Skip to main content

“Mustafa e Hoxhaj takojnë ish-presidentin Clinton” plus 9 more Ekonomia Online

Ekonomia Online

“Mustafa e Hoxhaj takojnë ish-presidentin Clinton” plus 9 more Ekonomia Online


Mustafa e Hoxhaj takojnë ish-presidentin Clinton

Posted: 19 Sep 2016 08:50 AM PDT

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kanë nisur takimet e tyre që janë paraparë në agjendën e qëndrimit në New York.

Në fillim të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Mustafa e Hoxhaj kanë nisur takimet me ish-presidentin amerikan Bill Clinton në takimin e “Clinton Foundation”.

"Me kryeministrin Mustafa takuam Presidentin Clinton. E informuam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon", ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social Twitter.

mustafa e hoxhaj

The post Mustafa e Hoxhaj takojnë ish-presidentin Clinton appeared first on Ekonomia Online.

Veseli viziton fermerët prizrenas, iu premton subvencione

Posted: 19 Sep 2016 08:39 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar fermerë në disa fshatra të komunës së Prizrenit për të parë nga afër procesin e vjeljes së perimeve sezonale.

Gjatë vizitës në fshatin Krushë e Vogël, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga fermeri Sahit Hoti kanë nisur procesin e vjeljes së perimeve të kultivuara nga familja Hoti.

Pastaj, kryeparlamentari Veseli qëndroi për vizitë në fshatin Piranë ku bashkë me fermerin Ramadan Dajçi panë nga afër vjeljen e perimeve në fermën e tij.

Kryeparlamentari Veseli u premtoi fermerëve që vitin e ardhshëm, Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Bujqësisë do të zgjerojë rrjetin e ujitjes në këto fshatra.

Pas ndjekjes së procesit të vjeljes së perimeve, kryeparlamentari Veseli i shoqëruar nga zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi, kanë vizituar qendrën e grumbullimit të perimeve “Abi Center” ku kanë parë nga afër gjitha produktet që fermerët i dorëzojnë për përpunim final.

“Sot pamë një mrekulli të natyrës sonë, të dorës së njerëzve punëtorë. 
Pamë një cikël prodhimi, që nga puna në ara, deri këtu tek përpunimi dhe prodhimi, si për tregun vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar. Jemi në një kompani e cila e ka një histori suksesi, me mbi 700 punëtorë dhe rreth 1 mijë fermerë që bashkëpunojnë me të. Ky është një tregues suksesi i bashkëpunimit midis fermerëve, prodhuesve dhe institucioneve të vendit tonë. Nëpërmjet kësaj, mund të arrihet që bilanci ynë tregtar në fushën e eksportit, të përmirësohet, si dhe në punësimin e të rinjve, duke e fuqizuar kështu ekonominë tonë. Do të rriten gjithashtu subvencionet për fermerët dhe kompanitë e suksesshme”, tha Veseli.

Nga ana e tij, pronari i qendrës grumbulluese “Abi”, Irfan Fusha e falënderoi kryeparlamentarin Veseli për vizitën dhe mbështetjen e dhënë për prodhimet vendore.

“Aktualisht jemi në fazën e grumbullimit të specave. Nga fusha, prodhimi përpunohet dhe del në treg brenda ditës, qind, për qind bio. Para disa viteve, 98 për qind të lëndës së parë e kemi importuar, kurse tani kemi arritur që 99 përqind ta sigurojmë nga fermerët tanë”, tha Fusha.

Ai tha se kompania “Abi” ka 140 produkte të saj dhe gradualisht po e rritë edhe më shumë numrin e produkteve vendore.

Edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Kurtan Kajtazi, tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë të mbështesë prodhuesit vendorë që punojnë tokën.

The post Veseli viziton fermerët prizrenas, iu premton subvencione appeared first on Ekonomia Online.

Për tetë muaj, Policia konfiskoi 845 armë

Posted: 19 Sep 2016 08:39 AM PDT

Gjatë periudhës janar deri në fund të gushtit 2016, Policia e Kosovës ka konfiskuar 845 armë, si dhe 10 500 municione të ndryshme.

