Skip to main content

Ora News: “Nënë Tereza një model sjelljeje për ne shqiptarët” plus 9 more

Ora News: “Nënë Tereza një model sjelljeje për ne shqiptarët” plus 9 more


Nënë Tereza një model sjelljeje për ne shqiptarët

Posted: 02 Sep 2016 11:46 PM PDT

E di qe te djelen ne sheshin e shen Pjetrit do te jene shume shqiptare. Gonxhja jone shpallet prej Papes Francesku si nje model i perjetimit te dashurise ndaj Zotit dhe ndaj te afermit, sidomos ndaj te varferve, per t’u ndjekur.

Do te doja qe per ne shqiptaret Shen Tereza e Kalkutes te mos ishte vetem nje motiv krenie, por nje model sjelljeje, sidomos ndaj atyre qe menjanohen, perjashtohen apo jane te detyruar te jetojne ne varferi, apo kur jane te semure e te pamundshem.

Keta te fundit nuk ka nevoje t’i kerkojme larg, ne Kalkute a gjetiu: jane shume afer nesh: ne familjet, lagjet apo bashkesite tona njerezore.

Dhe keta nuk kane nevoje per meshire apo mëshirim! Kane nevoje per dashuri, sepse Zoti eshte dashuri!

/Postim ne facebook i Dom Gjergj Metes /

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nënë Tereza, Vatikani do të presë 100 mijë besimtarë. Masa të larta sigurie

Posted: 02 Sep 2016 11:34 PM PDT

Masa të larta sigurie janë marrë në Vatikan për të garantuar zhvillimin sa më të mirë të ceremonisë së Shenjtërimit të Nënë Terezës”, ka deklaruar gjatë konferencës së shtypit Drejtori i Zyrës së Shtypit në Vatikan, Greg Burke.

“Rruga e Pajtimit” që lidh qytetin e Romës me shtetin e Vatikanit është e mbyllur.

Prej ditës së djeshme në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të Humanistes shqiptare e ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

Sipas planit të Prefekturës së Romës, i cili do të gjej zbatim deri më ora 15.00 të datës 4 shtator, në territorin përreth mureve të Vatikanit, e në disa rrugë që lidhin qëndrën e Romës me Vatikanin do të ndalohet lëvizja e automjeteve që transportojnë municion, lëndë shpërthyese, fishekzjarrë, armë, substanca toksike.

Gjithashtu do të ndalohen të gjithë aktivitetet që mund të shfrytëzohen apo instrumentalizohen për të shmangur urdhërin e sigurisë së Prfekturës së Romës. sic është dhe transporti i armëve lodër.

Plani i sigurisë së lartë në Romë me rastin e Shenjtërimit të besimtares me origjinë shqiptare Nënë Tereza, parashikon dhe ndalimin e filmimeve kinematografike e televizive që kërkojnë përdorimin e armëve për efekte skenike si dhe të pajisjve të ngjashme me ato të që janë në përdorim nga forcat e rendit dhe ushtria.

Sot pasdite më ora 19.30 në Romë, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran, do të zhillohet koncerti festiv në nderim të Shenjtërimit të Nënë Terezës i organizuar nga Republika e Kosovës e me pjesëmarrjen e artistëve më të sukseshmë shqiptarë në botë si Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Saimir Pirgu etj.

Në këtë koncert soprano Imva Mula do të këndoj himnin e dedikuar Nënë Terezës me titullin “Valsi Hyjnor” me një poezi të shkruar nga Nënë Tereza e muzikë të Lorenc Antonit e David Tukicit.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vrasja e efektivit të FNSH-së, ekspertët e hetimit kthehen në Torovicë

Posted: 02 Sep 2016 11:11 PM PDT

Ekspertë të policisë dhe prokurorisë janë rikthyer në Torovicë të Lezhës, aty ku një ditë më parë nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i vrarë një efektiv i FNSH-së në Shkodër.

Adrian Kodra humbi jetën nga shkëmbimi i zjarrit me David Qosja, i cili njihej si i sëmurë mendor dhe policia kishte vajtur për ta neutralizuar pasi po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.

