Skip to main content

Ora News: “Si të parandaloni rrudhat” plus 9 more

Ora News: “Si të parandaloni rrudhat” plus 9 more


Si të parandaloni rrudhat

Posted: 06 Sep 2016 12:31 AM PDT

Një grua nga Londra mund të ketë gjetur zgjidhjen "ideale" për të parandaluar rrudhat. Tess Christian, 50 vjeç, nuk ka buzëqeshur për 40 vite për tu dukur më e re në moshë.

E cilësuar ndryshe si Mona Lisa, me buzëqeshjen e saj enigmatike, ajo e konsideron këtë zgjedhje metodën më natyrale për të parandaluar rrudhat, më e fektive se trajtimet estetike apo operacionet plastike.

Dhe në fakt, ekspertët nuk kanë hedhur poshtë teknikën e saj, duke shtuar se mund të jetë një mënyrë efektive kundër plakjes.

"Nuk kam rrudha sepse jam stërvitur të kontrolloj muskujt e fytyrës. Të gjithë më pyesin nëse kam kryer ndonjë ndërhyrje, por në fakt sekreti im është diçka tjetër. Nuk kam buzëqeshur që kur kam qenë adoleshente, madje as kur linda vajzën time," tha Tess për Daily Mail.

Shumë personazhe të njohur si Kim Kardashian apo Victoria Beckham, të cilat njihen për pamjen e tyre “statike”, kanë pranuar se përpiqen të buzëqeshin sa më pak të jetë e mundur pasi një gjë e tillë shkakton rrudha.

Pra në këtë pikë, ndoshta duhet të mendoheni nëse ja vlen të sakrifikoni një jetë me buzëqeshje e të qeshura për të patur më pak rrudha.

Tess at 'Bigmouth' Club Liverpool 1985 (aged 23yrs)

Tess Christian (aged 23 yrs) (L)-R, Mark Jenkins, ?, Mrs Loals 1985 Liverpool 'Bigmouth' Club

Tess (aged 43yrs) ( R ) with her daughter Stevie (aged 16yrs) (L) in Bistrotheque

Tess (aged 36) 2001 Shoreditch

Jane Vintner (L) , Tess Christian ® London 1982 at home (aged 19)

2528BE2600000578-0-image-a-1_1422823758961

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Paratë janë të tyret, dinjiteti është juaji

Posted: 06 Sep 2016 12:17 AM PDT

Të dashur nxënësit e mi!

Sot do të doja të isha optimist, tek ju shoh me diplomat në duar. Do të doja të isha optimist si ju, por sot pyes veten nëse do të ngulmoni në optimizmin që keni edhe pas diplomimit universitar, kur do të përballoheni me mungesën e vendeve të punës, me rroga të ulëta, me respektin e munguar (siç përballemi ne mësuesit), me njerëz ashiqare të painteresuar, me shantazhet nga çdo anë, me përçmimin.

Nuk e di, nëse do të jeni po kaq të gëzuar këta muajt e verës, kur të prisni të drejtën e studimit dhe, ka shumë mundësi të zhgënjeheni…

Analfabetë apo gjysëm- analfabetë të vërtetë, që sot thjesht e përcaktojnë veten si menaxherë, drejtues apo drejtuese emisionesh që, edhe pse injorantë, thonë se janë gazetarë dhe këngëtarë të tipit turbo- folk që vetëpërfytyrohen artistë, pa folur pastaj për, me radhë, drejtorët e artit, konsulentë financiarë, projektues produkti, administratorë zyrash.

Pas emrave të zhurshëm të këtyre profesioneve, fshihen shpesh mashtrues, të cilët, të paaftë për t'i qëndruar pas kohës që kërkon formësimi arsimor, mendojnë se vlerësimi mund të fitohet me shpejtësi, duke ndërruar zanatet si të ishin çorape të pista, apo duke përçmuar e ulur dinjitetin e atyre që kanë mësuar vërtet. TUAJIN!

Do të doja t'ju thosha të jeni krenarë, për orët e vitet e shumta të studimit me këmbëngulje dhe zell, me vetëpërmbajtje, duke punuar ditë e natë, duke sakrifikuar shumëçka.
Do të doja t'ju thosha që të mos lejoni që titullarët e shumtë të kompanive, pallateve, jahteve e avionëve privatë, shtëpive luksoze, njerëzit arrogantë, mburravecë dhe vetëpërcaktues t'ju japin, ata juve, leksione mbi suksesin.

