Skip to main content

Ora News: “Hillary Clinton ka deklaruar se ndihet më mirë” plus 9 more

Ora News: “Hillary Clinton ka deklaruar se ndihet më mirë” plus 9 more


Hillary Clinton ka deklaruar se ndihet më mirë

Posted: 13 Sep 2016 12:16 AM PDT

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton ka konfirmuar se ka pasur marrje mendsh gjatë ceremonisë përkujtimore për sulmet e 11 shtatorit, por ka thënë se menjëherë është ndjerë më mirë.

Clinton ka lënë këtë ceremoni që po zhvillohej në Nju Jork dhe në një video postuar në rrjetet sociale është parë se ajo është ndihmuar nga ndihmësit e saj për tu futur në furgon.

"Mu morrën mendët dhe e kam humbur perqendrimin për një minutë por pasi hyra në furgon dhe u freksova, konsumova ujë, menjëherë u ndjeva më mirë", ka thënë Clinton në një intervistë për CNN.

Pas një dite pushim, Clinton thotë se "ndihem shumë më mirë dhe sigurisht që është dashur që të pushoj më herët", ka thënë ajo, duke pranuar se ka injoruar këshillat e doktorëve të saj, që të marrë disa ditë pushim, pasi më 9 shtator u diagnostifikua me pneumoni.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kastriot Islami: Arsye e humbjes në Dibër, jashtë PD

Posted: 13 Sep 2016 12:06 AM PDT

Kastriot Islami i gjen jashtë selisë së Partisë Demokratike dhe përtej politikës arsyet e humbjes së demokratëve në zgjedhjet për bashkinë e Dibrës.

Islami: Fushata ishte shumë aktive, dmth u aktivizuan të gjitha strukturat e partisë, deputetët, partia lokale, Basha, të gjitha takimet ishin entuziaste dhe fakti që ka grumbulluar të njëjtat vota sa 2015 tregon se fushata nuk është problematike nga ky takim. Atëhere arsyeja e vetme që mbetet është një arsye që nuk ka të bëjë me brenda PD.

Nga studio e lajmeve në Ora News, deputeti demokrat, sqaroi atë që opozita  po e konsideron përdorim i mekanizimit të kanabisit,  dhe përmes tij argumenton edhe diferencën prej më shumë se 4 mijë votash mes Muharem Ramës të koalicionit të majtë dhe demokratit Sherefedin Shehu

Islami: Mekanizmi elektoral është ky, i është thënë 3 familjeve mbillni në fushën tuaj kanabis sepse ju nuk ju prek njeri se jam unë këtu. Po të na jepni votën ne prap do t'iu lejojmë dhe 3-4 familje bëjnë rreth 20 vota, shumëzuar për 100 bëjnë dy mijë vota. Nëse këto vota kalojnë nga njëra anë në tjetrën bëhen 4 mijë vota dhe ky është rezultati.

Por sipas Islamit, ky sistemin nuk do ta ketë të gjatë dhe PD ka detyrën që ta rrëzojë sa më shpejt

Islami: Ky sistem nuk mund të qëndrojë gjatë. Ky sistem do të rrëzohet, PD ka vetëm detyrën që ta rrëzojë sa më shpejt.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tahiri shoqëron në shkollë djalin e efektivit të vrarë, Kodra

Posted: 12 Sep 2016 11:55 PM PDT

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shoqëron në shkollë djalin efektivitit ë vrarë pak ditë më parë Ardian Kodra.

Djali do të ndjekë vitin e parë të shkollës së mesme në Shkodër.

Ardian Kodra, efektiv  i FNSH-se u vra më  2 shtator 2016 gjatë aksionit për të  izoluar një person të sëmurë mendor

I sëmuri mendor vret efektivin e FNSH-së, 5 orë luftë me policinë

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pentagoni thotë se është vrarë zëdhënësi i ISIS

Posted: 12 Sep 2016 11:51 PM PDT

Pentagoni ka konfirmuar se sulmet ajrore të SHBA-së kanë vrarë muajin e kaluar, zëdhënësin e Shtetit Islamik, Abu Mohamed al-Adnani në Siri.

