Skip to main content

Ora News: “Seks me vajzën që kur ishte 6 vjeçe. Pranga çiftit në Fier” plus 9 more

Ora News: “Seks me vajzën që kur ishte 6 vjeçe. Pranga çiftit në Fier” plus 9 more


Seks me vajzën që kur ishte 6 vjeçe. Pranga çiftit në Fier

Posted: 09 Sep 2016 11:41 PM PDT

Një çift është arrestuar në Fier pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me vajzën vetëm 12 vjeçe.

Policia e Fierit informon se Ilmi Hoxhaj, 52 vjeç bashkëjetonte me Selvi Yzeiraj, 40 vjeçe, banuese në fshatin Mbyet, Fier.

Madje abuzimi seksual ka nisur vite më parë, kur vajza kishte qenë fare e mitur. 52 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale me të që në moshën 6 vjeçare

“Këta dy shtetas u arrestuan për arsye se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë abuzuar seksualisht me të miturën E.Y 12 vjeçe (vajza e bashkëjetueses), sipas kallzimit të bërë ,shtetasi Ilmi Hoxhaj ka kryer marrëdhënie seksuale me te mituren që në moshën 6 vjeçare”

Gjithashtu të dy bashkëjetuesit në bashkëpunim kanë kultivuar bimë të dyshuara si Cannabis Sattivas ku 21 bime i’u gjetën të mbjella në oborrin e banesës.

Gjithashtu në banesë i’u gjetën dhe i’u sekuestrua një sasi prej 41.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva (i tharë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga Nenet 100/2, 283 dhe 284 të Kodit Penal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rusia dhe SHBA arrijnë marrëveshjen për Sirinë

Posted: 09 Sep 2016 11:33 PM PDT

Rusia dhe SHBA deklaruan se arritën marrëveshjen për Sirinë duke nisur armëpushimin nga e hëna.

Sipas këtij plani, qeveria siriane do t’i japë fund lufitmeve në disa zona që mbahen nga opozita.

Rusia dhe SHBA mund të ngrenë një njësi të përbashkët luftimi kundër Shtetit Islamik dhe luftëtarëve të Al Nusras.

Deklarata erdhi pas bisediemve mes sekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Sipas këtij plani të dy palët, si regjimi dhe opozita duhet të plotësojnë detyrimet e veta tha Kerri në Gjenevë.

Lavrov tha se Rusia ka informuar qeverinë siriane mbi marrëveshjen dhe ajo është “gati ta zbatojë” 

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreh dhe tërheq zvarrë dashnoren e burrit

Posted: 09 Sep 2016 11:33 PM PDT

Ky është momenti kur një grua e panjohur dhunoi keq, duke e rrahur dhe tërhequr zvarrë, dashnoren e burrit.

Ngjarja ka ndodhur në Kinë ku në video shihet bashkëshortja e cila nuk ja lëshon flokët femrës tjetër.

Ajo e qëllon në vende të ndryshme të trupit , ndërsa për një moment provon edhe ta zhveshë.

Ngjarja e postuar në rrjete sociale është përshkruar si hakmarrje ndaj gruas që donte t'ia merrte burrin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ligji, familjarët e viktimave të 11 shtatorit mund të padisin Arabinë Saudite

Posted: 09 Sep 2016 11:22 PM PDT

Në Uashington, Dhoma e Përfaqësuesve votoi njëzëri në favor të një ligji dypartiak, që do t'i lejonte familjet viktimave të 11 shtatorit të 2001-it ta hedhin në gjyq qeverinë e Arabisë Saudite, nën akuzën për mbështetje të terrorizmit. Ky ligj ka mbështetje të fortë nga familjet e vitkimave.

Senati e miratoi Aktin e Drejtësisë ndaj Mbështetësve të Terrorizmit në muajin maj, megjithë kundërshtimin e Arabisë Saudite, një aleate e rëndësishme e Shteteve të Bashkuara. 15 nga të 19 personat që rrëmbyen avionët më 11 shtator ishin shtetas sauditë, por Rijadi i ka mohuar thëniet se ka patur rol në sulmet, apo që të ketë mbështetur organizata me lidhje me grupe terroriste.

