Skip to main content

“Momenti i vendosjes së kryqit në “kishën” e Millosheviqit në oborrin e UP-së (Video)” plus 9 more Ferizaj Press

“Momenti i vendosjes së kryqit në “kishën” e Millosheviqit në oborrin e UP-së (Video)” plus 9 more Ferizaj Press


Momenti i vendosjes së kryqit në “kishën” e Millosheviqit në oborrin e UP-së (Video)

Posted: 16 Sep 2016 10:03 AM PDT

Në këtë video, shihet vendosja e kryqit në objektin e papërfunduar në oborrin e Universitetit të Prishtinës që serbët e quajnë "Kisha e Svetog Spasa", transmeton lajmi.net.

Këtu shihet se si kryqi i praruar në ar, vendoset me një vinç mbi "kishë", derisa vendi është i siguruar nga forca ushtarake.

Në kohën kur u vendos kryqi, në shumë zona të Kosovës po zhvilloheshin luftime të ashpra ndërmjet forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kjo tregon se qëllimi i pushtetit të atëhershëm serb ka qenë që kjo "kishë" të finalizohet sa më parë, duke e ditur se nuk do të mundin gjatë ta mbanin Kosovën e okupuar.

Ditëve të fundit, disa serbë nga Manastiri i Graçanicës, të mbështetur edhe nga zv/kryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, kanë nisur kinse rregullimin dhe pastrimin e këtij objekti, më mënyrë që të mbajnë meshën e parë.

Mbajtja e meshës do të thoshte edhe legjitimim të këtij objekti ilegal në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës ka reaguar vetëm dje, duke ndërprerë punimet. /Lajmi.net/

Ulqinakët kërkojnë ullishtat, shteti jugosllav ua mori në 1978

Posted: 16 Sep 2016 10:03 AM PDT

Historikisht ajo ka qenë pronë e 204 familjeve shqiptare që jetojnë në Ulqin, por në vitin 1978 kjo zonë u shtetëzua nga qeveria jugosllave, për arsye ushtarake, pavarësisht se asnjëherë nuk u përdor si e tillë.

Shteti Malazez e shfrytëzoi për prodhimin e vajit të ullirit dhe së fundi qeveria malazeze ka deklaruar se nuk do t'ua kthejë pronarëve këto ullishta. Kryetari i komunës, Nazif Cungu, tha se sipas qeverisë, pronarët mund t'i marrin për shfrytëzim ullishtat, por banorët kërkojnë që ajo t'u kthehet pronarëve.

"Ajo është pronë shumë e vjetër, ajo është kulturë e jona si shqiptarë. Aty ka yllinj gati 2 mijë vjeçar. Qëndrimet tona janë që pa kompromis ajo të kthehet", shprehet Nazif Cungu, kryetar i Komunës Ulqin.

Ndërsa Genc Nimanbegu, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, pohon se është kërcënuar me dalje nga koalicioni qeverisës nëse kjo pronë nuk u kthehet pronarëve të vërtetë.

"Vazhdon një luftë juridike për kthimin e kësaj prone sepse edhe Kuvendi i Komunës së Ulqinit disa herë ka marrë vendimi të cilat të ndihmohet në mënyrë ligjore pronarëve. Duhet të bëhet një Tsk Forcë juridike, me të cilën të ndihmohemi edhe ne si deputet edhe shoqatat që të bëhet ligjërisht kthimi i pronë", shprehet Genc Nimanbegu, deputet shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi.

Ndërkohë, qytetarët e pronarët  e Valdanosit shprehen se do ndjekin çdo rrugë ligjore, përfshi dhe protestat, derisa prona e tyre t'u kthehet.

Shpërthim i fuqishëm në Francë, ka të lënduar (Foto)

Posted: 16 Sep 2016 10:03 AM PDT

daw

Shkaku i shpërthimit, i cili bërë jehonë rreth orën 930 në afërsi të stacionit të trenit në këtë qytet, nuk është përcaktuar, por supozohet të ishte një rrjedhje e gazit.

Nga shpërthimi u shemb një ndërtesë, e cila ishte evakuuar, transmeton lajmi.net.

Mediat franceze raportojnë se nën rinoja është një person, ekipet e shpëtimit janë në përpjekje për ta gjetur, por deri më tani nuk ka ndonjë të dhënë.

Gjashtëmbëdhjetë persona u dërguan në spital, dy nga të cilat janë në rrezik për jetën dhe dy të tjerë pësuan tronditje psikologjike.

