dhe ai, si fierak, me trafikun? Po ne të gjithë, si shqiptarë, ç'lidhje kemi me urrejtjen fetare të një emigranteje të indoktrinuar dhe të frustruar, që fati e ka hedhur në Brooklyn? Përse duhet të përmendësh përkatësinë time etnike apo krahinore, kur raporton bëma dhe gjëma që i kryejnë individë të caktuar?

Akoma s'e ke mësuar që çdo berr varet nga këmbët e veta? Ky lloj raportimi duket si mungesë profesionalizmi mediatik, por mund t'i ketë rrënjët më thellë. Ka të ngjarë që një varg rrethanash historike kanë bërë që, si shoqëri, të mos krijojmë antikorpet e duhura kundër racizmit.

The post Racizëm mediatik apo…? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more