Skip to main content

“Noka në Kuvend: Në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Noka në Kuvend: Në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash” plus 9 more Gazeta SHQIP


Noka në Kuvend: Në Durrës ka rënë një avion i mbushur me hashash

Posted: 15 Sep 2016 03:17 AM PDT

Flamur NokaIsh-ministri i Brendshëm Flamur Noka, gjatë një debati në Parlament për kultivimin e kanabisit në vend, ka marrë fjalën nga vendi dhe ka deklaruar se në Durrës ka rënë një avion i mbushur me marijuanë.

"Sapo ra një avion i vogël në Durrës, ra me hashash në një ishull. Qielli i Shqipërisë në vend që të mbushej me avionë turistikë, është mbushur me avionë me mushkonja, njëri sapo ra në Durrës".

Pas kësaj deklarate, nuk ka asnjë njoftim zyrtar për një lajm të tillë.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Kim Kardashian: Kam bërë 6 mijë ‘selfie’ në 4 ditë

Posted: 15 Sep 2016 03:12 AM PDT

385e448c00000578-3790096-image-m-6_1473894112495Ajo njihet si “mbretëresha e selfie”, por Kim Kardashian duket se këtë herë e ka tepruar vërtetë. 35- vjeçarja pretendon se ka bërë 6 mijë ‘selfie’ në katër ditë.

Nëna e dy fëmijëve thekson se 6000 mijë ‘selfie-t’ i ka bërë gjatë qëndrimit të saj në Meksikë muajin e shkuar.

Nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë i bie që Kim ka realizuar 1500 foto në ditë.

385e5cb900000578-3790096-image-a-7_147389437820315 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Eurobasket, humbja e 5-të e Shqipërisë në Malin e Zi

Posted: 15 Sep 2016 03:12 AM PDT

basketShqipëria regjistroi humbjen e pestë në Eurobasket 2017. Ekipi kuqezi u mposht me shifrat e thella 94-56 në fushën e Malit të Zi, në një ndeshje pa histori, përballë një rivali që ishte dukshëm më superior. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri qipriot Antonis Konstadinides ishte gjatë gjithë kohës në ndjekje, me disavantazhin më të vogël në periodën e parë, ku malazezët fituan 26-16.

Prej aty diferenca shtoi gjithmonë në rritje progresive, me pikët maksimale të kuqezinjve të realizuara në setin e tretë, 18 të të tilla, por edhe ato ishin të pamjaftueshme për ta rikthyer skuadrën në lojë. Diferenca finale prej 38 pikësh ishte tregues i qartë i forcës së kundërshtarëve, ndërsa Shqipëria u detyrua të kryente edhe 23 "tournovers" gjatë sfidës.

Pikashënuesi më i mirë i sfidës ishte kapiteni Gerti Shima me 24 pikë, ndërsa një mungesë e rëndësishme ishte ajo e amerikanit të natyralizuar, Rashaun Broadus. Me suksesin e arritur Mali i Zi siguroi kualifikimin dhe tashmë pret përballjen e fundit me Gjeorgjinë, për të përcaktuar fituesin e Grupit F. Në anën tjetër, më 17 Shtator Shqipëria do të luajë në shtëpi ndaj Sllovakisë, për të synuar fitoren e parë në rikthimin në arenën ndërkombëtare pas mungesës disavjeçare.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Përse njerëzit e famshëm veshin gjithmonë të njëjtat gjëra

Posted: 15 Sep 2016 03:00 AM PDT

678355-650-1445605488cloPjesa më e madhe e shoqërisë është e fiksuar pas veshjeve. Mirëpo, ka nga ata persona, kryesisht njerëz të suksesshëm dhe të famshëm, përfshirë politikanë apo biznesmenë, të cilët veshin gjithmonë të njëjtat gjëra. Më poshtë po rendisim disa arsye interesante përse ndodh kjo.

