Skip to main content

Ora News: “Gruaja zhvishet në mes të autobusit” plus 9 more

Ora News: “Gruaja zhvishet në mes të autobusit” plus 9 more


Gruaja zhvishet në mes të autobusit

Posted: 08 Sep 2016 12:12 AM PDT

Pasagjerët e një autobusi në Baltimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishin dëshmitarët e një spektakli shokues, kur një grua u zhvesh para tyre.

Skena që i la të gjithë me gojë hapur u filmua me telefon celular nga qytetari Christopher Fisher, i cili më pas e postoi videon në faqen e tij të Facebook.

Klipi ka marrë mbi 53 mijë klikime që kur u publikua pasditen e së mërkurës.

Sipas Z.Fisher, video është regjistruar në një autobus të linjës Baltimore MTA gjatë rrugës së tij nga puna për në shtëpi, dhe tregon momentin e pabesueshëm se si pasagjerja heq rrobat bashkë me të brendshmet e saj.

Britanikja Daily Mail kontaktoi me policinë e Baltimore për më shumë informacione në lidhje me incidentin por ende nuk ka marrë përgjigje.

4578

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohen 66 kg kanabis në Fier, asgjesohen 868 bimë narkotike

Posted: 08 Sep 2016 12:00 AM PDT

66 kg kanabis e sekuestruar dhe 868 bimë të asgjesuara është bilanci i katër operacioneve antidrogë nga policia e Fierit. Po kështu blutë kanë vënë në pranga 2 persona për drogën si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në Fier, finalizimi i operacioneve antidrogë të koduar “Çerveni” dhe “Pojani” çoi në zbulimin dhe sekuestrimin  e 13 kg e 340 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e futur në dy thasë të mbështjellë me letër natribani. Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit në stanin e shtetasit Sh.L, 46 vjeçnë fshatin Çerven.Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan 92 bimë narkotike të dyshuara kanabis.

Ndërkaq nga kontrolli i ushtruar në Pojan në banesën e shtetasit Z.B, 46 vjeç, u gjetën dhe sekuestruan 52 kg e 660 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.Gjithashtu në baçen e këtij shtetasi u gjetën të mbjella 51 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.Policia ka shpallur në kërkim të dy autorët dhe po punon për kapjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në Patos u arrestua në flagrancë shtetasi Demiklajd Shatëri, 20 vjeç, banues në fshatin Plyk, Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit ne tokën e tij në fshatin Plyk u gjetën dhe asgjësuan 100 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në Lushnje u arrestua në flagrancë shtetasi Xhelal Mezini, 71 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në oborrin e banesës së tij i’u gjetën e asgjësuan 7(shtatë) bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.

Në Mallakastër, nga kontrolli i ushtruar prej efektivëve të policisë në fshatrat Drizar, Kremenar, Ngraçie dhe Kraps u gjetën dhe asgjësuan 618 bimë narkotike të dyshuara Cannabis Sattiva.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rishikimi i buxhetit 2016, Teliti: Nuk sjell asgjë pozitive për ekonominë

Posted: 07 Sep 2016 11:45 PM PDT

Kuvendi do të diskutojë të sot rishikimin e buxhetit të vitit 2016. Por për demokratët, ky është një tjetër rast i keqpërdorimit që sipas tyre Qeveria po i bën instrumentit të aktit normativ.

Dorjan Teliti, këshilltar për Ekonominë në Partinë Demokratike, përveç këtij shqetësimi, deklaroi në studion e lajmeve të Ora News se rishikimi i buxhetit nuk sjell asgjë të re dhe pozitive për ekonominë

Teliti: Përdorimi i instrumentit të aktit normativ, një instrument i cili nuk është i lejuar përveç rasteve kur respekton dy kritere, urgjenca dhe nevojshmëria. Produkti që ajo sjell gjithmonë me rishikimin e buxhetit, nuk është një produkt i mirë për ekonominë shqiptare.