Qosja u arrestua pas gati 5 orë shkëmbim zjarri me policinë, e cila kishte rrethuar banesën, ndërsa ai i vuri flakën dhe banesës.

Ekspertët e hetimit do të mbledhin prova për të vërtetuar kronologjinë e ngjarjes së 2 shtatorit 2016

Kodra ishte babai i dy fëmijëve dhe me një karriere 20 vjeçare në polici

 

 

 

I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, 5 orë luftë me policinë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tahiri: Do te bëj çdo gjë për rritjen e pagave të Policisë

Posted: 02 Sep 2016 02:38 PM PDT

Ministri i Brendshëm e quan goditje shumë të rëndë per Policine e Shtetit dhe për shtetin ligjor vrasjen e efektivit të FNSH-së Ardian Kodra pak pas mesditës së 2 shtatorit 2016.

Ministri i Punëve te Brendshme Saimir Tahiri ishte sonte në mbrëmje në Shkodër, për t’i shprehur ngushëllimet familjes së policit të rënë në krye të detyrës, Ardian Kodra.

Pasi vizitoi familjen e ish-efektivit te FNSH-se qe humbi jeten sot pasdite pas perplasjes me arme me nje person ne Torovice (tashme te arrestuar nga policia), ministri garantoi qytetarët se Policia do te jete e vendosur ne perballjen me krimin.

Tahiri: Goditje shumë e rendë per Policine e Shtetit dhe për shtetin ligjor. Efektivët po sakrifikojnë jetën për të garantuar siguri. Policia duhet mbështetur, do te bëj çdo gjë për rritjen e pagave te tyre.

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta pret delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës

Posted: 02 Sep 2016 01:57 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot një delegacion të nivelit të lartë të Partisë Komuniste të Kinës kryesuar prej z. Zhao Hongzhu, Sekretar i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretar i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, i cili shoqërohej prej Ambasadores së Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri znj. Jiang Yu.

Kryetari i LSI, z. Ilir Meta i uroi mirëseardhjen në Tiranë z. Zhao Hongzhu dhe delegacionit të nderuar të Partisë Komuniste të Kinës duke vënë në dukje se marrëdhëniet ndërparlamentare dhe ato ndërpartiake mes Shqipërisë dhe Kinës, vijnë duke u forcuar, në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh.

Z. Meta theksoi se vizita e z. Zhao Hongzhu në Shqipëri është tregues i vëmendjes që Partia Komuniste dhe autoritetet e Kinës i kushtojnë Shqipërisë, dhe veçanërisht zgjerimit të marrëdhënieve dypalëshe.

Në këtë kuadër, z. Meta shprehu vullnetin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Komuniste të Kinës përmes shkëmbimit të eksperiencave reciproke në interes të zgjerimit të gjithanshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve e popujve tanë.

Sekretari i Parë i Sekretariatit të Komitetit Qendror të PKK dhe Zv. Sekretari i Komitetit Qendror për Inspektim Disiplinor të PKK, z. Zhao Hongzhu, shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Shqipëri dhe nënvizoi se Partia Komuniste e Kinës i sheh marrëdhëniet mes dy vendeve tona me prioritet të lartë, gjë që reflektohet edhe në shkëmbimet e nivelit të lartë mes dy vendeve. Në këtë drejtim, PKK është e gatshme të thellojë më tej marrëdhëniet ndërpartiake me LSI-në.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha: Tronditëse vrasja e efektivit Kodra, vlerësim punës heroike

Posted: 02 Sep 2016 01:54 PM PDT

Kreu i Partisë Demokratike e ka cilësuar tronditëse vrasjen e efektivit të FNSH-së, Ardian Kodra, në krye të detyrës.

Përmes një postimi në fb, Basha ka ngushëlluar familjarët e Kodrës si dhe ka shprehur vlerësimin për efektivët e tjerë që morën pjesë në operacionin e Torovicës.

Basha: "Shpreh ngushëllimet më të thella për familjarët e të afërmit e Ardianit dhe për kolegët e tij si dhe vlerësimin më të madh për punën heroike, për këtë sakrificë sublime si sot, në përpjekje për të ndalur një kriminel që terrorizonte Torovicën duke qëlluar me armë".

