Skip to main content

Ora News: “Presidenti Nishani uron besimtarët për Kurban Bajram” plus 8 more

Ora News: “Presidenti Nishani uron besimtarët për Kurban Bajram” plus 8 more


Presidenti Nishani uron besimtarët për Kurban Bajram

Posted: 12 Sep 2016 12:00 AM PDT

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani ka përcjellë urimin për të gjthë besimtarët myslimanë për Festën e Kurban Bajramit

"Të dashur e të nderuar besimtarë myslimanë shqiptarë kudo ku ndodheni! Me rastin e kësaj Feste të madhërishme të Sakrificës dhe Dhurimit, e cila na frymëzon për t'iu gjindur sa më shumë njëri-tjetrit, për të ndihmuar dhe ndarë pasurinë e mirësinë me më të pafatët, për t'i lumturuar fëmijët me dhurata e për t'u përkujdesur për më nevojtarët, duke sakrifikuar diçka apo gjithçka në frymën e besimit tek Zoti i Plotfuqishëm, dëshiroj t'ju përcjell urimet e mia më të përzemërta!

Sivjet këtë Kurban Bajram e festojmë menjëherë pas ngjarjes historike për kombin tonë, për shqiptarët anembanë botës: shenjtërimit të Nënë Terezës, shembulli i së cilës mishëron dhe frymëzon bamirësinë, kujdesin dhe respektin për më të vuajtuarit, më të pafatët, për të sëmurët e të pamundurit, në kuadër të harmonisë dhe bashkëjetesën paqësore mes njerëzve me besime dhe origjinë të ndryshme.

Në cilësinë e Kreut të Shtetit ju uroj nga zemra të gjithëve sa më shumë begati, paqe, mbarësi dhe vëllazëri me njëri-tjetrin! Gëzuar Festën e shenjtë të Kurban Bajramit! Gëzuar dhe për shumë vjet këtë Festë të mrekullueshme dhe kuptimplotë të sakrificës njerëzore!"

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E detyron të kalojë semaforin, ja çfarë i ndodh kalit

Posted: 11 Sep 2016 11:49 PM PDT

Një kal karroce, 14 vjeç , është rrëzuar në mes të rrugëve të Manhatanit pasi drejtuesi i tij e shtyu për të kaluar dritën jeshile të semaforit.

Bodgan Paul Angehulata, një dëshmitar i ngjarjes po dilte nga klubi i natës Space Ibiza kur pa shoferin teksa i bërtiste kafshës përpara se ai të binte në tokë këtë të premte.

Sipas kujdestarit të kalit, ai u pengua dhe u rrëzua, por Angheluta tha se ishte e qartë se ai ishte i lodhur dhe mezi merrte frymë.

"Jam 100 përqind i sigurt. Shoferi po e detyronte të kalonte dritën jeshile" u shpreh Bodgan për New York Post.

Pasi i dha ujë dhe ushqim krijesës që qëndroi më shumë se 20 minuta në tokë, Angheluta i dërgoi fotot në organizatën për të drejtat e kafshëve NYCLASS.

38393CD000000578-0-image-m-4_1473633432324 38393CD400000578-0-image-m-3_1473633381923

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Namazi u fal edhe në veri të Mitrovicës

Posted: 11 Sep 2016 11:46 PM PDT

Shumë shqiptarë dhe të tjerë të besimit islam kanë marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.

Ashtu si  edhe në Bajramin e kaluar, qytetarët kishin improvizuar faljen në ambient të hapur, nën ligjëratën dhe faljen e hoxhës Cena Bala, i cili përcolli mesazhin për paqe dhe dashuri ndaj njëri tjetrit, shkruan Rtk.

Gjatë gjithë kohës së faljes, janë vërejtur forca të shumta të Policisë së stacionit veri, si dhe pjesëtarët e KFOR-it.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Presidentja e Kroacisë kapet duke fotografuar votën

Posted: 11 Sep 2016 11:34 PM PDT

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, gjatë votimit të së dielës ka përdorur telefonin për të fotografuar votën, një veprim ky që për votuesit e thjeshte nuk lejohet.

Me të përfunduar votimin e së dielës, presidentja Grabar Kitaroviç deklaroi para kroatëve se "duhet të jemi serioz në votime".

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka përkujtuar të gjithë votuesve në Kroaci se është e ndaluar të përdorin telefonat celular, duke qenë një gjë e tillë në kundërshtim me rregullat e votimit, informon N1.

Partia të cilës i takonte Grabar Kitaroviç, HDZ, sipas Exit Pollit në Kroaci, doli e dyta duke fituar 57 ulëse në Parlamentin e Kroacisë. Bazuar në Exit Poll-in (sondazhin me votues pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit) e organizuar nga televizioni shtetëror del se Socialdemoratët kanë fituar 58 nga 151 vende në Parlamentin kroat.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pas ndarjes Jennifer Lopez nuk është vetëm

Posted: 11 Sep 2016 11:22 PM PDT

Jennifer Lopez është ribashkuar me mikun e saj Ryan Seacrest për të drekuar në Nju Jork këtë të shtunë.

