Skip to main content

“Në rajonin e Ferizajt, 74 raste të dhunës në familje për 8 muaj” plus 9 more Ferizaj Press

“Në rajonin e Ferizajt, 74 raste të dhunës në familje për 8 muaj” plus 9 more Ferizaj Press


Në rajonin e Ferizajt, 74 raste të dhunës në familje për 8 muaj

Posted: 03 Sep 2016 09:00 AM PDT

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti në regjionin e Ferizajt janë shënuar gjithsej 74 raste të dhunës në familje duke e përfshirë edhe Komunën e Hanit të Elezit, Kaçanikun, Shtërpcën dhe Shtimen.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, këto raste kanë shënuar një rënie nga 26 deri në 60 për qind, varësisht nga komunat, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas statistikave të Policisë së Ferizajt gjatë kësaj periudhe, kjo komunë prin me 42 raste të dhunës në familje, Kaçaniku me 13 raste, Shtimja me 11 raste, Shtërpca me 4 raste dhe Hani i Elezit me 4 raste.

Ndërkaq muaji maj dhe ai mars të këtij viti kishin prirë me nga 12 raste të dhunës në familje, duke shënuar një rritje të lehtë prej 9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rrjeti i OJQ-ve "Avonet" në Ferizaj gjatë monitorimit të gjykatave ka bërë një hulumtim në fushën e dhunës në familje, njëkohësisht ka realizuar edhe projekte për parandalimin e saj

25 të arrestuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Posted: 03 Sep 2016 04:52 AM PDT

Policia e Kosovës bën të ditur se për 24 orë ka arrestuar 25 persona të dyshuar për vepra të ndryshme të kundërligjshme, dhe ka shqiptuar 991 tiketa për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor

“Bazuar në informacionet e pranuara sot, se në rrugën rajonale Prishtinë-Ferizaj është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku kanë humbur jetën tre (3) persona, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë më vigjilent, të respektojnë rregullat dhe procedurat që dalin nga ligji mbi komunikacionin rrugor dhe të shtojnë kujdesin maksimal gjatë vozitjes për të ruajtur jetën e vet dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, pasi që rastet e humbjes së jetëve si rezultat i pakujdesisë dhe mos respektimit të ligjit të komunikacionit rrugor  janë tepër shqetësuese.” thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës, përveç masave parandaluese njofton se; masa rigoroze ndëshkuese do të ndërmerren, në bashkëpunim me autoritetet kompetente ligjore ndaj të gjithë atyre që bien në kundërshtim me rregullat dhe procedurat ligjore me të vetmin qëllim për të shmangur rastet e tilla.

Në Prishtinë protestë kundër Jeremiqit

Posted: 03 Sep 2016 04:11 AM PDT

Protestuesit kundër kandidatit të Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, kanë filluar të mblidhen te sheshi Zahir Pajaziti.

Në protestë veç qytetarëve po marrin pjesë edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Në pankartat e protestuesve theksohet se në Kosovë “janë vrarë 11.840 persona, të zhdukur 1.666 persona dhe mbi 20 mijë gra të përdhunuara".

PDK në Ferizaj sërish akuzon kryetarin e Ferizajt për shkelje të ligjit

Posted: 03 Sep 2016 03:59 AM PDT

PDK në Ferizaj,në një konferencë të mbajtur për medie sërish ka akuzuar kryetarin e Ferizajt, Muharrem Svarqa, për shkelje të ligjit.

Lulzim Aliu,nënkryetar i PDK-së  në Ferizaj , me këtë rast ka  akuzuar kryatarin Svarqa se  nuk po respekton  ligjin për shpenzimin e parasë publike  dhe menaxhimin e pronës  së komunës.

  Aliu  ka ngritur shqetësimin se pa asnjë ankand publik dhe në mënyrë të paligjshme i është dhënë në shfrytëzim një hapësirë  brenda objektit t komunës  kompanisë "Vllesa co" Shpk  nga Suhareka.

"Në këtë rast kompania financiare "Vllesa co" shpk është favorizuar, po ashtu në mënyrë të paligjshme, që të mundësojë pagesat e qytetarëve për të gjitha dokumentet që nxirren brenda komunës përfshirë edhe taksat" ka thënë Aliu.

 Deklaratën ë plotë nga kjo konferencë mundë  ta lexoni në vazhdim.