Duke u ndalur te investimet publike, Teliti e konsideron Qeverinë pa vizion për të shpenzuar në sektorë strategjikë, çka ka sjellë për pasojë uljen e kreditimit.

Teliti: Momenti që pritshmëritë bien për të ardhmen, si individi ashtu dhe bizneset tentojnë: individi që të mos shpenzojë por të kursejë ato tre para që ka në xhepin e tij; biznesi nuk ka besim tek e ardhmja dhe nuk investon. Në momentin që nuk investojnë bizneset nuk krijohen vende të reja pune, përkundrazi fillojnë dhe tkurren vendet e punës.

Mungesën e vizionit nga ana e Qeverisë, Teliti e gjen edhe tek ngërçi i krijuar me pranimet në Universitete.

Teliti: Një qeverisje e cila pavarësisht formatit të saj politik nuk investon tek truri absolutisht që nuk është një qeveri e suksesshme. Sepse truri, kapitali human praktikisht është ajo e cila është e ardhmja, do gjenerojë ide dhe inovacion, është ajo që mendojë se ku do të shkojë Shqipëria për dekadat e ardhshme.

Gjithë kjo situatë e rëndë ekonomike, siç e quan PD, për Telitin ka qenë e paralajmëruar që në momentin kur kjo mazhorancë erdhi në pushtet.

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ëndrra nga e cila Anjeza Shahini nuk do të zgjohet

Posted: 07 Sep 2016 11:21 PM PDT

Anjeza Shahni një vit më parë lidhi kurorë me anglezin Paul Edward Connolly përmes një ceremonie madhështore në Toscana.

Në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shqiptare është shprehur se martesa e saj është një ëndërr nga e cila ajo nuk do të zgjohet.

Teksa ka publikuar një video me disa nga momentet më të veçanta nga dita e dasmës ajo shkruan: “Një vit më parë jëtova një ëndërr nga e cila nuk do të zgjohem. Sot nje vit me pare, jam martuar dhe te lumtur jemi ne”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

1 i vdekur dhe 4 të plagosur në dy aksidente në Fier dhe Lushnje

Posted: 07 Sep 2016 10:44 PM PDT

1 i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve rrugore të ndodhura gjatë mbrëmjes së të mërkurës në Lushnje dhe Fier.

Aksidenti i parë u regjistrua rreth orës 22:00 në fshatin Kamçisht të Lushnjes, ku një automjet përplasi dy këmbësorë.

Njëri nga të plagosurit është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranës.

"Më datën 07.09.2016, rreth orës 22:00, njoftohemi nga Spitali Lushnje se ka ardhur i aksidentuar shtetasi E.M,19 banues në fshatin Kamçisht, Lushnje.Ky shtetas ka qënë këmbësor dhe e ka aksidentuar mjeti tip Benz me targa AA 632 BE me drejtues shtetasin Mentiol Zonja, 20 vjeç, banues ne fshatin Kamçisht Lushnje.Shtetasi i dëmtuar u dërgua në Tiranë për shërbim më të specializuar.Gjithashtu në aksident është përfshirë edhe shtetasja E.Q, 53 vjeçe e cila pasi ka marë mjekim është larguar për në banesë" informoi policia.

Blutë kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit në Komisariat dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë në mesnatë, rreth orës 00:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Buzëmadhit”, mjeti tip Benz me targa Gj 1953 B, i cili drejtohej nga shtetasi G.M, 25 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi me iniciale G.M, 23 vjeç, banues në Cakran të  Fierit si edhe janë dëmtuar shoferi dhe pasagjeri tjetër, shtetasit G.M, 25 vjeç, banues në Mallakastër dhe O.B, 20 vjeç, banues në Mallakastër të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E para në histori që bëri transplantin e fytyrës, vdes 49-vjeçarja

Posted: 07 Sep 2016 01:44 PM PDT

Francezja Isabelle Dinoire, që ishte e para në botë që bëri transplantin e pjesshëm të fytyrës në vitin 2005, ka ndërruar jetë.

