Skip to main content

Ora News: “Kur shkon në spital tek burri dhe e gjen me dashnoren!” plus 9 more

Ora News: “Kur shkon në spital tek burri dhe e gjen me dashnoren!” plus 9 more


Kur shkon në spital tek burri dhe e gjen me dashnoren!

Posted: 04 Sep 2016 11:46 PM PDT

Ekziston një thënie e vjetër: Gruaja me dashnoren nuk duhet të takohen kurrë.

Por nuk ndodhi kështu me një burrë, sëmundja e të cilët u bë pikërisht shkak i zbulimit të "sekretit" të tij.

Bashkëshortja dhe e dashura u përplasën keq mes tyre teksa u takuan në spitalin ku ishte shtruar burri.

Skena ngjante me një ndeshje mundje, ku gruaja kishte zënë për flokësh të dashurën e burrit, ndërsa ky i fundit përpiqej t'ia hiqte nga duart.

Për më tepër shikoni VIDEON e filmuar nga një infermiere në spital.

100 200 300 400

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja arsyet pse ju merren mendtë

Posted: 04 Sep 2016 11:09 PM PDT

Kur ishim të vegjël të gjithë kishim raste që rrotulloheshim, derisa nuk qëndronim dot më në këmbë, pa asnjë arsye, vetëm për t'u argëtuar. Edhe pas shumë gotash ndodh që 'të na vijë  dhoma rrotull'.

Po kur marrja e mendve ndodh pa asnjë arsye, nuk është diçka për të qeshur dhe mund të jetë tregues i një problemi madhor.

Sipas ekspertëve, marrja e mendve, që është dukuria kur na duket sikur gjithçka rrotullohet rreth nesh, është një simptomë që shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje direkte me pjesën e veshit të brendshëm që është përgjegjës për sistemin e balancimit.

Ankthi

Nëse përveç  marrjes së mendve keni edhe shqetësime nervore të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.  Që të ndiheni më mirë, bëni rregullisht ushtrime fizike dhe mos konsumoni alkool, duhan ose produkte me përqindje të lartë kafeine. Nëse mendoni se jeni duke përjetuar marrje mendsh të shkaktuar nga stresi, merrni fryme më ngadalë dhe qetësisht dhe fokusohuni në një pikë të caktuar. Pini ujë. Një marrje mendsh e lehtë e shkaktuar nga dehidratimi, shumëfishohet nëse jeni në ankth.

Tension i ulët gjaku  

Tensioni i  ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt  në këmbë. Nëse e dini që kjo gjë ju ndodh shpesh për shkak të tensionit të ulët, përpiquni që të ngriheni gjithmonë jo me shumë shpejtësi. Një kontroll i tensionit nuk do ishte një ide e keqe .

Plakja

Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek  sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.

Mënyra më e mirë është të jeni shumë aktivë, disa mësime tai chi do të ishin zgjidhja më e mirë. Nëse keni probleme të shumta, është mirë të përdorni edhe mjekime që mund t'ua këshillojë mjeku juaj.

Anemia

Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë e mungesës së hekurit në gjak.  Marrja e mendve shkaktohet sepse nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të  kuqe në gjak . Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.

Nëse mendoni se ky është problemi që po ju shkakton marrjen e mendve, është mirë të siguroheni duke bërë një test gjaku. Nëse jeni anemik, duhet të merrni ilaçe që kanë përqindje të lartë hekuri. Një dietë e pasur me ushqime me hekur, si mish qengji, lope, perime jeshile dhe fruta të thata, do të ishte një zgjidhje shumë e mirë.

Infeksion në vesh

Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.

E vetmja rrugëzgjidhje në këtë rast është një vizitë tek mjeku dhe marrja e ilaçeve përkatëse në varësi të infeksionit./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

79-vjeçarja gjermane që ndihmon refugjatët

Posted: 04 Sep 2016 11:02 PM PDT

Një familje që u mbështet nga familja e pensionistes gjermane ishte familja Lleshi nga Shqipëria

Hannelore Miller është një 79-vjeçare gjermane e cila kujdeset shumë për refugjatët dhe dëshiron t'iu ndihmojë atyre. Madje, ka propozuar shumë ide sesi ata mund të integrohen dhe të kalojnë më mirë sëbashku.