Partia Demokratike e Kosovës  edhe me këtë konferencë po përpiqet që në vazhdimësi të kryej obligimin e vet qytetar dhe ligjor që e ka marrë në dhjetor të vitit 2013.

Qëndrimi ynë i përhershëm karshi pushtetit ka qenë, është dhe do të jetë qëndrimi konstruktiv dhe progresiv.

Qëllimi ynë kryesor ka qenë dhe është që, edhe më tutje, në vend të një qeverisjeje paushalle, të imponojmë një qeverisje të bazuar në rregulla dhe ligje.

Ndërsa shumë shqetësuese për ne është fakti se, përkundër kujdesit tonë, vërejtjeve të vazhdueshme, këshillave kolegiale si në mbledhjet e Kuvendit të Komunës ashtu edhe në prononcimet tona publike, Kryetari i Komunës së Ferizajt po tregohet tekanjoz dhe mospërfillës.

Përkrahja  e paligjshme që i është bërë nga Qeveria e Kosovës, në rastin kur Grupi Parlamentar i PDK-së, në mënyrë të argumentua, pat kërkuar suspendimin e tij, e ka bërë Muharrem Svarqën të ndjehet i paprekshëm.

Mosrespektimi i ligjeve që e rregullojnë shpenzimin e parasë publike dhe menaxhimin e pronës së komunës është rrezik i madh për shtetin tonë.

Përpos dëmeve të mëdha materiale që qeverisja paushalle e Svarqës po i bën vendit, më e rënda është ajo që, monarkia që ka ndërtuar ai, po shkakton jo besim të pariparueshëm të qytetarët tanë.

Për atë që kemi parë në tri vitet e udhëheqjes së Muharrem Svarqës konkludimi është i pashmangshëm: ai është jo vetëm cenues i Kushtetutës së Kosovës por është përdhunues i saj.

Me keqardhje, të nderuar qytetarë të Ferizajt, më duhet të dëshmoj se ai, Kryetari i Komunës sonë, jo vetëm në të kaluarën, por edhe tash, i ka shkelur dhe po i shkel të gjitha ligjet, ama bash të gjitha ligjet, që e rregullojnë funksionimin e pushtetit në nivel lokal.

Asnjë euro e parasë publike nuk mund të harxhohet nga Qeveria lokale dhe asnjë cm e pronës së komunës nuk mund të ipet në shfrytëzim nga Kryetari pa vendim të Kuvendit dhe pa procedura të hapura të konkurimit.

Dëshmia e jonë e sotshme për ju, të nderuar qytetarë, është një kontratë për dhënien e pronës së komunës me qera e cila është bërë në mënyrë rreptësisht të ndaluar.

Fjala është për një hapësirë brenda objektit të komunës, mu në hyrje të sallës së Kuvendit, të cilën kryetari i komunës, me datën 07.07.2016, ia ka dhënë për shfrytëzim, në mënyrë të parregullt, kompanisë "Vllesa co" Shpk  nga Suhareka.

Në këtë rast kompania financiare "Vllesa co" shpk është favorizuar, po ashtu në mënyrë të paligjshme, që të mundësojë pagesat e qytetarëve për të gjitha dokumentet që nxirren brenda komunës përfshirë edhe taksat.

Sipas Ligji Nr. 04/L-144 PËR DHËNIEN NË SHFRYTËZIM DHE KËMBIMIN E PRONËS SË PALUAJTSHME TË KOMUNËS, neni 5 pika 1, Procedurat për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër, realizohen përmes konkurrencës së hapur publike dhe procedurave të parapara me këtë ligj.

Sipas nenit 7 të po këtij ligji, Kryetari i Komunës i propozon Kuvendit të Komunës për miratim paraprak pronën e paluajtshme të Komunës për dhënien në shfrytëzim personave fizik dhe juridik, duke paraqitur arsyet dhe interesin publik.

Ndërsa në Nenin 10, ku shpjegohet Dhënia e pronës së paluajtshme të Komunës për rastet e veçanta, ky rast nuk është i përfshirë.

Dmth në rastin e lidhjes së marrëveshjes në mes të komunës dhe "Vllesa co" shpk nga Suhareka nuk është respektuar asnjë procedurë e paraparë me ligjin e vetëm që e rregullon këtë çështje.

Si përfundim, ftojmë sërish Prokurorin e Shtetit që të ndërmarr masa konkrete për të mbrojtur vendin tonë që të mos rrëshqas drejt anarkisë.