"Sulmi ajror afër Al Bab në Siri, ka vrarë shefin e propagandës, rekrutuesin dhe arkitektin e operacioneve të jashtme terroriste të IS-it", ka thënë sekretari për media, Peter Cook.

Për shkak të rolit vital të Adnan, në inspirimin e njerëzve që të kryejnë sulme kundër civilëve në mbarë botë, vdekja e tij "do të bëj të vështirë për grupin që të veprojë", ka thënë Cook.

Sulmet e 30 gushtit janë kryer me një dron, përmes së cilit janë hedhur raketa në veturën me të cilën po udhëtonte Adnani.

Adnani ka qenë zëdhënësi kryesor i IS-it dhe ka luajtur rol të madh në sulme të mëdha në vitin e kaluar, përfshirë ato të kryera në Paris, Bruksel, Stamboll dhe Bangladesh. Zyrtarët kanë thënë se ai ka qenë i përfshirë në rrëzimin e avionit rus në Gadishullin e Sinait.

Rusia më 31 gusht kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e tij por zyrtarët në Pentagon kanë hedhur poshtë këto pretendime./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mëngjesi, vakti për nxënës më të mirë në shkollë

Posted: 12 Sep 2016 11:50 PM PDT

Mëngjesi ky vakt kaq i rëndësishëm për fëmijët që nuk duhet lënë asnjëherë pa u konsumuar. E thonë të gjithë mamatë por edhe studimet. Vakti i mëngjesit përmirëson aftësinë e kujtesës dhe nivelin e dëgjimit dhe të kapjes së mësimit e thotë dhe një studim i Universitetit Cardiff.

Por kujdes: Vakti i mëngjesit është më i mirë në shtëpi, me karbohidrate, fibra dhe mos harroni lëngjet.

“Zgjedhja e çerealëve është shumë mirë por mos harroni të konsumoni frutat, ose lëngjet e tyre” thotë gastroenerologia docente në Universitetin Campus Biomedico, Luca Piretta.

Vetëm një familje në katër e dinë se mëngjesi duhet të japë 25% e kalorive të ditës.

Po qumështi? Është thelbësor. Nëse ju pëlqen mund të konsumoni edhe kos. “Por mos i shtoni qesher- këshillon gastroenerologia – sepse duhet që fëmijët të mësojnë edhe me shijet që nuk janë shumë të ëmbla.

Një zgjim special – Mos nënvlerësoni elementin psikologjik. Zgjimi duhet të jetë special. Nesë prindërti duhet të ikin shpejt në mëngjes në punë atëherë përgatisni çdo gjë në mbrëmje

/Repubblica.it/ Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ushqime që nuk duhen mbajtur në frigorifer

Posted: 12 Sep 2016 11:46 PM PDT

Janë disa ushqime të cilat nuk duhen mbajtur asnjëherë në frigorifer pavarësisht se çfarë na kanë mësuar prindërit tanë. Le të shohim se për kë ushqime bëhet fjalë:

1. Domatet
Futja e domates në frigorifer do 'të ngrijë' dhe ndalojë edhe pjekjen e tyre. Kjo do të bëjë që shija e domates të humbasë.

2. Patatet
Mbajtja e patateve në frigorifer mund të ndryshojnë sasinë e sheqerit brenda saj. Kjo jo vetëm do të ndryshonte cilësinë e patates, por gjithashtu do të bënte që ajo të ketë shije shumë të ëmbël kur të gatuhet.

3. Qepët
Shoqata Ndërkombëtare e Qepës thotë se i vetmi rast kur mund t'i mbani qepët në frigorifer është kur doni të zgjasnin jetëgjatësinë e tyre. Përndryshe, mbajini ato në një vend të freskët dhe të thatë.

4. Buka
Ngrirja e përkohshme e një fete buke e ndalon atë përkohësisht të humbasë shijen. Por lënia në frigorifer e një buke përshpejton zhvillimin e mykut. Temperaturat e lëta kristalizojnë niseshtenë e pranishme në bukë, duke bërë që ajo të humbasë shijen dhe vlerat ushqyese.