Spitali tha se Dinoire vdiq në muajin prill, por nuk njoftoi për të sepse familja kërkoi të mbante zi privatisht.

Pasi u shpërfytyrua rëndë nga qeni i saj Labrador, Dinoire-s iu vendos një hundë,mjekër dhe buzë të reja, në një operacion 15 orësh, të udhëhequr nga doktorët Bernard Devauchelle dhe Jean Michel Dubernard në spitalin Amiens.

Kur ajo u shfaq për herë të parë në publik me fytyrën e saj të re 4 muaj më vonë, edhe pse kishte shenja të dukshme, por që mund të qeshte si gjithë të tjerët, ky operacion u pa si një revolucion i vërtetë mjekësor.

Më vonë, mjekët zbuluan një tumor malinje, sipas deklaratës së dhënë të martën. Doktorët që ndoqën rastin e saj thanë se vuante nga kanceri në mushkëri, sëmundje e cila mund t'i ketë ardhur nga fakti që ishte një duhanpirëse e përjetshme.

Operacioni ndryshoi jetën e Dinoire dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare. Që nga viti 2005 janë bërë 36 transplante fytyrash, përfshi të funit në Nju Jork, ku u bë transplant koke.

Nga 36 prej tyre, 6 kanë vdekur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në vjeshtë regjistrimi i popullsisë në veri, serbët nuk janë të gatshëm

Posted: 07 Sep 2016 01:33 PM PDT

Tashmë ekziston Ligji i rishqyrtuar për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë këtij viti duhet të bëhet regjistrimi i popullsisë në katër komunat veriore të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, thonë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal i Qeverisë së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Agjencia e statistikave të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare, tashmë duhet të punojë për organizimin e regjistrimit të popullsisë në komunat veriore të vendit.

"Megjithatë, ne kemi pasur deklarime të disa përfaqësuesve të komunitetit serbë se ata nuk janë të gatshëm për këtë (regjistrimin e popullsisë në veri) edhe pse më herët është kërkuar nga ne që kjo të ndodhë, për shkak të të gjitha atyre problemeve që kanë qenë më herët në lidhje me buxhetet e këtyre komunave. Por, ne do të shohim se si do të shkojnë gjërat. Ligji është aprovuar. Pra, regjistrimi duhet të ndodhë këtë vit", tha Gecaj.

Në anën tjetër, Slavko Simiq, kryetar i Listës Serbe, subjekt ky politik që është partner në koalicionin qeverisës në Kosovë, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se Ligji për regjistrimin e popullsisë, në dispozita të caktuara, parasheh që të formohen Komisionet komunale për këtë çështje dhe në krye të këtyre komisioneve kanë qenë kryetarët e komunave.

Sipas tij, kryetarët e komunave në veri, u kanë thënë deputetëve serb të kuvendit të Kosovës se nuk janë plotësuar ende kushtet e sigurisë, ekonomike dhe sociale, që ky ligj të zbatohet në terren. Ky qëndrim, ka thënë Simiq, u është përcjellë përfaqësuesve të institucioneve qendrore në Prishtinë.

"Ende nuk ekzistojnë çfarëdo sinjale se regjistrimi i popullsisë në veri është i mundshëm. E dimë se kryetarët e komunave na kanë paraqitur, por edhe ne e dimë, se në bazë të numrit të popullsisë krijohet viti buxhetor, por kryetarët dhe të gjithë përfaqësuesit politik nga veriu e kanë bërë të qartë se nuk ekzistojnë mundësitë që të zbatohet ky ligj", theksoi Simiq.

Por, zëvendësministri Gecaj, thotë se institucionet e Kosovës në vazhdimësi kanë punuar dhe po punojnë për ta krijuar një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm për regjistrim të popullsisë në veri. Sipas tij, regjistrimi i popullsisë në veri, më herët ka qenë kërkesë e vet përfaqësuesve të serbëve.