Edhe Shtëpia e Bardhë është kundër këtij ligji, për shkak të shqetësimeve për dobësimin e marrëdhënieve me Arabinë Saudite, për ekspozimin e shtetasve amerikanë jashtë vendit ndaj rreziqeve ligjore, si dhe ngaqë i hap rrugën padive ndaj Shteteve të Bashkuara nga vende të huaja. Shtëpia e Bardhë ka lënë të kuptohet se do t'i vinte veton ligjit, në se ai miratohet nga ligjvënësit. Për ta refuzuar veton, do të nevojiteshin votat e dy të tretave të anëtarëve të Kongresit Amerikan./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kufjet pa tel po rrezikojnë shëndetin e njerëzve

Posted: 09 Sep 2016 11:15 PM PDT

Apple ka zëvendësuar kufjet e zakonshme me tel me ato me wireless në shpikjen e saj më të fundit: iPhone 7. Të ashtuquajturat AirPods kanë zgjuar shumë interes tek njerëzit – ato janë të cilësisë së lartë, rezistente ndaj ujit, të lehta për t'u mbajtur dhe nuk kanë nevojë për tela.

Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, deklaroi gjatë prezantimit të iPhone 7 se këto kufje janë hapi i parë drejt të ardhmes së wireless-it.

Por, ekspertët e shëndetit paralajmërojnë se këto pajisje mund të kenë një ndikim shkatërrues në shëndetin e njeriut.

Të fuqizuar nga teknologjia e Bluetooth-it, AirPods transmetojnë valë me intensitet të ulët në vesh. Studimet tregojnë se me kalimin  kohës, këto valë dobësojnë barrierën ndërmjet gjakut dhe trurit, që është i rëndësishëm për të mbajtur larg toksinat kimike.

"Po luajmë me zjarrin", tha dr. Joel Moskowitz, profesor tel Shkolla e Shëndetit Publik UC Berekely, për Daily Mail Online.

"Po vendosim afër trurit një pajisje që emeton valë. Është shumë e rrezikshme".

Nuk është përcaktuar ende frekuenca ekzakte që këto kufje me Bluetooth emetojnë. Ndërkohë inxhinierët dhe drejtuesit e marketingut të Apple-it insistojnë se emetimet e valëve janë brenda rregullave të vendodura nga Komisioni Federal i Komunikacionit.

Dr. Leif Salford, një nga hulumtuesit shkencorë më të mëdhenj në botë në fushën e rrezatimit të telefonave celularë, thotë se celularët mund të jenë më të dëmshme nëse mbahen pak larg nga koka (kur flasim me zë të lartë) se sa kur e vendosim tek veshi (kur bëjmë ndonjë telefonatë)./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur ta shesësh votën tënde…

Posted: 09 Sep 2016 01:46 PM PDT

Kur ta shesësh votën tënde, me siguri do të mendosh se dole me fitim, pasi sigurove diçka, qoftë para, apo ndonjë send, që t'u duk sikur ta falën aty për aty. Kjo pasi e hedhura e votës në kuti të duket sikur po hedh në pus një send që të përket, pa nxjerrë asnjë përfitim prej tij. Sekseri që do të kërkojë të blejë votën tënde për llogari të partisë për të cilën punon, do të pëshpëritë te veshi se të dielën do të kesh një copë letër në dorë, nga e cila mund të përfitosh diçka paraprakisht, nëse në të shënon emrin e kandidatit dhe të partisë që dëshiron ai.

Do të përfitosh 50 apo 100 mijë lekë të vjetra, një telefon celular, një thes me miell, një palë pantallona bluxhins, një palë atlete e ku e di unë tjetër se çfarë, pasi blerësit e votave kanë fantazi shumë të madhe. Ata janë të aftë të nuhatin kërkesat e tregut të votës dhe pas kësaj bëjnë ofertat e tyre të larmishme.

