Skip to main content

Ora News: “Me maturantët? Ku është problemi?” plus 9 more

Ora News: “Me maturantët? Ku është problemi?” plus 9 more


Me maturantët? Ku është problemi?

Posted: 08 Sep 2016 11:51 PM PDT

Ore, disa bëjnë sikur nuk kuptojnë, ose janë kokëtrashë, kokë-mpitë, ose bëjnë shejtan budallain. Se kokëderra janë që janë !

Nuk është puna ore ti se do të futen apo jo të gjithë maturantët në shkollë!

A thua se ka vende! Sikur janë vende në stadium. Vende hap njeriu sa të duash. Nje grup me dhjetë studentë e bën me njëqind studentë dhe ja i hape vendet! Pse kjo është???

Hajde sukses hajde!

Tjetër është problemi.

A shkojnë studentët në degët që duan? Kjo është çështja, se po çove njerin që do letërsi në veterinari, ose atë që do veterinari në matematikë, ke bërë lëmsh, ke vrarë zemra dhe ëndërra të rinjsh.

Tjetër është problemi.

Atij që i plotësohet dëshira për një degë, a ka të drejtë se ka një mesatare 0,0007 më të lartë sesa dikush që e ka poaq më të ulët (por marrë në një gjimnaz më të fortë), t’i plotëshet dëshira, kurse këtij tjetrit t’i thyhet zemra!

Tjetër është problemi.

A janë lëndët preferenciale të gjimnazit mjaftueshmërisht kriter për të dhënë të drejta më shumë a më pak në përzgjedhje lëndësh! Aspak.

Tjetër është problemi.

A iu dha shërbimi informativ maturantëve për degët ku duan të ndjekin studimet?
Aspak. Iu morrën lekët nga xhepi mamit dhe babit dhe atyre asnjë informacion a këshillim.

Prandaj është sistemi i padrejtë, irracional, absurd, shkakton probleme te rinia, thyen ëndërra, ngjall mosbesim.

Lërini mo maturantët të shkojnë të rregjistrohen vetë në universitete, e mos krijoni agjenci burokratike që për të hap e mbyll derën, krijojnë e zgjidhin probleme, si Sabriu, mësues i punës me dru e me metal.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Të gjithë meritojnë një shans

Posted: 08 Sep 2016 11:46 PM PDT

Algjeriani Ramzi Lazali ka një kompani të suksesshme ndërtimi. Ai tashmë ka takuar edhe shqiptarin Denison Sela, i cili ishte pak para dëbimit, por tani punon në kompaninë e algjerianit.

Refugjatët kanë histori shumë interesante. Disa për fat të mirë kanë realizuar ëndrrat e tyre, e për disa janë ndërprerë në gjysmë. Por, të gjithë meritojnë një shans.

Kështu thotë edhe algjeriani Ramzi Lazali. Ai shkoi në Gjermani në moshën 27-vjeçare, si refugjat. Ai kishte diplomuar në vendin e tij si inxhinier mekanik, por vendi i tij ishte dobësuar për shkak të luftës civile,

Refugjatët kanë histori shumë interesante. Disa për fat të mirë kanë realizuar ëndrrat e tyre, e për disa janë ndërprerë në gjysmë. Por, të gjithë meritojnë një shans.

Kështu thotë edhe algjeriani Ramzi Lazali. Ai shkoi në Gjermani në moshën 27-vjeçare, si refugjat. Ai kishte diplomuar në vendin e tij si inxhinier mekanik, por vendi i tij ishte dobësuar për shkak të luftës civile.

Në fakt, ai dëshironte që të shkojë në Holandë, por pasi u takua me gruan e tij të ardhshme në Ostfriesland, vendosën të qëndrojnë. Ai është baba i katër fëmijëve dhe ka një kompani të suksesshme ndërtimi në Sudbrookmerland.

Ai tani është takuar me një tjetër refugjat. Denison Sela është shqiptar nga Grossefehn, i cili ishte pak para dëbimit. Megjithatë, shpëtoi pasi Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë pasi ia njohur nivelin e kualifikimit të punës.

Aktualisht Sela ka diplomuar në kompaninë e ndërtimit të Ramzi Lazalit, për një periudhë 1-vjeçare dhe në gusht të vitit të ardhshëm mund të fillojë trajnimin si murator.

"Të gjithë meritojnë një shans", thotë Ramzi Lazali. Megjithatë, karriera në një vend të huaj nuk do të jetë e lehtë

Në fakt, ai dëshironte që të shkojë në Holandë, por pasi u takua me gruan e tij të ardhshme në Ostfriesland, vendosën të qëndrojnë. Ai është baba i katër fëmijëve dhe ka një kompani të suksesshme ndërtimi në Sudbrookmerland.

Ai tani është takuar me një tjetër refugjat. Denison Sela është shqiptar nga Grossefehn, i cili ishte pak para dëbimit. Megjithatë, shpëtoi pasi Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë pasi ia njohur nivelin e kualifikimit të punës.

Aktualisht Sela ka diplomuar në kompaninë e ndërtimit të Ramzi Lazalit, për një periudhë 1-vjeçare dhe në gusht të vitit të ardhshëm mund të fillojë trajnimin si murator.

"Të gjithë meritojnë një shans", thotë Ramzi Lazali. Megjithatë, karriera në një vend të huaj nuk do të jetë e lehtë. /albinfo.ch/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nxjerrin të afërmit nga varri dhe i veshin me rroba të reja

Posted: 08 Sep 2016 11:43 PM PDT

Nxjerrin të afërmit nga varri dhe i veshin me rroba të reja

Banorët e Torajas në Indonezi nxjerrin me krenari të afërmit e tyre të vdekur nga varri për t'i veshur me rroba të reja.

Ky është një ritual i lashtë që e ka domethënien tek respekti i vazhdueshëm për të dashurit e tyre.

Çdo tre vjet, fiset nga ishulli Sulavesi shvarrosin të vdekurit, i lajnë ata dhe i veshin rroba të reja. Më pas ata pozojnë si një fotografi familjare për festivalin e quajtur Ma'nene.

Rituali që përkthehet "Ceremonia e Pastrimit të Trupave" ndiqet prej një shekulli.

Locals carefully maneuver a corpse before delicately grooming them and dressing them in new clothes

The body of L Sarungu, an army veteran dead for 10 years, is carefully cleaned and groomed during the Ma'nene ritual at Panggala Village

 

Relatives carefully dress a dead man in fresh clothes before reburying him on the island of Sulawesi in Indonesia

Relatives pose with the body of an army veteran who died more than 10 years ago

A grandosn combs the hair of his dead grandparents during the Ma'nene ritual which takes place every three years

An army veteran dead for 10 years is redressed and groomed by loving relatives in Indonesia as part of the festival

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Koreja e Veriut kryen testin e pestë bërthamor

Posted: 08 Sep 2016 11:25 PM PDT

Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses testin e saj të pestë bërthamor

Njoftimi në mediat shtetëore u bë disa orë pasi ngjarja sizmike u zbulua pranë vendit të testimit bërthamor.

Korea e Jugut beson se është testi më i madh i Koresë së Veriut, duke rritur frikën se shteti ka bërë përparime reale bërthamore.

Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun-hye e quajti atë një akt "vetë-shkatërrimi" të liderit Kim Jong-un.

SHBA paralajmëroi për "pasoja serioze". Ministria e Jashtme e Kinës tha se Pekini ishte kundër provës dhe i bënte thirrje Koresë së Veriut të shmangte veprimet të mëtejshme që mund të përkeqësojnë situatën.

Korea e Veriut tha se testi ka qenë një provë bërthamore e zhvilluar rishtazi dhe se tani ishin në gjendje të zhvillonin një pajisje bërthamore.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Defekt në teleferikun e Malit të Bardhë, 45 turistë të bllokuar

Posted: 08 Sep 2016 11:22 PM PDT

Një difekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë.

Dhjetra persona kanë mbetur të bllokuar në lartësi e duke kërkuar ndihmën e menjëhershmë të trupave të shpëtimit nga ajri.

Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë.

Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit. Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm.

Presidenti i linjës  franceze Mont Blanc, Mathieu Dechavanneu ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar janë në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi me ta”, ndërsa presidenti i Skyëay italiane Robeto Fraesconi është shprehur se “autoritetet franceze janë në kontakt me radio me pasagjerët e situata nuk është në rrezik.

Autoritetet franceze, vazhdon ai, na lajmëruan për një difekt të linjës për shkak të erës së fortë që ka shkaktuar ngatërrimin e  kabllove e teknikët tanë po bashkëpunojnë me ta pët të sistemuar linjën.”

Në operacionet e shëptimit të pasegjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë.

