Skip to main content

“Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është” plus 9 more Telegrafi Kosovë

“Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është” plus 9 more Telegrafi Kosovë


Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është

Posted: 19 Sep 2016 03:18 PM PDT

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës, ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale, por edhe aktualitetin në vend.

Pacolli ka folur edhe për Kishën Ortodokse që gjendet brenda kampusit universitar të UP-së.

"Sigurisht ne kemi shumë probleme dhe kërkojnë prioritet. Kisha duhet të lihet aty ku është, do t'i vjen rendi edhe asaj. E para duhet të kërkohet leje ndërtimi prej atij që do të kryej punime aty. Nuk është momenti që të rrënohet diçka në këtë kohë, le të lihet aty. Nuk besoj se duhet për inat të dikujt ne të krijojmë probleme. Kosovës i duhet perspektiva dhe veprimet civilizuese”, tha ai.

Ai ka folur për mundësinë e kandidimit të tij nga kjo parti për të marrë drejtimin e Prishtinës nga zgjedhjet e ardhshme lokale.

"Unë nuk jam kandidat për të parin e Prishtinës. Nuk do të ketë temë të një bisede me këtë ide. Unë jam duke drejtuar një subjekt politik që po rikthehet fuqishëm në skenën politike dhe do të përkujdesem për këtë. Ne e kemi kandidatin e përzgjedhur për Prishtinën të cilin do ta bëjmë publik në ditët në vijim. Ai është një djalë i shkolluar nga Prishtina, ka qenë jashtë është kthye, është një anëtar i devotshëm i AKR-së dhe shumë shpejt do t'i mësohet edhe emri", ka thënë Pacolli.

Pacolli thotë se duhet të hapen dyert e mbyllura, ato të integrimeve evropiane.

"Nëse kërkohet rrënimi i saj, duhet të kërkohen konsekuencat, por nuk është momenti të rrënohet. Kosova s'ka nevojë për probleme", ka përfunduar Pacolli. /Klan Kosova/

The post Pacolli: Kisha Ortodokse të lihet aty ku është appeared first on Telegrafi.

Banorët e objektit banesor në “Dardani” nën qiell të hapur, kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Posted: 19 Sep 2016 02:32 PM PDT

Disa familje të lagjes 'Dardania' në Prishtinë, vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi policia i largoi ata nga objekti banesor, sipas një vedimi të Gjykatësi i cili ata i cilëson si uzurpatorë të pronës.

Policia i nxori ata jashtë banesave dhe tash kanë mbetur nën tenda, në të cilat thanë se do të flenë sonte.

Por, jo të gjithë kanë vendosur të rrinë jashtë. Besim Rexhepi, i larguar nga banesa me forcë gjatë ditës, bashkë me familjen e tij, deklaroi se ka vendosur të rikthehet në banesë.

Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t'i larguar banorët (Foto/Video) Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t'i larguar banorët (Foto/Video)

"Në fshat e kam shtëpinë e djegur e komuna nuk na ofron kurrfarë zgjidhje. Policia a na ka rrah dhe na ka largu", tha ai, raporton lajmi.net.

"E kemi thy derën dhe kemi hy, sepse nuk kam ku të shkoj. Le t’ma marojnë shtëpinë time atje, unë kthehem se nuk kam ku të shkoj. Ja ku i kam dokumentet", tregon ai.

Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video) Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video)

Ndërkohë, një banor tjetër tha se ajo që ka ngjarë nuk e kanë pritur e që sipas tij, "shqiptari kundër shqiptarit".

" Këmbën e kam të vrarë, por policia më tha se kemi me ta thy krejt", tha ai.

"Kërkojmë që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Edhe sa njerëz duhet të hidhen nga banesat e të vdesin", tha ai.

"Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje bashkë me kryeshefin e BVI-së. Marre me ju ardhë.  Ata duhet të japin dorëheqje", tha ai.

Nga ana tjetër, në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, kurse të tjerat pritet të lirohen ditëve në vazhdim.

Ndryshem sonte një vajzë e mitur ka rënë nga ballkoni i ndërtesës në lagjen "Dardania" në Prishtinë, prej ku sot janë nxjerr me dhunë nga policia disa familje.

The post Banorët e objektit banesor në “Dardani” nën qiell të hapur, kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit appeared first on Telegrafi.

Ish-prokurorja Badivuku kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit (Video)

Posted: 19 Sep 2016 02:24 PM PDT

Ish-prokurorja e krimeve të rënda e Prokurorisë së Mitrovicës, Vahide Badivuku, është paraqitur para Gjykatës së Apelit për të kërkuar pafajësinë e saj.

E akuzuar për marrje ryshfeti, Badivuku ishte dënuar nga Gjykata Themelore me 3 vjet burg, 5 mijë euro gjobë dhe me ndalim të ushtrimit të profesionit për 3 vite.