Basha thekson se burrat dhe gratë e ndershem në uniformë kanë gjithmone mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në veçanti në përpjekjet e tyre për të mbrojtur jetën dhe sigurine e qytetarëve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

JE SUIS…

Posted: 02 Sep 2016 01:34 PM PDT

JE SUIS…

“Jemi mësuar të shakatosemi me ta.

Jemi mësuar t'i thërrasim menjëherë, kur kemi nevojë për ta.
Jemi mësuar të ndjehemi të qetë e komodë, sapo ndjejmë praninë e tyre.
Jemi mësuar të ankohemi, t'u kërkojmë llogari e ti akuzojmë, orë e pa kohë.
Jemi mësuar ta bëjmë këtë për të gjithë ata, që për Ministrin e deri për Policin e fundit, pa e vrarë mendjen shumë.

Sot një tjetër syresh u vra në krye të detyrës.
Duhet të mësohemi të ulim kokën me respekt e t'i nderojmë në këtë më të lartin akt të fundit.
E meritojnë këtë, qoftë edhe thjesht me një shenjëz në fb, ashtu siç e bëjmë për Charlie Hebdo, për Brukselin, Parisin, për Stambollin apo Nicën.

Ju siguroj që qoftë edhe me kaq pak, do ndjehen më mirë, më ngrohtë, më të konsideruar, megjithëse me një shok më pak që u vra sot për të gjithë ne.
Ardian, u prehsh përjetë në paqën e të mirëve! ”

/Postimi ne facebook pas humbjes se efektivitt te FNSH-se  Ardian Kodra/

I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, 6 orë luftë me policinë

 

Qosja jetonte i vetëm në banesë, as mjekim dhe as vizitë tek mjeku

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, 5 orë luftë me policinë

Posted: 02 Sep 2016 01:26 PM PDT

Pas afro 5 orë shkëmbim zjarri,  Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Torovicës Lezhë arriten të prangosin David Qosen që vrau efektvin e policisë, Ardian Kodrën, gjatë aksionit për neutralizimin e tij. Operacioni u drejtua nga zyrtarë të lartë të policisë dhe ndërhyrja u bë pas dështimit të negociatave dhe nisi rreth orës 14:00 dhe përfundoi rreth orës 19:00 të 2 shtatorit 2016. Kodra ishte babai i dy fëmijëve dhe me një karrierë mbi 20 vjeçare

Lezhë- Bie në prangat e policisë pas rreth 5 orëve luftë, i sëmuri mendor David Qosja që vrau efektivin e Forcave së Ndërhyrjes së Shpejtë, Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës.

Kodra u vra nga breshëritë e armës me të cilën  Qosja qëlloi në drejtim të policisë, pak pas mesditës së të premtes, 2 shtator, kur policia kishte rrethuar banesën për neutralizimin e tij,  pas njoftimit se  po terrorizonte banorët duke qëlluar me armë në ajër.

Ngjarja u shënua rreth orës 14:00 dhe pas kësaj ore autori u fsheh në banesën e tij.

Pas dështimit të negocitave, forcat Speciale RENEA fillimisht hodhën gaz lotsjellës drejt banesës ku Qosja bënte rezistencë të armatosur, më pas ndërhynë duke prangosur 27-vjeçarin.

I gjithë operacioni (14- 19:0o) në zonën e Torovicës u shoqërua me tensione dhe shkëmbime të vazhdueshme zjarri. Qosja i vuri zjarrin malit të Torovicës dhe më pas edhe banesës ku ishte ngujuar.

Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit që ishin në vendngjarje udhëruan ndërhyrjen, pasi i bënë të gjitha perpjekjet me bisedime dhe nuk ja arritën ta bindin autorin e vrajses së efektivin e policisë të dorëzohet.

Policia në një njoftim paraprak bëri me dije se 27 vjeçari njihej si person me probleme mendore nga banorët, por kjo nuk është vërtetuar me dokumenta mjekësore.

Si nisi- Gjithçka nisi rreth orës 14:00 të së premtes, kur banorët e Torovicës njoftuan policinë e Lezhës se David Qosja po qëllonte me armë, duke terrorizuar zonën.