Kjo linjë ajrore teleferiku është ndërtuar në vitet ’50 e lidh me një udhëtim prej 35 minutash stacionet Punta Helbronner me Charmonix.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kylie vazhdon të përpiqet t’i ngjajë Kimit

Posted: 08 Sep 2016 11:12 PM PDT

Çdo ditë e më shumë ajo po duket si motra e saj Kim Kardashian.

19-vjeçarja ndryshoi sërish diçka në look-un e saj për t'u dukur si motra.

Gjatë javës së modës në Nju Jork, Kylie me flokët ngjyrë platini u shfaq e veshur me një fustan të shndritshëm.

Vetëm pak kohë më parë në Instagram Kim postoi një foto hot me të tillë fustan.

Dazzling: Kylie Jenner turned heads on Thursday on a shopping trip during New York Fashion Week

Leaving little to the imagination: The 19-year-old was clad in a shimmering silver mini-dress

Showing plenty of skin: Kylie dared to bare with racy sheer panels on her very short frockShowing plenty of skin: Kylie dared to bare with racy sheer panels on her very short frock which looked like a sexy version of what big sister Kim Kardashian wore in Feburary

Yeezy's biggest fan: The reality star added some perspex heels from brother-in-law Kanye West's collection

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Me PS në 2017? Meta: Përse jo? Nuk e shoh veten në Presidencë

Posted: 08 Sep 2016 10:50 PM PDT

Partia e Ilir Metës mbush 12 vjeç. Po megjithëse e re, ajo duket ndryshe nga dy partitë e mëdha.

Nuk ka ideologji të mirëfilltë, por ka forcën të përcaktojë kush ideologji qeveris këtë vend prej vitit 2005-s. Por askush nuk e mohon dot, se pas forcës së LSI-së fshihen edhe ambiciet e forta personale të Ilir Metës.

Ndaj, viti 2017 është viti kur forca e partisë së tij mund të përplaset me atë vetë: zgjedhja e Presidentit para zgjedhjeve të përgjithshme.

Pyetja se me kë do jetë LSI përplaset me tjetrën: kush do jetë Presidenti i ri i vendit? Këtyre pyetjeve Meta u dha përgjigje në emisionin "Top Story" me gazetarin Sokol Balla.

Intervista

Çfarë do t'i këshillonit Presidentit Nishani, i cili duhet dhe ka dhënë të kuptojë  se do të shprehet njëfarësoj institucionalisht  deri në datën 16 shtator? A prisni që  ai  ta kthejë këtë ligj?

Unë nuk e  paragjykoj  Presidentin dhe nuk kam dëshirë ta bëj  këtë gjë për shkak të pozicionit që kam, edhe të respektit  që kam ndaj institucionit që ai përfaqëson, por ajo që unë mendoj është se duhet të punojmë të gjithë  së bashku, të gjithë faktorët, në parlament dhe jashtë tij, të garantojmë një klimë sa më konstruktive dhe  sa më racionale që këtë proces  për ndërtimin e një drejtësie  të re ta bëjmë në një klimë politike, flas për drejtësinë se për çështjet e tjera nuk e ndalojmë dot debatin, sa më të përgjegjshme dhe atdhetare, sepse e theksoj edhe një herë tjetër: Kushtetuta që kemi sot nuk është kurrsesi më e mirë se  ajo që kishim, se   ajo e vitit 1998, por për shkak  të konfliktit politik gjatë 18 vjetëve dhe të futjes  së duarve  vend  e  pa vend në sistemin e drejtësisë për arsye nga më të ndryshmet, neve  na dështoi ky sistem edhe për të prodhuar drejtësi, edhe për të prodhuar standarde më të larta të funksionimit të shtetit ligjor. Pra, këto ndryshime që  u bënë, të cilat  janë edhe pak të  sforcuara, u bënë pikërisht për t'u ndarë nga një sistem, i cili kishte dështuar tërësisht dhe për të ndërtuar  një sistem të ri mbi disa standarde  dhe mbi  integritetin  e një procesi, por edhe të njerëzve  të cilët do të përfaqësojnë këto institucione  të verifikuara  edhe  brenda vendit, edhe nga  operacioni ndërkombëtar i monitorimit. Pra, një klimë sa më konstruktive, sa më pak  konfliktuale për sa i takon  çështjes së drejtësisë.

Së dyti, besueshmëria dhe integriteti i operacionit të monitorimit ndërkombëtar janë  vendimtare që ky sistem të mos  prodhojë një zhgënjim, por të  prodhojë atë qëllim që kanë qytetarët shqiptarë, por që kanë edhe partnerët tanë ndërkombëtarë për të  vendosur  themele të fuqishme të një shteti ligjor të së drejtës, që prodhon  besim dhe që absolutisht ndëshkon fenomene mjaft gërryese për të ardhmen e shoqërisë sonë dhe sidomos për  shpresën e të rinjve në këtë vend, siç janë: korrupsioni, krimi i organizuar dhe abuzimi me ligjin.

Në fakt, këto janë problem të rënda. Edhe Transparence International sot i nënvizoi këto, por t'i rikthehemi. Ju sot flisni me qetësi, por në ato ditë korriku në fakt, së paku nuk u shfaqët i qetë në shfaqjet tuaja publike. U bënë shumë insinuata në atë kohë, të cilat edhe vazhdojnë se Ilir Meta dhe partia e tij ndihen, konsiderohen apo janë paralajmëruar se mund të jeni target i Byrosë Kombëtare Hetimore, i SPAK-ut për çështje të caktuara, insinuata që vijnë nga partneri juaj politik, nga Edi Rama. I besoni këto fjalë?

Mua më duhet të jem shumë i qetë sot, sepse detyrën time kryesore unë si Kryetar parlamenti e realizova, që ky proces të përmbyllej me konsensus në 21-22 korrik dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse në qoftë se ky parlament nuk do të kishte bërë edhe këtë gjë, atëherë për çfarë gjëje të mirë do të mbahej mend ky parlament, ku edhe unë qëllova që të isha kryetar i tij? Besoj se çdo njeri që do të ishte në vendin tim do ta kishte një kërkesë të tillë ndaj vetes në raport me detyrën, në raport me institucionet, në raport me vendin. Për sa u takon pastaj këtyre aludimeve, këtyre përrallave…

 Unë thashë a i besoni?

Jo, unë një gjë do të them, në qoftë se ka ndonjë parti që nuk ka ndonjë shqetësim në Shqipëri nga kjo punë është LSI-ja, është partia e fundit që mund t'i vijë radha për këto punë.

Këto të tjerat vijnë përpara?

Unë nuk thashë gjë…

Jo, po e them unë?

Në qoftë se ka edhe ndonjë politikan, prapë unë jam i fundit, kështu që nuk kemi shqetësim. Tani me këto lojërat politike ne jemi mësuar, ne kemi qenë këtu, jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë këtu dhe do ta respektojmë gjithmonë drejtësinë dhe nuk kemi ndonjë shqetësim as kur drejtësia është e drejtë siç duhet të jetë dhe shpresojmë të jetë, as kur drejtësia është politike, siç ka qenë dhe siç mund të jetë.

Zoti Meta, megjithatë ato ditë u fol për një tension të madh midis jush dhe zotit Rama, le të themi që ajo që ju ofruat, por që u përkthye si kërcënim për tërheqjen e ministrave tuaj u pasua edhe nga zëra për..

Unë nuk kam thënë tërheqje ministrash, por kam bërë një propozim…

Propozim e quajta unë, por dikush e përktheu si kërcënim.

Jo, nuk ishte kërcënim. Propozimi që unë kam bërë 3 apo 4 ditë para votimit të reformës, kur dukej i pamundur konsensusi, ka qenë i tillë, që meqenëse është kjo situatë kaq mosbesuese. Sepse nuk ishte dhënë edhe thjesht çështje formulimesh, gjërat ishin të qarta, PD-ja dyshonte dhe mendonte meqë këto do të përdorin qeverinë për të kapur drejtësinë, apo jo? A ka njeri që nuk e beson këtë? Të jesh i sigurt që po të ishte edhe PS-ja në pozita të ndryshme… dhe unë këtë gjë ua kam thënë të gjithëve.

A besuat ju realisht që kjo reformë në drejtësi ishte një përpjekje për kapjen e saj nga duar të reja politike dhe më pas për t'u përdorur si armë kundër kundërshtarëve apo rivalëve politikë?

