Skip to main content

Ora News: “Zëvendësohet vula e sekretarit në QV e Fushë Çidhen” plus 9 more

Ora News: “Zëvendësohet vula e sekretarit në QV e Fushë Çidhen” plus 9 more


Zëvendësohet vula e sekretarit në QV e Fushë Çidhen

Posted: 11 Sep 2016 12:03 AM PDT

Zëvendësohet vula e humbur e sekretarit në Qendrën e Votimit të njësisë administrative Fushë Çidhen. Humbja e vulës mbajti pezull proçesin e votimit.

"Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e dites së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, "Për nxjerrjen jashtë përdorimit të vulës së sekretarit të QV-së, nr. 1167, të KZAZ-së nr. 19, Dibër dhe zëvëndësimin me vulë rezerve". 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në të gjithë Qendrat e Votimit te Bashkise Diber ka filluar proçesi votimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju uron suksese të gjithë komisionerëve dhe ju  sjell në vëmendje  zbatimin  me përpikmëri dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe të akteve nënligjore të nxjerra nga KQZ, në funksion të mbarëvajtjes së procesit të votimit ditën e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i fton të gjithë qytetarët dibranë me të drejtë vote t'i drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë të fshehtë, të lirë dhe të pandikuar.

Dita e sotme duhet të karakterizohet nga qytetaria dhe vlerat demokratike, ndaj KQZ i'u bën thirrje të gjithë qytetarëve dibranë, por edhe subjekteve politike që garojnë në këto zgjedhje të tregojnë maturinë e duhur, në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të arrijnë standardet e kërkuara.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kreu i Tatimeve Dibër mohon akuzat për blerje votash në Maqellarë

Posted: 11 Sep 2016 12:00 AM PDT

Drejtori i Tatimeve të Dibrës, Dionis Imeraj,  reagon ndaj akuzave të Partisë Demokratike për blerje votash në Maqellarë. Përmes një reagimi në fb, ai e cilëson shpifjen e rradhës të PD-së ndaj tij.

 "Sapo u vura në dijeni të deklaratës së bërë publike nga Partia Demokratike. Kjo është thjesht shpifja e rradhës që bëhet ndaj personit tim. Shtetasi Artan Isaku nuk është punonjës i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër dhe unë personalisht nuk kam asnjë njohje me të".

Sipas tij, Partia Demokratike dëshiron vetëm të përbaltë procesin zgjedhor dhe të lëshojë akuza të pavërteta në përpjekjen për të prishur procesin.

 "I bëj thirrje Partisë Demokratike që të heqë dorë nga përdorimi i emrit tim ndërsa unë do të ndjek rrugën ligjore për të gjitha shpifjet që janë bërë ndaj meje prej këtij subjekti politik".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bella Hadid nudo për revistën GQ

Posted: 11 Sep 2016 12:00 AM PDT

Bella Hadid nudo për revistën GQ

Ajo u zgjodh si Modelja e Vitit në çmimet GQ më herët këtë javë

Bella Hadid tani ka pozuar nudo për kopertinën e revistës GQ.

Brunja 19-vjeçare tregon fizikun e saj mjaft tërheqës.

E shtrirë në një divan të kuqerremtë, ajo hedh një vështrim të thellë nga kamera dhe kryqëzon krahët për të mbuluar gjoksin.

Proud mother: Yolanda Hadid accompanied her daughter Bella to the GQ Awards earlier this week with the 19-year-old mentioning the Real Housewives star in her speech 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Policia: Kemi dorëzuar 117 QV, në Armollë s’është paraqitur Komisioni

Posted: 10 Sep 2016 11:46 PM PDT

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Dibër, gjatë kryerjes së shërbimit për ruajtjen e qendrave të votimit nuk kanë konstatuar asnjë problem.

Në njoftimin për mediat, blutë bëjnë me dije se dorëzimi i qendrave të votimit, nga strukturat e Policisë Dibër ka filluar që prej orës 06:00 të mëngjesit të datës 11.09.2016, sipas të gjitha kërkesave ligjore, me proces-verbal dorëzimi të firmosur nga komisioni i votimit të çdo qendre.