Badivuku për të kërkuar pafajësinë përmendi "një varg shkeljesh procedurale". Ajo kontestoi sidomos pretendimin e Prokurorisë lidhur me paratë që i ishin gjetur asaj.

"Sa i përket vërtetimit në asnjë mënyrë ato pare që janë gjetur tek unë nuk janë paratë e simulimit dhe unë nuk e di çfarë ka bërë policia por vetë mënyra e veprimit tregon se ato para s'mund të jenë të simulimit".

Pretendimet e Badivukut i përkrahu edhe avokati i saj, Ramë Dreshaj.

"Personi i caktuar zyrtar caktohet për ta përcjellë hap pas hapi se ku po shkon paraja e dedikuar për simulim dhe me siguri prokurori special dhe hetuesit me siguri nga mospërvoja nuk e kanë bërë dhe ju kanë shkuar paratë, se Ozdaniqi, Kaltrin dhe Smakolli, kanë të bëjnë me fajde, fajdexhi me borxhe edhe dreq dhe aty ju kanë shkuar paratë", tha Dreshaj.

Edhe Besnik Berisha, avokati i të akuzuarit tjetër, Idriz Kelmendi, e kontestoi dënimin e të mbrojturit të tij nga gjykata e shkallës së parë.

"Gjykata klientin tim e ka shpallë fajtor me dy prova, mbi deklaratën e Isak Smakollit dhe Vahide Badivukut dhe a e kanë thënë të vërtetën vetëm Zoti e din, por a do të duhej që këto të jenë të mjaftueshme për Idrizin të shpallej fajtor ? Unë jam i bindur se nuk do të duhej të ishte e mjaftueshme dhe shumë shpresoj se kjo gjykatë do të konstatojë se këto nuk mjaftojnë që dikush të shpallet fajtor nëse s'ka prova të tjera", tha Berisha.

Idriz Kelmendi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg, ndërsa i akuzuari i tretë, Isak Smakolli, ishte gjobitur me 3 mijë euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Vahide Badivuku në periudhën kohore maj – gusht 2015, në cilësinë e prokurores së krimeve të rënda në Prokurorinë e Mitrovicës, duke shfrytëzuar detyrën e saj i ka tejkaluar kompetencat dhe nuk e ka përmbushur detyrën e saj me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete, duke kërkuar dhe pranuar dhuratë "në mënyrë të tërthortë", në kundërshtim me detyrën e saj.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Badivuku në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër Idriz Kelmendi ka kërkuar dhe marrë shumën prej 10 mijë euro përmes Idriz Kelmendit.

The post Ish-prokurorja Badivuku kërkon pafajësinë në Gjykatën e Apelit (Video) appeared first on Telegrafi.

Policia: Vajza që u hodh nga ballkoni në Dardani, jashtë rrezikut për jetë

Posted: 19 Sep 2016 02:16 PM PDT

Policia e Kosovës njofton se vajza e hedhur nga ballkoni i objektit banesor në Lagjen “Dardania”, është e moshës 14 vjeçare dhe se ajo po trajtohet në QKUK dhe se gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës, për rajoni e Prishtinës, Agron Borovci, vajza është e moshës 14-vjeçare dhe se ajo ka kërcyer nga tarraca e katit të parë.

"Një e mitur, 14vjecare ka kërcyer nga një tarracë e brendshme e mbyllur nga kati i parë, e cila menjëherë është dërguar në emergjencën e QKUK-së ka marr tretman mjekësor dhe sipas mjekëve, gjendja e saj është jashtë rrezikut për jetë", ka treguar Borovci për "Zeri.info".

Ndryshe, Policia e Kosovës sot gjatë ditës me urdhër të Gjykatës, në lagjen “Dardania”, ka marrë një aksion për lirimin e banesave të uzurpuara nga viti 1999.

The post Policia: Vajza që u hodh nga ballkoni në Dardani, jashtë rrezikut për jetë appeared first on Telegrafi.

Ramiqi flet për momentin kur agjentët e SHISH-it ia bënë pritën kolonelit Ahmet Krasniqi dhe për rrëmbimin e Halil Bicajt (Video)

Posted: 19 Sep 2016 02:06 PM PDT

Fuad Ramiqi nga Lëvizja Bashkohu në emisionin Rrokum Roll në TV Rrokum, thotë se njeriu i logjikshëm nuk i beson lajmet se ai ka lidhje me shërbimin sekret serb.

Ai në këtë intervistë flet edhe për luftën e fundit në Kosovë dhe një moment jo të mirë për kolonelin e ndjerë, Ahmet Krasniqi.