Atëherë unë mund t'ju them pak fjalë: Lëvizja Socialiste për Integrim për ndryshimin e sistemit aktual të drejtësisë ishte shumë pranë pozitave të Partisë Socialiste, pra kjo është një gjë që duhet ndryshuar, sepse ndryshimi është radikal. Për sa u takon garancive për moskapjen e sistemit ishte më pranë Partisë Demokratike në kuptimin e rëndësisë që të ketë garanci, sepse këto nuk kanë garanci thjesht në Partinë Demokratike sot dhe janë edhe për Partinë Socialiste nesër, edhe për LSI-në pasnesër dhe për cilindo që do të ketë këtë lloj pozicioni. Kështu që kjo e bënte pozicionin tonë shumë, do të thosha, edhe konstruktiv, edhe të natyrshëm, edhe bashkëpunues dhe ne kemi qenë linja shumë konstruktive dhe shumë të hapur. Unë personalisht në çdo takim që kam bërë me të gjithë aktorët vendas, me të gjithë aktorët ndërkombëtarë, kam pasur gjithmonë të njëjtin qëndrim. Ky konsensus mund të ishte bërë më përpara.

A rrezikoi situata e ditëve para miratimit të Kushtetutës së re, le të themi bazat e koalicionit qeverisës?

Kjo nuk është e rëndësishme tani. Koalicioni? Në qoftë se kthehemi mbrapa përsëri në një konflikt politik ku asnjë nuk e merr vesh kush kishte të drejtë, sepse kur fillon sherri, nuk merret vesh kush e filloi i pari, apo kush shau…. Mbaj mend gjithmonë një mik amerikan që erdhi para se Shqipëria të merrte ftesën për në NATO, i cili u takua edhe me aktorë të tjerë, dhe tha: shiko se duhet t'i qetësoni pak gjërat se po ju vjen avioni dhe do të ulet NATO.Shumë mirë – i thashë unë.

Po vazhduat me kaq sherr, dhe pa që këtu poshtë ka shumë zhurmë, nuk ulet – tha, vazhdon dhe u ikën ky moment dhe nuk vjen më. Nuk do t'ia dijë nëse e kishte sherrin Berisha, e kishte Rama, e kishte Meta apo kush e kishte. Kështu ishte edhe puna jonë. Duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe duhet t'i ndajmë problemet e pushtetit nga problemet e shtetit, sepse këto janë shumë më afatgjata.

Pra, ju e mohoni faktin se qoftë ju, qoftë Partia Socialiste u futët në një garë të fshehtë, por ama të ethshme për të grumbulluar 71 vota, njëra për ta mbajtur, tjetra për ta rrëzuar qeverinë? Si masë mbrojtëse të dyja palët, jo si sulm.

Së pari, duhet t'ju garantoj ju dhe gjithë qytetarët shqiptarë që janë këtu, që Ilir Metës as që i ka shkuar mendja ndonjëherë për të bërë 71 vota. Për çfarë do t'i bëja? Për të hequr Edi Ramën nga Kryeministër? Po përse? Cila është arsyeja?

Arsyet na i thoni ju. Reforma në Drejtësi?

Jo, jo. Po të jetë se gjykoj se është një situatë ekstreme, unë dal përpara shqiptarëve, them është kjo situatë, unë nuk rri në këtë qeveri. Por që të shkoj unë tani, të bëj histori kulisash,  hajde ti këtu të votojmë këtu, të heqim këtë dhe të bëjmë atë, madje, jo vetëm kaq, po i kam thënë të jesh i qetë dhe po të duash të jap edhe unë disa deputetë nga të mitë…

Pra si bisedë e keni bërë, apo jo?

Jo, kjo është biseda. Mos u shqetëso për këtë punë, po deshe të jap unë ca deputetë, por nuk ke pse të kërkosh çdo lloj deputetësh.

Pra ka qenë shqetësim? E keni diskutuar me njëri-tjetrin?

Unë s'kam asnjë shqetësim.

E kishte shqetësim zoti Rama?

Unë, zotëri, jam ky njeri apo ky politikan që kam këto rregulla, që, kur jam ndarë me Sali Berishën, i kam dhënë dorën dhe i kam thënë faleminderit për bashkëpunimin..

Me kaq qetësi? Me kaq dashuri?

Me qetësi të paparë dhe ai ishte shumë i qetë. Pastaj, mbas 10 ditësh, ku di unë se ç'e kurdisën. I kam thënë faleminderit për bashkëpunimin etj., etj., dhe i kam thënë tani ne duhet të bëjmë një zgjedhje, ky ishte një koalicion që i shërbeu vendit. Jam i zhgënjyer për mirë me ty  i kam thënë, se kur kam hyrë në koalicion, edhe unë nuk kam qenë i bindur se sa do të zgjaste ai, pavarësisht nga rrethanat dhe qëllimet e mira, dhe tani unë do të bëj zgjedhjen time. Kjo zgjedhje që bëra me PD-në nuk ishte shumë e natyrshme, por ishte e domosdoshme për ato rrethana. U bën ato gjëra që u bënë. Dhe i kam thënë këtë gjë: pavarësisht se çfarë tha ai pas dy ditësh që do të më rrëzojë,  çfarë problemesh të kesh për qeverinë, madje nuk ke asnjë problem edhe për ligjet, aq kohë kishte ngelur një muaj, dy muaj, ne nuk mund të bëjmë asnjë veprim kundër, sepse nuk ka asnjë moral. Se çdo të bënim? Do të bënim lojë një muaj para zgjedhjeve?

Sigurisht.

Urdhëro – i thashë- vazhdo dhe mos ki asnjë shqetësim. Ai pastaj kot hyri në ato të tjerat, jo do të më rrëzojnë, jo do të më bëjnë ato.

Zoti Meta , flisni kaq mirë për bashkëpunimin me Sali Berishën dhe respektimin e kontratës, saqë duket se pas tre vjetëve bashkëqeverisje me Edi Ramën, keni pothuajse nostalgji për atë lloj korrektese. Kaq problematike është kjo martesa e dytë me Partinë Socialiste?

Së pari, nuk kemi të bëjmë me martesa. Kemi të bëjmë me marrëveshje.

Martesë me kontratë.

Jam dakord, nuk kam ndonjë shqetësim. Secili bën vlerësimin e tij.

Së dyti, kam dëgjuar që do të bëhet kjo, do të bëhet ajo, jo po kanë thirrur edhe Mejdanin, ngatërruan edhe profesorin kot më kot, nga Pogradeci për të bërë qeverinë.

Bashkë me Koço Kokëdhimën?

Po patjetër, me të gjithë dhe këto janë gjëra që unë nuk i kuptoj se kush i shpiku dhe përse duhet t'i shpikte. Unë nuk kam asnjë problem. Do të bëjë PS-ja koalicion me PD-në, ta bëjë që sot në qoftë se i shërben vendit. Do ta bëjë me dikë tjetër? Ta bëjë që sot, nuk kam asnjë problem se nuk do të bëj lojëra unë…

Si e shikoni ju rritjen në koalicion të PDIU-së?

Më fal, nuk do të bëjmë lojëra merr deputetë këtu, merr aty që të bëjmë 71 apo 72 deputetë. E për çfarë do t'i bëjmë këto?

Çfarë reforme do të bëjmë me këto? Çfarë progresi do t'i sjellim Shqipërisë me këtë?

Si e shikoni afrimin e PDIU-së në koalicion dhe, le të themi, dhënien e një vendi më specifik nga Kryeministri Rama?

Ne nuk kemi asnjë vërejtje, nuk ka asnjë shqetësim. Nuk e kuptoj pse duhet të ketë ndonjë shqetësim?

Dilemat për koalicionin, si ka funksionuar deri tani? Mos më thoni që nuk janë. Janë. Ka shqetësime, ka debate, minimalisht. Sapo pohuat që është diskutuar mes jush dhe zotit Rama edhe çështja e numrave.

Është diskutuar që neve si LSI nuk na shkon mendja të bëjmë gjëra të tilla, sepse këto janë gjëra që shikohen, lexohen, verifikohen dhe gjykohen nga të gjithë qytetarët shqiptarë. Ne kemi pasur një shqetësim, që ajo çështje të zgjidhet me konsensus, sepse mund të ndodhte që PD-ja të mos jepte konsensusin. Ne do ta votonim reformën, sepse e kishim premtuar këtë gjë. Natyrisht, unë nuk do të rrija Kryetar parlamenti, kjo gjë ishte e qartë.

Do të ikje si Kryetar parlamenti?

Po, patjetër. Në parlament të bëja si KPD, thua ti ?!Pa opozitë? Nuk ka rëndësi. Unë nuk mund të rrija, sepse kam integritet, të cilin e kam treguar gjithmonë kur gjërat nuk kanë shkuar siç duhet. Ne do ta votonim reformën në çdo rast, por ajo reformë do të ishte e dështuar, sepse të gjitha problemet që do të dilnin, do të ishin shumë më të thella. Edhe tani ka probleme, por janë tërësisht të menaxhueshme dhe kemi hyrë në një normalitet kushtetues dhe demokratik.