Deri në orën  08:00  janë dorëzuar pa asnjë problem nga  ana e Policisë 117 qendra të votimit, pasi 1 qendër votimi në Armollë në Lurë ende nuk është paraqitur i gjithë Komisioni për të bërë marrjen në dorëzim të kësaj qendre.

Të gjitha qendrat e votimit janë dorëzuar në rregull nga ana e punonjësve të Policisë të cilët më pas janë grumbulluar në ambjentet e përcaktuara për punonjësit e Policisë gjatë procesit zgjedhor.

Strukturat e Policisë Dibër theksojnë se janë të angazhuara për garantimin e rendit  gjatë gjithë procesit, duke zbatuar  me përpikmëri ligjin.

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shi bombash në Siri, 100 të vdekur

Posted: 10 Sep 2016 11:29 PM PDT

Sulmet ajrore në zonat e mbajtura nga rebelët e Sirisë vranë të paktën 100 njerëz pak orë pasi SHBA-ja dhe Rusia njoftouan planet për një armëpushim.

Një sulm ajror në një treg në Idlib vrau 60 njerëz, ndërsa të paktën 45 vdiqën në sulmet në provincën Aleppo, thonë aktivistët e opozitës.

Armëpushimi 10-ditor qe kishte si qëllim të fillojë të hënën, u ndoq nga sulmet ajrore te koordinuara kundër militantëve xhihadiste.

Turqia dhe BE-ja përshëndeten planin, por paralajmëroi se veprime të mëtejshme ishin të nevojshme.

Shefja e politikës së jashtme të BE Federica Mogherini pa drejt një “tranzicioni politik”.

Në kryeqytetin, Damask, qeveria miratoi marrëveshjen, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Sana.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Obama: Terroristët nuk kanë për t’i mundur kurrë SHBA-të

Posted: 10 Sep 2016 11:26 PM PDT

Sot mbushen 15 vjet nga sulmet terroriste të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara në Nju Jork, Pensilvani dhe Pentagon.

Në ditën e përvjetorit të 11 shtatorit të vitit 2001, në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet një ceremoni përkujtimore, ku do të mbahet një minutë heshtje në respekt të viktimave.

Më vonë, Presidenti Obama pritet të flasë në një ceremoni në Pentagon për të nderuar njerzit që u humën jetën në sulmet e 11 shtatorit.

“15 vjet më parë, një ditë shtatori e cila filloi si çdo ditë tjetër, u bë një nga ditët më të errëta në historinë e vendit tonë", – tha Presidenti Obama në fjalimin e tij të përjavshëm të shtunën.

Presidenti tha se rreth “3,000 jetë të pafajshme humbën në atë ditë shtatori. Ata ishin të profesioneve të ndryshme, u përkisnin racave dhe besimeve të ndryshme fetare, nga e gjithë Amerika dhe nga vende të tjera të botës."

Obama tha se në këta 15 vjet kanë ndryshuar shumë gjëra "por e rëndësishme është të kujtojmë se çfarë kanë mbetur të pandryshuara janë vlerat thelbësore që na përcaktojnë se si amerikanë. Aftësia ripërtëritëse që na fuqizon… terorristët nuk kanë për të qenë kurrë të aftë t'i mundin Shtetet e Bashkuara".

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PD: Mazhoranca, para, miell dhe shantazh ndaj votuesve të Dibrës

Posted: 10 Sep 2016 10:41 PM PDT

Partia Demokratike akuzon mazhorancën për blerje votash në Maqellarë.

Përmes një deklarate për mediat, Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike thotë se ka marrë informacion për shpërndarjen e parave, thaseve me miell si dhe perpjekje per shantazhe ndaj votuesve gjatë natës së mbremshme nga disa grupe të strukturuara kriminale të drejtuara nga administratorë, kryepleq dhe drejtorë e zyrtare të administratës publike, nën mbrojtjen e nje grupi punonjesish te policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga.