Ajo është shprehur se në fillim iu ka ndihmuar me rroba dhe i ka dërguar te mjeku, gjëra të cilat janë elementare.

Madje, ajo kishte edhe një ide shumë interesante. 79-vjeçarja ka ideuar një kafe në sallon muzikor, ku refugjatët nga Langenargen do të kenë mundësi të takohen një herë në muaj për kafe.

Refugjatët do të mund të pinë pa pagesë dhe të shkojmë biseda me refugjatët tjerë për të ndërtuar ura të kulturave ndërmjet tyre.

Kjo kafe është që nga muaji prill. "Në fillim shkoi shumë mirë. Ka pasur 70-80 njerëz që kanë folur ndërmjet veti. Ekipi nga dhoma e muzikës ka shpërndarë kafe dhe çaj pa pagesë. Ushqimin e kanë sjellur vetë", thotë Hannelore Miller.

Një familje që u mbështet nga familja e pensionistes gjermane ishte familja Lleshi nga Shqipëria. Ajo tregon një foto të tyre: babai, nëna dhe tre fëmijë të ulur në një tavolinë, duke ngrënë tortë. Ajo kishte parashtruar kërkesë ligjore kundër dëbimit, por pa sukses. Që nga java e kaluar, shqiptarët janë 'zhdukur'.

Megjithatë, asistentët mbështesin familjen Lleshi me një fond, pasi babai vuan nga një sëmundje e rrallë gjenetike, dhe ka nevojë për barna të nevojshme urgjentisht, tregon 79-vjeçarja./albinfo.ch/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Posted: 04 Sep 2016 10:53 PM PDT

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Evropa e Lirë se është "i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën" sepse, siç tha, "ende varet nga vendimet e saj".

Hahn tha se kushti i Kosovës për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk është përmbushur dhe ritheksoi qëndrimin se 'tani çdo gjë varet nga vetë Kosova".

Në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë, komisioneri Hahn, tha se në krahasim me Kosovën dy vendet e tjera në paketë, Gjeorgjia dhe Ukraina I kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe pritet që në vjeshtë të marrin dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Hahn fillimisht i përgjigjet pyetjes së Rikard Jozwiak të Evropës së Lirë, nëse këtë vjeshtë Gjeorgjia dhe Ukraina, por edhe Kosova mund të presin zgjidhje për liberalizimin e vizave?

"Sa i përket dy vende po. Jo Kosova. Në aspektin kohor për Kosovën ende është e paqartë, sepse ende varet nga vendimet e tyre", tha Hahn.

Komisioneri Hahn ripërsëriti qëndrimin se Kosova duhet të përmbushë kriteret e përcaktuara, mbi të gjitha ratifikimin e marrëveshjes për Demarkacion të kufirit me Malin e Zi, për të hapur rrugën për liberalizim të vizave.

"Kjo çështje tani varet nga vetë Kosova. Sepse, një nga standardet e rëndësishme është që të zgjidh këtë 'konflikt' të kufirit me Malin e Zi. Ka një marrëveshje me Malin e Zi që prej gushtit të vitit të kaluar. Mali i Zi e ka miratuar legjislacionin e nevojshëm nga ana e tij dhe ne ende po presim që të ketë hapa ligjorë edhe nga pala e Kosovës”.

“Mendoj se do të duhej të ishte votuar (të enjten), por është pezulluar pa një datë të re të caktuar. Prandaj tani vërtetë ju takon kosovarëve që ta zgjidhin këtë. Ky është një kusht që ne nuk mund ta tejkalojmë dhe tani varet nga ta. Nëse kjo zgjidhet ashtu sic duhet, atëherë do të ketë një raport pozitiv nga ana jonë, pra nga Komisioni. Pastaj I takon Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian të marrin vendime të nevojshme”, tha komisioneri Hahn.