Zoti Meta, flasim pak për koalicionin dhe të ardhmen e tij. Më bëri përshtypje, nga informacionet, që dje ju ishit takuar me ministrin e Brendshëm, zotin Saimir Tahiri, për të cilin, të paktën thuhet, që nuk ka ndonjë dashuri të posaçme, e cila, me sa duket, është edhe respektive, dhe nuk besoj se jeni takuar dje që të flisnit për ligjin e të drejtave të kafshëve. Realisht, besoni ju, siç u përfol, se ministri i Brendshëm, Tahiri, dhe strukturat e policisë kanë arritur t'ju përgjojnë edhe ju vetë personalisht?

Së pari, nuk mendoj se, meqë ju përmendët të drejtat e kafshëve, duhet patjetër të jepja një përgjigje për këtë çështje, por nga dashuria e jashtëzakonshme për macen që kam në shtëpi, Sashën, mendoj se edhe të drejtat e tyre kanë rëndësi dhe pa asnjë diskutim të drejtat e njeriut janë vendimtare për të përcaktuar karakterin demokratik të një shoqërie.

Për sa u takon raporteve me ministrin e Brendshëm, mua më vjen për të qeshur kur dëgjoj këto lloje komentesh, që ky do këtë, nuk do atë… Unë kam raporte shumë të mira institucionale me të gjithë ministrat dhe për sa i takon rastit konkret, ka qenë një çështje konkrete që kishte të bënte me parlamentin dhe me institucionin që zoti Tahiri përfaqëson si Ministri e Brendshme. Ne kemi pasur një takim shumë mirëkuptues.

Unë nuk merrem me çështje të tjera, sepse pozicioni im është ekstremisht shumë institucional në shumë raste, shumë më tepër se sa ju mund ta mendonit.

Si reaguat ju, për shembull, kur morët vesh se në paradhomën e ministrit  Tahiri është gjetur një pajisje? Për më tepër u akuzua zëvendësministri që ju sapo e kishit emëruar në atë  dikaster?

Nuk është se u akuzua, nuk mund të them se nuk u dyshua. Cili ka qenë mendimi im? Natyrisht, ka qenë një pretendim i rëndë, por mendimi im ka qenë që të bëhej një hetim i plotë, të…

Mbaj mend që zoti Vasili ka dalë dhe ka reaguar konkretisht duke folur për këtë… Nuk ka rëndësi, se mund të kërkohej hetim edhe nga FBI-ja apo nga BND-ja, po themi, në kuptimin e mirë të fjalës, për të verifikuar çfarë ka ndodhur dhe personi që e ka bërë, kushdo që të jetë, të shkojë në burg, jo të shkarkohet apo lirohet, se kjo është një gjë minimale. Pra, qëndrimet e mia janë ekstreme kur kemi të bëjmë me çështje serioze dhe të respektimit të ligjit.

Megjithatë, zoti Meta, gjithë këto insinuata, gjithë këto fjalë, gjithë këto tensione nga përpjekja për të mbledhur 71 vota deri tek akuzat për përgjime reciproke…  

Unë ju sigurova se nuk kam tentuar të mbledh asnjë votë.

Megjithatë, të jem i sinqertë, unë i pari, por besoj se edhe shikuesit, është kritikë pozitive kjo, nuk është akuzë, por edhe ju vuani pak nga mungesa e sinqeritetit besoj kur flisni në publik për çështje të tilla? Gjithsesi…

Besoj se për këtë çështjen e 71-shit u rrëfeva para jush.

Gjithsesi, duket se ka një situatë të caktuar brenda koalicionit. Po  ju pyes realisht në interes edhe shikuesve: ka apo nuk ka një  situatë jo të shëndetshme brenda maxhorancës së qendrës së majtë? A ka diçka për t'u rregulluar?

Sinqerisht, po u afroheni zgjedhjeve. Këtej po shikojmë PDIU-në që ripozicionohet, rikonfigurohet brenda koalicionit qeverisës. Zoti Rama pak ditë më parë tha se duhet ta sqarojmë situatën sa shpejt me aleatin tonë, ndërkohë ju, nga ana tjetër, jo se nuk e keni marrë vendimin, jam i bindur që e keni marrë, nuk dukeni fare i shqetësuar.

Më duket si paragjykim.

Jo, nuk është paragjykim, por nga përvoja ime si gazetar politik dhe, le të themi, nga përvoja juaj si politikan dukeni që e keni marrë një vendim, por sigurisht do ta thoni në momentin e duhur. Ndërkohë nga partneri juaj duket që ka  njëfarë rritjeje të presionit që të ketë një deklarim, pra që të hapen letrat sa më shpejt, ndoshta brenda muajit dhjetor. Kur do ta merrni këtë vendim, zoti Meta? Është një vendim që do ta diskutoni, pra do të jetë një vendim i njëanshëm,  do të jetë një vendim i përbashkët, do të jetë një rishikim i kontratës së Shkodrës apo do të jetë një divorc në paqe?

Së pari, ne mendojmë se ka mjaft çështje të tjera ku ne duhet  të përqendrohemi si maxhorancë, si qeveri.

Jam shumë kurioz t'i di, cilat?

Kurioziteti është më shumë se çfarë do të bëhet këtej apo çfarë do të bëhet andej, por thelbi apo qendra e gravitetit të së ardhmes ka të bëjë me ecurinë e këtyre 2-3 muajve, sidomos për sa i takon reformës në drejtësi, sepse këto ndryshime kushtetuese në rast se nuk shoqërohen edhe me ligjet e domosdoshme dhe me kualitetin e domosdoshëm mund të sjellin një problem serioz në të gjithë zbatimin e reformës. Kjo, natyrisht, është shumë e rëndësishme për një rekomandim pozitiv, që ne shpresojmë dhe që duhet ta marrim në dorë nga Komisioni Europian. Mendoj se këto janë energjitë kryesore ku do të përqendrohemi dhe jo vetëm te reforma në drejtësi, por edhe te reformat e tjera kyçe për këtë proces. Çështjet e tjera janë çështje që ne jemi të hapur t'i diskutojmë në mënyrë të përgjegjshme, edhe më institucionale,  që të mos thoni jo Rama –Meta bën kështu, jo Meta –Rama bën kështu, jo ishte edhe ky te kafja, jo ishte edhe ai atje. Unë besoj se, përveç raporteve të mia me zotin Rama, të cilat kanë rëndësinë e tyre…

Pra i keni raportet e mira.

Natyrisht.

Apo janë vetëm institucionale?

Ne jemi në një komunikim të vazhdueshëm dhe bashkëpunues. Është shumë e rëndësishme të ecet më tej me raportet institucionale ndërmjet dy forcave politike.

Pra, kanë nevojë të rregullohen pak raportet, në kuptimin institucional të fjalës, pra që të jenë pak më zyrtare?

Pa dyshim duhet të jenë pak më institucionale. Për shembull, një nga defektet e reformës në drejtësi, diskutimi i negociatave po të kishte qenë pak më institucional, të ishin mbajtur shënime më transparente e të tjera, konsensusi mund të ishte gjetur  2 muaj para, jo në minutat e fundit. Pra, çdo raport më institucional është më i qëndrueshëm, është më i besueshëm, është më i verifikueshëm nga secili për përgjegjësinë që ka dikush, ose dikush tjetër dhe për përgjegjësinë që  ka i gjithë koalicioni në raport me qytetarët shqiptarë.

Ka një presion në rritje nga partneri juaj në koalicion për një deklarim më të shpejtë  të së ardhmes të koalicionit.

Më shumë po shikoj një presion nga ju që doni të bëni lajmet  sesa nga koalicioni. Unë nuk shoh ndonjë presion.

Jo, unë nuk besoj  që të bëj lajm, unë besoj se është nevoja e medieve për të bërë lajme, por për të kuptuar, në fakt, se çfarë perspektive do të ketë vendi, sepse Luan Rama juaj tha në Dibër që koalicioni do të vazhdojë  derisa Shqipëria të integrohet në Bashkimin Europian. Tani, nëse nuk di unë apo shikuesit se ne do të futemi në BE para qershorit të vitit 2017-ës, i bie që koalicioni juaj do të vazhdojë, apo jo?

Tani,  Luan Rama gjithmonë është angazhuar  për integrimin evropian.

Ai është Sekretari i Përgjithshëm i partisë suaj.

Patjetër, dhe gjithmonë  është i angazhuar për integrimin europian.

Kjo nuk është përgjigje.

Zoti Meta, e dini ku është problemi i mos përgjigjes…

Ju doni që unë të jap një përgjigje në emër të LSI-së që ata të ngrihen nesër dhe të thonë se… Se ata mund të thonë edhe një gjë më të rëndë: ty, zotëri, po të mbaron mandati, si merr vendime të tilla në emrin tonë.

