Skip to main content

Ora News: “Gjendet trupi i adoleshentes së mbytur, jo larg kushërirës 4-vjeçare” plus 9 more

Ora News: “Gjendet trupi i adoleshentes së mbytur, jo larg kushërirës 4-vjeçare” plus 9 more


Gjendet trupi i adoleshentes së mbytur, jo larg kushërirës 4-vjeçare

Posted: 03 Sep 2016 11:18 PM PDT

Një tragjedi e vërtetë ajo çfarë ndodhi një ditë më parë në bregdetin e Durrësit, tek Shkëmbi i Kavajës.

Pas vogëlushes 4-vjeçare me iniciale E.B e cila u nxor nga deti e pajetë, është gjetur e vdekur dhe kushërira e saj 18 vjeçare, I.H.

Trupi i saj mësohet se u gjet disa orë më vonë pas kërkimeve nga ajri dhe deti, jo larg shumë larg nga vendi ku u gjet vogëlushja 4 vjeçare.

Kërkimet nisën në orën 19:15 dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht që edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur ishte mbytur në det.

Dy kushërirat ishin futur për tu larë, por nuk dolën më gjallë nga deti. Ato ndodheshin për pushime bashkë me familjarët e tyre.

Ishte shtetasi M.H. 56 vjeç, i cili njoftoi Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare.

Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur.

Ndërsa në mesnatë u gjet edhe trupi i pajetë i adoleshentes.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Roma blindohet nga ajri dhe toka, ndalohen fluturimet mbi Vatikan

Posted: 03 Sep 2016 11:02 PM PDT

Kryeqyteti i Italisë, Roma, blindohet nga toka dhe ajri nën masa të rrepta sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e ceremonisë së shenjtërimit të Nënë Terezë që do të mbahet në sheshin e "Shën Pjetrit".

Përgjatë ditës së sotme, nga ora 08:00-19:00 janë të ndaluara fluturimet mbi Vatikan.

Forcat Ajrore kanë përgatitur një sistem për zbulimin e fluturimit të avionëve të paautorizuar.

Në gjendje gatishmërie janë ekipet e emergjencës së policisë dhe karabinierët.

Masat e shtuara të sigurisë vinë jo vetëm për shkak të numrit të madh të besimtarëve që pritet të jenë sot të pranishëm në ceremoni, por edhe prania e 13 personaliteteve të huaja, krerë shtetesh e qeverish.

Një vëmendje të shtuar ka edhe për sigurinë e Papa Françeskut, i cili duket mjaft i qetë:

“Ne do të kemi një gëzim duke e parë atë të shenjtë, e meriton".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nënë Tereza sot e Shenjtë: Një jetë në shërbim të të varfërve

Posted: 03 Sep 2016 10:37 PM PDT

Kur të kenë rënë kambanat në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan 'shenjtorja e të varfërve’ në Kalkutë, Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, do të shpallet edhe zyrtarisht e shenjtë, nga Kisha Romano Katolike.Papa Françesku, në një ceremoni që pritet të mbledhë mbi 100 mijë njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit, do të kanonizojë Nënën Terezë, fituesen e Çmimit Nobel të Paqes, murgeshën shqiptare që çoi jetën në ndihmë të "më të varfërve nga të varfërit" dhe krijuesen e Urdhrit Misionarët e Bamirësisë.

Vatikan- Nëntëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, Nënë Tereza do të shenjtërohet sot nga Papa Françesku në Vatikan. Ajo do të thirret Shën Tereza, një titull ky i merituar për një shqiptare që gjithë jetën e saj e vuri në shërbim të të varfërve, jetimëve dhe të sëmurëve.

Në ceremonitë e shenjtërimit e cila do të mbahet në orën 10:30 në sheshin "Shën Pietri" do të marrin pjesë 13 krerë shtetesh e qeverish.

Edhe Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe në krye të delegacionit zyrtar, ndodhet në Vatikan për të marrë pjesë në ceremonitë që do të organizohen me rastin e Shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku.

Për arsye të rrënjëve të saj, Nënë Tereza bën krenarë shumë shqiptarë, të cilët pritet të marrin pjesë masive në ceremonitë e Vatikanit.

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënës Tereze si dhe mesha e Festës së Shenjtores Terezë, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit, si dhe nga 120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Shqipëria dhe Kosova.