Ndërkohë në vitin 2014 janë konfiskuar 1 318 armë dhe 37 211 municione të ndryshme, ndërsa në vitin 2015 janë konfiskuar 1 180 armë dhe 24 119 muicione.

Policia e Kosovës njofton se vazhdimisht ka punuar në luftimin e dukurive negative dhe krijimin e një sigurie të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e vendit, qoftë përmes planeve operacionale policore apo edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijesimi, e në këtë kontekst edhe reduktimin, zvogëlimin e armëve ilegale që mund të jenë si një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e përgjithshme.

"Policia është e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve konkrete rigoroze ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me procedurat e parapara ligjore dhe cenojnë sigurinë e qytetarëve tanë qoftë përmes mbajtjes së paligjshme, por edhe përdorimit të paligjshëm të armëve dhe municioneve të ndryshme", njofton Policia.

"Të gjitha rastet e armëmbajtjeve pa leje, apo përdorimit të kundërligjshëm të tyre trajtohen në konsultim me prokuroret përkatës dhe pas kompletimit dërgohen në organe përkatëse të drejtësisë ku edhe merren vendimet që parashihen me kod penal për vepra të caktuara".

 

The post Për tetë muaj, Policia konfiskoi 845 armë appeared first on Ekonomia Online.

Mospagesa e taksave doganore në kufi, lehtësim për prodhuesit

Posted: 19 Sep 2016 08:10 AM PDT

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, gjatë qëndrimit në Viti, së bashku me ministren e Tregtisë Hykmete Bajrami dhe kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti vizituan kompaninë "Euro Fisi" dhe fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave "Rolleo" në Ferizaj.

Gjatë qëndrimit në këtë kompani ata u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.

Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes.

Pronari i kompanisë "Euro Fisi", Ismajl Shallti, bëri të ditur se "Që nga viti i kaluar kanë filluar t'i ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Kosovës për prodhuesit vendorë.

Sipas tij lehtësira e parë për ta ka qenë mospagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.

"Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Mospagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues", ka thënë Shallti.

avdullah hoti2

avdullah hoti - viti

 

The post Mospagesa e taksave doganore në kufi, lehtësim për prodhuesit appeared first on Ekonomia Online.

Nga mesnata çmime të reja të karburanteve në Maqedoni

Posted: 19 Sep 2016 07:02 AM PDT

Prej sonte në mesnatë çmimi i EUROSUPER BS -98 dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 0,5 dinarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS -95 dhe EURODISEL-i mbetet i njëjtë.

Në pajtim me vendimin e sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 prej tani do të jetë 63,50 den/litër, ndërsa i Vajit ekstra i lehtë për amvisëri 36,50 dinarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER BS-95 edhe mëtej mbetet 62 denarë për litër, ndërsa EURODISEL 48 dinarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0,213 dinarë/kg dhe ai do të shitet me çmim prej 22,795 dinarë/kg.

Çmimet e reja të derivateve të naftës janë bërë në pajtim me çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në periudhën e fundit 14-të ditore.

 

The post Nga mesnata çmime të reja të karburanteve në Maqedoni appeared first on Ekonomia Online.

Veturën që goditi këmbësorin po e voziste drejtori Behra, jo Vehapi

Posted: 19 Sep 2016 06:59 AM PDT

Komuna e Rahovecit ka sqaruar se veturën zyrtare të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, e cila të dielën u përfshi në një aksident komunikacioni, po e voziste drejtori i Shërbimeve Publike, Muhamet Behra.

Ekonomia Online raportoi, më herët gjatë ditës, duke u bazuar në deklarimet e dëshmitarëve në vend të ngjarjes, se vetura zyrtare “KIA”, të cilën aktualisht e shfrytëzon kryetari Vehapi, ka goditur një këmbësor dje në dalje të fshatit Ratkoc të Rahovecit. Policia ka konfirmuar se një këmbësor ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë "Isa Grezda" për trajtim mjekësor.