Ju e dini që mund të ndodhë. Unë e di që ju jeni në prag  të mandatit dhe  e di që do të votoheni, e di që do të votoheni me një anëtar një votë, keni qenë partia e parë që e keni zbatuar, por, ama, e di që keni pasur kandidat rival zotin Luan Rama. Ju e dini mirë që në çdo rast mbizotëroi formaliteti mbi gjithçka tjetër, jo për shkak të manipulimit të votave, por për shkak se ju jeni lideri i padiskutueshëm i kësaj partie. Le të themi, nuk besoj se e mendon njeri dot LSI-në pa ju, përveç, ndoshta, partnerëve tuaj në koalicion, të cilët do të preferonin më shumë t'ju shikonin në presidencë se kryetar të LSI-së. Si ju duket ky si opsion?

Meqenëse erdhëm te LSI-ja, ajo që unë mund t'ju konfirmoj ju është: pa dyshim që unë do të kandidoj për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim. A do të ketë kandidat tjetër, apo jo? Kjo është një çështje që nuk më shqetëson. Në çdo rast as që do të ketë dhe as që duhet patjetër që të ketë, në kuptimin për të imponuar apo për të detyruar dikë që të jetë jashtë dëshirës së tij. Që LSI-ja  duhet të ketë ndryshime serioze, duhet të ketë, patjetër, në të gjithë funksionimin e saj, patjetër dhe lidershipin e saj, LSI-ja duhet të jetë tani, mendoj unë, një parti model në drejtim të integritetit, në drejtim të përfaqësimit, në drejtim të dekriminalizimit do të jetë një shembull, sepse është një temë që vërtet është kthyer në një shqetësim për politikën tonë, por jo vetëm kaq, sepse  të thuash  se  do të jemi një shembull në drejtim të dekriminalizimit, nuk është se po u bën ndonjë nder të madh shqiptarëve, sepse nuk do të çosh disa njerëz me probleme në parlament. Kaq nuk mjafton për të qenë deputet.

Ju nuk keni pasur probleme, partia tjetër, po, ka pasur.

Jo, nuk është se kemi pasur.  Nuk ka lidhje më atë gjë. Unë mendoj se  e gjithë politika shqiptare është e imunizuar dhe e gjithë politika është dëmtuar pavarësisht si, qysh, tek dhe të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësi në këtë proces.

 Pra, Partia Demokratike kishte të drejtë që e ngriti këtë shqetësim?

 Tani, kishte të drejtë Partia Demokratike?! Duhet të mbajë edhe ajo përgjegjësitë e veta se nuk është…

 Ç'përgjegjësi mund të ketë opozita se si i zgjidhni ju ose zoti Rama  kandidatët për deputetë?

 Të gjithë ne kemi përgjegjësi për deputetët që zgjedhim,  kemi përgjegjësi për ministrat që zgjedhim,  kemi përgjegjësi për drejtorët që zgjedhim. Kur ata nuk demonstrojnë integritetin e duhur, ne nuk duhet të kemi keqardhje për ta, sepse absolutisht shqetësimi ynë kryesor duhet të jetë raporti me qytetarët dhe me ata, të cilët presin nga qeveria dhe nga politika të bëjnë më shumë për ta. Kështu që unë besoj se LSI-ja me këto drejtime do të sjellë vërtetë ndryshime mjaft pozitive dhe do të jetë një forcë politike model në drejtim të integritetit të përfaqësimit, në drejtim të  transparencës së funksionimit në drejtim të çdo përpjekjeje që garanton transparencë maksimale dhe ndershmëri të plotë të  zgjedhjeve që do të vijnë dhe të çdo zgjedhjeje në të ardhmen, sepse  duhet të krijojmë një mjedis sa më të shëndetshëm dhe demokratik, ku  njerëzit të besojnë se është vetëm vota e tyre ajo që e bën ndryshimin dhe se kjo votë është e lirë.

T'i rikthehem  pyetjes për të  cilën e di që nuk do të marr përgjigje, lidhur me fatin e …

Nuk i dihet.

Nuk besoj se ju jeni përgatitur sa duhet, që sonte të  më thoni se ju do të  qeverisni nesër së bashku me PS-në, por ajo që ka sjellë  mospërgjigjja juaj…

Ne jemi duke qeverisur me PS-në dhe jemi gjithmonë në përpjekje  që të qeverisim më mirë dhe  të  reflektojmë sa më shumë.

Ju e dini  shumë mirë që ndryshe nga koalicioni i panatyrshëm me PD-në në  periudhën  2009-2013, të cilin ju e keni shpjeguar disa herë se përse e bëtë (çështja e procesit të integrimit, realiteti i votave, që vendi mund të futej në një tjetër krizë, në zgjedhje të parakohshme me kosto të panevojshme për vendin etj.), ashtu siç keni thënë që ky ka qenë një koalicion i panatyrshëm. Ndërkohë, që edhe nëse ju nuk e thoni, sigurisht PS-ja dhe LSI-ja  janë pjesë formalisht,  ideologjikisht dhe nga çdo lloj pikëpamjeje, e së majtës, pavarësisht se ju  u ndatë prej saj në periudhën  2003-2004.

Pra, kur ju nuk i përgjigjeni  kësaj pyetjeje, zoti Meta, ju siguroj që shumica absolute e atyre që na shikojnë, thonë se zoti Meta nuk e thotë, pasi opsionin e bashkëpunimit sërish me PD-në e mban të hapur. Kjo është një logjikë shumë e thjeshtë. Në momentin që ju nuk thoni se do ta vazhdoni koalicionin me PS-në…

Ju mund të thoni se në parim jeni dakord të vazhdoni me koalicionin  me PS-në, por kontrata, marrëveshja duhet riparë,  ridiskutuar, dhe duhet rinegociuar. Viti 2017 është një vit shumë interesant  politikisht, sepse kemi  zgjedhjen e Presidentit, të kryeprokurorit, ndoshta edhe të shefit të Shërbimeve Sekrete, pra ka  një mori  gjërash përveç zgjedhjeve të rregullta politike, por ju nuk  na e thoni këtë.  Ju nuk thoni asgjë, zoti Meta dhe unë ju siguroj që shumica thotë se  e keni te opsioni i bashkëpunimit sërish me PD-në. Kjo shkon përtej kuriozitetit njerëzor.

Së pari, unë besoj se fola qartë se cili  është prioriteti im dhe i forcës politike që unë përfaqësoj për 2-3 muajt aktualë: përqendrimi te reforma në drejtësi. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm  çdo ditë në kuptimin e mirë  të menaxhimit  dhe të ndjekjes së këtij procesi .

Një sy hapur gjithmonë.

Patjetër, edhe për këtë arsye.

Së  dyti, duhet të kemi parasysh se ne jemi duke bashkëpunuar me PS-në. A ka  nevojë për ta përmirësuar këtë bashkëpunim? Patjetër po, sepse nuk është një kohë e pakët deri në fund të këtij mandati.

A do të  vijojë ky bashkëpunim në të ardhmen? Pse jo, por ky nuk është një vendim  që mund ta marr unë dhe aq më tepër, të vendos  sot. A duhet të  rishikohen  shumë çështje në të  ardhmen? Patjetër, mendoj unë. Padyshim, falë LSI-së erdhi këtu edhe modeli i koalicioneve  dhe  ndoshta do ta kenë të vështirë që të shpikin një model shqiptar. Duhet të studiojnë më mirë  modelet e koalicioneve në vendet e tjera, si Austria, si Gjermania e kështu me radhë, në mënyrë  që të mos ta kemi më fenomenin, që marrëveshjet mbasi bëhen, të interpretohen në mënyra të ndryshme nga njëra palë apo nga tjetra dhe përgjegjësia për një problem,  të mund të transferohet në mënyrë të padrejtë te pala tjetër.

Nuk ka rëndësi, sepse në fund fare, koalicioni është një përgjegjësi para  të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nëse dikush ka përgjegjësi, duhet ta marrë atë në mënyrë më të  drejtpërdrejtë,për atë  përgjegjësi që i takon, duhet të reflektojë për atë që  i takon.

Ju për herë të parë thatë: "Pse jo?" Pra, deri diku, e pranuat mundësinë e vazhdimit të  bashkëpunimit  me PS-në, natyrisht pas  rishikimit të  gjithçkaje. Ky rishikim do të përfshinte edhe postin e Kryeministrit?…

Unë mendoj se më i rëndësishëm sesa ky apo ai post, mbetet programi dhe realizimi i objektivave të një qeverie.

A i keni realizuar këto objektiva, zoti Meta, si koalicion them, pas tre vjetësh pa një javë qeverisjeje të këtij vendi?