Janë 600 gazetarë e 125 korrespondentë televizivë të akredituar për të ndjekur këtë ngjarje të madhe.

Gjithashtu, ceremonia mund të ndiqet me live stream në kanalin në YouTube te qendrës televizive të Vatikanit.

 Por cila ishte Nënë Tereza dhe përse bota po i kushton asaj kaq shumë vemendje?

Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare (prindërit e lindur në Kosovën e sotme), në Shkup.

Rrugëtimin si murgeshë e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare.

Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë ku krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Papa Françesku ka njohur zyrtarisht dy mrekulli, që besohet se janë vepër e Nënë Terezës dhe që i hapën asaj rrugën për t'u bërë shenjtore.

Në vitin 2008, u bë e ditur se ajo kishte shëruar një brazilian, i cili vuante nga disa tumore të trurit.

Marcilio Haddad Andrino thotë se mjekët nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të jetuar, por gruaja e tij Fernanda vazhdimisht lutej për të dhe beson se ishte ndërhyrja e Nënë Terezës që ai të shërohej kur ishte nën kujdesin intensiv.

Prifti kanadez Brian Kolodiejçuk, kryesoi përpjekjet që Nënë Tereza të bëhej shenjtore.

Ai thotë se kanonizimi i Nënë Terezës është njohja e faktit se ajo jo vetëm që e zhyti veten në varfërinë materiale të të varfërve, por edhe në varfërinë shpirtërore të atyre që ndiheshin të braktisur.

nene tereza

Besimtarë mblidhen në shesh

tereza1

Besimtarë mblidhen në shesh

tereza2

Besimtarë mblidhen në shesh

tereza3

Besimtarë mblidhen në shesh

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Speciale Ora News: Dibra e vogël në politikën e madhe

Posted: 03 Sep 2016 02:11 PM PDT

Dibranet të njohur për mprehtesi dhe mençuri janë duke përjetuar ndoshta për herë të parë ne vitet e demokracisë të qenurit në qendër të vëmendjes së politikes së madhe të Tiranës.

Partia Demokratike, është angazhuar në një fushatë intensive, ndoshta më e pazakonshme për këtë forcë poltike, pasi e gjithë kupola drejtuese në qendër,  është zhvendosur në qytetin verilindor, në përpjekeje të rifitimit të besimit  për të  kthyer bashkinë te e djathta.

Pjesë e këtij investimi është dhe vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha  i cili  në javën e fundit rrugëtoi dy herë drejt  Dibrës,  duke u ndalur fshat në fshat e takuar sa më shumë qytetarë, në përpjekje për t’i bindur ata se Sherefedin Shehu për Dibrën, është zgjidhje për hallet e tyre.

 Lulzim Basha: “E kanë marrë një grusht njerëzish, Edi Rama me dhjetë cullat”

Takime  derë më derë e fshat në  fshat, nuk jan risi për profilin poltik të Lulzim Bashës.  Në 3 vitet e tij si kryeopozitarë ai është ndalur në mbarë vendin në një komunikim intesiv me qyetarë, tashmë situate  është në një moment kulminant  dhe Dibra,   do të shërbej si  provë nëqoftëse partia demorkatike  është në drejtimin e duhur drejt rikthimit të besimit tek qytetarët.

 Ora News,  ndoqi  aktivitetin poltik të Partisë Demokratike në 24 orë.

Për qyetarë të parë të Dibrës përballet kandidatura e Muharrëm Ramës,  mjeku i cili profesionin e tij ia dedikojë për shum vite qyetarve Dibranë, dhe ekonomisti Sherefedin Shehu, me një përvojë të gjatë akademike brenda dhe jashtë vendit,  ekspert i financave dhe hartues në vazhdimsi i buxheteve shtetërore  nën qeverisjen e demokratëve.

Të shumtë ndoshta pyesin se çfarë mund ta shtyje dhe motivojë një politikan si Shehu të braktis poltikën kombëtare dhe të rikthehet në politikën lokale aty ku nisi karrierën e tij shumë vite më parë?!