5. Bananet
Një banane e pjekur mund të vihet në frigorifer për ta mbajtur ata të pjekur, por duke vënë një banane të papjekur atje, ajo nuk do të piqet asnjëherë. Sipas 'A Moment of Science', bananet vijnë nga një klimë e ngrohët tropikale dhe nuk kanë asnjë mbrojteje natyrore kundër të ftohtit.

6. Hudhrat
Vënia e hudhrave në frigorifer, sidomos në qese plastike, është ftesë për mykun. Mirë është që ato të ruhen në një vend të freskët e të errët, që nuk është frigorifer.

7. Vaji
Ruajtja e vajit në frigorifer rrit qëndrueshmërinë e tij, duke e bërë të pamundur të gatuani me të.

8. Kafeja
Ruajtja e kafesë në frigorifer do të thotë se jo vetëm që ajo do të humbasë shijen, por gjithashtu do të përthithë aromat e frigoriferit duke mos shijuar asnjëherë njësoj si më parë.

9. Pjepri
Pjepri mund të ruhet në frigorifer vetëm nëse është prerë. Derisa të ndodhë kjo, mbajeni jashtë tij. Kërkimet kanë treguar se duke e mbajtur pjeprin në temperaturën e dhomës, ruhen më mirë vetitë e tij antioksidante.

10. Avokado
Ashtu si në rastin e bananes, ruajtja e avokados në frigorifer ndalon pjekjen e këtij fruti duke bërë që të humbasë shijen.

11. Mjalti
Temperaturat e ulëta nxisin kristalizimin duke bërë që mjalti të ngurtësohet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kujdes nga Samsung S7, një gruaje i shpërtheu në dorë

Posted: 12 Sep 2016 11:40 PM PDT

Një gruaje në Britninë e Madhe i ka shpërthyer telefoni smartfon  Samsung Galaxy S7, duke i rrezikuar edhe jetën. Sarah Crockett 30 vjeç tha se telefoni i saj shpërtheu në një kafene.

Ajo ishte bashkë me bashkëshortin e saj kur pa që telefoni shkriu dhe lëshoi një re të madhe tymi në tevolinën e një lokali në Witham, Essex.

Ajo tregon se telefonin e kishte në dorë në momentin që ndjen se ai po fryhej dhe po nxehej. "Menjeherë e lëshova në tavolinë dhe brenda pak sekondash u mbullua nga tymi"

Një zëdhënës i Samsung tha se “Kjo çështje është duke u hetuar dhe ekipit tonë të shërbimet të klientit janë në kontakt me klientin"

burnedphone-comp nintchdbpict000265698640-e1473712820272

10th September 2016 Sarah Crockett from Silver End in Essex - her Samsung Galaxy S7 phone exploded while she was out having dinner with her husband

nintchdbpict000266128901-e1473712676286 nintchdbpict000266138412-e1473712644750 nintchdbpict000266138584-e1473712661408 (1) nintchdbpict000266138584-e1473712661408

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mustafa nuk do konsensus, por bindje për demarkacionin

Posted: 12 Sep 2016 11:12 PM PDT

Kryeministri Isa Mustafa ka vendosur të mos mbajë pozicion neutral në procesin e konsultave shtesë Marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi.

Gjatë zhvillimit të kësaj nisme ai ka publikuar vetëm argumente pro versionit aktual të demarkacionit.

Deri tani ka realizuar disa takime dhe nga të parat kanë qenë ato me kryetarët e komunave të rajonit të Dukagjinit, në të cilat shtrihet edhe vija kufitare, që është duke u kundërshtuar ashpër nga banorët lokalë, nga ekspertë dhe nga opozita, shkruan sot "Koha Ditore".

