Skip to main content

Ora News: “Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje me armë” plus 9 more

Ora News: “Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje me armë” plus 9 more


Arrestohet 33-vjeçari i shpallur në kërkim për kanosje me armë

Posted: 19 Sep 2016 12:33 AM PDT

Një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për “Armëmbajtje pa leje”, “Kanosje” dhe “Prishje të qetësisë publike” është arrestuar nga policia e Fierit.

Në pranga ka rënë Florenc Sheqi, 33 vjeç, banues në lagjen "15 Tetori".

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 25.11.2015, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake", “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike", parashikuar nga Nenet 278/5, 84 dhe 274 të Kodit Penal.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datën 27.09.2015. 33-vjeçari në vendin e quajtur “Pedonale”, për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur me armë zjarri automatik shtetasin A.O, 55 vjeç, duke gjuajtur disa herë në ajër.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nishani drejt SHBA për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Posted: 19 Sep 2016 12:17 AM PDT

Me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Ban Ki-moon dhe Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thompson, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, sëbashku me Zonjën e Parë, Odeta Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Në këtë veprimtari të rëndësishme botërore të diskutimit të çështjeve dhe problemeve më të mprehta të kohës si ato të lidhura me paqen dhe sigurinë globale, krizën e refugjatëve dhe migracionin, përmirësimin e të drejtave të njeriut, luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, janë ftuar kryetarë shtetesh e qeverish, autoritete të tjera të larta shtetërore e të politikës botërore, si dhe drejtues të organizmave ndërkombëtare, etj.

Gjatë debatit të përgjithshëm të Sesionit të 71-të, Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalë duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e më pas do të marrë pjesë në Ceremoninë e Nivelit të Lartë për Hyrjen në Fuqi të Marrëveshjes së Parisit për Klimën, si dhe do të diskutojë edhe në segmentin e Nivelit të Lartë të AP-së në kuadër të 30-vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim.

Presidenti Nishani do të bashkëdrejtojë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian Frans Timmermans, Tryezën e Rrumbullakët të Diskutimit të Takimit të Nivelit të Lartë mbi ndarjen të bashkuar të përgjegjësisë globale për refugjatët dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Vizita zyrtare e Kreut të Shtetit shqiptar pranë organizatës më të madhe në botë për sigurinë ndërkombëtare, zhvillimin ekonomik dhe barazinë sociale, parashikon edhe një sërë takimesh të rëndësishme dypalëshe me homologë nga Evropa si dhe nga bota.

Gjithashtu Presidenti i Republikës është i ftuar dhe do të marrë pjesë në punimet e sesionit plenar të Takimit Vjetor 2016 të Nismës Globale Klinton ku do të diskutohet për "Partneritetin e Begatisë Globale".

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Presidenti Nishani do të zhvillojë takime edhe me drejtuesit dhe anëtarë të shumtë të Bashkësisë shqiptaro-amerikane si dhe do marrë pjesë në disa veprimtari të tjera me karakter ekonomik, kulturor e shoqëror ku do të vlerësojë personalitete të shquara shqiptare e amerikane me kontribut thelbësor në promovimin e vlerave atdhetare, kulturore e paqedashëse të shqiptarëve.

Presidenti Nishani do të mbajë edhe një ligjëratë në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington D. C., ku do të ketë edhe takime të rëndësishme me personalitete dhe figura politike të zgjedhura në nivel vendor dhe kombëtar, si dhe do të vizitojë Memorialin kushtuar viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në Pentagon.

Vizita zyrtare e Presidentit të Republikës në Shtetet e Bashkuara do të përmbyllet në qytetin e Çikagos ku do të marrë pjesë në veprimtaritë ekonomike, kulturore dhe shoqërore në kuadër të thellimit dhe zgjerimit të marrëdhënieve të gjithanshme historike dhe strategjike shqiptaro-amerikane.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kërkohej nga Luksemburgu për vjedhje, arrestohet në Morinë kosovari

Posted: 19 Sep 2016 12:09 AM PDT

Policia Kufitare e Morinës ka ndaluar një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Blutë bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimi të shtetasit Driton Delijaj, 41 vjeç, lindur dhe banues në Kosovë.

Ndalimi i tij u bë pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Organet e Drejtësisë së Luxembourg, me vendim Nr.9422/15/CD, datë 29.02.2012, për veprat penale të "Vjedhje me dhunë dhe vjedhje me thyerje"dhe "Vjedhje me armë ose e organizuar me thyerje" parashikuar nga nenet 51, 461 dhe 467 të Kodi Penal të Luxembourg.

Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 10 vjet burg. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Prindër e nxënës në protestë për rrugën: Bllokojmë TAP

Posted: 19 Sep 2016 12:01 AM PDT

Për të dytën javë me rradhë, banorët e fshatit Kallm i Vogël në Fier kanë dalë në rrugë sëbashku me fëmijët e tyre duke kërkuar rregullimin e rrugës.