 Sherefedin Shehu: Ishte moment i mirë që atë eksperiencë nga bërja e politikave ta bëj në Dibër

 Teksa kandidati Shehu, vijon takimet me qytetarët në mbarë qytetin  kryetari i opozitës  diskuton me një përfaqësi qytetarësh.  Rruga e Arbrit, e nisur prej vitesh por e pa bitisur, sërish qëndron në krye të premtimëve trë kampeve poltike.

 Teksa në Dibër luhet poltika kombëtare  qyetarët, vuajnë të përditshmen.

Një fadrome e bashkisë është simboli i të vetmit projekt për qytetin, ndërsa pluhuri  që ngrihet prej saj në përpjekje  për të çarë asfaltin shumë vjeçar  në kuadër të  “Rilindjes Urabane”, shuhet me ujin e autoboteve  të bashkisë

Bashkia për të cilën zhvillohet e gjithë beteja,  qëndron në heshtje ndërsa shërbimet jan kufizuar vetëm në lëshimin e ndonjë çertifikate.

 Ndërsa qyetarëve dibranë u  duhet të zgjedhin mes dy kandidatëve me sloganën të njëtë politik.

Por cilat është receta e ekonomistit Shehu, përballë doktorrit Rama, për shërimin e  plagëve nga të cilat lëngon ndërvite qyeteti verilindorë i Dibrës

Sherefedin Shehu: Kam dy objektiva kryesorë.

1- Bashkia e qytetarëve. Me ato burime që sot ka bashkia, duke shkurtuar disa nëpunës të panevojshëm. duke vënë administratorë me eksperiencë do ofroj shërbimet e domosdoshme

2- Do të hap një perspektivë zhvillimi për qytetin.

Në Dibër kam një prioritet sa i takon zhvillimit të bujqësisë dhe agroturizmit.

 Kandidati  i djathtë Sherefedin Shehu, në takimet e tij shoqërohet nga të rinjtë e forumit demorkat.  Pjese e programit të tij, jan dhe vetë ata!

Fushata  e takimeve me qytetarët dhe banorët e njësive administrative të Dibrës ishte intensive. Kryetari i opozitës u ndal ne fshatin Shimçan, nga ku rrjedh origjina e tij  dhe ende ekziston banesa .

Vizitat dere më në derë shpesh herë, tejkalojnë dimensionet politike dhe  bëhësh një,  me hallet por dhe me gezimet e tyre.

Një vit më parë  në  zgjedhjet vendore e djathta pas tre mandatesh humbi drejtimin e bashkisë. Por çfarë ka ndryshuar një vit më pas, pse qyetarët Dibranë duhet ti  rikthejnë besimin të  djathtës?!

Basha : 2013 dhe 2015 kanë qenë vitet e premtimeve të mëdha. Asnjë prej këtyre premtimeve nuk është mbajtur dhe Dibra si gjithë Shqipëria e kredhur në varfëri, papunësi. Qeveria nuk ka kthyer asnjë herë sytë nga hallet e njerëzve por taksat i ka marrë dhe çmimet i ka rritur. Lekët që ka nxjerrë nga xhepat e dibranëve dhe shqiptarëve nuk i ktheu në vepra që premtoi. Rruga e Arbrit ndali aty ku e la PD. Kontrata për ndërtimin e Tunelit u prish. Vendet e punës mbeten një mashtrim për dibranët, ndaj Dibra nuk ka asnjë arsye të përsërisë gabimin e 2013-tës.

Lulzim Basha, si drejtues i opozitës, ka vendosur që të jetë në komunikim të vazhdueshmë në çdo fshat apo qyetet të Shqipërisë. Kështu ndodh rëndomtë në opozitë, por çdo të ndodhë nëqoftëse ai nesër bëhët kryeministër?!

 Basha: Ne bashkë kemi qenë në Sarandë, Gjirokastër, kjo është mënyra ime, prekja e problemeve drejtëpërdrejtë. Sot po e bëj si kryetar opozite. Nesër prapë do të kthehem këtu për të dhënë llogari për cdo premtim dhe për të ballafaquar çdo pjesë të programit.