Pas vlerësimit të situatës, blutë e Lezhës kërkuan ndihmën e FNSH-së së Shkodrës, të cilët pas mbërritjes nisën aksionin për arrestimin e 27-vjeçarit.

Por i riu brenda banesës se tij është kundërpërgjigjur me armë dhe për pasojë mbeti i plagosur efektivi 50 vjeçar Ardian Kodra, që më pas ndërroi jetë në spitalin e Lezhës.

Hapen dyert e mortit- Ndërkaq, në banesën e efektivit Ardian Kodra në Shkodër janë hapur dyert e mortit.

50-vjeçari ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai kishte gati 20 vjet që shërbente si pjestar i Forcave Speciale të Shqipërisë.

Autori i vrasjes 27-vjeçari, David Qosja, pritet të gjykohen në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

OraNews ndoqi orë  ore çfarë ndodhi sot me vrasjen e efektivit tek arrestimi i autorit

Ora 23: 40 Pas homazheve për Kodrën – Tahiri: Do te bëj çdo gjë për rritjen e pagave të Policisë

Ora 20:19: Kreu Policisë së Shtetit Çako dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri  drejt Shkodrës tek familja efektivit të vrarë, Ardian Kodra.

tahiri ne shkoder

 

Ora 20:00 Momenti i mbërritjes së trupit të pajetë të efektivit Kodra në banesën e tij në Shkodër

Ora 18:26: Ndërhyn RENEA, arrestohet Qosja.

Autori i vrasjes së efektivit, David Qosja dhe arma e krimit

Autori i vrasjes së efektivit, David Qosja dhe arma e krimit

 

Qosja jetonte i vetëm në banesë, as mjekim dhe as vizitë tek mjeku

Ora 18:18, raportimi i korrespondentit Elvis Hila: Vijon aksioni i policisë për kapjen e personit që vrau efektivin e FNSH. Herë pas herë shihet tym nga banesa ku është ngujuar Qosja dhe policia ka dyshime që mund të ketë ndezur zjarr brenda banese.Uniformat blu herë pas herë kanë hedhur gaz lotësjellës për të neutralizuar autorin. Deri tani asgjë nuk ka dhënë rezultat. Dyshohet se ka arsenal brenda banesës, pasi ka qëlluar dhe vazhdon të qëllojë në drejtim të policisë sa herë që i kërkohet të dorëzohet. Policia ka  kontaktuar dhe me familjarët e tij, por as atyre autori nuk u është bindur për tu dorëzuar.

Ora 17:25 Policia përdor gaz lotësjellës, sërish të shtëna me armë.

LEZHE EFEKTIVI

Foto: Shtepia e David Qoses, autorit te vrasjes se efektivit te FNSH-se

Shtepia e David Qoses

Foto: Efektivet e policise rrethojne banesen e autorit David Qose

Foto: Efektivet e policise rrethojne banesen e autorit David Qose

Foto: Efektivet e policise rrethojne banesen e autorit David Qose

Foto: Efektivet e policise rrethojne banesen e autorit David Qose

Foto: Efektivet e policise rrethojne banesen e autorit David Qose

Foto: Shtepia e David Qoses, autorit te vrasjes se efektivit te FNSH-se

Foto: Shtepia e David Qoses, autorit te vrasjes se efektivit te FNSH-se

VRASJA EFEKTIVIT 2 LEZHE EFEKTIVI 2

Ora 17:00, raportimi i korrespondentit Elvis Hila: David Qosja vijon prej dy orësh shkëmbimin me policinë.Janë 100 forca të policisë së Lezhës, FNSH e Shkodrës, forcat RENEA që kanë rrethuar zonën. Qosja që sipas policisë është person me probleme mendore vazhdon të qëndrojë i mbyllur në banesë, i armatosur me automatik. Shkëmben zjarr me policinë.Në vendngjarje është Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ora 16: 21,raportimi i korrespondentit Elvis Hila: David Qosja është mbyllur në banesë i armatosur, nuk pranon të dorëzohet. Forca të shumta policie po negociojnë me të. Blutë kanë vendosur një perimetër, nuk lejojnë kalimin e asnjë personi në zonën e Torovicës.Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat zjarrëfikse. Janë krijuar vatra zjarri në zonën e Torovicës nga shkëmbimi me armë.