"Ishin në kerr, pak para se me mbërri në Kukës. Na kanë përgatitë një pritë. E kam pa duke e nxjerr kolonelin nga kerri, agjentë të SHISH-it. Njani e kapi për krahu e tjetri e ka marrë revolen e tij", ka thënë ai, duke shtuar se ka vrapuar për të pyetur se çfarë po ndodhë, ndërsa i thonë se duhet ta arrestojnë Krasniqin për armëmbajtje pa leje. "Unë e kam marrë armën e kam thënë se është e imja e jo e kolonelit. E kam fut në herr dhe u kam thënë se do të shkoj në Komesariat. Aty më kanë fyer shumë, edhe në aspekt kombëtar e fetar. Më kanë thënë se kam me më dënu pesë vite, por nëse e sjelli Krasniqin mund të më lirojnë. Mandej ka intervenu FARK-u, pasi japin ultimatum, dhe jam liru".

Në këtë intervistë ai flet edhe për rrëmbimin e Halil Bicajt – ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes në Qeverinë e Bujar Bukoshit që emërohet ministër pas vrasjes së Krasniqit – për të cilin kërkohet një shumë e madhe parash për lirimin e tij. /Telegrafi/

The post Ramiqi flet për momentin kur agjentët e SHISH-it ia bënë pritën kolonelit Ahmet Krasniqi dhe për rrëmbimin e Halil Bicajt (Video) appeared first on Telegrafi.

Kamberaj, që kërkoi dorëheqjen e Ahmetit, është në strukturat udhëheqëse të degës së LDK-së

Posted: 19 Sep 2016 01:53 PM PDT

Kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj,  i cili sonte ka kërkuar dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, është anëtar i strukturave udhëheqëse të LDK-së në Degën e Dardanisë, transmeton Telegrafi.

Në fotografitë e postuara më poshtë Kamberaj shihet në takimet e strukturave udhëheqëse të Degës së LDK-së. /Telegrafi/

kamberaj1

kamberaj2

The post Kamberaj, që kërkoi dorëheqjen e Ahmetit, është në strukturat udhëheqëse të degës së LDK-së appeared first on Telegrafi.

Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video)

Posted: 19 Sep 2016 01:19 PM PDT

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë larguar nga hapësira para objektit banesor të lagjes Dardania në kryeqytet, ku sot u nxorën dhunshëm banorët.

Kryetari i Bashkësisë Lokale të Dardanisë, Safet Kamberaj, tha se me ndërmjetësimin e tij policia është larguar nga aty.

Ai kërkoi që kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti të japë dorëheqje.

Forcat policore ishin mbledhur te objekti banesor sot gjatë ditës për të zbatuar vendimin e Gjykatës, e cila i obligon banorët të lirojnë banesat, raporton Telegrafi.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër duke u përleshur pak me Policinë. Pati të arrestuar, por edhe të lënduar.

Sipas policisë banorët e dëbuar nga banesat janë kthyer sërish dhe kanë thyer dyert dhe kanë hyrë brenda.

Disa nga banorët po vazhdojnë të qëndrojnë para banesave në një tendë që e kanë ngritur për të kundërshtuar këtë aksion derisa disa prej tyre janë kthyer në banesat e tyre.

Ndërmarrja Banesore, e cila pretendon se është pronare e këtyre banesave,  këmbëngul që të zbatojë vendimin e Gjykatës.

Ajo madje kishte angazhuar punëtorë dhe kamionë për largimin e orendive nga banesat e uzurpuara. /Telegrafi/

dardania1

policia l11

doreheqje1

The post Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video) appeared first on Telegrafi.

Prej nesër ashpërsohen gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion

Posted: 19 Sep 2016 12:26 PM PDT

Nga nesër hyn në fuqi Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili parasheh gjoba të rënda si për shoferët ashtu edhe për këmbësorët që thejnë rregullat e komunikacionit.

Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme presin që ligji të kontribuojë në parandalimin e aksidenteve.

Përfaqësues të kësaj ministrie kanë thënë se nëse dënimet paguhen 6 ditë, atëherë do të kenë 50 përqind zbritje.

Me ligjin e ri është paraparë edhe dënimi për dëmtimin e shenjave të komunikacionit, ku gjoba do të jetë 6000 euro, si dhe vendosja e radarëve me blic nëpër rrugë.

The post Prej nesër ashpërsohen gjobat për shkelësit e rregullave në komunikacion appeared first on Telegrafi.

Tre vjeçari Besim Kurtolli udhëtoi për shërim në Gjermani (Video)

Posted: 19 Sep 2016 12:08 PM PDT

Përshëndetjet me vëllanë e sëmurë dhe prindërit që po u nisen për në Gjermani janë shumë të vështira për Eminën, Almondën, Erletën dhe Endritën.

Katër motrat e trevjeçarit Besim Kurtolli që të hënën nga aeroporti "Adem Jashari" u nis për shërim po duan që ky të kthehet i shëruar.