Kështu  mbyllet në mbrëmje vonë,   një ditë fushate e Kryetarit të Opzitës Lulzim Basha, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Dibër. Me thirrjen për qyetetarët që ta bejnë natën – ditë deri në 11 shtatorë ditën e zgjedhjeve,  dhe me premtimin  se me Shehun kryebashkiak dhe atë kryeministër e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shpërthejnë akuzat për korrupsion ndaj Presidentit të Iranit

Posted: 03 Sep 2016 01:50 PM PDT

Në mediat iraniane janë shtuar shumë raportet për rastet e korrupsionit. Të mërkurën është raportuar që një drejtues i fondit të financave në ministrinë e Arsimit së bashku me gruan dhe fëmijët e tij është arrestuar. Komisioni i sunduar nga deputetët konservatorë për luftimin e korrupsionit ka kumtuar se bëhet fjalë për përvetësimin e rreth 200 milionë euro.

Lajmi festohet nga konservatorët. Mediat konservatore raportojnë gjerësisht për rastet e këtilla të korrupsionit në kabinetin qeveritar të liberalit Hassan Rohani. Mendohet se kjo qeveri ka shpërdoruar shuma marramendëse prej heqjes së sanksioneve.

“Zbulimet e këtilla ndërlidhen gjithmonë me qendrat e ndryshme të pushtetit në Iran. Nuk ka institucione të pavarura, të cilat e kontrollojnë qeverinë apo administratën qeveritare. As mediat nuk janë të pavarura. E të mos flasim për drejtësinë”, mendon analisti Taghi Rahmani, në bisedë me DW.

Gazetari iranian i ka kaluar 15 vjet pas hekurave, ndërsa tani jeton ekzil, në Paris. Në këto lajme ai sheh një fushatë të gjërë kundër presidentit Rohani.

Një nga më të besueshmit

Kritikat për korrupsion kanë arritur ndërkohë edhe vetë presidentin. Vëllai i Rohanit Hossein Fereydoun dyshohet se është përfshirë në biznes të paligjshëm, po ashtu dhe këshilltari i presidentit. Presidenti e ka ndërruar emrin e tij, kur i ka filluar studimet e teologjisë. Rohani do të thotë klerikë.

Edhe vëllai më i vogël i tij është politikan. Sipas informacioneve të portaleve, Hossein Fereydoun ka bërë manipulime të shumta që nga koha e ish-presidentit Ahmadinejad dhe ka përfituar shumë në kohën e sanksioneve.

Hossein Fereydoun ka influencuar vendime të rëndësishme në ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë. Ministri i Ekonomisë, Ali Tayebnia është ftuar në parlament të përgjigjet ndaj akuzave. Nëse përgjigjet nuk janë të kënaqshme, do ta thërrasim edhe presidentin, bëjnë të ditur deputetët. Presidenti është përgjegjës për aktivitetet e vëllait, thotë ata. Rohani nuk është presidenti i vetëm në Iran, i cili e ka marrë në presidencë vëllain e tij. Këtë e e kanë bërë edhe të tjerët.

“Kush ka një vëlla të korruptuar, ai edhe vet është i korruptuar”

Gardat e revolucionit janë pjesa qendrore e forcave konservatore në Iran. Paralelisht me këtë, ato kanë edhe një influencë shumë të madhe në ekonominë iraniane. Para Rohanit, garda ka pasur një raport shumë të mirë me bankat. Duket se kjo po ndryshon.

Rohani e ka kritikuar shpesh gardën. Ai ka premtuar një fushatë më të gjerë kundër korrupsionit, por ai vet nuk mund ta luftojë korruspionin. Korrupsioni në Iran është sistematik, vlerëson docenti Rahmani në Universitetin Paris- Descartes.

“Tani është përmirësuar pak pozita e korrupsionit, nga 144 (në vitin 2013) në 130 në vitin 2015. Por për një luftim të denjë të korrupsionit, kërkohen aksione të koordinuara mirë me autoritetet e tjera. Ndërkohë që drejtësia nuk do të bashkëpunojë, sepse ajo udhëhiqet nga qarqet fetare konservatore. “Ai që ka një vëlla të korruptuar, është edhe vet i korruptuar”, beson Rahmani.

/DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nishani: Shqiptarët i japin botës një shenjtore me dimensionin e nënës

Posted: 03 Sep 2016 01:34 PM PDT

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani deklaroi gjatë pjesëmarrjes në koncertin për Nënë Terezën në Vatikan, se shenjtërimi i saj është një moment historik dhe një trashëgimi historike për kombin shqiptar. Ai deklaroi se shqiptarët, po i japin botës një shenjtore që ka dimensionin e nënës.

