Skip to main content

Mesazhi.com: “Statistikat: Kosova shumë më e mirë se Finlanda” plus 9 more

Mesazhi.com: “Statistikat: Kosova shumë më e mirë se Finlanda” plus 9 more


Statistikat: Kosova shumë më e mirë se Finlanda

Posted: 05 Sep 2016 10:06 AM PDT

Kosova ka merituar fitoren në ndeshjen në Finlandën.

Këtë më së miri e tregojnë statistikat e ndeshjes, ku shihet se si Kosova e dominoi Finlandën, dhe barazimi 1:1, nuk ishte i merituar për Përfaqësuesen që drejtohet nga Albert Bunjaki.
statt

The post Statistikat: Kosova shumë më e mirë se Finlanda appeared first on Mesazhi.com.

Përfundojnë ndeshjet në Grupin I, kjo është pozita e Kosovës (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 09:55 AM PDT

Me rezultat 1:1 kanë përfunduar të tre ndeshjet e grupit I, aty ku bën pjesë edhe Kosova.

Kosova ka luajtur barazim 1:1 në udhëtim në Finlandë, njëjtë kanë luajtur edhe Kroacia me Turqinë dhe Ukraina me Finlandën.
tabela

The post Përfundojnë ndeshjet në Grupin I, kjo është pozita e Kosovës (FOTO) appeared first on Mesazhi.com.

Kosova e nis mbarë, barazon me Finlandën

Posted: 05 Sep 2016 09:39 AM PDT

Kosova ka barazuar në ndeshjen e parë historike, të vlefshme për kualifikimet e botërorit Rusi 2018.

Përfaqësuesja jonë ka bërë një ndeshje shumë të mirë, edhe pse në fund nuk arriti të marr më shumë se një pikë.

Të parët në avantazh kaluan finlandezët në minutën e 18-të, ku pas një tollovie në mbrojtje përfitoi Arajuuri.

Kosova pati edhe shumë raste të tjera, mirëpo te goli erdhi vetëm në minutën 60-të.

Bernard Berisha u pengua në zonë për të nxjerrë një penallti.

Berisha tjetër, Valoni nuk fali nga pika e bardhë për ta barazuar rezultatin.

Të gjitha ndeshjet në grupin I, aty ku është edhe Kosova mbaruan me rezultat 1-1.

The post Kosova e nis mbarë, barazon me Finlandën appeared first on Mesazhi.com.

Ndërpritet ndeshja Shqipëri Maqedoni

Posted: 05 Sep 2016 09:37 AM PDT

Është ndërperë ndeshja Shqipëri Maqedoni për shkak të shiut.

Një shi i rrëmbyeshëm ka bërë që ndeshja Shqipëri – Maqedoni të ndërpritet.

Nuk dihet nëse ajo do të vazhdojë sonte.

The post Ndërpritet ndeshja Shqipëri Maqedoni appeared first on Mesazhi.com.

Siri, 4 shpërthime në zonat e qeverisë, të paktën 40 të vrarë

Posted: 05 Sep 2016 08:11 AM PDT

40 persona janë vrarë në katër shpërthime në zonat e mbajtura nga qeveria në Siri dhe në një qytet të dominuar nga forcat kurde, raporton "BBC".

Sulmet u zhvilluan mes orës 08:00 dhe 09:00 por nuk ishte e qartë nëse këto 4 shpërthime ishin të lidhura me njëra tjetrën, transmeton Sotnews.

Incidenti më vdekjeprurës ndodhi jashtë Tartous, në bregdetin e Mesdheut.

Tartous, që së shpejti do bëhet një bazë detare ruse, është një bastion i presidentit Bashar al-Assad.

Një agjenci lajmesh, e lidhur me grupin terrorist ISIS, tha se prapa sulmit ishte Hassakeh, i cili dyshohet se ka në shënjestër milicinë kurde.

The post Siri, 4 shpërthime në zonat e qeverisë, të paktën 40 të vrarë appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni riprocedohet gjatë shtatorit

Posted: 05 Sep 2016 07:30 AM PDT

Nuk kanë caktuar datë, mirëpo qeveria është e sigurt se marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do ta riprocedojnë në Kuvend gjatë muajit shtator, njofton Klan Kosova.

Këtë vendosmëri të ekzekutivit kosovar e shpjegon Sokol Havolli, shef kabineti i kryeministrit Isa Mustafa.