Sipas PD, "banorët e Maqellarës kapën në mesnatë duke shpërndarë lekë për blerje votash zyrtarin e Drejtorisë së Tatimeve Artan Isaku, vartës i shtetasit Dionis Ymeri me detyre Drejtor i Tatimeve për Dibrën. Dionis Ymeri është kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike në prokurori me date 1 shtator si anëtar i grupit të strukturuar kriminal për blerje votash në fushatën e Dibrës. Konkretisht shtetasi Dionis Ymeri, me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Dibër, është kallzuar në Prokurori si personi përgjegjës i ngarkuar me detyrën e sigurimit të fondeve financiare për blerjen e votave".

Shtabi Elektoral i Partisë Demokratike thotë se ky krim elektoral po gjen mbështetjen edhe të uniformave blu.

 "Në vend të ndalimit dhe arrestimit në flagrancë të këtyre personave, segmente të policisë të drejtuar nga kryekrimineli Bert Aga, i kane dhënë mbështetje këtij krimi elektoral. Bert Aga është kallzuar penalisht nga Partia Demokratike me 1 shtator si anetar kryesor i grupit të strukturuar kriminal i cili në abuzim të detyrës së shefit të Komisariatit të Peshkopisë ushtron presion ndaj zgjedhësve dhe ofron mbështetje logjistike dhe mbrojtje ekstraligjore për operacionin e shperndarjes së parave në këmbim të votave".

Partia Demokratike i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal për këtë grup të strukturuar kriminal të kallzuar nga Partia Demokratike që nga data 1 shtator.

Partia Demokratike i siguron qytetarët e Dibrës së nuk do të lejojë me asnje cmim tjetërsimin e vullnetit të tyre nga bandat e Edi Ramës.

 "Vota është e shenjtë. Asnjë presion, asnjë kriminel me mbrojtje shtetërore nuk do ta ndalë dot vullnetin e dibranëve".

Partia Demokratike ju bën thirrje qytetarëve dibrane të marrin pjese masivisht në votime dhe të shprehin me votën e tyre të lire vullnetin e tyre sovran e të patjetërsueshëm.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qytetarët e Dibrës zgjedhin sot kreun e ri të Bashkisë

Posted: 10 Sep 2016 10:22 PM PDT

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm (e dielë, 11 shtator 2016) qytetarët e Dibrës i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri të Bashkisë, vend i cili mbeti bosh pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut socialist, Shukri Xhelili.

Në votime marrin pjesë 57 mijë qytetarë që do të hedhin votën në 118 qendrat e votimit.
Sipas të dhënave të dërguara nga KZAZ nr. 19, për procesin në Dibër janë akredituar 268 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Proçesi i votimit mbyllet në orën 19:00 të mbrëmjes.

Në garë për kreun e Bashkisë janë Muharrem Rama i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Sherefedin Shehu kandidat i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet.

Të gjitha objektet zgjedhore  janë marrë me procesverbal në ruajtje nga ana e punonjësve të Komisariatit të Policisë Dibër.

Në këtë fazë të procesit zgjedhor, nga ana e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër janë angazhuar gjithsej  181  punonjës policie.

Partitë politike mbyllën të premten fushatat me dy mitingje.

Zgjedhjet e parakohshme në Dibër po mbahen pas shkarkimit nga detyra të kreut të bashkisë Shukri Xhelili, i cili u shfaq në një video në televizionin Ora News, duke kërkuar favore seksuale në këmbim të punës.

Ora 08:52 Policia: Kemi dorëzuar 117 QV, në Armollë s'është paraqitur Komisioni

Ora 08:43 KQZ: Në një QV nuk ka nisur votimi, po zëvendësohet vula e humbur

Ora 08:29 Mblidhet KQZ

KQZ njofton se do të zhvillojë një mbledhje në orën 08:40 minuta.

Ora 08:14 Gazetari Sonil Frashëri raporton nga KZAZ 19

Proçesi në Dibër ka nisur pothuajse në të gjitha zonat. Probleme ka pasur në qendrat e votimit në Dobrovë, ka nisur votimi me vonesë për shkaH se dokumentacioni i ndërrimit të sekretarit të Komisionit shkoi me vonesë tek qendra e votimit dhe nuk u hap deri sa mbërritur ky dokument. Probleme kishte dhe ka akoma në Çidhen ku dy komisionerët e PS dhe LSI nuk kanë shkuar akoma në QV. Megjithatë votimi vijon me 5 Komisionerë. Në këto orë të para të votimit pjesmarrja nuk është shumë e lartë. Në qendrën e votimit ku unë jam vendosur 6 persona kanë ardhur për të votuar deri tani. Pritet që votuesit të jenë në rritje në orët në vijim. Atmosfera është më e qetë se pritej. Këtu është stacionuara një pjesë e mirë e deputetëve dhe Ministrave. Nuk ka asnjë lloj incidenti.