Komisioneri Hahn tha se vendosja e kushteve, për tri vendet në kuadër të paketës për liberalizim të vizave, përfshirë Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën, ishte 'një lloj motivimi i cili vazhdon të jetë I pranishëm"

"Kishte dy çështje të pazgjidhura si dhe nëse që të dyja çështjet e pazgjidhura adresohen në mënyrë adekuate, atëherë mund të japim dritën e gjelbër me raportin pozitiv, dhe nuk na duhet një raport tjetër. Në këtë rrafsh ishte një lloj motivimi dhe ai është ende aty. Por, tani vërtetë ju takon kosovarëve që të dëshmojnë".

Komisioneri Hahn ka folur edhe për kushtin e luftës më të thelluar kundër korrupsionit dhe qasjen që mund të kenë vendet anëtare të BE-së ndaj Kosovës në këtë fushë

"Mendoj se pasi Parlamenti Evropian të ketë miratuar masat e zgjeruara të pezullimit, që duhet të ndodh këto ditë, atëherë këto lloj shqetësimesh mund, me shumë gjasa, të adresohen. Nëse do të ketë zhvillime negative në të ardhmen, ose zhvillime të pakënaqshme, është një mundësi që të përdoret kjo masë”.

“Ky është një argument tjetër pse Kosova duhet të marrë liberalizimin e vizave dhe sinqerisht është vendi i fundit në rajon. Nëse na dëshmohet se kanë përmbushur të gjitha kushtet atëherë mund të pritet një trajtim i drejt. Gjithnjë nëse i kanë përmbushur të gjitha kushtet, që janë përcaktuar, por gjithashtu bazuar edhe në miratimin e vendeve anëtare, ata duhet të kenë të drejtën e shpërblimit", tha komisioneri Hahn për Radion Evropa e Lirë.

Komisioneri i BE-së theksoi se nga paketa e vendeve që janë paraparë për liberalizim të vizave, Gjeorgjia dhe Ukraina kanë avancuar më shumë dhe nënvizoi se vetëm 'Ukraina ka pasur mbi 140 kushte për të përmbushur' dhe që sipas tij do të ndihmojnë në ndryshimin e "fytyrës së vendit duke forcuar luftën kundër korrupsionit". (REL)

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet drejtuesi

Posted: 04 Sep 2016 10:32 PM PDT

Një aksident me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fier-Berat.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”, ndërsa viktima është Kozma Boçova nga fshati Grecalli i Fierit.

Ky i fundit mësohet se është përplasur nga një automjet tip Tojota me targa AA876 OF, ndërsa po kalonte rrugën.

65- vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit por nuk ka mundur të mbijetojë, duke ndërruar jetë në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, Bako Telhaj 24 vjeç, banues në Skrapar.

Grupi hetimor në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetët mbyllin pushimet, sot nis sesioni i ri parlamentar

Posted: 04 Sep 2016 10:00 PM PDT

Deputetët i dhanë zyrtarisht fund pushimeve të dielën, pasi sot rinis Parlamenti.

Edhe pse më 30 gusht u thirr seanca e jashtëzakonshme ku u miratua ligji i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sesioni i shtatë i legjislaturës së tetë çelet zyrtarisht më 5 shtator.

Ky sesion i ri pritet të shoqërohet me debate të ashpra, kryesisht për paketën e reformës në drejtësi, e cila ende nuk është mbyllur, ndërsa debatet pritet të shkaktojë edhe fushata për zgjedhjet lokale në Dibër të cilat do të mbahen të dielën e 11 shtatorit.

Seanca e parashikuar për në orën 17:00 të pasdites do të paraprihet nga Konferenca e Kryetarëve. Ndërkohë rendi i ditës përbëhet nga 6 pika, ku mes të tjerave do të miratohet edhe proçesverbali i seancës së 30 gushtit.

Po ashtu, kryeparlamentari Meta do të njoftojë edhe projektligjet e depozituara në Kuvend që do të jenë fillimisht pjesë e debateve në Komisione.

Gjatë seancës do të votohet edhe Programi i Punës së Kuvendit për periudhën 5 shtator – 14 tetor si edhe kalendari trejavor i Parlamentit.

