Skip to main content

Ora News: “Re e errët apo anije alienësh?!” plus 9 more

Ora News: “Re e errët apo anije alienësh?!” plus 9 more


Re e errët apo anije alienësh?!

Posted: 14 Sep 2016 11:49 PM PDT

Disa pamje misterioze të filmuara në Peru kanë ndezur një debat mes komentuesve. Në qiell është kapur "dicka" dyshuese për të cilën komentet janë të shumta.

Disa thonë se është një anije alienësh ndërsa të tjerë e kanë quajtur një re më të errët se të tjerat.

Por, ka të tillë që mendojnë se është vetëm një montim me efekte kompjuterike, për të nxitur debate në rrjete sociale.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

FNSH në Shkodër, asgjësohen 50 parcela me kanabis në një ditë

Posted: 14 Sep 2016 11:46 PM PDT

Një sasi prej 11 mijë e 757 bimë kanabis në 50 parcela si dhe sekuestroi një armë tip model – 56

Operacioni antikanabis është ndërmarrë në territorin e njësive administrative Pult, Shalë, Temal, Iballe dhe Gjegjan.

Bimët varionin me gjatësi nga 1.7 m deri në 2.5 m të mbjella në toka publike dhe në një terren jashtëzakonisht të thyer malor

Konkretisht

* Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

* Në njësinë administrative Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

* Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.

Sekuestrimi-  Gjatë kontrrolit të ushtruar në njësinë administrative Gjegjan u gjetën dhe u sekuestuan në cilesinë e provës materiale edhe :

-1 armë zjarri automatik model-56,

-1 aparat telefoni celular

Operacioni- Operacioni i organizuar dje, 14 shtator 2016, për të cilin u informua sot është kryer nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Shkodër, Vau Dejës dhe Pukë në bashkëpunim me DVP Shkodër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.  Ky operacion është zhvilluar mbi bazën e studimit të situatës operative dhe informacioneve të siguruara në lidhje me aktivitetin kriminal të kultivimit të bimëve narkotike në këto zona.

Pergjegjesit dhe hetimi– Nga shërbimet e DVP Shkodër vijon puna me intensitet dhe angazhim maksimal në terren me qëllim zbulimin dhe asgjësimin  e sipërfaqeve të dyshuara me bimë narkotike dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë penale të të gjithë autorëve të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 284 e 278 të Kodit Penal.

Ne foto me poshte zonat ku jane gjetur parcelat me kanabis

14341915_10208875319793975_732895270_n 14374562_10208875320113983_1459962811_o 14355907_10208875320153984_1969466990_n 14383287_10208875320193985_296167429_n 14341412_10208875320273987_1060000082_n 14341616_10208875320313988_672542943_n 14349065_10208875320473992_214053568_n 14360348_10208875320513993_2034197066_o

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përplasja mes reperëve, Noizy e kishte planifikuar?!

Posted: 14 Sep 2016 11:40 PM PDT

Përplasja mes dy reperëve të njohur, Noizy dhe Cozman, ditën e martë më 13 shtator në Prishtinë bëri bujë në media dhe rrjetet sociale.

Por a ka qenë kjo përleshje e planifikuar nga Noizy?!

Këngëtari nga Shqipëria kishte postuar në llogarinë e tij në Facebook me 28 gusht të këtij viti një status ku shkruante: "Sikur Ta bej edhe 1 StreetFight (Përleshje rrugësh)?"

A mos vallë pritej nga Noizy kjo përplasje?

Screenshot_1

Përplasje mes reperëve, plagoset me armë Noizy, arrestohet Cozman

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Muzika para gjumit bën mirë për shëndetin

Posted: 14 Sep 2016 11:28 PM PDT

Përvecse na qetëson, na bën të lumtur dhe na motivon në palestër, muzika është e mirë dhe për shëndetin kur dëgjohet para fjetjes.

Kjo për shkak se është dëshmuar edhe shkencërisht që muzika sjell përfitime të pabesueshme shëndetësore.