 

Gazetari Everest Deda nga Qendra Administrative Maqellarë

Pjesëmarrja eshte ende e ulet deri ne keto ore te para te mengjesit. Ne qytet ka pjesemarrje me te madhe ne votim. Sheferedin Shehu, kandidati nuk do te votoje pasi zhvendosja civile e vendbanimit te tij është bëre ne momentet e fundit, ndersa kandidati i majte Muharem Rama do të votojë në orën 10 në gjimnazin e qytetit të Peshkopisë

Ora 08:06  Në orë 10:00 voton Muharrem Rama

Kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama do të votojë në orën 10:00 në shkollën " Selim Alliu" në Peshkopi.

Ora 07:49 Proçesi i votimit nis me problematika

Në disa qendra votimi nuk ka nisur ende proçesi i votimit. Kështu në Sllovë nuk ka nisur votimi për shkak të problemeve me Komisionerët.

Në Dobrovë nuk ka shkuar ende dokumenti për ndryshimin e sekretarit të KQV.

Probleme ka edhe në qendrën e votimit Çidhen, ku raportohet se Sekretari i Qendrës së Votimit ka humbur vulën e KZAZ. Po përgatitet dokumentacioni për zëvendësimin e vulës në Çidhen.

Votimi nuk ka nisur as në QV Pilafe për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Ndërkaq ka nisur procesi i votimit në qendrën e votimit Tomin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

PDK dhe LDK mohojnë zgjedhjet e parakohshme

Posted: 10 Sep 2016 01:39 PM PDT

Problemet e brendshme të koalicionit qeverisës për ta votuar demarkacionin, kanë vënë në pah edhe mundësinë që nëse kjo çështje nuk kalon, atëherë të mendohet shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Madje zërat për këtë temë janë shtuar pas 1 shtatorit, ani pse qëndrimet janë të ndryshme brenda partisë më të madhe në vend, PDK-së. Për dallim nga bashkëpartiakët e tij, njëri nga njerëzit më me ndikim në këtë parti, Xhavit Haliti, thotë se Kosova në asnjë variant nuk është e gatshme për zgjedhje. Ndërsa kategorik kundër zgjedhjeve shprehet partneri i PDK-së në koalicion, Lidhja Demokratike e Kosovës.

"Nuk shoh rrezik. Nëse ka zgjedhje, ka zgjedhje, por nuk e besoj se jemi të përgatitur as pozita e as opozita për zgjedhje. Unë mendoj se nuk është koha për zgjedhje dhe demarkacioni nuk është shkas përmes të cilit duhet të shkohet në zgjedhje", ka theksuar Haliti.

Ndërkaq Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi i ka thënë RTK-së se koalicioni PDK-LDK është i qëndrueshëm, ndërsa thotë se as pozita e as opozita nuk janë të gatshme për zgjedhje.

"Nuk mendoj se ka ndonjë çarje në koalicion. Koalicioni është më të vërtetë stabil. Demarkacioni është për çështje tjera, ashtu siç i ka përmend edhe kryeministri. Nuk besoj se do të ndodhin zgjedhjet dhe nuk ka kurrfarë indikacioni se për shkak të demarkacionit do të shkohet në zgjedhje", ka thënë Abrashi.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nikolla firmos: Viti i ri akademik nis më 20 tetor

Posted: 10 Sep 2016 01:30 PM PDT

Viti i ri akademik 2016-2017 do të nisë më 20 tetor.

Në një vendim të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla përcaktohet data 20 tetor nisja e vitit të ri akademik, ndërsa 30 shtator 2017.

Në vendim përcaktohen edhe pushimet e studentëve me rastin e festave të dhjetorit.

LINDITA NIKOLLA

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more