Disa nga kryetarët kanë thënë t'i kenë paraqitur argumente të forta kryeministrit, e që flasin për gabime në demarkim. Madje, Rasim Selmanaj i Deçanit ka thënë të jetë bindur edhe kryeministri se caktimi i kufirit është bërë gabim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Katër arsyet përse humbi PD në Diber

Posted: 12 Sep 2016 10:43 PM PDT

Dibranët dhanë sot shenjën e parë të pragmatizmit perëndimor në Shqipëri

Sigurisht që janë disa arsyet kryesore të humbjes së thellë të Berishës në Dibër.
E para është se shëmtimi Berisha nuk mund të ketë më mbështetje në Shqipëri. Ishte ky shëmtim që u dallua qartë nga të gjithë shqiptarët në këtë muaj të fundit, dhe u përbuz prej tyre. Shëmtimi Berisha vjen nga filozofia e tij totalitare e armikut.
Arsyeja e dytë është analiza vetiake e dibranëve për provat e korrupsionit Berisha, gjatë kundërvënies që i bëri ai politikës amerikane për të bllokuar Reformën në Drejtësi në Shqipëri, kur ky ishte kusht për të ardhmen europiano-perëndimore të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Arsyeja e tretë është trendi i kohës që nuk mund të pranojë më injorancën që nuk di të qeverisë por të gënjejë, për ta konsideruar “armik” kundërshtarin apo rivalin politik.
Arsyeja e katërt është se, fluksi i mediokritetit që paraqiti PD në Dibër, ishte inercia e ligësisë Berisha. Një kryetar partie kukull, që mendoi se me ligësi dhe gënjeshtëra fëminorë “kundër armikut” mund të përballej me një nga popullsitë më inteligjente të shoqërisë shqiptare.
Të katra këto arsye, që na duken racionale, krijojnë mendimin racional se Partia Demokratike nuk ka më fare të ardhme elektorale me këtë lidership. Ajo gjendet midis agresivitetit Berisha që e do të gjithë Partinë në dispozicion të mbrojtjes së taborit Berisha nga drejtësia kundër tij, dhe nga shpronësimi i gjësë së vjedhur prej tyre në tetë vjet abuzim me pushtetin. Ky agresivitet tregoi në Dibër se është i neveritshëm për popullin e thjeshtë.
Shqiptarët nuk mund të pranojnë më sakrifica kundrejt mirëqenies individuale, për të shpëtuar abuzuesit që i kanë qeverisur me përkrahjen apo me votën e tyre. Vjen gjithmonë një çast historik kur një popull e kupton se pasioni armiqësor në ndarjen politike, është instrumenti i mbajtjes së pushtetit personal nga udhëheqësit abuzuesë antiligjorë, dhe kjo është edhe arsyeja e varfërisë dhe vuajtjes shoqërore.
Armiqësia kundrejt kundërshtarit politik krijoi tragjedinë e zgjatur të diktaturës Hoxha; dhe, po ashtu, armiqësia kundrejt rivalitetit politik, krijoi abuzimin njëzetvjeçar korruptiv Berisha.
Dibra sot, ishte e para ajo që, si popullsi kompakte, e flaku me përbuzje dasinë e imponuar si armiqësi në politikë.
A thua që kjo të jetë një shenjë reale se ne shqiptarët, si shoqëri, kemi hyrë më në fund në rrugën e pragmatizmit politik, për të dalë nga fenomeni i pasionit shterpë i armikut, që ka filluar në Shqipëri që në vitin 1944?
Unë them se po. Dibra e sotme nuk ishte një rastësi.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kerry: Armëpushimi mund të jetë shansi i fundit për të shpëtuar Sirinë

Posted: 12 Sep 2016 10:26 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje palëve ndërluftuese në Siri, që të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit, të arritur mes SHBA-së dhe Rusisë.

Duke folur disa orë pasi marrëveshja hyri në fuqi, Kerry ka paralajmëruar se kjo mund të jetë mundësia e fundit për paqe në Siri.

Kerry ka thënë se raportimet e para thonë se ka pasur "një zvogëlim të dhunës", por ka shtuar se është akoma herët që të arrihet në përfundim se sa do të jetë efektiv ky armëpushim.

Sekretari amerikan i Shtetit gjithashtu tha se forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad nuk duhet të bombardojnë pozicionet e opozitës siriane për shkak të amërpushimit. Por ai tha se qeveria mund të vazhdojë luftën kundër militantëve ekstremistë në zona të caktuara të vendit.

Më herët, Ministria e Jashtme e Rusisë, kishte shprehur shqetësim se disa grupe të rebelëve të armatosur janë duke kundërshtuar që të zbatojnë marrëveshjen e armëpushimit./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more