E sa e kanë të madhe dhimbjen për më të voglin e familjes Kurtolli ato edhe shpresat për shërimin e tij i kanë të mëdha.

Të njëjtën dëshirë e ka edhe motra tjetër e Besimit, Endrita.

Besimi nga Majaci i Podujevës vuan nga një sëmundje tejet e rëndë e veshkave dhe mëlçisë.

Tre vjeçari nën shoqërimin e prindërve dhe mjekëve, me një aeroplan ambulantiv që erdhi nga Boni, u transferua në një spital gjerman pasi shërimi në Kosovë qe i pamundur.

Pas kësaj këngëtari Labinot Tahirti ka ndërmarr një aksion për grumbullimin e parave ku edhe ka grumbulluar për pak dit shumën prej 250 mijë eurove, mjete këto të mjaftueshme që Besim Kurtolli të shërohet në Gjermani. /KlanKosova/

The post Tre vjeçari Besim Kurtolli udhëtoi për shërim në Gjermani (Video) appeared first on Telegrafi.

Kisha në kampusin e UP-së, “lotari” për partitë politike

Posted: 19 Sep 2016 11:29 AM PDT

ORDitë më parë disa priftërinj dhe të ashtuquajtur vullnetarë, u panë në hapësirat e objektit të kishës ortodokse në kampusin universitar të Universitetit të Prishtinës, tek kryenin punimet, siç kanë thënë ata, për funksionalizimin e kishës për rite fetare.

Një gjë e tillë shkaktoi reagime të shumta në opinion, madje Komuna e Prishtinës ua ndaloj punimet, pasi që siç thanë ata nuk mund të kryhen punime pa lejen e Komunës.

Reagim pati edhe nga disa studentë të Universitetit të Prishtinës, të cilët organizuan të shtunën një protestë para objektit të kësaj kishe, me moton se "hapësira e uzurpuar u takon vetëm studentëve dhe askujt tjetër".

Ndaj kësaj proteste kishte reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, i cili e quajti të "papranueshme" dhe të "turpshme".

Ndërkaq, sot, grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës, i quajtur "Uniteti", në formë simbolike e ka mbajtur një orë mësimi prej 45 minutave, duke lexuar literaturë në kampusin e UP-së, para Kishës Ortodokse.

Lidhur me këtë çështje, profesori i Shkencave të Sigurisë, Avni Isalmi ka theksuar se objekti i kishës ortodokse, ishte dhe mbetet ilegal.

"Sa herë Kosova ka nevojë për qetësi politike dhe konsensus të brendshëm, shfaqet një problem si fantazim dhe përnjëherë krijohen dy pole 'pro et contra'. Të gjithë jemi dakord se ai objekt ishte dhe mbetet ilegal, por për çudi pozitë e opozitë janë duke e shfrytëzuar këtë moment që përmes tij, disa të fitojnë poenë politik në popull, e disa tek miqtë e armiqtë e vendit tonë", ka thënë Islami për Telegrafin.

Ai ka theksuar se Serbia po e shfrytëzon këtë amulli dhe po hedh vrer e helm kundër një pjese, të cilët janë të mendimit se ky objekt duhet të largohet nga aty.

"Përçaj e sundo, gjithmonë ishte kjo moto, dhe shumë herë ia ka arrit qëllimit. Protestat që po bëhen janë si rezultat i neglizhencës dhe mos gatishmërisë së institucioneve që të marrin vendim, duke i zbatuar ligjet e Republikës së Kosovës që janë në fuqi.

Duhet të mendojnë të gjithë ata që janë përgjegjës për zhvillimet politike se me shantazhe, etiketime e linçime nuk i ndihmojnë vendit", u shpreh Islami.

Islami më tej ka shtuar se do të ishte etike, morale e njerëzore që të mos thellohen ndasitë për këtë objekt por të ulen të gjithë ata që janë përgjegjës dhe të marrin vendimin e duhur në kohë.

"Le t'i zbatojnë ligjet e vendit, sepse ligji është mbi të gjithë dhe se ai vetëm duhet të zbatohet. Ka disa modele që do të mund të bëhej zgjidhje, pasi që disa janë për ta rrënuar e disa për ta kthyer në bibliotekë leximi e disa të jetë muze i gjenocidit ku ushtria paramilitare serbe bënte kërdi në popullatën e pambrojtur. Sa herë nisej në beteja ajo merrte bekimin e Kishës Serbe", ka thënë Islami.

Lidhur me këtë problem, ka reaguar edhe menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës.

UP ka kërkuar nga institucionet që përmes rrugës politike dhe juridike të qartësohet situata, duke ia kthyer pronën, në mënyrë që bashkë me studentët të vazhdojnë rrugën e avancimit akademik, të lirë dhe njëjtë për të gjithë./Telegrafi/

The post Kisha në kampusin e UP-së, "lotari" për partitë politike appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more