Filloi pjesa e dytë e provimit të maturës

Posted: 03 Sep 2016 02:50 AM PDT

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) njofton se ka filluar në të gjitha qendrat në Kosovë pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) dhe sipas raporteve të kryetarëve të qendrave tesimi i maturantëve ka filluar me kohë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Janë mbi 8.500 maturantë të cilët nuk kanë mundur të arrijnë prakun e kalueshmërisë në afatin e qershorit, të cilët sot po testohen në pjesët e dytë të Provimit të Maturës, në lëndët profesionale.

Provimi i Maturës është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë vendin, poadministrohet nga 600 administrues dhe po monitorohet nga monitorues të angazhuar nga MAShT.

Tre të vdekur nga aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Posted: 03 Sep 2016 02:21 AM PDT

Një aksidenti  rëndë komunikacioni ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.

Indeksonline ka kontaktuar me stacionin policor në Lipjan, i cili ka konfirmuar aksidentin. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja.

Screen Shot 2016-09-03 at 11.20.19

"Po aksidenti ka ndodh në magjistrale, te fshati Llugaxhi, ekipet policore tashmë janë në teren si dhe vetura e ambulancës", kanë thënë nga ky stacion.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar se në këtë aksident ka të vdekur.

“Sot në orën 7:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes një veture civile dhe një kamioni në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, në fshati Llugaxhi. Nga ky aksident ka edhe të vdekur", tha Ahmeti, duke shtuar se nga aksidenti kanë vdekur tre persona.

“Dy femra dhe një mashkull ka vdekur në aksident”, tha ajo

Nisi edicioni i katërt i “FERFILM” nē Ferizaj

Posted: 03 Sep 2016 01:55 AM PDT

 Ferizaj – Edicioni i katërt i festivalit ndërkombëtar të filmit FERFILM, nisi mbrëmë në Shtëpinë e teatrit "Adriana" në Ferizaj, i mirëpritur nga qindra shikues.

Festivali u hap me një film të shkurtër për Nënë Trezën, si përkujtim për shikuesit që këto ditë bëhet shenjtërimi i saj në Vatikan dhe me dy këngë, interpretuar nga këngëtarët e njohur ferizajas Veli Sahiti e Mentor Haziri.

14191595_10208981785454982_560821950_o

Festivalin e shpalli të hapur kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, i cili shfaqi gatishmërinë e pushtetit lokal për të mbështetur ngjarje si kjo. Ai u tha mysafirëve dhe shikuesve ferizajas se festivali ofron një rast të mirë që edhe krijuesit, por edhe shikuesit të njihen me krijimtari e përvoja nga vende të ndryshme të botës.

14233831_10208981788295053_1917463339_o
Ndërsa drejtori komunal i kulturës, Naim Ferati, konstatoi se festivali FERFILM është një moment kur në Ferizaj vijnë më shumë se asnjëherë tjetër krijues të filmit nga shumë vende të botës. Ai falënderoi Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Ferizajt që e mbështetën financiarisht organizimin e kësaj ngjarjeje kulturore.
Pas hapjes, u shfaq (jashtë konkurrencës) një dokumentar i huaj, për mënyrën e jetesës së burrneshës Lule Bib Luka nga Tuçi i Fusharrëzit në Shqipëri, e cila e kalon jetën e vetmuar në bjeshkë, vetëm me një tufë delesh.
Festivali i filmit FERFILM u themelua në vitin 2013 nga një grup artistësh ferizajas, si një nismë që përmes filmit, si një metodë atraktive, të promovohen kulturat dhe vlerat universale botërore.
Sipas programit të publikuar, në këtë edicion do të shfaqen qindra filma të shkurtër e të gjatë, ndërsa në tapetin e kuq do të kalojnë mbi 30 filmbërës ndërkombëtarë.
Festivali do të zgjasë nga 2 deri më 6 shtator. Shfaqjet e filmave do të jepen në Qendrën e kulturës dhe në Shtëpinë e teatrit në Ferizaj, si dhe që qendrat e kulturës në Viti dhe në Shtime.

Sipas programit të publikuar, në këtë edicion do të shfaqen qindra filma të shkurtër e të gjatë, ndërsa në tapetin e kuq do të kalojnë mbi 30 filmbërës ndërkombëtarë.