Më poshtë i keni disa nga të mirat shëndetësore që i sjell dëgjimi i muzikës para se të flini, gjëra të cilat do t'ju bëjnë ta dëgjoni këngën e preferuar çdo natë para gjumi.

– Dëgjimi i muzikës para gjumi e përmirëson kualitetin e gjumit

– E zvogëlon stresin

– E ngritë disponimin

– E zvogëlon apetitin

– E ngritë nivelin e përqendrimit

– E përmirëson kujtesën

– E normalizon shtypjen e gjakut

– E përmirëson funksionin e sistemit të imunitetit

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kërkohen tre vite burg për mashtrim me taksat

Posted: 14 Sep 2016 11:26 PM PDT

Prokuroria franceze kërkoi tre vite burg kundër ish-ministrit të Buxhetit, Jerome Cahuzac me akuzën për mashtrim me taksat dhe pastrim parash.

Akuza kërkoi kryesisht një dënim të rëndë me pesë vite burg ndaj ish-yllit socialist në ngjitje, ish-kryebashkiakut dhe ish-deputetit që tradhëtoi të gjitha premtimet e bëra, duke u bërë objekt i skandalit më të rëndë gjatë mandatit presidencial të François Hollande.

"Prokurorja Eliane Houlette nga ana tjetër kërkoi dy vite burg për Patricia Cahuzac, e cila e ka tejkaluar bashkëshortin e saj në fshehjen e të ardhurave nga organet tatimore. I vetmi element që e dallon situatën tuaj, është ai i postit të ministrit", u shpreh ajo.

Ish-përkrahës i luftës kundër evazionit fiskal, ai po gjykohet prej 5 shtatorit nga Gjykata Penale e Parisit për llogaritë e padeklaruara jashtë shtetit, së bashku me ish-bashkëshorten dhe ish-këshilltarët e tij, bankierin zviceran François Reyl dhe biznesmenin Philippe Houman.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bisedimet për Brexit-in pas një viti

Posted: 14 Sep 2016 11:18 PM PDT

Bisedime thelbësore për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk ka gjasa të ndodhin para fundit të vitit 2017, tha ish-presidenti i Këshillit Evropian.

Duke folur për BBC-në, Herman Van Rompuy e përshkroi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të braktisur bllokun si "amputim politik".

Ai tha se negociatat kanë pak gjasa derisa të formohet Qeveria e re e Gjermanisë, pas zgjedhjeve të shtatorit të ardhshëm.

Bisedimet do të jenë të vështira, por më shpresë do të sjellin përfitim të ndërsjellë, tha Van Rompuy.

Britania ka vendosur të dalë nga blloku në një referendum të mbajtur më 23 qershor.

/REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Junker propozon ushtri europiane

Posted: 14 Sep 2016 01:19 PM PDT

Ideja e krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane, e cila ka qarkulluar vazhdimisht në ambientet e BE-së, është mbështetur së fundmi edhe nga Presidenti i Komisionit, Zhan Klod Junker. Në fjalën e tij përpara deputetëve të Parlamentit, Junker tha se një lëvizje e tillë do të forconte kapacitetet mbrojtëse të Europës dhe do të kursente fonde me vlerë miliona euro që sipas tij janë shpërdoruar me misione të ndryshme ushtarake.

Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, ka propozuar idenë e krijimit të një ushtrie të përbashkët europiane, gjatë një fjalimi përpara deputetëve të PE-së në Strasburg. Ai argumentoi se mungesa e një strukture të përhershme ka sjellë vetëm shpërdorimin e fondeve të shumta. Junker shtoi se nese do të krijohet, ushtria europiane do të jetë një organizim plotësues për NATO-n dhe do të ketë për qëllim forcimin e kapaciteteve mbrojtëse në kontinentin e vjetër. Gjatë debatit të përvitshëm ‘Gjëndja e Bashkimi Europian’, junker tha se dalja e britanisë nga bahskimi europian nuk e ka demtuar aspak unitetin e bllokut.

