Skip to main content

Ora News: “A është ky momenti kur u shkatërrua martesa e Angelina dhe Brad?” plus 9 more

Ora News: “A është ky momenti kur u shkatërrua martesa e Angelina dhe Brad?” plus 9 more


A është ky momenti kur u shkatërrua martesa e Angelina dhe Brad?

Posted: 22 Sep 2016 11:52 PM PDT

Martesa në shkatërrim e Angelina Jolie dhe Brad Pitt mund të ketë qënë para syve të të gjithëve një vit më parë gjatë udhëtimit të çiftit në Legoland,Windsor.

Fotot e papara të realizuara në Britaninë e Madhe tregojnë atë që duket si mesi i një debate të ashpër të 52 vjeçarit me aktoren.

Brad shihet duke prekur krahun e Angelinës, para se ajo ta tërheqë drejt vetes.

Jolie i kërkoi divorcin aktorit këtë të hënë, duke cituar diferenca të papajtueshme, dy vite pasi ata lidhën kurorë në Chateau Miraval.

38AEEB5400000578-3802582-Angelina_Jolie_filed_for_divorce_from_Brad_Pitt_on_Monday_citing-a-8_1474563213195 38AEEE0F00000578-0-image-a-6_1474561972098 38AEEE1900000578-3802582-image-a-7_1474562431916 38B1AC3700000578-3802582-image-a-41_1474569149356 38AEEE0100000578-0-image-a-2_1474561940753 38AEEB4600000578-0-image-a-1_1474561937879

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

2000 lekë ryshfet policit për të shmangur, arrestohet

Posted: 22 Sep 2016 11:50 PM PDT

Goditet një tjetër rast i “mitdhënies”. 41-vjeçari, Festim Mina, banues në fshatin Metoq të Sarandës është arrestuar nga policia  e Fierit pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për tejkalimin e shpejtësisë.

"Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me mjetin tip "Renault", me targë AA 754 KN, i ka ofruar 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë, për shpejtësi tej normave të lejuara".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Berisha deputet i PD në 2017? Basha: Sa herë të dëshirojë, do të jetë

Posted: 22 Sep 2016 11:36 PM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në listën e deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi se Berisha do të jetë deputet i Partisë Demokratike sa herë që ai të dëshirojë, duke argumentuar se ky vendim është i padiskutuar, duke pasur parasysh kontributin e tij të padiskutuar në vite.

Basha: Për këtë rast, përjashtimisht për këtë rast absolutisht që sa herë Sali Berisha të dëshirojë të jetë kandidat për deputet, për shkak të kontributit të tij që është unik në Partinë Demokratike do të jetë kandidat për deputet.

Në studion e emisionit "Opinion", Basha nuk u tregua kaq zemergjerë kur u pyet mbi të ardhmen politike në këtë parti të zërave të fundit kritikë, mes tyre dhe ish-Ministrja, Majlinda  Bregu.

Kreu i PD-së tha se me emrat e tjerë do të veprohet sipas rregullores së përcaktuar nga vetë Partia Demokratike.

Basha: Për çdo rast tjetër, absolutisht për çdo rast tjetër do të veprohet sipas rregullave dhe në përputhje me statutin.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sflitatat: Ja çfarë ndodh prapaskenave

Posted: 22 Sep 2016 11:30 PM PDT

Nëse gjatë shfaqjes mbizotëron shkëlqimi dhe perfeksioni, çfarë ndodh para sfilatave është një tjetër histori: modele të përgjumurua,grimierë vizionarë, ushqime në momentin e fundit dhe tavolina të mbushura me flokë shumëngjyrëshe.

Prapaskena është një univers paralele, me ritualet dhe krijesat e veta.

Video e publikuar nga Repubblica.it tregon disa moment nga jeta në prapaskenë e sfilatës së Emilion Pucci.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trupi mahnitës i Bar Rafaeli 6 javë pas lindjes

Posted: 22 Sep 2016 11:15 PM PDT

Ajo solli në jetë vajzën e saj Liv vetëm gjashtë javë më parë.

Por duket se Bar Rafaeli ka ardhur menjëherë në formë.

Modelja bukuroshe, e cila u bë mama për herë të parë, ka postuar një foto në Instagram me të brendshme duke treguar trupin e saj mahnitës pas lindjes.

38AA7D9A00000578-0-image-a-62_1474499416066 38AA7D9200000578-3801238-Ready_Before_she_gave_birth_she_posted_a_black_and_white_photo_w-m-67_1474501349775 38AA835700000578-3801238-Proud_The_swimsuit_model_wasn_t_shy_about_posting_photos_of_her_-m-66_1474501326349 38AA844B00000578-3801238-image-a-65_1474501302810

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqipëria pjesë e Kongresit Botëror të Turizmit Aventurë

Posted: 22 Sep 2016 11:14 PM PDT

Kongresi Botëror i Turizmit Aventurë këtë vit është mbajtur në Alaska të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kufiri i fundëm i Botës nga 19 deri në 22 Shtator ka pritur rreth 850 delegatë nga 65 shtete të cilët i janë bashkuar komunitetit të aventurës duke promovuar destinacionet më të mira botërore turistike.