Do të doja t'jua thosha këtë gjë, sepse ju jeni VËRTET TË ARSIMUAR, ndërsa ata thjesht pronarë metrash katrorë.

Janë ata që përpiqen të zhvlerësojnë punën tuaj.

Do të doja t'ju thosha që të mos harroni që ju jeni rojtarët e dinjitetit të profesionit tuaj.
Do të doja t'ju thosha që diplomat merren me shumë mund dhe duhet të shpenzosh po aq lodhje duke e vazhduar të investosh në dijen mbi të cilën diploma rri këmbëkryq.

Do të doja t'ju thosha që të jepni llogari për sjelljen tuaj edhe jashtë shkollës, ta pasqyroni në mënyrën sesi visheni, si raportoheni me kolegë, studentë dhe prindër.

Nëse ndjeni turp përpara vetë syve tuaj, do të ndjeni përçmim edhe në vështrimin e të tjerëve. Do të doja t'ju thosha të jini krenarë dhe me bindje në rolin tuaj, të vendosur që të studioni përjetë, sepse ju jeni VËRTET TË ARSIMUAR.

Do të doja t'ju thosha të doni njerëzit rreth e qark jush, të nxirrni jashtë çdo gjë fisnike që ata kyçin përbrenda, edhe kur s'janë të ndërgjegjshëm, nëse ja kanë fshehur qoftë edhe vetes së tyre. T'ju ngrini lart nivelin e vetëvlerësimit. Do të doja t'ju thosha të doni njerëzit rreth e qark jush, duke nxjerrë anën më të mirë tuajën… Por…

Nuk e perifrazokam as parafrazokam dot më profesoreshën, Rajna Dragisheviç.

Do të doja t'ju thosha që të doni atdheun. Dhe gjithmonë ua kam thënë këtë. U kam thënë që të refuzoni të dorëzoheni, të qëndroni në Atdhe e të mos emigroni.

Sot ju këshilloj që të emigroni, të largoheni nga atdheu sa më parë. Arritjet e mira në studim quhen lejekalimi i përsosur për të ikur. Deri dje ju thosha që pikërisht JUVE mund ta ndihmoni sëmundjen e atdheut, në mënyrë që ky i fundit të mund të kthehet në një vend të jetueshëm. Deri dje nuk ju lejoja të ikni, as që ta braktisnit vendin në duart e njerëzve jo të denjë.

Të dashur nxënësit e mi!

Deri dje ju thosha që përpjekja kryesore e jetës suaj është beteja kundër batakut në të cilin po katandisemi. Ju propozoja kuptimin e përgjegjësisë civile, në mënyrë që të bindeshit se askush tjetër, veç jush, s'mund ta pastrojë këtë vend.

Deri dje shpresoja të më dëgjonit sepse JU JENI VËRTET TË ARSIMUAR

Ju dini ta bëni dallimin në mënyrë të pagabueshme. Ju këshilloja të mos e përfillnit përgatitjen e pakët të disa bashkënxënësve tuaj, faktin që bëjnë hiçmosgjë dhe që përfitojnë po prapë. Ju këshilloja të mos e përfillnit kalbësirën rreth jush dhe mos dorëzoheshit. Ju këshilloja që edhe përgatitjen e pakët të ndonjë mësuesi të mos ta linit të kalonte, por me tolerancë e kulturë ta kompesonit, duke u përgatitur juve më shumë.
Besoja dhe uroja që përgatitja juaj do të ishin një oaz në shkretëtirë, një pikë dritë në errësirë, një kokërrizë mirëkuptimi mes kësaj marrëzie.

Pikërisht këtu qëndron dallimi mes jush dhe gjithë atyre menaxherë, konsulentë, koordinatorë, administratorë, pronarë të pasur ndërmarrjesh dhe të tjerë shitës mjegullash. Në duart e tyre janë e do të jenë projektet, ndërmarrjet, avionët e kamionët, në tuajat duhet të ishte e ardhmja e vendit.

Por…, ju dhe familjet tuaja, jeni viktima jo aq të njerëzve, se sa të një sistemi të tërë antivlerash, ligjesh, mentalitetesh klienteliste e korruptive.