Ata thotë se e kanë të pamundur të arsimojnë fëmijët e tyre në rast se nuk shtrohet rruga kryesore.

"Askush nuk na ka takuar për të na dëgjuar apo dhënë zgjidhje problemit që kemi" thonë ata.

Banorët kanë nënshkruar një peticion me 290 firma, përmes të cilit kërkojnë ti jepet zgjidhje kësaj situate.

Në të kundërt, paralajmërojnë se do përshkallëzojnë protestat, duke bllokuar edhe punimet e TAP që kalon pranë banesave së tyre, apo dhe autostradën Lushnje-Fier.

300 nxënësit e shkollës nëntë vjeçare kanë bojkotuar mësimin që prej të martës kur edhe nisi viti i ri shkollor, në protestë ndaj rrugës së dëmtuar prej 20 vjetësh.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

U akuzua se kopjonte Kim Kardashian, ja si i përgjigjet Aurela Hoxha

Posted: 18 Sep 2016 11:40 PM PDT

Modelja seksi, Aurela Hoxha, u akuzua në një foto të publikuar në Instagram se look-u i saj ishte i kopjuar nga Kim Kardashian.

"Sa mirë që dy ditë përpara Kim doli me këtë look…dhe sa shpejt u kopjua!!", shkruan një komentuese në foton e Aurelës.

Por modelja ka nxituar të justifikohet, duke u shprehur se nuk e ka kopjuar aspak Kim Kardashian.

"Ne fakt po te kishe qene e vemendshme me historite qe publikoj ketu siper ne ig , do kishe pare qe kjo veshje eshte para 2 netesh, koincidenc me Kim,"- i kundërpërgjigjet Aurela njërës prej komentueseve., duke treguar se i ka "djegur" shumë komenti i saj.

asf

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Zgjedhjet parlamentare, kryeson partia që mbështetet nga Putin

Posted: 18 Sep 2016 11:35 PM PDT

Pas 90% të fletëvotimeve të numëruara të zgjedhjeve të djeshme për Dumën Ruse, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të fitojë më shumë se 300 vende në Dumën me 450 vende të deputetëve.

Kjo është e mjaftueshme për ta siguruar shumicën kushtetuese prej dy të tretave në Dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë.

Rezultatet preliminare të shpallura sot herët në mëngjes nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tregojnë se Rusia e Bashkuar i ka fituar 54.21% të votave.

Kjo parti mbështetet nga Presidenti, Vladimir Putin.

Vetëm tri parti të tjera duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të siguruar pjesëmarrje në legjislaturën e re. Të gjitha ato janë lojale ndaj Kremlinit dhe politikave të presidencës./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Janë të turpshëm, por “interneti” ka rënë në dashuri me talentin e tyre

Posted: 18 Sep 2016 11:27 PM PDT

Nathan Leach ka ngarkuar vazhdimisht në internet muzikën dhe këngët e tij "cover" vitet e fundit, deri sa ai ngarkoi këtë performanacë, një duet me motrën e tij Eva në kuzhinën e shtëpisë, me të cilin mori shumë vëmendje.

Performanca e Nathan dhe Evës nuk është gjë tjetër përvecse fantastike, dhe njerëzit janë të dashuruar me talentin e pabesueshëm të kësaj familjeje.

Në fillim, ata duken si të turpshëm, të qetë dhe të rezervuar, por sa fillojnë këndimin ata marrin besim dhe kurajo. Klipi deri më tani ka grumbulluar 16 milion shikime.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dëbohet nga Gjermania shqiptari i sëmurë

Posted: 18 Sep 2016 11:25 PM PDT

Operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro, por askush nuk e ndihmonte për shkak të procedurave burokratike, derisa nuk mund të operohej pa pagesë

Edhe pse ishte i sëmurë është dëbuar në Shqipëri, pasi ky vend llogaritet si i sigurt. Kjo është historia e Ilir Shalës nga Shqipëria, të cilit nuk iu miratua kërkesa e azilit, shkruan albinfo.ch.

Ai tashmë së bashku me fëmijët e tij dhe gruan është dashur të kthehet me avion. Shala ishin vendosur në Greven për Vitin e Ri më 2014, duke kërkuar jetë më të mirë.

Por, kjo përpjekje dështoi, pasi Shqipëria llogaritet një vend i sigurt dhe kështu azili nuk i është miratuar. Ai qëndroi në Gjermani, derisa kishte probleme shëndetësore.

Ai ishte i varfër në Shqipëri, derisa ka probleme me kockat, ka lëvizshmëri të kufizuar dhe nuk mund të ecë siç duhet. Edhe mjekët gjermanë e kanë diagnostifikuar me sëmundje dhe shqiptari nuk ka simuluar.

