Skip to main content

Ora News: “SHBA, Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Situata, serioze” plus 9 more

Ora News: “SHBA, Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Situata, serioze” plus 9 more


SHBA, Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Situata, serioze

Posted: 07 Sep 2016 12:35 AM PDT

Po mbahet konferenca mbi luftën kundër krimit të organizuar.

Flet ambasadori i SHBA-së Donald Lu: Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i lartë. Situata në Shqipëri serioze, të luftohet krimi e korrupsioni. Byroja Kombëtare e Hetimit me rëndësi. SHBA do të japë asistencë

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shenjat që dikush nuk ndjehet rehat me ju

Posted: 07 Sep 2016 12:13 AM PDT

Të gjithë bëhemi nervoz në raste të caktuara, sidomos kur ndjehemi sikur dikush është duke na vëzhguar. Por sa të zotë jeni të dalloni nëse një person nuk është rehat me ju?

Ja katër shenja që tregojnë se dikush nuk po e shijon shoqërinë tuaj:

1-Ata prekin ose fërkojnë qafën e tyre

2-Janë të zbrapsur (vendosin një kembë prapa)

3-Shmangin kontaktin me sy

4-Ju bllokojnë ose vendosin objekte para tyre

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ritualet e mëngjesit që do ju vlejnë gjithmonë

Posted: 07 Sep 2016 12:00 AM PDT

“Zogjtë që zgjohen herët në mëngjes do të sundojnë botën” – të paktën sipas një studimi të kryer në vitin 2009 nga Universiteti i Leipzig. Studiesit dolën në përfundimin se "njerëzit e mëngjesit janë më proaktiv se sa ata të mbrëmjes".

Megjithatë , të jesh një "zgjues herët" efektiv nuk ka të bëjë thjesht me zgjimin para të tjerve, por të kesh një mendje pozitive dhe të realizosh gjërat e rëndësishme në avantazh me të tjerët.

Për ta nisur ditën mirë, duhet të kryesh disa rituale që të shërbejnë. Ja shtatë prej tyre, të cilat në fillim do ju duken të vështira për tu përshtatur por që do ju vlejnë më vonë:

1-Bëni një plan një natë më para

2-Zgjohuni herët (edhe pse mund të duket e dhimbshme)

3-Niseni ditën me ushtrime

4-Fokusohuni te projektet primare

5-Punoni për pasionin tuaj

6-Bëni seks – ose thjesht flisni me partnerin tuaj

7-Shijoni heshtjen

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kapen me 10.3 kg kanabis në automjet, 5 në pranga

Posted: 06 Sep 2016 11:57 PM PDT

5 persona kanë rënë në prangat e policisë së Dibrës për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa u kapën me 10.3 kg kanabis.

Kapja e tyre u bë pasditen e së martës në Shupenzë të Bulqizës, gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar "Vjeshtë 2016".

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative se disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin lëndë narkotike.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1-Bledar Gjoka, 43 vjeç, banues në Laç, drejtues i mjetit me targa AA 959 IO, Golf -5, në pronësi të shtetasit Ervis Karaj, i arrestuar gjatë operacionit.

2-Xhevahir Rexhepi, 48 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, person i cili udhëtonte me mjetin me targa AA 959 IO.

3-Shefki Totraku, 40 vjeç, lindur në Selishtë, Dibër dhe banues në Tiranë, i cili drejtonte automjetin me targa AA 486 MN, markës Peugot.

4-Ridvan Likaj, 29 vjeç, lindur dhe banues ne Laç, i cili drejtonte automjetin me targa AA 450 EM.

5-Ervis Karaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Krujë, person i cili udhëtonte me automjetin me targa AA 450 EM.

Policia sqaron se "shtetasit Bledar Gjoka e Xhevahir Rexhepi kishin lënë takim me  Shefki Totrakun dhe porsa janë takuar në hyrje të Shupenzës, në një lokal  janë arrestuar në flagrancë nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në DVP Dibër,  pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetet e tyre rezultoi se në bagazhin e automjetit me targa AA 959 IO, që drejtohej nga Bledar Gjoka  u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  dy thasë plasmasi të mbushur me lëndë narkotike në formën e boçes, me peshë 10.3 kilogramë Cannabis Sativa".