Ju jeni viktimat e pushtetarëve të djeshëm, të sotëm e të nesërm, të cilët tallem me ju e ju përqeshin, pasi fëmijtë e tyre, ose i lënë të paarsimuar, ose i arsimojnë jashtë, e i sistemojnë menjëherë nëpër punërat që ndërtuan mbi gjakun , djersën e mundin tuaj.
Për fat të keq, ju, si edhe unë, do të ngeleni gjithmonë skllevër të këtyre të parëve, pavarësisht se JU JENI VERTET TË ARSIMUAR!

Dhe sot u them të kundërtën e të gjitha atyre që u thosha deri dje!

Ju përshëndes e ju uroj fat nxënësit e mi të mirë!

*Këto fjalë doja t'u thosha nxënësve të mi, maturantë të sivjetshëm. Por nuk doja t'u prisja vrullin dhe entusiazmin. Ndryshe nga Rajna Dragisheviç që i këshillonte përpos vështirësive e mundimeve të qëndronin e luftonin në atdhe,unë nuk ua thosha dot një gjë të tillë. U thashë të tjera gjëra, optimiste e të gëzueshme… Fatkeqësisht…

/Ky shkrim u postua ne facebook /

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidenti i Filipineve ofendon rëndë Obamën: Bir bushtre!

Posted: 06 Sep 2016 12:16 AM PDT

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barack Obama, anuloi takimin e planifikuar me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, pasi që udhëheqësi i Filipineve përdori një gjuhë vulgare duke ju referuar presidentit Obama në një takim me gazetarë.

Presidenti Obama më herët tha se kishte planifikuar një takim me presidentin Duterte në Laos, për të ngritur edhe çështjen e mbi 2 mijë vrasjeve të paligjshme të kontrabandistëve dhe përdoruesve të drogës në Filipine që kur Duterte mori postin në muajin qershor.

Nga ana e tij Duterte mbrojti mbështetjen e tij për vrasjet, duke theksuar se ai po ndjek vullnetin e atyre që e kanë zgjedhur.

Më pas, para se të largohej nga Manila për në kryeqytetin e Laosit, Vientiane, ai i tërhoqi vërejtjen presidentit Obama: “duhet të keni respekt dhe jo vetëm të hidhni pyetje”, tha ai duke përdorur një frazë në gjuhën Tagalog që do të thotë “bir bushtre”.

Presidenti Obama fillimisht ngriti supet rreth komenteve të presidentit Duterte, duke theksuar se “qartazi Duterte është një djalë i gjallë.” Por, ai gjithashtu tha se takimi i planifikuar varet nëse Duterte është përgatitur për “bisedime konstruktive e të frytshme”.

Disa orë më vonë zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Ned Price, tha se takimi i së martës me Duterten është anuluar dhe presidenti Obama në vend të tij do të takojë presidentin e Koresë së Jugut Park Geun-hye.

Presidenti i Filipineve, shprehu keqardhje të martën që komentet e tij më një gjuhë vulgare dolën si sulm personal ndaj presidentit amerikan Barack Obama.

“Qëllimi ynë kryesor është një politike e jashtme e pavarur, që nxitë marrëdhënie të ngushta me të gjitha kombet, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara me të cilat kemi partneritet të gjatë e të qëndrueshëm”, thuhet në një deklaratë të tij.

Duterte, që bëri fushatë për postin e presidentit me zotimin se do t’u jap fund veprimtarive të paligjshme me narkotikë në vendin e tij, alarmoi një varg organizatash humanitare me zhvillimet vdekjeprurëse të muajve të fundit./voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gjosha: Shqipëria pret çeljen e negociatave me Bashkimin Europian

Posted: 06 Sep 2016 12:10 AM PDT

Me reformën në drejtësi dhe ligjin e rivlerësimit, si kushte të plotësuara, Shqipëria pret çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, argumentoi në studion e lajmeve të Ora News, pse këto zhvillime pozitive tashmë duhet të konkretizohen, duke e bërë nëntorin një muaj të gëzuar për shqiptarët.

Gjosha: Puna që është bërë gjatë viteve të fundit që kulmoi me reformën në drejtësi dhe miratimin e ligjit të vettingut patjetër që duhet ti japin Shqipërisë një rekomandim pozitiv. Është plotësisht i merituar, puna do të vazhdojë, proçesi i integrimit nuk përfundon këtu. Mendoj që nëntori duhet të jetë i gëzuar për shqiptarët dhe këtë do ta kërkoj çdo ditë deri në publikimin e këtij raporti.

Gjosha zbuloi detaje nga nismat e dikasterit që drejton në funksion të proçesit të integrimit.