Nishani: Jemi dëshmitar i një momenti historik, i cili reflekton një rrugëtim të vërtetë, por mbi të gjitha një trashëgimi historike botërore, por edhe kombëtare. Një shenjtëri, e cila do të jetë një dhuratë për breza e breza, e qindra e qindra vite të ardhshme. Unë jam shumë i lumtur që sot jam pjesë e kësaj gjenerate që jeton këtë ditë. Këtu, pa dyshim jam fal ftesës së organizatorëve të këtij koncerti të mrekullueshëm. Nesër kemi shansin dhe fatin të jemi prezentë në shenjtërimin e Nënë Terezës, zyrtarisht nga ana e Papa Franceskut.

Ajo që unë dua të përcjell sot si një mesazh për të gjithë shqiptarët: Duhet të jenë gjithmonë krenar nëpër breza sepse po i japin botës një shenjtore që ka dimensionin e nënës. Unë besoj se ky është një dimension aq madhor, aq domethënës sepse nëna përfaqëson shërbimin, për çdo njeri, për çdo situatë, nga momenti kur vjen në jetë që është aq i pafuqishëm si krijesë.

Nënë Tereza është një inspirim, është një simbol mbarëbotëror. Pa dyshim që jemi krenar për shkak të origjinës së saj dhe për shkak të asaj që Nënë Tereza asnjëherë nuk e harroi të qenit shqiptare, si bijë dhe përkatësi. Pa dyshim sot njerëzimit, Shqipëria dhe shqiptarët, si pjesë e kësaj bote kanë shumë sfida.

/Ora News/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gugu provokuese në klipin e ri “Boobs or Booty”

Posted: 03 Sep 2016 01:15 PM PDT

Gugu ka publikuar sot këngën e saj më të re të titulluar "Boobs or Booty" që në shqip do të thotë “gjoks dhe të pasme”.

Këngëtarja është shfaqur shumë sensuale  në klip.

Me flokët ngjyrë rozë dhe veshje provokuese është shfaqur më seksi si kurrë më parë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vlorë, hedhin fishekzjarrë në dasmë, djegin palmën

Posted: 03 Sep 2016 01:09 PM PDT

Tashmë është bërë zakon që në gëzime të tilla si dasma të hidhen fishekzjarre.

Por sot në mbrëmje në një dasmë që po bëhej tek zona e Ujit të Ftohtë në Vlorë nuk ka shkuar gjithçka siç duhet. Nga fishekzjarrët është përfshirë nga flakët palma.

Ora News jus jell pamjet e asaj çfarë ndodhi sot në mbrëmje në Vlorë.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha në Vatikan: Shenjtërimi i Nënë Terezës kurorë me diamante

Posted: 03 Sep 2016 12:42 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha pjesëmarrës në koncertin për nder të Nënë Terezës, deklaroi se shenjtërimi i saj përbën kurorën me diamante të kontributit të kombit shqiptar.

Berisha thotë për Ora News se ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm që i bëhet shqiptares më të famshme të kohës së vet.

Berisha: Një eveniment i jashtëzakonshëm. Është kurora! Shenjtërimi i Nënë Terezës shënon kurorën me diamante të kontributit të kombit shqiptar që nga kohërat më të para të krishterimit gjer në ditët e sotme.

Kjo është një vlerësim i jashtëzakonshëm që i bëhet me meritën më të plotë shqiptares që u bë me dashurinë e pakufishme të njeriut, besimin pakufishëm tek Zoti dhe Krishti, gruaja më e famshme e kësaj toke në kohën e vet. Unë kam shumë mbresa nga takimet dhe pritjet që kam patur.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump: Nënë Tereza një grua e shenjtë

Posted: 03 Sep 2016 12:33 PM PDT

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, shkruan në Facebook se Nënë Tereza është një grua e shenjtë dhe e devotshme.

Trump: Nënë Tereza përfaqëson më së miri të gjithë ne. Ajo ishte një grua e shenjtë dhe e devotshme, dhe unë mendoj se është e mrekullueshme për të parë katolikët e gjithë botës për të nderuar kontributet e saj të shumta.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more