 Mendoj se disa objektiva kryesorë janë realizuar. Ajo që mua nuk më pëlqen është se kemi ende një tension politik, që mund ta kishim menaxhuar më mirë, pra mund të kishim më pak tension politik në vend. Ndërkohë që vërtet disa objektiva kryesorë janë realizuar dhe unë kam bërë dhe do të bëj më të mirën për këtë qëllim. Pastaj në fusha të ndryshme kjo do të bëjë një bilanc konkret. Unë përmenda disa fusha, ku janë bërë disa reforma të rëndësishme, si në energji apo në bujqësi, por janë bërë edhe në fusha të tjera, se nuk dua të bëj një bilanc, aq më tepër në mënyrë të njëanshme dhe pa statistika të sakta. Por sigurisht që ka vend për shumë më tepër.

I keni këmbëngulur shumë idesë së konsensusit, bashkëpunimit njëfarë, siç thatë, largimi të nervozitetit dhe tensionit në skenën politike shqiptare.

Është i domosdoshëm.

Realisht…?

Sa të mundemi, eh, sepse ne jemi ballkanas, jemi mesdhetarë; i kemi të dyja bashkë.

Nuk dua të bëj asnjë insinuatë. Ju për këtë u vlerësuat edhe nga ambasadori Lu postum, pra pas reformës, për mënyrën sesi e menaxhuat situatën. Keni qenë kështu që në fillim kur u zgjodhët Kryetar i Kuvendit, ndoshta edhe përpara me këmbënguljen për votimin në mënyrë konsensuale të tri ligjeve të famshme gjatë fushatës së zgjedhjeve të vitit 2013 dhe realisht keni dhënë sinjale dhe mesazhe të një profili të ri tuajin, personal, sepse edhe ju keni qenë gjaknxehtë në politikë.

Po, patjetër!

Të mos ju kujtoj bilancet e shumë gjërave dhe të veprimeve…

Më mirë të mos i kujtosh.

Por duhet t'i kujtoni, keni ditëlindje dhe në ditëlindje bëni edhe bilance.

 Dakord, patjetër!

Keni dhënë, le të themi, një lloj profili të ri, thuajse presidencial në vend. Nuk dua ta fajësoj zotin Nishani për mënyrën sesi ai u zgjodh, partia nga ai erdhi e të tjera, e paragjykuan atë nga maxhoranca e re, kryesisht nga Partia Socialiste, por, le të themi, që të dyja palët e kanë ushqyer njëfarë konflikti reciprok. E befas dilni ju, me atë që ju bëtë, me votimin konsensual të një reforme super të vështirë. Personalisht kam thënë, kam menduar, kam dyshuar se ajo nuk do të kalonte, por besoj se ajo kaloi në mënyrë konsensuale përgjithësisht për shkak të meritës suaj.A e shikoni Ilir Metën vitin tjetër pjesë të ekuacioni të caktuar politik drejt presidencës së vendit, ose le t'jua bëj pyetjen sipas mënyrës sime, se me këtë mënyrë ju nuk do të përgjigjeni: a do t'i thoshit gjithmonë "Jo" një oferte për të qenë President i Republikës?

Së pari, unë dua të shpreh bindjen time se ajo që ndodhi më 21-22 korrik, se, në fakt, ajo ndodhi më 21, por u votua dy orë më vonë, më 22, meqenëse ne fjalën e kishim dhënë që do të mbyllej më 21, nuk na pëlqen të themi se u mbyll më 22. Është si puna e…

Jo, ju jeni midis 21-shit dhe 22-shit.

Po, është si puna e fitores së Kombëtares, që ndodhi më 5 dhe 6 shtator.

Nejse, nuk ka rëndësi.

Ne e kemi traditë, e kemi që nga 28-29 nëntori. Ndahemi te datat, por jo te thelbi.

Nuk ka rëndësi. Unë mendoj se ka qenë detyra ime të luftoja për konsensusin, sepse unë e pashë atë shumë pranë, sidomos pas takimit me zotin Basha, shumë më pranë sesa e kisha menduar apo imagjinuar, ndoshta edhe vetë Partia Demokratike nuk e kishte sqaruar në mënyrë të qartë thelbin e asaj që ajo kërkonte apo që pretendonte.

Së dyti, merita kryesore i takon popullit shqiptar, sepse e themi vazhdimisht që mbi 90 e ca për qind e shqiptarëve e donin këtë reformë.

Kuptohet që PS-LSI nuk kanë 91 e ca për qind të votave të shqiptarëve dhe këtu pa dyshim që…

Dhe shumë mirë që nuk i kanë.

Ky është mendimi juaj. Nuk thashë që s'është edhe i imi. Por, në këtë kuptim, ky është një detyrim ndaj të gjithëve, ashtu sikurse është një detyrim i Partisë Demokratike që të punonte dhe të jepte konsensusin e saj në emër të gjithë atyre përkrahësve dhe votuesve të saj dhe të opozitës që e kërkonin këtë ndryshim, e kërkonin këtë reformë. Duhet të mos harrojmë që ky ishte një angazhim i vazhdueshëm edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe i Bashkimit Europian, të cilët u angazhuan në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm në nivelet e tyre përfaqësuese në Tiranë, por patën angazhim në nivelet më të larta. Të mos harrojmë ndihmësekretaren Nuland, e cila erdhi këtu disa javë përpara votimit të kësaj reforme; të mos harrojmë komisionerin Han, i cili u angazhua personalisht në ditët e fundit. Sigurisht që kjo ishte një domosdoshmëri që duhet të ndodhte dhe, për fat të mirë, ndodhi.

Nuk po flas për vitin tjetër, por po flas në parim: a do t'i thoshit gjithmonë "jo" një oferte për t'u bërë President i Republikës?!

Unë nuk kam baste personale për t'u President, për t'u bërë kështu apo ashtu.

Nuk e quajta bast. Po jua përsëris pyetjen: do t'i thoshit gjithmonë "jo" një kërkese brenda jush për t'u bërë President i Republikës?

Që të jap një sqarim ndoshta, sepse ju thoni gjithmonë që unë nuk jap përgjigje të qarta, por mund ta jap një përgjigje të qartë: pa dyshim që unë do të kandidoj për kryetar të LSI-së. Besoj se do të fitoj dhe besoj se ndaj të njëjtin mendim  me ju dhe në mënyrë të…

Besoj më shumë se mund të gjendet jetë në Mars, se sa ju të humbni postin e kryetarit të LSI-së. Çështje probabiliteti është. Mund të ndodhë.

Nuk i dihet. Demokraci është dhe çdo gjë mund të ndodhë. Në këto kushte, është e paevitueshme që unë ta drejtoj LSI-në në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2017, sepse do të ishte një mungesë përgjegjësie dhe lojaliteti ndaj anëtarësisë..

Kjo do t'ju përjashtonte, pasi Presidenti zgjidhet nga parlamenti i vjetër në bazë të Kushtetutës.

Nuk kam asnjë problem dhe nuk u hyj fare këtyre llogarive. Kjo është një përgjigje e qartë.

Atëherë, që ta kemi të qartë: ju do të jeni në krye të LSI-së në zgjedhjet e ardhshme politike?

Patjetër, sepse në qoftë se unë do të zgjidhem në krye të LSI-së, do të zgjidhem për t'i drejtuar në zgjedhjet e ardhshme.

Besoj se kjo i jep një farë përgjigjeje pyetjes sime për Presidentin e ardhshëm të vendit.

Unë nuk iu kam hyrë këtyre çështjeve, sepse, e para, nuk janë çështje personale; se dyti, janë tepër të parakohshme. E rëndësishme është që vendi të ketë një President të përgjegjshëm me integritet dhe që t'i bashkojë palët, sidomos po të kemi parasysh pozicionin e Presidentit tani në Kushtetutë, i cili është më i dobët nga pikëpamja Kushtetuese, edhe nga ndryshimet e fundit kushtetuese, por që duhet fuqizuar moralisht me një figurë të besueshme dhe që mund ta rrisë bashkëpunimin midis palëve.

Mendoni,  thoni, dhe  a do të propozoni që ky të jetë konsensual?

Tani nuk i kemi hyrë akoma kësaj…

Jo t'i hyni, por po ju them si e mendoni ju. Ju thoni se duhet të jetë një person që t'i bashkojë..

Ju më pyesni mua si duhet të jetë?! Patjetër që i tillë duhet të jetë Presidenti. Kur palët nuk merren vesh, shkojnë te Presidenti.

Jo, nuk thashë si duhet të jetë Presidenti. Thashë si duhet të zgjidhet Presidenti?

Tani ajo zgjidhja është e përcaktuar nga Kushtetuta, por, pavarësisht nga zgjidhja që jep Kushtetuta, mendoj se fryma  e procesit duhet të  jetë një frymë sa më prestigjioze për këtë pozicion. Pra, puna e Presidentit nuk është një vend  dhe të çojmë dikë aty, të bëjmë një nder, një qokë. Të ketë një mision, të përfaqësojë vendin dhe të bashkojë palët.