Gjosha: Ka ardhur momenti që proçesi të zbresë pranë Bashkive. Për ne është e rëndësishme që personat të jenë të dedikuar për proçesin e integrimit, por duhet të merren me patjetër dhe me përthithjen e fondeve për secilën Bashki. Dhe në këtë kuadër, trajnimet dhe kapacitete njerëzore duhet të jenë të një niveli dhe të një standardi shumë të lartë, ashtu sikurse janë edhe në institucionet qëndrore.

Ndryshimet në Qeveri sipas Gjoshës janë çështje e Kryeministrit dhe aleancës, ndërsa ajo personalisht mbetet e fokusuar tek integrimi.

Gjosha: Sa i përket ndryshimeve në qeveri kjo nuk më takon mua, unë jam shumë e fokusuar tek proçesi i integrimit dhe do të vazhdoj të jem kështu çdo ditë që punoj në Ministrinë e Integrimit. Ato janë pastaj çështje të Kryeministrit por dhe aleancës.

Gjosha kërkon maturi dhe bashkëpunim nga politika në funksion të aspiratave integruese të shqiptarëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ferne McCan shpreh dashurinë në publik

Posted: 05 Sep 2016 11:47 PM PDT

Ferne McCan është shfaqur me bikini në shumë seri të TOWIE.

Por këtë të mërkurë ylli i reality show ka marrë me vete në Ibiza,Spanjë,  të dashurin Arthur Collins.

26 vjeçarja është fotografuar duke shijuar disa momente romantike me të në publik. Shihni fotot:

37E9E49A00000578-3773654-Clinging_on_for_dear_life_Ferne_screamed_and_laugh_as_powered_ar-m-182_1473033022918 37E9E28300000578-3773654-image-m-134_1473035503471 37E9E19100000578-3773654-I_got_you_babe_Ferne_and_Arthur_looked_to_be_having_the_time_of_-a-2_1473057054754 37E9E68000000578-3773654-image-m-163_1473031805895 37E9E61500000578-3773654-image-a-160_1473031661005 37E9E4D200000578-3773654-image-a-156_1473031479296 37E9E5A600000578-3773654-image-m-169_1473032672419 37E9DC9400000578-3773654-image-m-147_1473031186849 37E9E44E00000578-3773654-Bikini_babe_Ferne_McCanne_was_the_picture_of_confidence_as_she_h-a-7_1473057080905 37E9E45A00000578-3773654-image-m-123_1473029935369

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mali i Zi burgos ish-Presidentin për korrupsion

Posted: 05 Sep 2016 11:41 PM PDT

Dënohet me 22 muaj burg për korrupsion një ish-politikan i lartë malazez.

Vendimi i gjykatës u mor pasi, ish-zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve, Svetozar Maroviç, ra dakord me prokurorët për pranimin e akuzave.

Maroviç, i cili ishte president i Malit të Zi si edhe i versionit të fundit të ish-Jugosllavisë (Mali i Zi dhe Serbia) do të kalojë 1 vit e 10 muaj në burg, do të paguajë 50 mijë euro gjobë si edhe do të kthejë shumën 1,1 milionë euro që ai i përfitoi nëpërmjet marrëveshjeve ilegale të ndërtimit përgjatë bregdetit Adriatik të vendit më të vogël ballkanik.

"Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes mbi fajësinë, gjykata jo më vonë se tre ditë do të sjellë vendimin me të cilin i akuzuari shpallet fajtor në përputhje me marrëveshjen e miratuar", thuhet në faqen e zyrtare të Gjykatës së Lartë.

Pavarësisht korrupsionit të përhapur gjerësisht, dënimi i Maroviçit, 62 vjeç, përbën një ngjarje të rrallë në ish-Jugosllavi.

Edhe ish-Kryeministri kroat, Ivo Sanader, u dënua me 10 vite burg për korrupsion, por u lirua pasi po rigjykohet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kombëtarja luan sot minutat e mbetura me Maqedoninë

Posted: 05 Sep 2016 11:29 PM PDT

Kombëtarja shqiptare do të përmbyllë sot sfidën me përfaqësuesen e Maqedonisë.

Në orën 14:00 të pasdites në stadiumin “Loro Boriçi” do të luhen minutat e mbetura pas ndërprerjes së ndeshjes mbrëmjen e së hënës për shkak të stuhisë së shiut që përfshiu Shkodrën.
Vendimi u mor nga FIFA pas sugjerimit të dy skuadrave.