Haziz Krasniqi, zyrtar për Informim në Komunën e Rahovecit, ka thënë se kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ndodhej në veturën e aksidentuar, porse nuk e drejtonte atë.

“Kryetari Idriz Vehapi, gjatë ditës së diel, ka qenë në terren me drejtorin e Shërbimeve Publike, Muhamet Behra, në projektin i cili është duke u realizuar në rrugën që lidh fshatin Ratkoc me fshatin Baboc. Pas vizitës së këtij projekti, gjatë rrugës për t’u kthyer në shtëpi, krejt papritmas iu del një person në rrugë. Shpejtësia e veturës nuk ka qenë e madhe dhe në atë aksident lëndohet kalimtari. Kurse, drejtori i Shërbimeve Publike dhe kryetari Vehapi nuk kanë marrë lëndime. Kalimtari i rastit dërgohet në spital edhe e gjithë kjo përfundon me kaq”, ka thënë Krasniqi.

“Këto raste mund t’iu ndodhin të gjithëve kush është përditë në komunikacion… Se kush ka qenë gabim janë organet e tjera të cilat merren me rastin”, ka theksuar ky zyrtar komunal.

Kryetari Vehapi, rëndom, shfrytëzon një tjetër veturë zyrtare. Por, Krasniqi ka sqaruar se vetura e cila është e kryetarit është duke u rregulluar, “pasi ka pasur aksident me atë veturë muaj më parë”.

LEXO EDHE:

Vetura zyrtare e Vehapit godet një këmbësor (Foto)

The post Veturën që goditi këmbësorin po e voziste drejtori Behra, jo Vehapi appeared first on Ekonomia Online.

Mos thuaj “kurvë”

Posted: 19 Sep 2016 06:55 AM PDT

Mos thuaj "kurve" E keni vëne re sa shumë është shtuar përdorimi fjalës (Kurve)?

E përdorin të gjithë meshkujt shume, por për fate të keq femrat gjithnjë e me shume, jo vetëm në biseda tavoline, por sidomos në publik. (Kurve është kushdo ).

Një vajz e bukur është "kurve ", ashtu koti, thjeshte se është e bukur. Një femër që ka ecur përpara me karriere është "kurve”, sepse me siguri që ka shkuar me shefin apo bosin ku ajo punon , për të arritur ato që ka.

Një vajze që është e lidhur me një djalë të pasur është "kurvë" sepse sigurisht që e do për interes . Dikush tjetër që është e lire në shoqëri, pa komplekse, bën humor e thotë ndonjë fjale " të piste " si djemtë, epo padyshim që edhe ajo është " kurve ".

Një vajze e përdhunuar, padyshim që është "kurve ", se ja ka pasur qefi vete.

Komentojnë një tufe meshkujsh e femrash të eksituar vetëm nga kënaqësia që i jep përdorimi i fjalës "kurve ". E shumë e shumë rasteve të tjera ku femra etiketohet "kurve ", vetëm sepse gjerat që ajo bene bien ndesh me parimet e X-it , apo Y-it.

Por ky X-i dhe Y-i , sa here që i vije të etiketohet dike "kurve " publikisht , mos të harrojmë që të paktën një here , e dashura , gruaja, motra, apo nëna në rastin e meshkujve.

Ose ajo vetëm në rastin e femrave ka qene "kurve " për dike tjetër . Ju lutem mos paragjykoni ajo që ti e quan "kurve " mund të jete motra, nëna, gruaja jote.

 

 

 

The post Mos thuaj "kurvë" appeared first on Ekonomia Online.

Hoti: Vitia ka krijuar ambient të mirë për të bërë biznes

Posted: 19 Sep 2016 06:44 AM PDT

Ministri i Financave Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami sot gjatë vizitës në komunën e Vitisë janë pritur në takim nga kryetari i komunës Sokol Haliti, nga i cili u njoftua për të arriturat e komunës së Vitisë, sidomos në inkasimin e të hyrave komunale, inkasimin e borxheve të akumuluara duke shfrytëzuar implementimin e Ligjit për Faljen e Borxheve Publike, për projektet zhvillimore dhe financiare të kësaj komune, si dhe për projektet të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Me këtë rast Ministri Hoti tha se komuna e Vitisë ka arritur që të krijoj një ambient më të mirë për të bërë biznes dhe gjithashtu shprehi përkrahjen e tij dhe të Qeverisë së Kosovës për Kryetarin Haliti në realizimin e projekteve të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve të kësaj komune.