"Shpërthimi ishte i lidhur ndoshta me rrjedhje gazi: mund te jetë aksident, apo përpjekje për vetëvrasje", thuhet në një deklaratë të autoriteteve franceze.

dsdas daw 57dbd875c36188fa6a8b460c

 

Policia tregon se si ndodhi vdekja e 16 vjeçarit nga Istogu, që u rrah nga 3 moshatarë

Posted: 16 Sep 2016 10:03 AM PDT

Ilustrim

Menjëherë njësite relevante policore pran Stacionit policor Istog kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të mbledhur informacionet lidhur me rast, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Sipas të dhënave të para hetimore deri më tani hetuesit në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë arritur të mësojnë se sot me date 16 shtator 2016 rreth orës 12:00 në fshatin Banjë komuna Istog, viktima shtetas shqiptar i Kosovës, A.A. (17.09.2000), kishte hyrë në autobusin "Meli Tours" me qëllim që të shkojë në drejtim të Pejës. Aty krijohet një tollovi me ç'rast (sipas dëshmitarëve) fillon zënka në mes të viktimës dhe personave të dyshuar.

Pas kësaj zënke që nuk kishte zgjatur, viktima zbret nga autobusi dhe shkon në fshatin Lubovë, jo larg nga Banja. Pas arritjes në shtëpi iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe menjëherë nga prindërit e tij ishte transportuar për në Spitalin Rajonal në Pejë.

Hetuesit rajonalë kanë shoqëruar tre persona të moshës së lindur vitin 2000, pjesëmarrës në ketë zënkë të cilët janë intervistuar në prezence të prindërve të tyre dhe mbrojtësve adekuatë sipas procedurave dhe ligjeve në fuqi.

Pas intervistimit të tyre, prokurori i shtetit ka lëshuar aktvendimin për ndalim për 24 orë.

Me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Policia sqaron dëbimin e dy gazetarëve rusë nga Kosova

Posted: 16 Sep 2016 10:03 AM PDT

Pika kufitare Kosova - Serbi / Mutivodë

Policia e Kosovës, respektivisht autoritetet e policisë kufitare nga drejtoria për migrim dhe të huaj ka trajtuar rastin duke ndërmarr veprime të menjëhershme sipas procedurave të parapara  dhe ligjeve të aplikueshme në vend. Personat e ndaluar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për të huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme sipas ligjit.

Pas verifikimeve të nevojshme është vërejt se përveç që këta persona nuk kanë vizë të RKS-së, nuk kanë të vendosur  as vulën hyrëse e cila vendoset nga autoritetet tona policore në pikëkalimet kufitare.

Përderisa në konsultim me prokurorët kompetent shtetasit në fjalë janë trajtuar në pajtim me  dispozitat e Ligjit për te Huajt për qëndrim të paligjshëm sipas nenit 93 paragrafi 1 pika 1.1. dhe 1.2 si dhe dispozitave ndëshkimore të parapara në nenin 129 paragrafi 1 pika 1.2.

Pra, të njëjtëve, nga autoritetet kompetente policore të RKS-së iu është shqiptuar gjoba sipas ligjit dhe Urdhër Largimi me Forcë, me ndalesë rihyrjeje prej pesë (5) viteve, i cili urdhër do të ekzekutohet menjëherë duke i dërguar me përcjellje policore deri në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku do të largohen për në Republikën e Serbisë.

Rast tjetër

Policia po ashtu njofton se me datën 16.09.2016 në hyrje të Republikës së Kosoves nga drejtimi i Serbisë ka ardhë automjeti i tipi Chrysler me targa gjermane me vozitës shtetasi gjerman (me përkatësi ruse B.S ), i lindur me (1947) dhe me banim në Berlin të Gjermanisë, me ç'rast gjatë kontrollit të automjetit  janë gjetur një revole me gas, një karikator dhe pesë fishekë, si dhe dy thika me gjatësi tehu njëra 10 cm dhe tjetra 11 cm .

Me autorizim të Prokurorit kompetent është inicuar rasti i klasifikuar sipas kodit penal të RKS-së " Posedim i pa autorizuar i armeve" , i dyshuari  mbetet të intervistohet dhe ndalohet derisa të përfundon procedura gjyqësore ndaj tij e cila do të zhvillohet në mënyrë të përshpejtuar.

Në Ferizaj fillon Festivali Ndërkombëtar i Muraleve

Posted: 16 Sep 2016 09:54 AM PDT

Për herë të parë në Kosovë, sot në Ferizaj ka filluar   Festivali Ndërkombëtar i Muraleve.

Në këtë festival do të marrin pjesë rreth 40 artistë vendor e ndërkombëtar.