Dyshja jo vetëm që kanë punuar sëbashku në American Idol, por gazetari është gjithashtu një nga producentët e dramës ku aktorja luan, 'Shades Of Blue".

Këngëtarja dhe 41 vjeçari shijuan një vakt në Locanda Verde në Tribeca dhe janë fotografuar duke i dhuruar njëri tjetrit një përqafim të ngrohtë.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Lopez u nda nga i dashuri i saj prej shumë vitesh, balerini Casper Smart.

3831765F00000578-3784195-image-m-44_1473612969117 3831765700000578-3784195-Saying_goodbye_Following_their_afternoon_outing_Jennifer_and_a_f-m-56_1473614775833 3831766300000578-3784195-One_last_word_Jennifer_and_Ryan_previously_worked_together_on_Am-m-57_1473614945179 3831765300000578-3784195-image-m-51_1473613172989 3831765B00000578-3784195-image-a-52_1473613212101 3831768F00000578-0-image-m-36_1473611603464

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hillary Clinton vuan nga pneumonia

Posted: 11 Sep 2016 11:14 PM PDT

Kandidatja për Presidente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton vuan nga pneumonia. Kështu ka deklaruar mjeku i saj pas shqetësimeve që ajo pati në ceremoninë përkujtimore të 11 shtatorit.

Mjekja e saj Lisa Bardack tha se ajo u diagnostikua me pneumoni dhe se tani ndodhet në gjendje të mirë shendetësore.

Lisa Bardack tha se kandidatja për presidente është trajtuar me antibiotikë dhe është këshilluar që të pushojë.

Por një zyrtar i fushatës së saj tha se Clinton ka anuluar një udhtëtim në Kaliforni për shkak të problemeve me shëndetin.

Clinton kishte parashikuar sot një udhëtim dy ditor në Kaliforni, ku do të mbante edhe një fjalim mbi ekonominë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koreja Veriut e gatshme për provë të re bërthamore

Posted: 11 Sep 2016 10:48 PM PDT

Zyrtarë të Koresë së Jugut thanë se Koreja e Veriut është e gatshme të kryejë provë tjetër bërthamore.

Veriu ka kryer testin e pestë bërthamor të premten, që njëherësh konsiderohet edhe më i madhi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes jugkoreane tha se Phenjani ka një tunel të papërdorur që mund të përdoret për shpërthimin e gjashtë, në çdo kohë.

Provat e tilla janë të ndaluara nga Kombet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka rënë dakord që të nisë hartimin e sanksioneve të reja kundër Koresë së Veriut.

SHBA veçmas ka paralajmëruar "pasoja serioze" për Veriun./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin Namazin

Posted: 11 Sep 2016 10:17 PM PDT

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin. Mëngjesin e së hënës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e shtruar enkas për këtë ditë, besimtarët kryen ritualin e faljes.

Kreret e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami është ditë që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Kryetari i komuniteti Mysliman Skënder Bruçaj tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Bruçaj: Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit! Të nderuar besimtarë. Në një ditë të tillë feste, në të cilën atmosfera shpirtërore ndihet anembanë, dua t'ju përcjell urimet më të mira: qofshi të gëzuar e në paqe me të gjithë të dashurit e zemrës. Besimtarët myslimanë shprehin devotshmërinë e tyre duke bërë kurban dhe duke u solidarizuar me fqinjët dhe njerëzit në nevojë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në 44 kuti Muharrem Rama 7373 vota, Sherefedin Shehu 5817 vota

Posted: 11 Sep 2016 09:57 PM PDT

Kur janë numëruar 44 Qendra Votimi nga 118 gjithësej, kandidati i majtë për bashkinë e Dibrës Muharrem Rama është në avantazh ndaj rivalit të tij demokrat Sherefedin Shehu.

Muharrem Rama i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka marrë 7373 vota, ndërsa Sherefedin Shehu i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet  5817 vota. E përkthyer në përqindje, deri tani Muharrem Rama ka marrë 55.90%, kundrejt 44.10 të rivalit demokrat Sherefedin Shehu.

E para që përfundoi procesin e numërimit ishte qendra e Selishtës, ku gjithësej kishin votuar 796 votues.

Procesi i votimit përfundoi rreth orës 19:00 dhe vetëm pas mesnatës filloi procesi i numërimit.

Pjesëmarrja në votime ishte 60%. Ndërsa kampet politike të të dyja forcave pas mbylljes së procesit të votimit u shprehën entuziaste për fitoren e kandidatit të tyre.

Ora 07:00 Gjate nates është ndërprerë procesi i numërimit, pritet të fillojë në 10:00

Ora News ndoqi minute pas minuti të gjithe procesin e votimit (11 shtator 2016)

numerimi ne diber

grafiku

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more