Të dielën do ta kesh një copë letër në dorë, nga e cila mund të përfitosh diçka, të thotë sekseri, të hënën kjo copë letre nuk vlen as sa një copë letre higjienike në banjën e kafenesë së lagjes ku bëre pazarin e votës me sekserin, duke pirë kafet apo birrën e ofruar bujarisht nga sekseri. Sekseri i votës që të pëshpërit te veshi është i sigurt në vetvete dhe bindës se ai e di mirë një gjë: Ti nuk e njeh vlerën e votës tënde. Ti nuk e di se vota jote është pushteti që ti ke mbi të ardhmen.

Por ky pushtet ka një kohë shumë të kufizuar, një ditë në katër vjet, ose më saktë, një ditë në dy vjet po të llogarisim zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. Ditën e zgjedhjeve ti je një pushtetar, ose më saktë një pushtetarbërës, një kingmaker. Ditën e zgjedhjeve ti zgjohesh nga gjumi si pushtetar, gjatë asaj dite deri në perëndim të diellit, kur të mbyllen kutitë e votimit, ti je një pushtetar. Ti je lypësi i përrallës që u bë mbret për një natë.

Por ti do të zgjohesh nga gjumi ditën e zgjedhjeve jo si një pushtetar, por si një skllav se ti e ke shitur tanimë paraprakisht jo thjesht votën tënde, por të drejtën tënde për të votuar. Vota jote tanimë i përket sekserit të votave. Ti do të shkosh në qendrën e votimit si një automat dhe do të votosh sipas pazarit që ke bërë me sekserin e votave. Ti në fakt nuk i shite sekserit vetëm votën tënde, por i shite dy gjëra. Veç votës i shite edhe kënaqësinë e ditës tënde të pushtetit.

Ose më saktë, këtë të dytën ia dhe falas. Ditën e zgjedhjeve sekseri i votave do të zgjohet nga gjumi me ndjenjën e kënaqësisë të të qenit pushtetar, kingmaker, në sajë të zotërimit paraprak të votës tënde dhe të votave të disa të tjerëve që mund të jenë edhe anëtarët e familjes tënde, ose të afërmit e tu, votën e të cilëve ti e ke shitur bashkë me tënden, si pa gjë të keq.

Me kalimin e kohës do të vijë edhe ndjenja e skllavërisë, se politikani të cilit ia ke shitur votën me anë të sekserit, do të duket sikur të thotë nga ekrani i televizorit: Mua nuk ke çfarë të më kërkosh, se shpërblimin e votës që më ke dhënë e ke marrë, aq sa e çmove vlerën e votës tënde.

Ndjenja e skllavërisë do të bëjë që të mos e quash ndonjë gjë të madhe përsëritjen e veprimit që ke bërë, kur sekseri i votave të shfaqet përsëri, para zgjedhjeve të ardhshme, për të ta blerë votën. Ai vjen plot siguri se e di që atë të cilin e shtie një herë në dorë, ai bëhet skllavi i tij. Tanimë që ti je një votëshitës përsëritës, ti nuk ke shitur thjesht votën, as thjesht ditën tënde prej pushtetari, kingmakeri, një herë në katër vjet, por ti ke shitur veten tënde. Tanimë ndjenja e skllavërisë bëhet e plotë. Ashtu si të gjithë skllevërit, ti e quan një gjë të natyrshme skllavërinë tënde.

Sentenca famëkeqe e Stalinit "Ata që votojnë nuk kanë rëndësi, ata që numërojnë votat kanë rëndësi", në Shqipëri tanimë është duke u shndërruar në "Ata që votojnë nuk kanë rëndësi, ata që blejnë vota kanë rëndësi". Sekserët e blerjes së votave tanimë kanë zëvendësuar në një masë të madhe manipuluesit teknikë të votave. Kjo mënyrë e dytë e manipulimit të zgjedhjeve, me anë të blerjes së votës, është më poshtëruese për ty i dashur votëshitës, se në rastin e parë, kur ti votoje sipas vullnetit tënd, por vota që ti hidhje në kuti nuk numërohej drejt.