Gjatë gjashtë ditëve sa do të zgjas ky festival, do të punohen murale në pjesë të ndryshme të qytetit të Ferizajt.

“Përveç pikturimit të muraleve, do të organizohen edhe vizita në Jezerc dhe te ''Bifurkacioni''  me qëllim të promovimit të pjesëve turistike të qytetit të Ferizajt.” tha Lebibe Topalli nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi”.

Svarqa ka përshendetur ideatoret e këtij projekti per organizimin e këtij festivali.

“Traditat e krijuara te festivaleve ne Ferizaj janë garancion se edhe ky festival do te jet morë i organizuar.Besojm që ky do të jetë një hap i vogël për një rrugë të gjatë të artit pamorë” tha kryetari Svarqa me rastin e hapjes së Festivalit Ndërkombëtarë të Muraleve në Ferizaj. /FERIZAJPRESS

14360540_1129154947131417_1124800008_o 14359702_1129155120464733_588761948_o 14394006_1129155243798054_1793093966_o 14375403_1129155090464736_343588417_o 14393404_1129136007133311_754241657_o 14339267_1129136093799969_869684790_o

Parashikimi i motit: Për vikend verë, nga e hënë vjeshta e vërtetë

Posted: 16 Sep 2016 09:03 AM PDT

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat ditën e diele vende-vende do të shoqërohen me riga shiu.

Temperatura  minimale do të lëvizë ndërmjet 9-11 gradë Celsius, kurse maksimalet  e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj ulje të ndjeshme, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi  deri 9m/s.

Java e ardhshme ( kryesisht   tri ditët e para)do të ketë kushte tjera meteorologjike, shi, erë dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale. /Lajmi.net/

Kompletohet ekipi menaxhues që do të punojë në hartimin e statutit të Asociacionit

Posted: 16 Sep 2016 09:03 AM PDT

Mustafa

Gjatë takimit, u bisedua për procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në bisedimet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuara nga BE-ja në Bruksel.

Në takim, u theksua përkushtimi i Republikës së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve dhe u vlerësua se ditëve të fundit është krijuar një atmosferë pozitive në këtë proces.

Gjatë takimit, po ashtu, u bë e ditur se është kompletuar Ekipi Menaxhues, i cili në bashkërendim me insititucionet e Republikës së Kosovës, OSBE-në, BE-në dhe me përkrahjen e Ambasadës Amerikane, do të punojë në hartimin e statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në harmoni të plotë me marrëveshjen e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës./Lajmi.net

Mustafa shpreh përkrahjen e Qeverisë për Komunën e Deçanit

Posted: 16 Sep 2016 09:03 AM PDT

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Avdullah Hoti, u bisedua për mundësitë e rritjes së mbështetjes së Qeverisë së Kosovës për projektet konkrete kapitale në Deçan, në funksion të përmirësimin të mëtejshëm të jetës së qytetarëve të kësaj komune.

Mustafa premtoi përkrahje të plotë të Qeverisë për projektet që kanë për synim zhvillimin ekonomik, mirëqenien sociale dhe përmirësimin e gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Deçanit./ Lajmi.net

 

Delawie: Kultivimi i mjedrës nga llapjanët duhet të jetë model edhe për të tjerët

Posted: 16 Sep 2016 09:03 AM PDT

Gjatë takimit të kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me Ambasadorin e SHBA-ve, Greg Delawie, është biseduar për investimet e bëra dhe zhvillimin ekonomik të Komunës së Podujevës.

Kryetari Veliu tha se orientimi strategjik i Komunës së Podujevës është investimi në bujqësi, si bazë e zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Në këtë aspekt, kryetari Veliu potencoi partneritetin dhe kontributin e USAID-it në kultivimin e mjedrës, partneritet ky që po vazhdon të zhvillohet suksesshëm edhe në fushat e tjera të bujqësisë.

Në takimin, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i USAID-it, James Hope, kryetari Veliu e informoi ambasadorin Delawie edhe për investimet e bëra në projektet e ndërtimit të infrastrukturës rrugore, ambient dhe trajtimin e ujërave të zeza.

Ambasadori amerikan Delawie u shpreh se suksesi i arritur në kultivimin e mjedrës nga fermerët llapjanë, në bashkëpunim me USAID-in dhe Komunën e Podujevës, duhet të jetë model edhe për komunat e tjera për mbështetje dhe zhvillim të sektorit të bujqësisë.

Gjatë vizitës në Podujevë, ambasadori Delawie ka vizituar një fermer kultivues të mjedrës në fshatin Katunishtë dhe Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more