Federata Shqiptare e Rafting prezantoi Shqipërinë nëpërmjet projektit inovativ Albanian Adventure Resort duke treguar historinë e riciklimit dhe transformimit të një reparti ushtarak të braktisur, simbol i izolimit në një qendër për aktivitete sportive,  vend i shpresës për një jetë mirë dhe lirisë për t’u përfshirë në aktivitetet e aventurës duke transformuar një zonë të tërë nëpërmjet turizmit.

Në një prononcim nga shteti i Alaskës, Blerina Ago e Albania Rafting tha:

"Kongresi Botëror i Turizmit Aventurë ishte shumë frytdhënës dhe në të njëjtën kohë frymëzues pasi u dhanë shumë shembuj nga e gjithë bota mbi zhvillimin e turizmit të aventurës. Në mënyrë të veçantë më bëri përshtypje se ndryshe nga vendet e tjera të zhvilluara, në vendin tonë ka një mungesë të theksuar të ndërgjegjes kolektive për mirëmbajtjen e pasurive natyrore.

Ndryshimi është po aq i dukshëm dhe në cilësinë e shërbimit të bizneseve pritëse, restoranteve, etj të cilëve iu mungon një vizion për të ardhmen dhe përqendrohen te modeli i fitimit afat-shkurtër kryesisht gjatë sezonit të verës. Në evente të tilla e kupton vërtet rëndësinë që ka turizmi për mirëqenien e vendit, për zhvillimin e zonave të izoluara dhe për ruajtjen e pasurive kombëtare dhe traditave.

Për mua ishte një mundësi e jashtëzakonshme të isha pjesëmarrëse dhe të përfaqësoja një vend të jashtëzakonshëm si Shqipëria dhe njëkohësisht do bëj të pamundurën që kur të kthehem nga ky event të përcjell mesazhin e turizmit të përgjegjshëm, të cilësisë në shërbimin turistik dhe të konsideratës për natyrën sa herë të më jepet mundësia. Padiskutim që ne mund të kthehemi në një destinacion botëror duke i dhënë turistëve sa më shumë arsye për të na vizituar dhe duke e parë veten si pjesë e diçkaje më të plotë dhe të madhe, Ballkani.

Prandaj gjatë këtyre ditëve punuam sëbashku me përfaqësuesit e Ballkanit për strategjinë 3-vjeçare në zhvillim të turizmit të qëndrueshëm, duke mos e parë njëri-tjetrin si konkurrent, por si partnerë e që ndajnë vlera dhe trashëgimi, duke rritur standardet dhe sasinë e cilësinë e produkteve turistike."

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Pse nuk e la Rama ligjin për mbetjet mandatin e dytë?

Posted: 22 Sep 2016 11:06 PM PDT

Le te hyme pak real politike, ti leme te gjitha per momentin…Rama shpreh nje siguri maksimale per fitimin e zgjedhjeve te ardhshme. Rama flet per rritje te ekonomise, per rritje te investimeve te huaja.

Rama flet per ulje te papunesise. Rama dhe ministrat e tij flasin per rritje te turizmit shqiptar. Pra ne kete aspekt industria e perpunimit te mbetjeve sic mbeti off per vite e vite me radhe mund te rrinte dhe 8 muaj sa te vinin zgjedhjet e ardhshme.

Nga ana tjeter pikerisht, pse jemi 8 muaj para zgjedhjeve qeveria po ul gjobat per biznesin, po flet per rritje rrogash etj etj, si cdo qeveri po perpiqet te mbaroje disa vepra qe te lere gjurme per mire pikerisht per kete dite.

Perkunder gjithe ketyre perpjekjeve, duke e ditur te gjithe, pasi e ka deshmuar dhe vete qe eshte nje nga qeverite qe kujdeset me shume se cdo gje tjeter per fasadat, kujdeset me shume se gjithcka per imazhin, pikerisht kjo lloj qeverie, shkon dhe varros pikerisht 8 muaj para zgjedhjeve nje kauzat e veta me te medhaja morale, duke e ditur shume mire qe do te kete pasoja per te, madje duke rrezikuar dhe me mesazhin perfundimtar pikerisht 8 muaj perpara zgjedhjeve: duke pare ne Parlament per here te pare pikerisht ne nje kohe gati gati fushate, numrin e frikshem 63 si mazhorance. Cfar tregon kjo? Thjesht, paster, shqip, kjo tregon qe Kryeministri ka pushuar se menduari si politikan, thjesht po mendon si biznesman. Kaq lexohet qarte.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Masat dhe kamerat nuk po parandalojnë dhunën në shkolla