Kam një citim të ambasadorit amerikan i dhënë për një portal për "Java news.al", ku flet me nota befasisht vlerësuese për ju. Them befasisht vlerësuese për ju, pasi nuk kanë munguar zërat se një nga përplasjet më të forta që kanë ndodhur gjatë procesit të diskutimit, të negocimit, edhe të miratimit të reformës në drejtësi, ka qenë përplasja juaj me ambasadorin amerikan Donald Lu deri në pikën që ju refuzuat jo të jepnit dorën, por të bisedonit pesë minuta veçmas me të, gjatë pritjes për festën e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.

Këtë e keni me të dëgjuar apo me…?

Me të dëgjuar dhe me të parë.

Jo, jo, s'është e vërtetë. Përkundrazi, ambasadori donte të më shoqëronte për respekt, kur unë po largohesha, por unë i thashë: "Kthehuni, se ju keni gjithë këta të ftuar!" Kjo është natyra ime. Përkundrazi, ne kemi raporte shumë më të mira sesa mendoni ju.

Jo, unë nuk jam në pozicionin për të menduar, por jam në pozicionin për të pyetur.

Dakord, dakord, sesa pyesni ju. Atëherë, për të qenë më të saktë, kemi marrëdhënie shumë më të mira. Në raportet tona mund të them se kemi mirëkuptim të plotë për të gjitha çështjet që ai, në emër të Shteteve të Bashkuara, ka ngritur në mënyrë të vazhdueshme. Nuk kemi pasur asnjë çështje, që të kemi një dallim apo një keqkuptim. Për dekriminalizimin mirëkuptim total, të plotë, për transparencën e partive, që më ka kërkuar ambasadori, LSI është e vetmja që i ka bërë publikisht transparente jo vetëm buxhetin, por çdo donacion, çdo aktivitet publik, gjithçka.

A ka pasur shqetësim nga amerikanët për këtë çështje, ndaj partisë suaj?

Nuk ka pasur asnjë shqetësim të veçantë për LSI-në, si LSI.

Po, për LSI-në pyes?

Por ka pasur shqetësim për LSI-në si pjesë e një sistemi politik, së bashku edhe me partitë e tjera, dhe u është kërkuar të gjithëve që të marrin disa masa. LSI i ka bërë të  gjitha në kohë dhe ka një bashkëpunim të shkëlqyer edhe me NDI-në, edhe me shumë faktorë të tjerë, dhe do të jetë një parti model.

Zoti Meta, në fund të kësaj pjese të dytë, një pyetje të fundit për aktualitetin. Pas tri ditësh kemi zgjedhje në Dibër, për kryetarin e ri të bashkisë atje. Një nga motivet, për të cilat shumë vetë mendojnë se koalicioni mund ta humbë këtë betejë  lokale, por  domethënës është fakti se  koalicioni i majtë,  le të themi në bazë dhe veçanërisht dhe në Dibër, ka shkëndija të caktuara. Si e parashikoni  këtë garë? Çfarë rëndësie ka apo duhet të ketë ajo, çfarë sinjali duhet të jetë ai për qeverisjen e mëtejshme  të koalicionit tuaj?

Të jem  fare  i sinqertë me ju, kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie, është  një zgjedhje tërësisht lokale. Ne nuk rrimë dot  pa i dhënë rëndësi që nuk meritojnë  gjërave të caktuara për arsye të interesave politike. Unë jam përpjekur të qëndroj  personalisht  pak jashtë kësaj gare lokale që të mos kontribuoj për ta kthyer  në një garë kombëtare, a ka mundësi edhe  ndërkombëtare, sikurse çfarë po ndodh, për t'i kaluar në një kala dibrançe zgjedhjet e  Dibrës.

Fakti që keni bashkëshorten nga Dibra nuk ju lejon  të jeni kaq indiferent. Ju e dini se çfarë thonë shqiptarët: "Nga je? Jam nga fshati i gruas". Apo ju nga Skrapari e keni ndryshe?

Kam shumë   respekt  për dibranët dhe  akoma më shumë për dibranet, që ta dish, jo thjesht dhe vetëm për gruan time, por në rastin konkret mendoj se të gjithë duam ta marrim me të qetë, edhe opozita, edhe  ne  si maxhorancë. Dibranët   duhet të votojnë të qetë, ato janë zgjedhje  lokale, madje aksidentale, se nuk kanë qenë zgjedhje të parashikuara dhe  duhet të evitojmë frymën për të provokuar, për të krijuar tensione,  për të njollosur procesin  duke  pasur  frikë nga rezultati, se fitojmë apo humbasim, se po humbën  do të themi: "Ja  si  vidhen zgjedhjet", por edhe po fituam: "Ne fituam, pavarësisht se  u bënë  gjithë këto presione"  e të tjera. Unë mendoj se as Dibra nuk e  meriton këtë lloj tensioni dhe këtë lloj demonizimi të procesit. Po të shikojmë lajmet, përditë tre-katër lajme nga Dibra dhe për Dibrën. Le të votojnë të qetë ata, në mënyrë normale. LSI-j atje ka pozicionin e  saj, ka një në marrëveshje me Partinë Socialiste, ka angazhimin e saj dhe kjo është një gjë fare…

I vetmi lajm m'u duk në fakt deputeti i përjashtuar Përparim Spahiu që mori pjesë në fushatë. Apo e amnistuat?

Po, ai votoi për reformën kështu që…

Pra, Spahiu është sërish deputet i LSI-së?

Sipas Petrit Vasilit po, ai është kryetar i grupit.

Flasim pak për partinë tuaj meqë keni pasur ditëlindjen. Jua thashë më duket me shaka, që vetëm ju dhe mbretëresha Elisabet keni dy ditëlindje, atë biologjike dhe atë zyrtare, pasi besoj ditëlindja politike e vërtetë e Ilir Metës është shtatori i vitit 2004. Në këto 12 vjet si kryetar i LSI-së, por besoj se edhe ato dy vjetët e tjera më herët 2003-2004, beteja me Fatos Nanon, cili ka qenë momenti realisht kur jeni ndjerë në pozicion të vështirë?

Pozicioni ose momenti më i vështirë ka qenë momenti për të krijuar apo jo LSI-në. Pra, si të thuash…

Ishit në dilemë?

Ndarja apo jo përfundimtare me Partinë Socialiste, sepse kuptohet unë isha në Partinë Socialiste në një moshë fare të re, pra, sa i bie, 22 vjeç, isha në një moment ku ishte një rrezik të mendohej se mund të gjeje ndonjë të ri në selinë e Partisë Socialiste, shumë pak të rinj, dhe u krijua një forum i jashtëzakonshëm që ka qenë Forumi i Rinisë Eurosocialiste. Ishin vite të paharruara, ishte një shkollë e jashtëzakonshme dhe natyrisht ishte një lidhje shumë e fortë shpirtërore, njerëzore. Kurse momenti i ndarjes ka qenë një moment vërtet i vështirë, pastaj problemet e tjera kanë qenë më të thjeshta, jo se kanë qenë më të lehta, por kanë qenë më të thjeshta.

Dilema për të krijuar një parti të re apo për të vazhduar, megjithëse besoj se atëherë nuk  ju mbetën shumë hapësira.

Praktikisht ne ishim të përjashtuar, sepse u përjashtuam në një proces tërësisht jo demokratik.

Zoti Meta, në këto kohë, cili është veprimi politik për të cilin ju keni reflektuar dhe ndoshta sot nuk do ta bënit përsëri? Po ju radhis disa:

  • tradhtia ndaj Majkos, në vitin 1999
  • arrestimi i Berishës
  • largimi me lezet që i bëtë Ramës drejt bashkisë në vitin 2000 duke i hapur rrugë një karriere tjetër politike.

Mos e donte vetë? Por vazhdo.

Dakord. Shkarkimi i Rakipit, bashkëqeverisja e re me Nanon, themelimin e LSI-së e përjashtuat, marrëveshja me Berishën, sepse marrëveshjen me Ramën përsëri e përjashtuat dhe nuk besoj që jeni penduar.

Faktikisht, njeriu reflekton gjithmonë. Ju jeni gazetar, tani bëni një editorial dhe kur e lexoni pas dy orësh mendoni sikur ta kisha bërë kështu, pas dy ditësh përsëri mendoni se mund të kishit bërë diçka më mirë dhe kjo natyrisht që ndodh edhe në politikë, ndodh edhe me politikanët dhe sigurisht që shumë gjëra mund t'i kisha bërë më mirë po t'i shikojmë nga sot, por në përgjithësi gjërat i bëj me bindje edhe kur bëj gabime.  Nuk e di se çfarë nuk do të kisha bërë, por ajo që do të doja përsëri të bëja është krijimi i LSI-së. Kjo është e sigurt.

Besoj se do të votohet parulla juaj e re politike për vitin 2017. Ju e dini se cila është, apo jo? "Me qetësi dhe dashuri".