Nga veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera paraprakisht në vendngjarje nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i dy shtetasëve të tjerë, të cilët ishin ulur po në të njëjtin lokal por në tavolinë më vete, ku njëri prej tyre rezultoi pronari i automjetit ku u gjet lënda narkotike.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe 5 (pesë) aparate celularë dhe 3 (tre) automjete.

Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale "Prodhim shitje lëndëve narkotikeve " .

100 200 300 400 500

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet në Greqi shoferi i bandës shqiptare të Audit të verdhë

Posted: 06 Sep 2016 11:38 PM PDT

Arrestohet në Greqi shoferi i bandës së "Audit" të verdhë e cila për disa ditë me radhë radhë në janar të këtij viti shkaktoi vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Arrestimi i tij vjen pas 8 muajsh ndjekje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Makina e vjedhur në Milano me 26 dhjetor 2015, ishte gjithmonë në gjendje për ti shpëtuar policisë, derisa sa u gjet e djegur mes komunave One' di Fonte dhe Asolo të Trevizos.

Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor ku gjeti vdekjen një shtetase ruse.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mendon se ishte kukull, godet në fytyrë foshnjën

Posted: 06 Sep 2016 11:38 PM PDT

Policia angleze ka arrestuar një 63 vjeçar i cili goditi me grusht në fytyrë një foshnjë të porsalindur në mes të një supermarketi.

Vogëlushja pesë ditëshe, Elsie Ducker, ishte në karrocën e saj kur agresori dëgjoi miqtë e familjes të thonin "Hajde dhe shikoje këtë fëmijë të bukur".

Teksa nëna pa të gjithë skenën e shokuar, burri sulmoi foshnjën e cila më pas shpërtheu në lot.

Më pas ai tha se mendoi se fëmija nuk ishte e vërtetë por kukull. Ajo është dërguar më pas në spitalin Wythenshawe të Manchesterit ku edhe u trajtua për shtatë orë pas goditjes me grusht.

"Nuk mund ta besoj. Ishte hera e parë që e nxorra Elsie jashtë shtëpisë që kur lindi.Tani kam shumë frikë të dal me të" – u shpreh mamaja e vogëlushes, Amy Duckers për Daily Mail.

37FB6B2300000578-3776763-image-a-63_1473194417298 37FB6B3200000578-3776763-image-m-62_1473194400308 37FB6C4600000578-0-image-a-27_1473192914695 37FC7AB900000578-3776763-image-a-59_1473195195859 37FB763000000578-3776763-Amy_Duckers_pictured_whose_newborn_baby_Elsie_was_punched_in_the-a-58_1473195195857 37FB95F700000578-3776763-image-m-44_1473193550718

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lori Hoxha poston foto pa make up

Posted: 06 Sep 2016 11:17 PM PDT

Lori Hoxha është padyshim një nga vajzat më me stil në Shqipëri.

Trashëgimtaren e Top Medias jemi mësuar ta shohim shumicën e rasteve me make up.

Megjithatë këtë herë, bukuroshja shqiptare ka postuar një foto në Snapchat ku shfaqet pa grim. Ja si duket ajo:

3557568\

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vrau për gjakmarrje në 1998, ekstradohet nga Athina

Posted: 06 Sep 2016 11:11 PM PDT

Ekstradohet nga Athina një shtetas i shpallur i dënuar me 25 vjet burg për “Vrasje me paramendim”.

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi i shtetasit shqiptar Ndok Gjeka 48 vjeç, lindur në Lezhë.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin nr.13, datë 11.03.2005 ka lënë në fuqi Vendimin nr.1, datë 10.01.2005 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, duke e dënuar shtetasin Ndok Gjeka me 25 vjet në burg për kryerjen e veprave penale "Vrasje me paramendim" në bashkëpunim, "Plagosje e rëndë me dashje" në bashkëpunim, dhe " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 78, 25, 88, 278/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina/Greqi, u bë i mundur arrestimi provizor i tij në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

 Ngjarja dhe dënimi me 25 vite burg i Gjekës në 2005

Ndok Gjeka u dënua me 9 janar 2005 me 25 vite burg për vrasjen e një shtetasi për gjakmarrje në 1998.Prokurori Eugen Beçi, e deklaroi fajtor të pandehurin dhe kërkoi dënimin e tij me 25 vite heqje lirie.