Posted: 22 Sep 2016 10:59 PM PDT

Pavarësisht masave të marra, siguria e shkollave është vënë sërish në pikëpyetje sidomos me ngjarjen e fundit të ndodhur në shkollën "Çajupi", e cila edhe pse ndodhi jashtë saj ngarkon me përgjegjësi shkollat por edhe policinë e shtetit e cila është ngarkuar të jetë e pranishme jashtë ambjenteve të shkollave në tre momente të ndryshme.

Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Tiranës e pyetur për Ora News, tha se pavarësisht plagosjes së 17 vjeçarit jashtë shkollës "Çajupi" dy ditë më parë, plani i masave është ende në fuqi dhe se shkolla është e pajisur edhe me kamera sigurie.

"Shkollat si institucion janë terësisht të sigurta. Policia është prezent në shkolla në mëngjes, me patrullimin e mëngjesit kur nxënësit hyjnë. Në orën e pushimit, mos të harrojmë që gjatë gjithë kohës këto lloj fenomenesh negative midis nxënësve ndodhin kur ata janë në kontakt me njëri-tjetrin dhe nuk ndodhin brenda orës së mësimit kur ata janë fokusuar në proçesin mësimor.Po ashtu edhe pasi mbaron proçesi mësimor".

Rasti konkret sipas Drejtoreshës ka pasur si nxitje debatin në rrjete sociale dhe se goditja është bërë me një mjet rrethanor.

"Incidenti ëhstë bërë me një copë xhami e gjetur në koshin e mbeturinave afër shkollës. Në gjimnaze sigurisht, por edhe shkollat nëntë vjeçare ne i kemi pajisur me kamera vëzhgimi.Në këtë rast u pa konflikti dhe u ndërhy. Po ta shikoni dhe nga videot e marra nga amatorë, ndërhyrja e parë ka qenë nga mësues të shkollës të cilët e kanë vënë re nga kamerat, kanë dalë jashtë. Po të shikoni keni zonja me përparëse të bardhë që i vinë në ndihmë menjëherë nxënësit të tyre”.

Raste të ngjashme kanë ndodhur jo vetëm në kryeqytet, por edhe në shkollat e rretheve ku duket që jo vetëm plani i masave mund të ketë ndikim parandalues.

Dy ditë më parë një 17 vjeçar u plagos me mjete të forta në këmbë nga bashkëmoshatari i tij.

Jeta e tij u shpëtua falë një ndërhyrje të specializuar në Spitalin e Traumës.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

32-vjeçari gjendet i varur në një pemë në oborrin e banesës

Posted: 22 Sep 2016 10:44 PM PDT

Një 32-vjeçar është gjetur i varur në një pemë mëngjesin e sotëm.

Policia e kryeqytetit bën me dije se rreth orës 06:46, në rrugën “Besim Alla”, në oborrin e banesës është gjetur i varur në një pemë, shtetasi Gerard Avxhia.

Nga hetimet paraprake të bluve,  dyshohet që ky shtetas të jetë vetëvarur.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e motivit të këtij veprimi.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Blinisht

Posted: 22 Sep 2016 10:37 PM PDT

Shkon në 2 numri i viktimave nga aksidenti i një ditë më parë në kryqëzimin e Blinishtit.

Policia bën me dije se në ambjentet e spitalit të Traumës në Tiranë ka ndërruar jetë edhe një nga të plagosurit, konkretisht shtetesja Fatmira Ndregjoni, 61 vjeçe, banuese në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mësohet se 61-vjeçarja ishte pasagjere në makinën "Benz" ku udhëtonte edhe 50-vjeçarja me të njëjtat gjeneralitete me Ndregjonin e cila gjetur vdekjen e menjëhershme nga përplasja e mjetit të tyre me një "Audi".

Ndërkohë vijojnë të marrin mjekim në spital katër të plagosurit e tjerë.

Nga hetimet e para të policisë është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë dalje në mënyre të menjëhershme e automjetit tip Benz në superstrade.

Drejtuesi i mjetit nuk e ka parë mjetin tjeter i cili po lëvizte me shpejtësi, duke sjellë edhe përplasjen.

Vendosja e barrierave në kryqezimin e Blinishtit ka bllokuar pamjen e drejtuesve të mjëtëve, dike krijuar një kthese 90 gradë.

Kjo ka bërë që ky vend të kthehet një burim të sigurtë aksidentesh.Vetem një javë më parë ndodhi një aksident i tillë por fatmirësht pa viktima.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more