Kanë më pak vendime për të marrë. Këtë veprim e bëjnë njerëzit, të cilët kanë vendime të rëndësishme për të marrë çdo ditë. Për ta prioritet janë vendimet e tjera dhe jo veshja. Mund të përmendin presidentin Barack Obama, i cili bën një zgjedhje të limituar të ngjyrave. Ai vesh kryesish kostume ngjyrë gri dhe blu. “Unë nuk dua të marr vendime të tilla si çfarë duhet të vesh apo çfarë duhet të ha. Kam shumë vendime të tjera për të marrë”, ka thënë Obama.

Edhe Mark Zuckerberg ka argumentuar pothuajse në të njëjtën mënyrë. Sipas tij, sa më pak vendime të pavlera në mëngjes, aq më produktiv do të jetë gjatë ditës në marrjen e vendimeve që vërtetë kanë rëndësi.

Më pak kohë e shpenzuar. Ne asnjëherë nuk e mendojmë sa shumë kohë shpenzojmë në blerjen e rrobave, apo zgjedhjet që bëjnë çdo mëngjes se çfarë do veshim. Njerëzit që veshin të njëjtat gjëra tregojnë se kanë zbuluar gjënë më të çmuar “vlerën që ka koha”.

Më pak stres. Personat që veshin të njëjta gjëra  kanë rrëfyer se shpenzojnë më pak dhe nuk duhet të shqetësohen çdo ditë për atë që duhet të veshin. Kanë më pak stres, pasi nuk u duhet të mendojnë, nëse u rri mirë, u shkon ngjyra, është shumë i shkurtër etj.

mark-zuckerberg_9925010-original-lightboxMë pak energji e shpenzuar. Zgjedhja e veshjeve është sfidë me vete dhe njeriu humbet energji. Për ta shmangur këtë, zgjedhin një mënyrë praktike, të veshin të njëjtin stil çdo ditë.

Kanë më pak shpenzime. Të jetosh me një gardërobë të njëjtë është një mënyrë e mirë edhe për të kursyer. Në këtë mënyrë kursen paratë që mund të shpenzosh për veshje që ndonëse i blen, kurrë nuk i vesh, pasi nuk të pëlqejnë më. Kjo na ndodh të gjithëve.

Krijon një model. Për shembull, të gjithë ne kur shohim bluza gri, kujtojmë Mark Zuckerberg. Madje theksohet se bëhesh edhe i famshëm, pasi identifikohesh me atë veshje dhe të njohin të gjithë.

Veliaj takon kryeministrin Mustafa, angazhim për bashkëpunim dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve

Posted: 15 Sep 2016 02:59 AM PDT

veliaj-me-kryeministrin-mustafa-1Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të shtetit kosovar, në të cilat u shkëmbyen ide për mënyrat se si politikat qeveritare të jenë më produktive për qytetarët shqiptarë në të dy anët e kufirit. Në ditën e dytë të vizitës, kryebashkiaku Veliaj u prit nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me të cilin bisedoi për progresin që po arrihet në të dyja shtetet, me theks të posaçëm për rezultatet në fusha konkrete që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kryeministri Mustafa bëri një parashtrim të zhvillimeve në Kosovë, si dhe të prioriteteve të Qeverisë për zhvillimin ekonomik, mirëqenie sociale, përmirësim të infrastrukturës dhe të cilësisë të jetës së qytetarëve. Ndërsa, Veliaj falenderoi kryeministrin Mustafa për pritjen dhe e informoi atë për punën, projektet konkrete dhe rezultatet kryesore të punës që po realizohet nga Bashkia e Tiranës. Ai theksoi angazhimin e Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimeve me Kosovën.

Mandej, kryetari i Bashkisë së Tiranës pati një takim miqësor edhe me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e informoi në lidhje me nismën për konkretizimin e Unionit të Bashkive Shqiptare dhe takimin e parë të përbashkët që ky bashkim do zhvillojë në Tiranë në prag të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ata dhanë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, ku theksuan nevojën e intensifikimit të marrëdhënieve dhe nismave që sjellin mirëqenie për shqiptarët.