Gjykata

Sipas gjykatës, Ndok Gjeka ka vrarë në vitin 1998 shtetasin Shtjefën Matia. Vrasja ka si motiv gjakmarrjen. Prej kohësh, i pandehuri ka pranuar se ka qenë në gjak me viktimën. Janë nga Lezha. Ndok Gjeka e ka vrarë Shtjefën Matin në afërsi të shtëpisë së tij. Vrasja, sipas vendimit të gjykatës është kryer, pasi i pandehuri e ka ruajtur për ditë të tëra. Është futur në një arë me misër dhe prej andej e ka qëlluar për vdekje. Viktima ka qenë djalë i ri.

Historia

Historinë e kësaj ngjarjeje e ka treguar para gjykatës më e moshuara e fisit të viktimës. Ajo është shprehur se kanë bërë disa herë tentativa për ta ndalur këtë vrasje e për t’u pajtuar, por më kot. Nga ana e tij, i akuzuari për kryerjen e vrasjes ka mohuar gjithçka. Nuk ka mohuar se ka qenë në gjak me familjen e Shtjefën Matisë, por ka mohuar autorësinë. E gjithë hakmarrja ka nisur për një grua. Shtjefën Matia, një ditë ka qenë i dehur. Pa dashur ai ka vrarë motrën e të pandehurit. Viktima, në gjendje të dehur, ka hedhur një granatë dhe nga shpërthimi ai ka humbur dhe njërën dorë. Por familja e Ndok Gjekës nuk ia fali këtë gjë viktimës. Megjithëse familja e viktimës bëri disa herë përpjekje për të mos vazhduar gjakmarrjen, duke thënë se vrasja ishte kryer aksidentalisht, i pandehuri nuk e pranoi një fakt të tillë.

Prita

Nëna e viktimës u shpreh para gjykatës se, disa herë e ka parë të pandehurin Ndok Gjeka dhe nipin e tij, në arat e familjes. Edhe ditën e vrasjes, i pandehuri Ndok Gjeka ka qëndruar i fshehur në arën me misër, pranë shtëpisë së viktimës. Ata kanë pritur aty deri sa viktima ka dalë nga shtëpia, e kanë qëlluar dhe më pas janë larguar pa lënë gjurmë. Sipas vendimt të gjykatës, i akuzuari Gjeka gjendet fajtor për krimin e vrasjes dhe për këtë arsye ai duhet të vuaj dënimin me 25 vite heqje lirie. Avokati i marrë nga Gjeka, ka kundërshtuar me të gjitha mënyrat si akuzën, ashtu edhe provat e sjella prej saj, por në fund, argumentet e tij u quajtën të pabazuara. Vetë të pandehurin e ka njohur në gjykatë, nëna e viktimës, e cila ka treguar me hollësi se si morën disa herë mundimin për të shmangur gjakmarrjen.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rrëzimi i avionit, identifikohen viktimat, mes tyre një biznesmen kosovar

Posted: 06 Sep 2016 10:59 PM PDT

Visar Degaj, biznesmen me origjinë nga Malisheva sëbashku me disa biznesmenë italianë janë viktimat e aksidentit ajror të regjistruar një ditë më parë në Maqedoni. Ata kishin planifikuar të hapnin ditën e sotme (7 shtator 2016) Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim që do të bëhej në komunën e Istogut.

Maqedoni- Identifikohen 6 viktimat nga rrëzimi i një avioni privat mbrëmjen e së martës në Shkup. Bëhet fjalë për një shtetas kosovar me nënshtetësi italiane dhe pesë shtetas italianë.

Në mesin e viktimave është piloti Francesco Montagner, president i Shoqatës Sportive amatore të Aeroklub Trevizos, zv/presidenti i Aeroklubit Dario Bastasin, Luca Dalle Mulle, Angelo Callegari, Ilaria Berti dhe Visar Degaj, një kosovar me shtetësi italiane. Viktimat jetonin në provincat e Trevizos, Padova dhe Udine.

Avioni Piper  Pa 34 – 200 T, Seneca, dy motorësh u nis dje nga Trevizo drejt Prishtinës, por u rrëzua në Veles të Maqedonisë para një ndalese teknike.