Ndeshja u ndërpre në minutën e ’75 të pjesës së dytë dhe sot do të luhen minutat e mbetura. Rezultati u mbyll me barazim 1:1.

Hyrja për të gjithë tifozerinë kuq e zinj që duan të mbështesin djemtë e kombëtares do të jetë falas, edhe ata që nuk kishin prerë biletë një ditë më parë.

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni është e vlefshme për eleminatorët e “Rusi 2018”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Çunat” e Fiks Fare puthen live

Posted: 05 Sep 2016 11:24 PM PDT

Dy drejtuesit e rinj të Fiks Fare, Devis Muka dhe Dorian Ramalliu e kanë nisur sezonin e ri të emisionit investigativ në një mënyrë shumë të veçantë.

Aktorët e dashur për publikun shqiptar janë puthur në buzë në transmentim live.

Kjo është hera e parë që dy moderatorë shqiptarë puthen live në TV.

6457847569 14256530_10210379168541341_1716713392_n

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Fajon: Kosova të kryejë detyrat para votimit të Parlamentit Evropian

Posted: 05 Sep 2016 11:03 PM PDT

Komiteti për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme të Parlamentit Evropian, mbështeti të hënën raportin dhe propozimet e raportueses për Kosovën në këtë Parlament, Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Kosovën

Por, komiteti nuk i dha asaj “mandatin për fillimin e negociatave me Këshillin e Bashkimit Evropian për Kosovën”.

Komiteti, i cili mbështeti më 25 vota propozimin duke pasur 24 vota kundër, kërkon që Kosova të përmbushë çështjet e mbetura siç janë lufta kundër krimit të organizuar e korrupsionit dhe ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi.

Vëzhguesit thonë se zhvillim pozitiv është fakti që çështja nuk do të kthehet më në komitetin për liritë civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, por, rruga drejt liberalizimit është ende e gjatë dhe vështirësia themelore qëndron në ndarjet e thella që ekzistojnë në Kosovë rreth kufirit me Malin e Zi.

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë pas votimit në komitetin LIBE, shprehi kënaqësinë që "ka marrë një votë më shumë për raportin e saj, por tha se tani varet nga Kosova kur do të përmbushë kriteret e përcaktuara për t'i hapur mundësinë që ta fus në votim në seancë plenare të Parlamentit Evropian.

Radio Evropa e Lirë: Na thoni se çfarë ndodhi në Komitetin LIBE. Ju morët shumicën e votave për raportin por jo edhe për fillimin e negociatave. Çka do të ndodh tani?

Tanja Fajon: "Tani çdo gjë është në duart e Kosovës. LIBE i dha një mbështetje me shumicën e votave raportit tim, rekomandimeve të mia, për lëvizjen pa viza të Kosovës. Kjo tani do të thotë se unë do të vendos kur ta paraqes para seancës pleanare. Duke parë një situatë si kjo në LIBE, ku shumica e kolegëve shprehën shqetësimet për përmbushjen e dy standardeve të mbetura, ajo për demarkacionin e kufirit dhe thellimi i luftës kundër korrupsionit, dhe prandaj standardet duhet të plotësohen përpara se ta dërgojë për votim në seancë plenare. Unë sot nuk mora mandatin që të diskutojë më Këshillin, por Këshilli deri tani nuk e ka marrë një qëndrim. Kjo nuk do të thotë asnjë gjë për çështjet procedurale në Parlament, sepse LIBE me dha mbështetjen e plotë dhe unë kam përkrahjen që të mos kthehem në LIBE. Hapi tjetër është seanca plenare e Parlamentit Evropian. Por para kësaj Kosova duhet të përmbushë dy kushtet e mbetura".

Radio Evropa e Lirë: Të jemi të qartë, nuk ka më nevojë për kthim në LIBE përr të marrë mandatin për kornizën negociatore?

Tanja Fajon: LIBE më dha mbështetjen me një votë më shumë, Nuk është mbështetja më e madhe, por jam e kënaqur se morëm këtë mbështetje, sepse në orët e fundit situata ishte shume e tensionuar. Ne nuk do të diskutojmë më për raportin për Kosovën ne LIBE. Unë kam mandatin që të vazhdojë, por do të shoh se kur do ta vendos në seancë plenare sepse tani është vërtetë në duart e Kosovës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kuvendi ekspozitë në nder të figurës së Nënë Terezës

Posted: 05 Sep 2016 10:49 PM PDT

Nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbarore dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, në ambientet e Sallës së Seancave Plenare u çel ekspozita me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe anëtarë të Këshillit të Ministrave, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të klerit shqiptar etj.