"Nëse vërtet nuk ka një vullnet për regjistrim, atëherë unë e shoh që edhe ky regjistrim mund të dështojë. Prandaj, ne duhet, në këtë kohë, në vazhdimësi, të bisedojmë me këto komuna dhe përfaqësuesit e tyre, në mënyrë që ai regjistrim të mos ndodhë vetëm 'pro forma', por vërtet të jetë regjistrim substancial, si dhe që qytetarët t'i përgjigjen atij regjistrimi dhe të mund të kemi regjistrim të mirë në këto komuna", është shprehur Gecaj.

/Rel/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Slogani ‘profetik’ i kafes së Clooney-t thyen rekordet

Posted: 07 Sep 2016 01:19 PM PDT

Nespresso, çfarë tjetër? Ky është slogani i një reklame të George Clooney që ka qenë gati profetik.

Në Mbretërinë e Bashkuar, pustinat me qumësht për ekspresin ose kapuçinon kanë pësuar rritje rekord.

Të dhënat tregojnë se pavarësisht ndikimit negativ që kanë në mjedis minikuti të tilla, numri i njerëzve që përdorin kafen Nespresso është vitin 2016 në Evropë është në rritur në mënyrë dramatike, ndërsa "fama" e kafes po përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me sa duket fama e vet Clooney ka shkaktuar përhapje të gjerë të përdorimit të kafes. Shitja e saj është me 29.5 gjatë 12 muajve të fundit, duke sjellë rreth 137.5 milionë euro. Varietetet e tjera janë rritur me vetëm 2.5%.

Tregu është zgjeruar me 16 për qind vitin e kaluar, veçanërisht në Francë dhe në Spanjë.

Duke iu rikthyer mjedisit, kompania ka premtuar se kutit e vogla deri në vitin 2020 do të jetë plotësisht në përputhje me ambientet, ndërsa materiali aktual plastik kërkon 200 vite të tretet.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

I gjuante me shkelma emigrantëve, gazetarja rrezikon 5 vite burg

Posted: 07 Sep 2016 01:19 PM PDT

Kufiri mes Serbisë dhe Hungarisë. Disa emigrantë, të frustruar nga mungesa e përkrahjes së qeverisë hungareze, përpiqeshin t'i shpëtonin kordonit policor në kampin Roszke. Por gazetarja Petra Laslzo, e kanalit hungarez N1TV, filloi t'i godiste emigrantët, dhe ajo që u bë virale ishte kur rrëzoi një baba që mbante një fëmijë në krah. Ngjarja ndodhi 8 shtatorin e vitit të kaluar.

Pasi u shkarkua, tani një vit më vonë, gazetarja Petra Laszlo akuzohet zyrtarisht për "prishje të rendit publik", nga prokurorët në Csongrad të Hungarisë dhe rrezikon 5 vite burg.

Sipas prokurorisë, gjuajtja e gazetares nuk përfshinte dëmtim fizik, por sjellja e saj provokoi indinjatën dhe zemërimin e të pranishmëve.

Osama Abdul Mohsen, personi që ra në tokë, ishte trajner i një skuadre në Siri, Al Fotuva. Përgjegjësinë për familjetn e tij e mori qendra e trajnimit kombëtar në Spanjë. Madje djalin e tij 7 vjeçar e nxorrën dhe në stadiumin e Real Madrid, ku u takua me idhullin e tij Cristiano Ronaldo.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Çfarë ndodh nëse nuk pini ujë mjaftueshëm?

Posted: 07 Sep 2016 01:10 PM PDT

Uji është i rëndësishëm, i shëndetshëm dhe esencial dhe të gjithë biem dakort me këtë dhe duam të jemi njerëz që konsumojnë ujë në mënyrë të rregullt.

Mirëpo ka nga ata njerëz që pinë ujë vetëm kur u thahet goja e lëkura.

Më poshtë lexoni shenjat çfarë ndodh nëse nuk pini mjaftueshëm ujë:

-Lodhja

-Shtypja e lartë e gjakut

-Niveli lartë i kolesterolit në gjak

-Probleme me veshkat

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more