Në rastin e dytë nuk preket dinjiteti yt, ndërsa në rastin e parë, po. Këtë thënie të Stalinit e dinë edhe sekserët e tu, se e kanë dëgjuar nga politikanët në shërbim të të cilëve janë, të përshtatur me realitetin e sotëm shqiptar, dhe ndoshta ata me krenari profesionale ta thonë edhe ty. Se sot, ata politikanë që blenë vota i instruktojnë sekserët e tyre të votës me sentencën e përshtatur të Stalinit, pra se nuk ka rëndësi të kesh zgjedhës që të mbështesin, por rëndësi ka që të kesh sekserë të votave që dinë të të sjellin votat e zgjedhësve. Kështu ti i dashur votëshitës mëson me fjalët e Stalinit se ti je askushi dhe nëse nuk e shet votën tënde ajo do të shkojë kot, se të tjerët do ta bëjnë këtë.

Por ti që dëgjon vetëm Stalinin nga sekseri i votave, do të habiteshe në qoftë se do të dëgjoje se sa shumë njerëz të mëdhenj e të mençur, të rangut botëror, janë munduar që t'u bëjnë të qartë njerëzve të thjeshtë si ty, me gjuhë të kuptueshme, rëndësinë e votës dhe dëmet që vijnë nga keqpërdorimi i saj, në radhë të parë për atë që e keqpërdor votën.

Kur ta shesësh votën tënde, duhet ta dish se ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt ka thënë: "Një votë është si një pushkë. Vlera e saj matet me karakterin e atij që e përdor atë". A nuk është thënë në atë mënyrë që ta kuptojnë shtresat e gjëra të votuesve? Dhe në fakt duket sikur ai që e ka thënë ka pasur parasysh turmat e votëshitësve shqiptarë të vitit 2015. Sipas kësaj thënieje del se ti i dashur votëshitës ke vrarë veten me këtë armë që të është dhënë ditën e zgjedhjeve. Nuk është çudi që ti i dashur votëshitës, kur shikon në ekran politikanin që mori pushtet me votën tënde, thua pikërisht këtë: "Vrava veten me dorën time!"

Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se Abraham Lincoln ka thënë: "Zgjedhjet i përkasin popullit. Është vendimi i tij. Nëse ata vendosin t'i kthejnë shpinën zjarrit dhe të djegim të pasmet e tyre, atëherë atyre do t'u duhet që të rrinë ulur mbi flluskat e lëkurës së tyre". Lincoln ka folur akoma më tepër me një gjuhë të kuptueshme për masat e gjëra të votuesve.

A nuk duket se ai ka folur për votëshitësit shqiptarë të kohës së sotme? Sipas kësaj që thotë Lincoln, del se ti i dashur votëshitës do ta përdorësh votën tënde si një pishtar të ndezur për të djegur veten nga prapa, dhe do të duhet që në katër vjetët e ardhshëm të ulesh mbi plagët që i ke shkaktuar vetes, duke duruar dhimbjen e madhe. Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se ish-presidenti amerikan, Lindon B. Johnson ka thënë: "Një njeri pa votë, është një njeri pa mbrojtje". Këtë që thotë Johnson, ti i dashur votëshitës ndoshta e ke më të vështirë ta kuptosh se sentencat e para. Por sipas kësaj që thotë Johnson, del se ti i dashur votëshitës ia ke dhënë mbrojtjen tënde sekserit të votave paraprakisht.

Kur ta shesësh votën tënde duhet ta dish se një tjetër ish-president i famshëm amerikan, Franklin D. Roosevelt ka thënë: "Askush nuk do të mund ta privojë kurrë popullin amerikan nga e drejta e votës, përveç vetë popullit amerikan, dhe mënyra se si mund ta bëjë këtë është duke mos votuar". Kjo shprehje duket se është një përmbledhje e të gjitha sentencave të mësipërme, të thëna nga paraardhësit dhe pasardhësit e Franklin D. Roosevelt.