Në fund,  deputetët do të kenë një orë në dispozicion për diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hija e makinës del jashtë vije, gjobitet

Posted: 04 Sep 2016 01:46 PM PDT

Një shofer ka marrë një gjobë të çuditshme për shkak të hijes së makinës së tij.

Kamerat e sigurisë që regjistrojnë qarkullimin e makinave në autostradë, ka piketuar edhe një automjet që ka "shkelur" vijat e bardha me hije.

Ngjarja ka ndodhur në Rusi. "Kamerat duan që ne të paguajmë gjobën, edhe nëse hijet e makinave shkelin rregullat e trafikut", shkroi shoferi në një faqe ruse drive2.ru.

Drejtuesi i mjetit është ankuar tek autoritetet dhe i është premtuar se gjoba do të hiqet.

Me sa duket, shoferët gjobiten padrejtësisht edhe nëpër vende të ndryshme të botës.

makina makk

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rasti Kumanova, asnjë pjesëtar i policisë nuk është dënuar

Posted: 04 Sep 2016 01:33 PM PDT

Ministria e Brendshme ende shqyrton provat për keqtrajtimin e mundshëm të të akuzuarve në rastin e Kumanovës, megjithatë thekson se deri më tani asnjë pjesëtar i policisë nuk është dënuar për këtë vepër penale.

Shqetësimi për brutalitetin policor ishte denoncuar nga avokatët e të akuzuarve në këtë rast të cilët pretendojnë se klientët e tyre dhunohen gjatë transportimit të tyre në gjykatë. Zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu theksoi se ky dikaster ka ngritur një komision të posaçëm i cili pritet të dalë me rezultate konkrete.

"Deri më tash ne kemi ngritur procese jemi duke i trajtuar provat, kemi dilema në trajtimin e provave, megjithatë presim përfundimin e komisioneve të cilët e vlerësojnë çështjen e sjelljes së këtyre pjesëtarëve".

Nuhiu tha se do ta ndjek me vëmendje transportimin e të akuzuarve në gjykatë si dhe angazhimin e personave profesionistë në mesin e njësiteve speciale.

"Ne e kemi ngritur këtë shqetësim radhazi sa herë që janë mbajtur seancat të akuzuarit e rastit të Kumanovës . Do të përcjelli me kujdesin me të madh dhe do të angazhojmë që në njësitë speciale sa më shumë të ketë njerëz profesional të cilët sillen në bazë të standardeve dhe rregullave në polici", tha Agim Nuhiu, zv/ ministër i brendshëm.

Avokatët mbrojtës të cilët pohojnë se për keqtrajtimin e të akuzuarve tanimë procedurë ka ngritur edhe prokuroria, presin zbardhjen sa më shpejtë të rastit me qëllim që fokusi i të gjithëve të përqendrohet te lënda dhe dalja në shesh e të vërtetës.

"Pas gjithë lëndimeve të konstatuara që gjenden edhe në shkresat e lëndës, për të cilat na ka njoftuar edhe gjykatësja, edhe prokuroria ka ngritur procedurë. Avokati i popullit gjithashtu i ka vizituar disa herë të burgosurit, ka konstatuar dhe ka hapur lëndë për keqtrajtim dhe sjellje jo njerëzore ndaj të akuzuarve gjatë transportimit të tyre. Unë mendoj se të gjitha këtyre gjërave duhet tu jepet fund, të akuzuarit edhe pala mbrojtëse të përqendrohen te lënda dhe dalja në shesh të së vërtetës", u shpreh Asmir Alispahiç, avokat.

Sipas burimeve të Alsat, në bazë të procedurës së ngritur nga Prokuroria, në pyetje janë thirrur disa pjesëtarë të njësive speciale, por procesi ende po hetohet dhe ende nuk ka një epilog. Seanca e radhës për rastin e Kumanovës është caktuar me 6 shtator, ku do të vazhdojnë që dëshminë e tyre të japin prestarët e njësive speciale që kanë marr pjesë në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë gjatë vitit të kaluar.