"Në datat 26-27 Nëntor, përpara Ditës së Pavarësisë, me 5 bashkitë shqiptare më të rëndësishme në rajon, do të përfshijmë edhe të gjithë anëtarët e këshillave bashkiakë, sepse besojmë që përtej kryetarëve, që kanë një mandat, forcat politike që ata përfaqësojnë do të jenë gjithmonë aty. Nëse e fillojmë këtë bashkëpunim konkret mes shqiptarëve në punë të qyteteve që kanë një impakt tek njerëzit, besoj që edhe forcat tona politike i përgjigjen kësaj sfide", tha Veliaj. Ai gjithashtu vlerësoi optimizmin që ekziston në faktorin politik shqiptar në Kosovë, që arrin të ketë prioritet interesin më të mirë të shqiptarëve.

"Është në interesin e faktorit shqiptar që gjërat të ecin përpara, të mos ketë stanjacion, të kapim kohën e humbur. Ndonjëherë humbasim shumë kohë me debate që duhet t’i kishim zgjidhur shumë shpejt, por optimizmi që dëgjoj më inkurajon se këtu ka një ambicie për të shkuar përtej krizave të momentit dhe për të gjetur gjithmonë zgjidhje në interes të faktorit kombëtar", theksoi Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur gjithashtu se në kuadër të nxitjes së forcimit të marrëdhënieve me dy vendeve tona do të zhvillohet në mes të tetorit edhe një maratonë, ku pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova.

"Më vjen mirë që përtej çështjeve të politikës dhe të punës kemi gjetur gjuhën e përbashkët edhe për maratonën e Tiranës. Në datën 9 tetor do të kemi një maratonë të Tiranës, si një mënyrë për ta vendosur Tiranën në hartën e aktiviteteve sportive", tha Veliaj. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryebashkiaku i Tiranës dhe homologu i tij, Shpend Ahmeti, përuruan qendrën e re të mjekësisë familjare në Prishtinë, si dhe kopshtin "Shkronjat". Ai zhvilloi edhe një takim me ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ndërsa sot u u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

IMPORTI I PLEHRAVE, TRADHTI NDAJ MIJËRA SHQIPTARËVE

Posted: 15 Sep 2016 02:55 AM PDT

Mimoza HAFIZI *

Hafizi MimozaNë kalendarin e punimeve të Kuvendit për muajit shtator është futur një projektligj, i cili synon lejimin e importit të plehrave në Shqipëri. Kam kërkuar zyrtarisht që ky projektligj të tërhiqet mbrapsht.

Kujtdo mund t'i kujtohet furtuna e madhe popullore e viteve 2012-2013 për ndryshimin e Ligjit Nr. 10463, datë 22.9.2011, "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve", ligj i cili, nga pikëpamja formale, ka pasur problem vetëm se nuk ka ndaluar importin e mbetjeve. Rreziku i madh që i kanosej mjedisit shqiptar nga ky import si dhe demotivimi që importi i mbetjeve i shkakton gjithë procesit imperativ të përdorimit të mbetjeve shqiptare për të mirën e mjedisit dhe të ekonomisë sonë, i ngriti në këmbë shqiptarët në ato kohë. Aleanca Kundër Importit të Plehrave arriti të mblidhte 65 mijë firma me kërkesën për referendum popullor, për shfuqizimin e neneve përkatëse të ligjit.

Ky referendum do të zhvillohej në dhjetor 2013. Por referendumi u anulua, sepse Qeveria e Rilindjes inicioi një ligj për shfuqizimin e të gjitha neneve që lejonin importin e mbetjeve. Atëkohë qeveria shprehej fjalë për fjalë se importi i mbetjeve bie në kundërshtim me qëllimin e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit të njeriut dhe se ky import bie ndesh me përparësinë që duhet të ketë trajtimi i mbetjeve që prodhohen nga tregu shqiptar. Ky ligj u votua me 10.10.2013 dhe në këtë situatë, referendumi u deklarua i panevojshëm.