Policia informon:Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur . Forcat policore kanë bërë rrethimin e banesës dhe po veprojnë për neutralizimin dhe kapjen e tij por autori ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të forcave policore. Nga shkëmbimi i zjarrit , ka mbetur i plagosur një efektiv policie i F.N.Sh-së Shkoder”

Policia i rrethon banesen – Policia thotë se autori, David Qosja është mbyllur në banesën e tij i armatosur dhe policia dhe po vepron për neutralizimin dhe kapjen e tij.Operacionit policor i janë bashkuar edhe Forcat RENEA.Në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë në Policinë e Shtetit, Altin Qato.

Telefonata-  Policia merr njoftimin se në Torovicë, David Qosja, banues në Torovicë, po qëllon me armë zjarri automatik në ajër. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u nisën menjëherë drejt vendit të ngjarjes.

"Shtetasi David Qosje,  njihet në zonë  si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të  vërtetuar me dokumenta nga Spitali. Ky shtetas është mbyllur në banesën e tij i armatosur dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave policore", sqaron policia lokale.

JE SUIS… – Nga Artan Lame

lezhe vrasja e efektivit 2

Në vendngjarje dhe forcat RENEA

lezhe vritet efektivi 2

Policia në vendngjarje

LEZHE VRASJA E EFEKTIVIT

Autori i vrasjes së efektivit, David Qosja

lezhe 2424

Në foto: (majtas) efektivi Ardian Kodra, (djathtas) David Qosja

shtepia e efektivit

Familja e efektivit në Shkodër hap dyert e mortit

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Meta me LRI, vizitë surprizë në mbledhjen e Kryesisë

Posted: 02 Sep 2016 01:22 PM PDT

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Ilir Meta ka bërë një vizitë surprizë gjatë mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Rinore për Integrim.

Gjatë këtij takimi, Meta ka përgëzuar drejtuesit e rinj të LRI për organizimin e shkëlqyer të Kampingut në Jalë ku 1500 të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria, për pesë ditë me radhë u angazhuan në aktivitete të ndryshme sociale, bashkëbisedime me personalitete të shumta që ishin ftuar, por edhe aktivitete argëtuese.

Kryetari i LSI-së vlerësoi seriozitetin dhe frymën e bashkëpunimit të të rinjve dhe kërkoi që ky angazhim të vijojë edhe në të ardhmen me qëllim arritjen e rezultateve.

"Lëvizja Rinore për Integrim është organizimi më energjik rinor, por përmirësimi i vazhdueshëm është objektiv primar.

Zhvillimi dhe përmirësimi vjen nga fëmijët e familjeve të thjeshta shqiptare. Pavarësisht angazhimit tuaj politik, unë ju kujtoj se marrëdhënia me dijen dhe shkollën duhet të jetë gjithmonë tepër aktive. Mos harroni, forca juaj qëndron tek fryma e grupit dhe solidariteti me njëri-tjetrin", tha z. Meta.

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, znj. Floida Kërpaçi falënderoi ekipin e LRI për vullnetin e treguar dhe vlerësoi se me këtë frymë, do të arrihen rezultate të shkëlqyera edhe në të ardhmen.

"Unë dua të falënderoj të gjithë ekipin e LRI, jo vetëm në Tiranë por ekipin në të gjithë Shqipërinë  të cilët kanë qenë shumë të angazhuar, kanë qenë shumë pozitiv. Me këtë frymë në grup që kemi  dhe me këtë bashkëpunim, jam e bindur se LRI do të jetë motori për të  gjithë të rinjtë", tha znj. Kërpaçi.

Në përfundim të takimit, Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta u sugjeroi dhe dy libra të rinjve të LRI për të lexuar.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kjo foto e Argjentina Ramosaj do ju ngrohë zemrën

Posted: 02 Sep 2016 01:07 PM PDT

Një vit më parë, Argjentina Ramosaj solli në jetë djalin e saj Noah.

Këngëtarja ka postuar në Instagram një foto me vogëlushin që do ju ngrohë zemrën.

'Arushi im Pooh Noah" shkruan ajo krahë fotografisë.

4562373476

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more