/Alsat-M/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pa të dashurën, ja sa femrave ja hedh sytë

Posted: 04 Sep 2016 01:29 PM PDT

Ai është parë shpesh herë duke shijuar momente romantike me Morgan Brown.

Por Gerard Butler nuk mund ta ndalonte veten së admiruari të gjithë zonjushat që kalonin para tij, teksa është fotografuar pa të dashurën e tij javën e kaluar në Londër.

Aktori 36 vjeçar nuk ja vuri syrin vetëm një vajze por shtatë femrave që i dolën përpara, sipas Sunday People.

37E3B26C00000578-0-image-m-233_1473004388965 37E3B26000000578-0-image-a-231_1473004304125  37E3B1CC00000578-0-image-a-221_1473003351783 37E3B1C800000578-0-image-a-220_1473003348201 37E3B16B00000578-0-image-m-222_1473003357663 37E3B15B00000578-0-image-m-217_1473003304815 37E3B0CF00000578-0-image-m-215_1473002922103

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Telegramet komuniste për Nënë Terezën: Kushtet se si të vinte

Posted: 04 Sep 2016 01:26 PM PDT

Pas shumë përpjekjesh dhe refuzimesh nga sistemi diktatorial, Nënë Tereza arrin të vizitojë Shqipërinë në gusht të vitit 1989.

Autoritet shqiptare kishin kohë që diskutonin ardhjen ose refuzimin e saj, edhe pse nobelistja kishte kërkuar ndihmën e personaliteteve të larta botërore që të mundësonin vizitën në vendin e lindjes.

Vizita e parë e saj në Tiranë në vitin 1989 nuk u reklamua shumë, dhe  gjatë qëndrimit të shkurtër, ajo vizitoi vetëm varrin e nënës së saj Drane dhe motrës Age.

Por siç dëshmohet edhe nga dokumente zyrtare të kohës, Nënë Tereza donte të rikthehej sërish në Shqipëri bashkë me misionin e saj.

Në një nga telegramet e shkëmbyer mes ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme Reis Malile dhe ambasadorit tonë në Romë, Dashnor Dervishi që mban datën 23 nëntor 1990, ministri e bën të qartë se Nënë Tereza mund të kthehet në Shqipëri.

"Nëse Nënë Tereza vjen atje dhe shpreh dëshirën për të vizituar Shqipërinë, ti duhet të përgjigjesh që ajo bashkë me personat që do ta shoqërojnë janë të mirëpritur të vijnë në Shqipëri kur të dëshirojë ajo. Duhet ti thuash se do të bëhen përpjekje qe ajo të pritet nga presidenti Ramiz Alia, por pa premtuar asgjë".

Por, në letër ministri Manile vendos disa kushte, ku Nënë Tereza nuk mund të vizatonte Shkodrën dhe nuk mund të qëndronte më shumë se dy ditë në Shqipëri.

"Diskuto dëshirat dhe programin e qëndrimit në Shqipëri. sugjeroi nga ana jote, se gjatë vizitës në Shqipëri, përveç Tiranës, ajo mund të vizitojë edhe disa qytete të tjera si Berati, Vlora, Korça dhe Elbasani, por jo Shkodrën.

Nëse ajo këmbëngul të vizitojë Shkodrën për të mbajtur një ceremoni fetare atje, thuaji që  kësaj radhe më mirë jo, sepse atje ka myslimanë dhe se mund të ndodhin incidente mes atyre dhe katolikëve atje, pra atmosfera mund të përkeqësohet.

Bëja të qartë se  nuk mund të qëndrojë më shumë se dy ditë. Nëse të kërkon të marrë edhe katër motrat me vete, mund t'i thuash se kjo do të bëhet e mundur pas miratimit të ligjit të ri".

Letra mbyllet me fjalët: Prite me dashamirësi dhe na informo, teksa humanistja e madhe shqiptare do vinte sërish në Shqipëri në mars të vitit 1991 dhe më pas edhe me Papa Gjon Palin e dytë.

Më 4 shtator ajo u shenjtërua, duke lënë  pas veprën më humane ndaj njerëzimit, misionin e saj në ndihmë të njerëzve të varfër në të gjithë botën.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more