“Më lejoni t’a them këtu përpara të gjithëve se e respektojmë dhe në të njëjtën kohë ndjejmë keqardhje për vendimin e qytetarëve britanike. Megjithatë, më duhet të them gjithashtu se Bashkimi Europian nuk është në rrezik. Ne do të ishim të lumtur nëse kërkesa zyrtare e Britanisë për të dale nga unioni do të vinte sa më shpejt. Kjo do të na japë mundësi që t’a përfunojmë procesin e daljes dhe në të njëjtën kohë të përcaktojmë marëdhëniet që do të ruajme me Britaninë.

Më tej, Junker bëri të ditur se Komisioni do punojë për cështjet ekonomike si dhe uljen e papunësisë tek të rinjtë. Ai kërkoi rishpërndarje më të drejtë të azil-kërkuesve me qëllim që të gjitha vendet të marrin përgjegjësitë e tyre.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Colin Powell: Trump, turp kombëtar

Posted: 14 Sep 2016 01:13 PM PDT

Turp kombëtar e ka quajtur ish sekretari i shtetit Colin Poëell kandidatin republikan për president donal trump. Komenti i republikanit në pension është zbuluar si paosjë e hakerimit të postës së tij elektronike. Emailet u psotuan DCLeaks.com, i cili thuhet se është i lidhur me hakerimet e tjera të profilit të lartë të publikusra kohet e fudnit.

Pauell, i cili ka qenë i qetë gjatë fushatave dhe zgjedhjeve primare, tha se nuk kishte “asnjë koment të mëtejshëm”, por “nuk mohoi frazën që e ka quajtur trump një turp kombëtar. Ai ka kritikuar gjithashtu edhe kandidaten demokrate hilari klinton, te cilën e quan arrogante për mënyrën se si e trajtoi cështjene debatueshme të emelëve të saj private të përdoruara në kohën kur sherbente si sekretare e shtetit. ” E trishtë.

Hilary mund ta kishte mbyllur këtë cështje dy vite më parë po të kish treguar të vërtetën dhe jot ë më përfshinte mua në këtë mesele. Ja pata përsëritur 3 herë që të kishte kujdes Cdo gjë që Hilary prek e shkatërron”- i shkruante Poëell bashkëpunëtorit të tij në biznes Jeffrey Leeds vitin e shkuar. Ish-sekretari i shtetit i, i cili ka shërbyer gjatë administratës së Xhorxh Ë. Bush, e quan miliarderin nga nju jorku një “shtresë e ulët ndërkombëtare”, i cili “është në proces të shkatërrimit të vetes së tij. Në disa e-maile të ndryshme të datës 21 Gusht, z.Poëell kritikonte Donald Trump për promovimin e fushatës që vendoste në dyshim nëse Obama kish lindur apo jo në SHBA.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Luftë kundër lajmeve të rreme ne mediat sociale

Posted: 14 Sep 2016 01:05 PM PDT

Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njoftuan se do të luftojnë prirjen në rritje për "lajme të rreme" në mediat sociale.

Koalicioni Variantit i Parë, i krijuar në qershor 2015, ku përfshihen media prestigjioze, si "New York Times", "Washington Post", "Buzzfeed News", "France Presse" dhe CNN-i, si dhe dy gjigandët e mediave sociale, tha se do të bashkëpunojnë për të përmirësuar cilësinë e përgjithshme të lajmeve në internet.

Grupi njoftoi një numër nismash, si krijimi i një kodi praktik për të ndihmuar përdoruesit e mediave sociale të shkruajnë dhe lexojnë më mirë. Në muajin tetor ata do të hedhin në përdorim një platformë të re, që do t'i lejonte njerëzit të verifikojnë lajmet e dyshimta.