Mësohet se grupi kishte planifikuar një udhëtim biznesi, lidhur edhe me veprimtarinë Aeroklub Trevizos. Nga pista e këtij të fundit, ishin nisur  katër fluturime: dy për Prishtinë dhe dy të tjerë për Shkup.

Të gjithë arritën në destinacionin e tyre, përveç atij të udhëhequr nga Presidenti i Aeroklubit.

Sipas Komitetit Special maqedonas që merret me hetimin e aksidenteve të avionëve, Piper dhe dy avionë të tjerë të ngjashëm u drejtuan për në Prishtinë për të marrë pjesë në inaugurimin e një klubi të Aeronautikës

Aksidenti u njoftua fillimisht nga Ciavkov Mitko, drejtor i shërbimeve të sigurisë maqedonase.

Avioni Piper i regjistruar në Gjermani, është ngritur nga pista e Aeroklub Trevizo në orën 14:00  dhe është zhdukur nga kontrolli i radarëve të aeroportit të Shkupit rreth në orës 17: 40, menjëherë pasi njoftoi drejtuesit e aeroportit se do të ulej për t'u furnizuar me kerozinë.

Disa nga banorët e fshatrave pranë Veles, një qytet në Maqedoninë qendrore në jug të Shkupit, thanë se dëgjuan një shpërthim dhe panë flake dhe re tymi.

Disa prej tyre, kanë pohuar se kanë pare avionin Piper të digjet para se të rrëzohej në tokë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti por vlen të theksohet se kushtet e motit në Maqedoni ishin  të këqija, me reshje të mëdha shiu, erë dhe mjegull.

Hetuesit gjyqësor thuhet se kanë gjetur mbetje të trupave të cilët pritet të dërgohen në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup.

Prokuroria publike në Maqedoni, në një njoftim për media, ka bërë të ditur nisjen e hetimeve për zbardhjen e tragjedisë ajrore që ndodhi në afërsi të Shkupit.

"Pas informave të marra, Prokuroria publike, në koordinim me institucionet kompetente ka ndërmarrë masa për përcaktimin e vendit të fatkeqësisë, sigurimin e lokalitetit dhe nisjen e hetimeve. Po grumbullohen informata dhe fakte relevante për të përcaktuar shkaqet e fatkeqësisë", thuhet në komunikatën e Prokurorisë Publike të Maqedonisë.

2 3 4 5 6

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hoxhaj: Anëtarësimi i Serbisë në BE të kushtëzohet me njohjen e Kosovës

Posted: 06 Sep 2016 01:51 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj në ligjëratën e tij në Forumin Strategjik të Bledit ka folur për sfidat historike me të cilat përballet rajoni dhe që kërkojnë një adresim serioz në mënyrë që të ecet përpara.

Duke u ndalur në njërën nga këto tri sfida, dialogun Prishtinë-Beograd, Hoxhaj ka thënë se pa njohje reciproke, Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE.

"BE-ja për arsye të brendshme dhe të jashtme, mbetet përsëri për çdo vend të rajonit një projekt atraktiv dhe faktor ndryshimi. Mirëpo, pa adresimin e tri sfidave historike, si çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës, problemet ndëretnike në Bosnjë dhe pajtimin Kosovë-Serbi, vështirë të flitet për lëvizje të agjendës evropiane të rajonit. Serbia nuk duhet të anëtarësohet në BE pa një njohje reciproke me Kosovën", ka thënë Hoxhaj.

Në këtë panel, kanë folur edhe ministrat e jashtëm të rajonit.

Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki ku kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe veçmas marrëdhëniet bilaterale.

Sipas një njoftimit të MPJ-së, pos pajtimit për një avancim të agjendës së përbashkët politike e ekonomike, Hoxhaj është falënderuar nga Poposki për ndihmën e Kosovës ofruar Maqedonisë gjatë përmbytjeve, ku Qeveria e Kosovës ndau 50 mijë euro javën që shkoi.

Po ashtu, në margjina të Forumit të Bledit, Hoxhaj ka takuar edhe ish Komisionerin për Zgjerim, Stephan Fule tash i dërguar special i Çekisë për Ballkanin.

Temë diskutimit ka qenë nevoja për një ridimensionim të BE-së karshi rajonit dhe ofrimit të një perspektive të sigurt drejt Bashkimit Evropian, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more