Operacioni i tij kushtonte rreth 7500 euro, por askush nuk e ndihmonte për shkak të procedurave burokratike, derisa nuk mund të operohej pa pagesë.

Tashmë ai është kthyer në Shqipëri, me shpresën se do të shërohet.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mos e teproni me këtë produkt!

Posted: 18 Sep 2016 11:14 PM PDT

Prej shumë kohësh tashmë, peshku reklamohet si një nga super ushqimet që ndihmojnë në mbajtjen sa më larg të kancerit, depresionit dhe që kujdeset për zemrën dhe trurin. Por, sipas një studimi të ri, konsumimi i një sasie të madhe të peshkut të yndyrshëm, si sardenja, tuna, rrit mundësinë e prekjes nga diabeti i tipit 2 me 25%.

Ekspertët këshillojnë që të mos konsumoni më shumë se 4 racione në javë nga këto lloje peshku, në të kundërt do të kemi më shumë dëme se përfitime në shëndet. Ky lloj peshku është i pasur me acide yndyrore omega 3, që besohet të rrisë fuqinë e trurit, të mbajë zemrën të shëndetshme dhe të reduktojë inflamacionin e trurit, kujdeset për sistemin kardiovaskular dhe për qelizat e tjera.

Sipas shkencëtarëve, nuk ka pasur të dhëna të mjaftueshme për të bërë një lidhje midis diabetit të tipit 2 dhe konsumit të tepërt të peshkut të yndyrshëm. Për këtë arsye  shkencëtarët francezë vendosën të vëzhgonin mënyrën e ushqyerjes së më shumë se 70.000 grave. Ata zbuluan se gratë që konsumuan më shumë acide yndyrore omega 3, që gjendet edhe te mishi i kuq, ishin 25 % më të rrezikuara për t'u prekur nga diabeti se gratë që konsumuan më pak.

3 gratë që konsumonin rreth 1.6 kg acide yndyrore në javë, e barabartë me një racion sardele ose salmon në ditë, e rritën rrezikun për t'u prekur nga diabeti i tipit 2 me rreth 26%. Ndërkohë që konsumi i lartë i acideve yndyrore omega 3 lidhet me rritjen në 19% të rrezikut nga diabeti te gratë mbipeshë. Një vëzhgim më i kujdesshëm tregoi se konsumi i një acidi yndyror që gjendet te omega-3, i quajtur DPA, rrit rrezikun nga diabeti si te gratë me peshë jo të lartë ashtu edhe te ato mbipeshë, respektivisht me 45% dhe 54%. Të njëjtat rezultate dolën edhe kur u teprua konsumi i sasisë së acidit "arachidonic". Nivelet e larta  të këtyre acideve yndyrore të gjendura te omega-3 rrisin me 75% rrezikun që personat me peshë normale dhe ata mbipeshë të preken nga diabeti.

Dr. Guy Fagherazzi, nga Universiteti Saclay-Paris, tha : "Acidet yndyrore të ndryshme japin efekte të ndryshme për sa i përket prekjes nga diabeti i tipit 2. Siç doli dhe nga studimi, disa lloje acidesh yndyrore që gjenden te omega-3 rrisin rrezikun e prekjes nga diabeti, por kjo nuk do të thotë se në duhet të heqim dorë plotësisht prej tyre. Ne thjesht duhet të mbajmë nën kontroll sasinë që konsumojmë, pasi përgjithësisht ne konsumojmë më shumë nga sa i duhet trupit tonë".

Përfundimet e studimit u prezantuan në mbledhjen e Shoqatës Evropiane për Studimin e Diabetit, që u mbajt në Mynih./shendeti.com.al/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Merkel rrëzohet dhe në Berlin, CDU performancën më të ulët që nga ‘90

Posted: 18 Sep 2016 10:59 PM PDT

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel pësuan goditjen e dytë zgjedhore, këtë herë në Berlin. CDU paraqiti në kryeqytetin gjerman performancen më të ulët zgjedhore që nga viti 1990.

Votuesit këtë herë i kthyen shpresat e tyre nga Alternativa kundër Emigrantëve e cila me këtë përqindje përkrahësish që ka marrë, do të hyjë ne asamblenë e 10 rajonale të 16 shteteve në vend.

Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga lideret më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm.

Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se dështoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogan i saj i fushatës "Ne mundemi t'ia dalim".

“Është bërë një slogan i thjeshtë, një formulë pothuajse e pakuptimtë", tha Merkel në një intervistë për një gazetë gjermane.

"Qëllimi im -tha kancelarja- nuk është të provokoj njerëzit por t'i inspiroj dhe aspak të irritojë ata".

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more