 

SHENJTËRIMI – VENDOSENI NË PROFIL NËNËN TEREZË

Posted: 02 Sep 2016 01:08 PM PDT

46765_1558421641242_2479888_nNga sot 2 shtator 2016 e gjer të hënën 5 shtator 2016 (përvjetori i vdekjes së Nënës Terezë), do ta mbaj si profil fotografinë e krenarisë shqiptare, Nënën e Madhe të gjithë Njerëzimit – Nënës Terezë (Madre Teresa) – Gonxhe Bojaxhiu. Jam falënderues ndaj të gjithëve që kontribuuan që ta shpallin Nënën Terezë të Shenjtë, pasi ajo ishte dhe mbetet e tillë. Po ashtu ndiej veten fatlum se Ajo do të Shenjtërohet në ditëlindjen time me 4 shtator 2016.
 
Këto ditë mendoj se bile ne, çdo shqiptar i vërtetë duhet ta mbajë si profil të tij në facebook fotografinë e Nënës së Botës – Nënës Terezë, në shenjë përkrahjeje e përulje para një Shenjtërie të vërtetë!
 
Me përulje para Lavdisë,
Bashkim Fazliu Migjeni

Shqetësime sociologjike

Posted: 02 Sep 2016 12:15 PM PDT

Të jetosh sot, e të mendosh sikur dje!, është një paradox që po ndodh fatkeqësisht tek ne…

Unë,si një studiues i vogël,dhe si një gardian i shqetësimeve të qytetarisë  aktive më dhembë,shumë më dhembë forma e "urbanizmit politik" që po e përjetojmë ne si qytetar të thjeshtë, pas luftës në Kosovë,gjegjësisht në Ferizaj.

Do ti qasem nga dy kënde kësaj problematike:

Qasja e parë thuhet se "Urbanistët"e mbajnë qëndrimin se dinamika fizike dhe sociale e hapësirës publike duhet të luajë një rol qendror në formimin e publikut dhe kulturës publike, rrugëve, parqeve, shesheve, si dhe hapësirave të tjera të përbashkëta të një qyteti,që i shohin  si simbole kolektive për mirëqenien dhe mundësit e shprehjes së lirë, vendet e takimit publik dhe formimin e kulturës qytetare, si dhe hapësirave  të rëndësishme të reflektimit politik.

Ndërsa qasja e dytë: nga "komentatorët urban" dhe "praktikuesit urban" qëndrojnë stoik krahas mendimit se ekzistojnë lidhje e fortë në mes të hapësirës urbane publike, kulturës qytetare, dhe formimit  politik.

E në vendin tonë,ku shtrirja urbane po ecën pa u konsultuar fare sociologët urban, dhe përdorimin e  shumëfishtë të hapësirës publike dhe përhapjes së vendeve të shprehjes politike e kulturore, politikanët po e duan vetëm  të përmbushin rolin e tyre politik,sepse aty po e imponojnë më lehtë "bindjen qytetare", nëpërmes stihisë së urbanizmit politik .

Nuk jemi larg nga koha kur hapësirat qendrore publike të qytetit tonë  ishin të "rezervuara" për një "hero" të gjallë të partisë, për një kryetar partie, kryeministër ,kryetar shteti, gjithnjë duke u thirr së pari nga aspekti "kulturor" e "patriotik" e më shumë politik.
Që i bie se ende nuk jemi larguar nga bindjet e "kalitura" të praktikave të mbrapshta,apo ende "vuajmë" nga mentaliteti  monist!

Nuk na duhen aq sheshe,e aq buste nëpër qytet,që ta ngarkojmë hapësirën publike me politikë e luftë,e të anashkalojmë historinë,artin,kulturën,sportin,dijen ,etj!

Dy shembuj:

  • Vjen një turist Anglia apo Franca,dhe ai është i interesuar për të mësoj dhe të shoh diçka për historinë,artin,kulturën e Ferizajt?
    Çka i afrojmë ne, në shikim të parë atij në qytetin tonë?
    Rrugë të asfaltuara,Parqe tallava,buste të dëmtuara,pllaka guri e mermeri!

Edhe turisti i huaj ikën…(ne themi si zakonisht- punë e madhe!).

 

  • Vjen një studjues i huaj,dhe dëshiron që të shkruaj për trashëgimin kulturore të qytetittë Ferizajt…
    Ne i afrojm atij,prap njejt :
    Rrugë të asfaltuara, Parqe tallava,buste të dëmtuara,pllaka guri e mermeri,edhe restorante të mira!
    Edhe ky tjetri hanë mirë,edhe ikën atje ku gjen elemente për studimin e tij…(ne prapë themi, si zakonisht- punë e madhe!).