/Voa/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Klosi: Shkollat profesionale, mundësi e mirë kundër ekstremizmit

Posted: 14 Sep 2016 12:45 PM PDT

Ministri i Mirëqenies Sociale e ka cilësuar Shqipërisë si një shembull pozitiv në kuadër të stabilitetit të raporteve mes religjioneve.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora News, Klosi theksoi rolin e komuniteteve fetare në rolin e qetësuesit dhe identifikuesit dhe foli mbi atë që u diskutua sot në  konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm të organizuar në Durrës.

Blendi Klosi: Padyshim është shumë i lidhur, kjo ishte tema për të cilën diskutuam sot në konferencë.Shqipëria po konsiderohet si një shembull shumë pozitiv në kuadër të stabilitetit të raporteve mes religjioneve. Shqipëria vëllazërinë fetare që e ka një nga vlerat e saj më të mëdha e dëshmon shumë edhe kundër luftës kundër terrorizimit, apo luftëtarëve që kanë shkuar në zonat e konfliktit.Shqipëria shikohet si një ngjarje shumë interesante, numri i atyre që kanë shkuar në zonat e luftës ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Nëse para 3 vjetësh ishin 190 persona, sot kemi zero.Ajo që ekspertët dhe politikanët thanë qartazi është se nga komunitet shqiptare në Shqipëri bëhet e kundërta që mbase bëhet në rajon apo vende të tjera. Nëse në rajon ka komunitete fetare që nxisin prezencën e të rinjve apo atyre njerezve që duan të marrin pjesë në këtë ideologji, në vendin tonë duke filluar nga komuniteti mysliman deri tek komunitetet e tjera kanë një rol krejt tjetër, rolin e qetësuesit, identifikuesit. Kemi bashkëpunim shumë të mirë mes komuniteteve kundër luftës dhe kundër terrorizmit. Nga Ambasadorja e BE, përfaqësuese e një nisme shumë interesante që BE po merr për rajonin për ndikuar në reduktimine atyre që marrin pjesë në luftra, Shqipëria shikohet si një mundësi e artë për tu bërë një qendër fokale, ku të zhvillohen këto politika.

Ndërsa përsa i përket largimit të të rinjve nga të qenit target grup i terroristëve, Ministri tha se të rinjtë duhet të përfshihen sa më shumë në debat dhe jetën sociale të vendit.

Blendi Klosi: Fillon që nga problemet e mirëqënies sociale, politikat rinore që duhen parë me më shumë dimensione. Duke shkuar dhe tek harmonia mes njëri-tjetrit, dhuna në familje. Janë të rinjtë në përgjithësi targetgrupi i terroristëve.Nuk ka politika rinore vetëm për të mos shkuar në luftë, por duhet të kemi një politikë të qartë për rininë. E para është për përfshirjen e më shumë të rinjve në debat dhe jetën sociale të vendit. Apo dhe arsimi profesional, futja e sa më shumë të rinjve në edukim profesional dhe ideologjinë e punës.Akoma nuk ka dalë një shpatë e celiktë që të mund të godasë një ideologji. Ideologjia duhet goditur me ideologji.Futja e sa më shumë të rinjve në arsimin profesional.Politikajonë qeveriate është që arsimi profesional të mos jetë thjesht një edukim por një mudnësi e re jetese për të rinjtë shqiptarë.

Klosi foli dhe per rendesine e shkollave profesionale dhe ndryshimit e mentalitetit ne lidhje me ata qe mbarojne ne nje shkollë të tillë.

Blendi Klosi: Për ne sfidë është të heqim paragjykimin dhe të kthejmë arsimin profesional në një sistem ku jerëzit besojnë.Duhet të besojë komuniteti i biznesit në sistem që ai djalë apo vajzë që del nga një shkollë profesionale realisht ka vlera dhe i shërben ati bioznesi për të rritur cilësinë e produktit që prodhon.Në shkollat kryresore të vendit që tentusam ti shndërrojmë në shkolla ekselence kemi shifra që flasin vetë. Në shkollën e Kamzës para 2 vitesh studionin 13 nxënës, vjet mbaruan vitin e parë 350, sivjet kemi regjistruar 600 dhe kërkesat ishin për 1100 vende.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more