Jam habitur shumë tani që isha në konventën e demokratëve në Pensilvania dhe ishim për darkë në një restorant, ku ishte një kamerier nga Shqipëria  dhe pasi mori të gjitha porositë, unë i thashë mos u nxito, se e kishte marrë pak me emocion. Dakord tha, kryetar, meqë sjellë dashuri. U kënaqa të them të drejtën që edhe në Pensilvani kishte mbërritur kjo shprehje dhe mendoj se fakti që ka gjetur një përkrahje të gjerë, duhet që politika jonë të vendosë me qetësi dhe dashuri për njerëzit në radhë të parë.

Një pyetje out of curiosity, siç thonë anglezët, meqë folët për Amerikën. A jeni dakord me kryeministrin Rama, se një fitore e Donald Trump do të ishte një fatkeqësi për botën?

Mendoj se zgjedhjet aktuale ne Amerike nuk janë shembulli më i mirë që mund të merrnim, edhe në kuptimin e retorikës, janë momente të caktuara në çdo vend. Për ne Amerika është një partner i pazëvendësueshëm në çdo rast. Sigurisht që edhe unë  kam pasur rastin të bashkëpunoj  me zonjën Klinton, kur kam qenë në pozicionin e ministrit të Jashtëm, apo me bashkëshortin e saj, kur kam qenë në pozicionin e Kryeministrit. Sigurisht që me demokratët kemi edhe një raport pak më të afërt, edhe për shkak të NDI-së e kështu me radhë, por ne do të respektojmë çdo zgjedhje që bën Amerika.

Me qetësi, apo jo?

Me qetësi dhe me dëshirën për t'i çuar përpara këto marrëdhënie dhe këtë partneritet strategjik.

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kosova nën “ombrellën” e huaj për Kartonin Jeshil

Posted: 08 Sep 2016 10:40 PM PDT

Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është pengesa kryesore për anëtarësimin e saj në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës.

Për këtë, autoritetet kompetente kërkojnë nga ekzekutivi që të lobojnë tek ndonjë shtet anëtar i këtij Këshilli, që të marrë nën ombrellë Kartonin e Gjelbër të Kosovës. Kjo, sipas tyre, është alternativa e vetme për t'u anëtarësuar në këtë rrjet.

Kriteret tjera të kërkuara janë përmbushur, thotë për Radion Evropa e Lirë ushtruesi i detyrës se drejtorit të Byrosë së Sigurimeve të Kosovës, Gani Thaçi, duke shtuar se byroja ka dëshmuar përkushtimin dhe seriozitetin për anëtarësim të Kosovës në këtë mekanizëm.

"Ne tani kërkojmë që lobimin për ne për të hyrë në Karton të Gjelbër duhet të bëjë Qeveria, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme, që ne të futemi nën ombrellën e një shteti, siç ka bërë Mali i Zi pas pavarësimit dhe një shtet i Bashkimit Sovjetik. Këtë mund të bëjë vetëm qeveria, ne nuk mundemi edhe pse kemi lobuar në mbi 30 shtete", ka thënë Thaçi.

Autoritetet qeveritare, thotë ai, më herët kanë bërë përpjekje që për këtë çështje të arrihet një marrëveshje me Shqipërinë, por nuk kanë arritur ndonjë rezultat. Edhe pse pretendimet janë që të vazhdohet me Shqipërinë, ai thotë se angazhimet duhet të vazhdojnë me shtetin e Austrisë dhe Sllovenisë.

Kartoni i Gjelbër vërteton se një automjet përfiton në mënyrë të mjaftueshme nga mbulimi i përgjegjësisë nga sigurimi. Kështu, kur makina përfshihet në një aksident në territorin e një shteti ku vlen sistemi i Kartonit të Gjelbër, sigurimi mbulon koston (e lëndimit, dëmtimit, etj).

Si mundësi e vetme për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Byrove Evropiane është që Kosova të ketëKartonin e Gjelbër të ndonjë shteti tjetër, thotë edhe eksperti për këtë çështje, Ibish Mazreku.

Ai për Radion Evropa e Lirë thotë se në këtë kuadër duhet të ekzistojë gatishmëria e të dy shteteve.

"Kjo është një alternativë që mund të jepet që Kosova të ketë Kartonin e Gjelbër, të një shteti tjetër. Për shembull, mund të jetë Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia. Ka pas iniciativa që edhe Kosova të hyjë nën ombrellën sllovene, për shkak të reputacionit më të mirë në Këshillin e Evropës,sesa byrotë e rajonit. Kjo është e mundshme, vetëm duhet të ekzistojë vullneti i përbashkët i të dy byrove që të hyjnë në dy marrëveshje",thotë Mazreku.

Gani Thaçi, nga Byroja e Sigurimeve, thotë se kriteret tjera të kërkuara teknike janë përmbushur, siç është baza e infrastrukturës ligjore dhegarancia për pagesat e sigurisë. Njëherësh, thotë ai, është krijuar edhe fondi garantues prej rreth katër milionë eurosh.

Sidoqoftë, deri tek anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove të Evropës, të gjitha veturat me tabela të huaja, të cilat hyjnë në territorin e Kosovës, sipas ligjeve në fuqi,duhet të paguajnë një shumë për tarifat e sigurimeve kufitare, varësisht nga lloji i automjetet dhe koha e qëndrimit në Kosovë. Të gjitha mjetet shkojnë në kompani private.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 10 milionë euro llogaritet të jetë vlera e grumbulluar vitin e kaluar nga tarifat e sigurimeve kufitare në Kosovë.

Të gjitha këto mjete grumbullohen në Byronë e Sigurimeve të Kosovës, e më pas ato shpërndahen tek kompanitë e sigurimeve, kurse nga shuma e grumbulluar vetëm Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar derdhet në Buxhetin e Kosovës. (REL)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dhunohet administratori i Tominit, Gjiknuri akuzon PD-në

Posted: 08 Sep 2016 01:14 PM PDT

Partia Socialiste ka denoncuar se është dhunuar administratori i njësisë administrative Tomin, Nuri Meda.

Sipas denoncimit të koordinatorit të Partisë Socialiste për Dibrën, Damian Gjiknuri, ngjarja ka ndodhur në fshatin Pilafe dhe autorë janë militantë të Partisë Demokratike. (Fotoja e shpërndarë nga PS-ja)

Gjiknuri: Militantë të Partisë Demokratike janë mbledhur nga e gjithë Shqipëria së bashku me Lulzim Bashën për të terrorizuar popullin e Dibrës. Administratori në detyrë në komunën e tij është goditur nga militantë të Partisë Demokratike.

Kjo është një ngjarje e rëndë por mbi të gjitha tregon panikun që e ka zënë Partinë Demokratike, por mbi të gjitha terrorin që po ushtrojnë në Dibër mbi një javë nga deputetë të PD-së me hordhi të mbledhura nga kudo.

Unë u bëj thirrje qytetarëve që të jenë të qetë. Fitorja është e sigurt. I them Lulzim Bashës që të tërheqë të gjitha falangat e krimit që akuzon gjoja shtetin apo ne për lidhje me krimin dhe mafien. Po e shikojnë të gjithë se kush po ushtron terror në Dibër.

Ai thotë se drejtësia duhet të marrë masa në mënyrë që të evitohet dhuna, duke shtuar se fitorja e Muharrem Rama është e sigurt.

Por, Partia Demokratike thotë se Nuri Meda bashkë me Robert Agën është kapur duke shpërndarë lekë me qëllim blerjen e votave.

"Kapet nga banorët duke shpërndarë lek për blerje votash administratori i Tominit, Nuri Meda se bashku ne Shefki Ademi ne makine X5 e zeze AA909KH nen mbikëqyrjen e furgonit të policisë se komisariatit me përgjegjës Robert Aga. Nuri Meda dhe Robert Aga janë kallëzuar penalisht ne prokurori për blerje votash", thuhet në njoftimin e PD-së.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çelësi i bukurisë: 8 gota ujë në ditë

Posted: 08 Sep 2016 12:49 PM PDT

Yjet dhe njerëzit e ekranit thonë shpesh se si sekret bukurie kanë pirjen e ujit dhe një grua e ka vërtetuar këtë.

Një avokate Sabrina Bachai ka thënë për NBC News se ajo është inspiruar nga një vajzë që pa në Instagram me lëkurë dhe flokë të bukur e cila thoshte se sekreti i saj i bukurisë ishte konsumimi i shumtë i ujit.

E nisur nga kjo, avokatja ka pirë për një javë nga 8 gota ujë në ditë dhe rezultaten e saj kanë qënë të jashtëzakonshme.

Përveç se ka rënë në peshë, lëkura e saj është ndjerë më e freskët dhe më e pastër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more