Ndërsa kryetari i kuvendit komunal të Vitisë Sokol Haliti duke përshëndetur Ministrin Hoti dhe Ministren Bajrami për vizitën tha se kisha nderin që sot ti kem për vizitë dy ministra të cilët janë duke i dhënë frymë biznesit në Kosovë, por njëherit edhe mora përkrahjen për të ecur më tutje me ndërtimin e Parkut të Biznesit, po ashtu mora përkrahjen edhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore në komunën tonë.

Gjatë qëndrimit në Viti, Ministri Hoti dhe Ministrja Bajrami së bashku me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti vizituan Kompaninë "Euro Fisi" ku u njoftuan nga afër për prodhimin e stiroporit dhe për ndikimin e lehtësirave për prodhimet vendore.

Pronari i Kompanisë "Euro Fisi" Ismajl Shallti bëri të ditur se "Që nga viti i kaluar kanë filluar ti ndiejnë lehtësirat që ka marrë Qeveria e Republikës së Kosovës për prodhuesit vendorë.

Sipas tij lehtësira e parë për ta ka qenë mos pagesa e TVSH-së në kufi dhe e dyta lirimi nga taksat doganore për importimin e makinerisë prodhuese.

"Ne tashmë e kemi sjellë në fabrikën tonë makinerinë për prodhimin e rrjetave fasaduese me përbërës (fibra qelqi) edhe për këtë hasëm në lehtësira nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me qenë se të gjitha makineritë prodhuese i kemi futur në Kosovë pas një taksë doganore. Kjo mos pagesa e taksave doganore në kufi është një lehtësim i madh për ne si prodhues.

Ai gjithashtu bëri të ditur se me ardhjen e ministrit Avdullah Hoti në Ministrinë e Financave, ne si biznese kemi një vullnet më të madh për të punuar, sepse po e shohim më nga afër përkrahjen e shtetit për prodhimet tona, si mundësinë për hapjen e tregut të punës dhe plas imin e prodhimeve edhe jashtë Kosovës.

Ndërsa, Ministri Hoti edhe njëherë shprehi përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të gjitha komunat në Kosovë, veçanërisht për krijimin e kushteve sa më të mira për bizneset në vend si mjeti më i mirë dhe i vetëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

The post Hoti: Vitia ka krijuar ambient të mirë për të bërë biznes appeared first on Ekonomia Online.

Investimi në infrastrukturë, faktor kyç për zhvillimin e rrjetit të transportit

Posted: 19 Sep 2016 06:40 AM PDT

Investimi i madh në Infrastrukturë është konsideruar si një faktor kyç për zhvillimin e rrjetit të transportit, i cili do të menaxhohet në mënyrë efikase dhe në përputhje të plotë me normat dhe standardet ndërkombëtare.

kështu ka thënë ministri i Infrastrukturës, Lufti Zharku, në konferencën informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat "Ditët e Biznesit të Vogël 2016" në Ferizaj organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe KIESA.

Qëllimi i kësaj konference ishte përkrahja e sektorit privat drejt ndërkombëtarizimit.

Me këtë rast, bizneset e rajonit të Ferizajt u informuan rreth shërbimeve që ofrojnë institucionet qeveritare në përkrahjen e vazhdueshme që e bëjnë për të zhvilluar ndërmarrësin dhe për të krijuar kushte më të mira për biznesin.

Ministri Zharku, informoi të pranishmit lidhur projektet që po realizohen nga MI-ja në përmirësimin e Infrastrukturës në komunën e Ferizajt dhe në nivel të vendit, si shtyllë e zhvillimit ekonomik.