Domethënë se populli amerikan duke mos dashur të bëjë vetëvrasje ditën e zgjedhjeve, as të djegë të pasmet në zjarrin që do të ketë ndezur vetë, as të mbetet pa mbrojtje, nuk e fal për asgjë në botë të drejtën e votës dhe ushtrimin e lirë e të përgjegjshëm të saj. Kur ta shesësh votën tënde, pastaj nuk të mbetet veçse të aplikosh për lotarinë amerikane, që të shkosh të jetosh në vendin që është bërë i begatë në sajë të përgjegjshmërisë së qytetarëve të tij për votën, të qytetarëve të tij të edukuar me sentenca si ato që kam thënë më lart. Por, nëse nuk fiton në këtë lotari dhe dihet se pjesa më e madhe nuk fitojnë, nuk të mbetet veçse të mendosh për të rregulluar vendin tënd, dhe kjo gjë nis që nga vota jote.

/Mapo/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Biznesmeni grek “gjobë” 5 000 euro konkurrentit nëpërmjet shqiptarit

Posted: 09 Sep 2016 01:44 PM PDT

Një biznesmen grek 42 vjeçar ka 'përdorur' një shqiptar për të shantazhuar konkurrentin e tij.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari i ka kërkuar 5 000 euro, para të cilat do të jepeshin për një makinë të shitur më herët.

Biznesmeni grek ka futur shqiptarin për ta kërcënuar me jetë konkurretin e tij. E enjtja ishte afati i fundit që shqiptari i kishte vendosur biznesmenit tjetër grek.

Ai shkoi në dyqanin e tij, por aty e ka pritur policia dhe e ka arrestuar.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Frikë dhe pasiguri tek serbët dhe kroatët

Posted: 09 Sep 2016 01:37 PM PDT

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, SDP Zoran Milanoviq po polemizon përmes mediave me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa Serbinë e ka quajtur në disa deklarata si një “vend i vogël i mjeruar”.

Tensionet po shtohen nga të dy anët. Analistët pohojnë se raportet mund të përmirësohen pas zgjedhjeve parlamentare në Kroaci. Por e keqja e këtij rajoni është që tërë kohën dikush është në ndonjë fushatë parazgjedhore. “Si të përfundojnë zgjedhjet në Kroaci, do të vijnë zgjedhjet lokale në Bosnje-Hercegovinë (e ndoshta edhe referendumi në Republikën Serpska).

Më pas kemi zgjedhjet në Maqedoni, ku po zien puna në raportet maqedonaso-shqiptare, e në pranverë janë zgjedhjet presidenciale në Serbi. Më pas në Kosovë…”, thotë Cvijetin Milivojeviq, ekspert nga Beogradi. Ai mendon se gjërat nuk do të ndryshojnë shpejt, pa pasur ndonjë presion nga vet populli.

Milivojeviq mendon se gjërat do të përmirësohen pak pas zgjedhjeve. “Kroacia po tregon muskujt ndaj Serbisë, sepse pa miratimin e Zagrebit Serbia nuk mund të futet kurrë në BE. Por pas zgjedhjeve pritet të qetësohet siguata edhe për shkak të bashkëpunimit shumë të denjë të Vuçiqit me BE-në. Ndërkohë që Vuçiqin e presin edhe disa tema më të nxehta, siç është Kosova apo sansksionet ndaj Rusisë."

“Vuçiqi dhe Daçiqi si eksponentë të politikës serbomadhe”

Milivojeviq pohon se një prej problemeve shumë serioze është edhe e kaluara e politikanëve. Politikanët e të dyja vendeve kanë probleme me retorikën nacionaliste dhe shoviniste, të tashme apo të kalur.

Profesori Pero Maldini nga Dubrovniku mendon se shkaku i shkallëzimit të raporteve së fundi është që Vuçiqi e Daçiqi janë pionët e dikurshëm të Sheshelit dhe Millosheviqit dhe trajtohen nga shumë njerëz si eksponentë të politikës serbomadhe. Maldini pohon se Serbia për fat të keq nuk është përballur kurrë me të kaluarën, siç ka bërë Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore.

“Pas luftërave pushtuese, të cilat Serbia i ka bërë ndaj fqinjëve, askush nuk e ka marrë përsipër që ky vend të përballet me të kaluarën e politikës serbomadhe dhe pasojat e politikës së Millosheviqit, me luftërat agresive dhe me numrin e madh të viktimave. Ndaj politika serbe, në pamundësi që të artikulohet si një politikë normale, po prodhon armiq të jashtëm në Kroaci, Bosnje apo dhe në Kosovë”, thekson Maldini.