Ekspozita përmbante albume mbresëlënëse të artistëve, monografi studimore, intervista, jetëshkrime, bibliografi, foto dhe sende personale të Nënë Terezës.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta tha se duke qenë dita e parë pas shenjtërimit të Nënë Terezës, kjo është dhe një ditë reflektimi për të gjithë ne, për të dhuruar më shumë dashuri, për të kontribuar për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë.

Meta: "Në një ceremoni të jashtëzakonshme që e ndoqi e gjithë bota, kjo na bën mjaft krenar duke qenë se Papa Françesku dhe e gjithë media botërore përmendën faktin se ajo është shqiptare. Natyrisht që duke qenë dita e parë, është dhe një ditë reflektimi për të gjithë ne, për të dhuruar më shumë dashuri, për të kontribuar për më shumë solidaritet në shoqërinë tonë ndaj më të pamundurve, ndaj më të varfërve, ndaj atyre që u cenohen më shumë të drejtat e tyre dhe kanë nevojë për përkrahje dhe për mbështetje. Me pak fjalë do të thosha se është një ditë reflektimi edhe për politikën tonë, për humanizimin e saj dhe për t'i dhënë fund demonizimit të njëri-tjetrit dhe të politikës në përgjithësi. Pra, për të bërë një politikë në interes të njerëzve, ku ata të ndjehen gjithmonë të përfshirë, të përkrahur dhe të mbështetur në aspiratat e tyre për një jetë më të mirë, siç e meritojnë të gjithë qytetarët shqiptarë".

Kryetari i Kuvendit falënderoi Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, për bashkëpunimin në organizimin e këtij aktiviteti.

Meta: "Mendoj që edhe prezenca e vetë disa përfaqësueseve të motrave të Urdhrit të Nënë Terezës ishte mjaft kuptimplotë edhe këtu. Besoj se të gjithë kolegët deputetë në këtë ditë të rëndësishme, në këtë ditë reflektimi, të angazhohen të gjithë për të qenë sa më bashkëpunues në interes të gjithë qytetarëve tanë që ata të jetojnë sa më të qetë dhe me shpresa për të përmirësuar jetën e tyre dhe për të fituar të gjitha sfidat tona të përbashkëta".

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro vlerësoi se kjo është mënyra më e mirë për të nisur sesionin nën një shenjë siç është shenjtërimi i Nënë Terezës.

Kumbaro: "Ekspozita që ne kemi organizuar këtu është pjesë e një ekspozite lëvizëse që është hapur që ditën e shtunë në Bibliotekën Kombëtare dhe është një nga ato lloj ekspozitash që shkojnë tek vizitorët dhe jo vetëm vizitorët vijnë tek ekspozita. Është një koleksion impresionesh, gjestesh dhe botimesh që flasin për Nën Terezën dhe e sjellin atë në një formë tjetër. Siç thoshte Nënë Tereza,  "ne mbase nuk bëjmë dot gjera të mëdha, por mund të bëjmë plot gjëra të vogla dhe me dashuri të madhe". Kjo ekspozitë është një ndër to dhe do të lejë impresionin e vet dhe përshtypjen e vet".

Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani u shpreh se ekspozita në mënyrë simbolike përfaqëson pamje të ndryshme të jetës, veprës dhe gjithë kontributit të Nënë Terezës, frymëzimin e saj te besimi dhe çiltërsia, te gjesti dhe përulësia, por edhe frymëzimin që ajo iu përcolli dhe iu dha artistëve, studiuesve dhe të gjithë misionarëve të thjeshtë, por dhe të gjithë njerëzve të thjeshtë të cilët besojnë te simboli i Nënë Terezës.

Asllani: "Do të shpresoja dhe jam e bindur që ai rrezatim që na vjen nga përulësia madhështore e Nënë Terezës është një nga modelet më të bukura që ajo vetë na e dha me shpirtin, mendjen por edhe me portretin e saj të bukur. Dhe vizitorët në këtë ekspozitë e cila do të rivijojë në Bibliotekën Kombëtare deri në datën 10 shtator, për këtë periudhë le të themi, do të gjejnë gjithsecili atë Nënë Terezën e vet, si burim mirësie brenda vetes".

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për të gjithë qytetarët edhe ditën e martë, nga ora 10:00- 12:00 si dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.

 

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more