Prandaj duhet menaxhuar mirë hapësirën publike në mënyrë që të krijojmë veprimtari shoqërore ku do të shpërfaqet angazhimi qytetar i takimit me të huajt,të afrohet potencial për bashkim social ,ku heqim shikimin tonë nga problemet e përditshme, dhe rrisim disponimin tonë ndaj tjetrit.

Dhe nuk duhet anashkaluar konsultimi me sociologët urban,gjatë hartimit,përpilimit dhe planifikimit hapësinor të qytetit, që fryma e qytetarisë të reflektoj tek secili i huaj që vjen të na vizitoj, e jo të vet kënaqim sytë dhe shpirtin tonë me patriotizëm folklorik,sepse nga lidhja e fortë në mes të publikut urban dhe  hapësirave publike ruhet virtyti urban,qytetar dhe  identiteti i shtetësisë së Kosovës.

Në fund të kësaj kam edhe propozime konkrete:

– Pse, nuk krijohet për shembull në Jezerc " Parku i UÇK-së  ",dhe atje të vendosen buste e përmendore të ndryshme në forma e në hapsira që shpërfaqin një qëndresë heroike të dëshmorëve tanë?

-Pse, "Parku i Lirisë" mos të emërtohet "Parku i sportit dhe rekreacionit",dhe atje të vendosen buste e përmendore të sportistëve të qytetit tonë,që kontribuuan me dekada për qytetin tonë?

-Pse, te qendra e kulturës mos të krijohet "Parku i artit dhe kulturës",dhe atje të vendosen buste e përmendore të artistëve të qytetit tonë,që kontribuuan me dekada për qytetin tonë?

Shkruar nga Raif Musa

Një fotografi me vlerë e gjyshit tim

Posted: 02 Sep 2016 12:00 PM PDT

Besim Zymberi

-Kjo fotografi është bërë në vitin 1941 në Ferizaj, para objektit shkollor, i cili edhe sot shfrytëzohet si shkollë dhe gjendet ngjitur me objektin e shkollës ekonomike.

Në fotografi shihen paraardhësit tanë, prindërit e gjyshërit tanë, të etur për të mësuar gjuhën shqipe, pas ndalesave shekullore.
Shihen në fotografi njerëz të të gjitha shtresave por edhe të besimeve. I bashkon plisi dhe gjuha.
Gjyshi im, Azem Rrahman Zymberi, një atdhetar e veprimtar i devotshëm, ishte hoxhë asokohe, por i zjarrtë për ta mësuar gjuhën shkruar të nënës. Gjyshi im, përveç mësimeve elementare fetare në Prizren, kishte bërë edhe disa vjet të Medresesë së ashtuquajtur, laike, të Shkupit, e cila llogaritej edhe si shkollë e rregullt. Shokë shkolle kishte pasur, atdhetarin, Adem Gllavica, shkencëtarin edhe sot gjallë, Idriz Ajeti, heroin e LNÇ-së, Halit Ibishi etj…
Gjyshi im, në fotografi vërehet shumë qartë në rreshtin e parë ulur, i treti nga e djathta, sipas këndvështrimit tuaj. Ka pranë edhe një hoxhë tjetër.
Dy nxënës fëmijë, i japin një kuptim madhështor kësaj fotografie. Mbajnë në dorë një pankartë me një porosi madhështore, për të cilën kemi nevojë aq shumë edhe sot… Në pankartë shkruan (për ata që nuk do të munden ta shohin mirë):

KURSI VERUER I GJUHËS SHQIPE

Ferizoviq 29-VII-1941-XIX

Mësojtore e dashun
Qi ne na bashkon
Virtytin e dijen
Ti ne na i mëson
Vllazën të gjithë jemi
Ndryshim skemi
Fet sna ndajnë as sot as mot
Kush sjell çarje lodhet kot

(Nuk i njoh të tjerët përveç gjyshit tim, ndaj shpresoj që edhe ferizajas të tjerë të kenë rastin të gjejnë këtu prindin apo gjyshin-katragjyshin e tyre)

U jam mirënjohës gjyshit dhe babait që e kanë ruajtur me fanatizëm këtë fotografi historike dhe shumë dëshmi tjera të kohës!

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more