Fushata elektorale u shkon për shtat tendencave të tilla dhe provokimeve në raportet mes Serbisë dhe Kroaicsë. Por Maldini mendon se duhet të kemi parasysh gjenezën e problemit, që ka të bëjë me krimet e viteve 90-të. Këto gjëra po shfrytëzohen nga disa parti për qëllime elektorale për të mobilizuar zgjedhësit e tyre. Milanoviqi po përpiqet të dëshmojë një ngurtësi nacionaliste për të fituar mbështetjen e krahut të djathtë, mendon ai. Ndërkohë që interesi primar i Kroacisë është zbardhja e fatit të 1600 personave të zhdukur gjatë luftës, mbrojtja e pasurisë së kroatëve në Serbi dhe ruajtja e të drejtave të tjera.

Frika e kroatëve në Serbi dhe e serbëve në Kroaci

Vojislav Stanimiroviq, kryetar i partisë SDSS thotë se në Kroaci është shtuar në tri vitet e fundit tensioni për shkak të retorikës aktuale ndaj Serbisë. Kjo reflekton në pozitën e kroatëve në Serbi, por edhe të serbëve në Kroaci. Stanimiroviq thotë se Milanoviqi e ka befasuar me deklaratat e fundit, ndërsa kur ishte kryeminsitër kishte raporte të mira me Serbinë.

Tomislav Zhigmanov, nga partia e kroatëve në Vojvodinë, DSHV, thotë se ata janë të frikësuar dhe të pasigurtë, pas fushatës së fundit. Më e keqja është që deri tani nuk ka asnjë gjest më të vogël që dëshmon gatishmërinë për zgjidhjen e problemeve.

/DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Qeni hidhet i gjallë në kazanin me ujë të nxehtë

Posted: 09 Sep 2016 01:21 PM PDT

Ky është momenti kur një qenë hidhet në një kazan me ujë të valuar për t'iu shitur më pas klientëve. Njerëzit mblidhen përreth tij.

Në perëndim kjo do të quhej mizori, por në Kinë konsiderohet diçka normale.

Disa njerëz shihen rreth e rrotull duke soditur ngjarjen, ndërsa një fëmijë i vogël sheh i tmerruar.

Qeni nga ana tjetër bën përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar. "Kjo kafshë vdiq nga një vdekje kaq e paimagjinueshme", tha Michele Brown, mbrojtës i të drejtave të kafshëve.

111 Dog Dog0

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetja Mehmetaj: Tre arsyet e kaosit me maturantët

Posted: 09 Sep 2016 01:05 PM PDT

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, deklaroi në studion e Ora News, se kleçka e ligjit të ri për arsimin e lartë do të ishte zbatimi i tij.

Ajo tha se kishte zhvilluar një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila kishte premtuar zgjidhje të problemit. Ajo deklaroi se mbase ishte i parakohshëm zbatimi i ligjit në fjalë.

Mehmetaj: Shqetësimi ka qenë i madh dhe totalisht i justifikuar. Ndoshta ishte i parakohshëm zbatimi i këtij ligji. Nuk është e drejtë që gjimnazistëve t'i ndryshon rregullat gjatë një procesi. Në fakt kjo duhet të ndodhte për ata që filluan vitin e parë dhe mund t'u jepje informacion.

E dyta mos nxjerrja në kohë e akteve nënligjore që do ta bënte të zbatueshëm ligjin në mënyrë të drejtë. Pati vonesa shumë të mëdha në këtë drejtim. Ka pasur vështirësi për shkak se ligji ka ndryshuar çdo gjë, por mbase duhet të sillte reflektimin se ky nuk ishte momenti i duhur për zbatimin e këtij ligji.

 E treta ka të bëjë me faktin se ne ndryshuam në total ligjin për arsimin e lartë, ndërkohë që ligjin për arsimin parauniversitar e lamë të paprekur në pikën më kyçe të saj që lidhet me arsimin e lartë që ka të bëjë me provimet e maturës shtetërore. E gjithë kjo solli këtë kaos.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more