Pojektligji i ri që kërkohet të miratohet brenda shtatorit i kthen mbrapsht nenet e anuluara në 2013. E konsideroj si tradhti ndaj dhjetëra mijë shqiptarëve që firmosën për referendum në 2013 dhe po kështu ndaj miliona shqiptarëve, të cilëve iu hoq e drejta e referendumit përmes ligjit të parë të Qeverisë së Rilindjes. Rikthimi i situatës së mëparshme është pabesi flagrante.

I mbetem të gjitha argumenteve se importi i mbetjeve rrezikon rëndë mjedisin dhe shëndetin e qytetarëve të vendit tonë. Mendoj se kjo çështje, e cila prek secilin prej nesh, duhet të ngrejë peshë çdo shqiptar.

Deputete e Partisë Socialiste

Dibër, mashtron me ‘mirëbesim’ për 10 vjet zyrtarët për një pension

Posted: 15 Sep 2016 02:51 AM PDT

pensioniste pensionetTre shtetas janë proceduar penalisht në Selishtë të Dibrës për shkak të një pensioni që merrej prej 10 vitesh, ndërkohë që e njëjta shtetase në emër të së cilës merrej ky pension, e tërhiqte atë edhe në Tiranë.

Policia thotë se një 44 vjeçar me iniciale B.N, lindur në fshatin Lukan të Dibrës dhe banues në Tiranës, ka kallëzuar shtetasin me iniciale S.T, lindur po në këtë fshat dhe banues në Tiranë.

Ky i fundit ka tërhequr përreth 10 vite pensionin e nënës së tij në komunën Selishtë, ndërkohë që 67-vjeçarja me iniciale Z.N, e tërheq pensionin ligjërisht në Tiranë. Policia lokale thotë se gjithçka ka ndodhur në kushtet e mirëbesimit. Këta shtetas dyshohet se kanë kryer veprën penale të " Shpërdorimit të detyrës".

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, zjarri përfshin një apartament, s’ka të lënduar

Posted: 15 Sep 2016 02:47 AM PDT

Foto  ilustruese
zjarr ne apartament

Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati që ndodhet në zonën e Porcelanit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Nga të dhënat paraprake thuhet se nuk ka persona të lënduar. Ndërkaq, policia pritet të nisë hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit të zjarrit në banesë.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Reforma në drejtësi, shtyhet mbledhja, shkak shqyrtimi i amendimeve të PD-së

Posted: 15 Sep 2016 02:41 AM PDT

Deputeti i PS, Fatmir Xhafa, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit te posacem per Reformen ne Drejtesi, ku eshte diskutuar rreth rekomandimeve te perfshira ne draft-opinionin e Komisionit te Venecias./r/n/r/nLawmaker, Fatmir Xhafa, speaks during a meeting of the Committee on judicial reform.

Anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi kanë vendosur që të shtyjnë mbledhjen për në orën 13.00 të ditës së sotme.

Mësohet se anëtarët do të shqyrtojnë amendimet e Partisë Demokratike në mënyrë që të gjejnë konsensusin për miratimin e ligjit të Prokurorisë Speciale.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

Dukagjin, 31-vjeçari vritet me armë nga dy vëllezër për motive pronësie

Posted: 15 Sep 2016 02:32 AM PDT

skene-krimi-213Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjuraj të Dukagjinit. Krimi i rëndë, sipas policisë është regjistruar rreth orës 10:15 të paradites së sotme.

Menjëherë për në vendngjarje janë nisur forcat policore të komisariatit Shkodër dhe të drejtorisë Shkodër si dhe dy grupe të FNSH Shkodër dhe grupi hetimor informon se i vrarë ka mbetur shtetasi Gjok Arra, 31 vjeç. Dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë 2 vëllezërit shtetasit Luiigj Bludaj, 31 vjeç dhe shtetasi Çesk Bludaj, 37 vjeç banues të dy në fshatin Gjuraj. Mësohet se autorët kanë lidhje gjaku me viktimën. Nga Shërbimet e Drejtorisë dhe Komisariatit Shkodër janë ngritur pikat e kontrollit në hyrje të zonës dhe janë në ndjekje të autorëve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë gjyqësore për kryerjen e veprimeve hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikt me bazë pronën.

15 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more