Po ashtu, ministri Zharku shpalosi vizionin e MI-së për të kontribuar në rritjen ekonomike përmes krijimit të një sistemi efikas të transportit, të një sistemi të integruar të transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror, me çmim të ulët dhe të sigurt  për mjedisin.

"Kosova synon të bëhet një vend tranzit për trafikun nga Evropa Juglindore që lidh korridoret kryesore dhe drejtimet rrugore rajonale", theksoi ministri Zharku.

Ministri Zharku ritheksoi përkushtimin e MI-së në realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore përkundër sfidave dhe kufizimeve të shumta, siç janë: zgjerimi i rrugës nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë dhe N9 Prishtinë-Pejë dhe rrjeti i autostradave të Kosovës.

Ndërsa në komunën e Ferizajt, Ministria e Infrastrukturës do të realizojë këto projekte:  asfaltimi i rrugëve, Babush-Tërrn-Luboc-Koshare-Slivovë, Mirash i  Ri-Cërnillë, Prelez i  Jerlive-Muhoc-Lloshkobare, unaza e jashtme e Ferizajt (Prelez i Jerlive, Kosine, Llojza – Dremjak – Nerodime), ndërtimi i nënkalimit për automjete (tek hekurudha) në fshatin Varosh, zgjerimi i rrugës Komogllavë-Terstenik-përmes lagjes Qarkosh (Ferizaj-Viti) si dhe asfaltimi i rrugës Greme – Burrnik – Gaqke (Ferizaj-Shtërpcë).

Kompetencë e MI-së janë gjithsejt 1,925.1 km rrugë, prej tyre 630.4 km rrugë nacionale dhe 1,294.7 km rrugë regjionale.

 

The post Investimi në infrastrukturë, faktor kyç për zhvillimin e rrjetit të transportit appeared first on Ekonomia Online.

Policia: Në “Dardani” ekzekutuam vendimin e Gjykatës, arrestohen 10 persona

Posted: 19 Sep 2016 06:31 AM PDT

Policia e Kosovës përmes një njoftimi sqaron sot duke u bazuar në shkresën e datës 02.09.2016, dërguar nga autoritetet kompetente, respektivisht nga Gjykata Themelore në Prishtinë tek Policia e Kosovës, ku është kërkuar asistencë në ekzekutimin e lëndës me (nr.E.nr. 81/09) në Dardani-Prishtinë, janë ndërmarrë veprime konkrete operacionale për ofrimin e asistencës në ekzekutimin e kësaj lënde sipas vendimeve dhe procedurave ligjore.

Ju njoftojmë se bazuar në mandatin dhe obligimin që ka Policia e Kosovës në realizimin e urdhëresave gjyqësore, qëllimi i veprimeve të tilla operacionale ka qenë për të ofruar siguri për zyrtarët e autorizuar të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe zyrtarëve të tjerë gjatë proceduarës së përmbarimit të lëndës së potencuar më lart, ruajtja e rendit, qetësisë publike dhe ndërmarrja e masave ligjore ndaj secilit që cenon rendin dhe sigurinë.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu ka qenë edhe gjyqtari kompetent i lëndës prandaj të gjitha veprimet janë ndërmarrë në koordinim të plotë me autoritetet respektive.

"Gjatë ndërmarrjes së veprimeve operacionale në ofrimin e asistencës për ekzekutimin e kësaj lënde, banorët nuk janë pajtuar për lirimin e banesave dhe nuk kanë përfillur rekomandimet dhe as urdhrat e zyrtarëve kompetentë dhe në drejtim të zyrtarëve policorë kanë hedhur gjësende, si: ujë me shishe, kova të ujit, gjësende të forta (gurë) etj. përderisa një zyrtar policor ka pësuar lëndime, dhjetë (10)  persona janë sjellë në Polici për intervistim", thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës, megjithatë ka arritur ta vu situatën nën kontroll  duke krijuar kështu kushtet e nevojshme për ekzekutimin e lëndës nga organet kompetente.

 

 

The post Policia: Në "Dardani" ekzekutuam vendimin e Gjykatës, arrestohen 10 persona appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more