Koaliconi për ti bërë votat e ratifikimit të demarkacionit në tentimin e dytë, së pari duhet të bindë "11 deputetët e listës serbe, që të votojnë për verizionin aktual, pasi që mu bojkoti i tyre e bëri të pamundur seancën e ditës së parë të shtatorit kur kjo pikë u tërhoq nga rendi i ditës .

Në Qeveri thonë se kanë filluar bisedime, por se nuk dinë për kushtet që serbët-e Kosovës i kanë për të votuar kufirin me malazezët

Pavarësisht se çka mendon Prishtina zyrtare, Klan Kosova merr vesh se Lista serbe ka kushtet e njëjta për votimin e demarkacionit.

The post Demarkacioni riprocedohet gjatë shtatorit appeared first on Mesazhi.com.

Ministri Çollaku thotë se vendimi për viza është pozitiv

Posted: 05 Sep 2016 06:12 AM PDT

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka shkruar në Facebook pas votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Komiteti për të drejtat e njeriut dhe liritë civile dhe punë të brendshme (LIBE) në Parlamentin Europian.

Çollaku, ka thënë se votimi i sotëm edhe njëherë rikonfirmon mbështetjen për lëvizjen e lirë pa viza të kosovarëve.

The post Ministri Çollaku thotë se vendimi për viza është pozitiv appeared first on Mesazhi.com.

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe demarkacioni, shkak i mos liberalizimit të vizave

Posted: 05 Sep 2016 06:09 AM PDT

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, e ka përshendetur me tone të gëzuara votimin nga Komiteti LIBE, i këtij institucioni, të raportit për Kosovën për liberalizimin e vizave.

Ky raport i raportueses Tanja Fajon, numëron sukseset e Kosovës në përmbushjen e të gjitha kushteve për liberalizim të vizave për kosovarët.

"Lajm i mirë për heqje të vizave", ka shkruar Lunaçek në llogarinë e saj në Twitter, transmeton lajmi.net.

Ajo më tej shkruan, duke iu drejtuar Prishtinës zyrtare. " Tani Prishtina duhet të afrohet", shkruan Lunacek, duke lënë të nënkuptohet se edhe Prishtina zyrtare duhet të kryejë obligimet e mbetura, prej të cilave një gati i fundit është ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Ndërkohë, Tanja Fajon i është kundërpërgjigjur Lunacekut, duke e mbështetur në këtë koment.

The post Korrupsioni i nivelit të lartë dhe demarkacioni, shkak i mos liberalizimit të vizave appeared first on Mesazhi.com.

Shembet parkingu në Izrael, dy të vdekur dhjetëra nën rrënoja

Posted: 05 Sep 2016 05:08 AM PDT

Shembja e një parkingu automjetesh në ndërtim e sipër në Tel Aviv të Izraelit ka shkaktuar alarm dhe ndërmarrjen e një operacioni të gjerë shpëtimi, pasi ekziston mundësia që shumë njerëz janë bllokuar brenda saj.

Deri më tani vetëm 18 persona janë trajtuar për lëndime të lehta në spital, por të paktën 3 persona besohet të rezultojnë të zhdukur.

Raportimet e para nga vendngjarja bëjnë të ditura se një shembje e parë shkaktoi rrëzimin e një vinçi, e më pas u rrëzua edhe pjesa tjetër e ndëresës disakatëshe.

Incidenti ka ndodhur në Ramat Hahayil, një zonë tregtare në veri të qytetit, aty ku ndodhen edhe shumë prej bizneseve më të shquara të "high-tech"-ut.

Pamjet nga vendi i incidentit në Tel Aviv tregojnë një re tymi që ngrihet përpjet nga krateri i shembjes, ndërsa sasi të mëdha rrënojash ndodhen brenda saj, transmeton Top Channel.

Dhjetëra zjarrfikëse, punonjës shpëtimi dhe shërbimeve të sigurisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të kërkuar për njerëz që besohen të jenë bllokuar nën rrënoja.

Gazeta izraelite "Haaretz" citon një zëdhënës të shërbimit të zjarrfikëses se "ka shumë persona të varrosur për së gjalli nën rrënoja".

The post Shembet parkingu në Izrael, dy të vdekur dhjetëra nën rrënoja appeared first on Mesazhi.com.

Bukë me speca dhe kos

Posted: 05 Sep 2016 05:04 AM PDT

Përbërësit:

2 speca, 1 kuq dhe 1 jeshil

150 gr kos

Vezë

200 gr miell 00

80 ml vaj luledielli

100 gr djathë kaçkavall

1 thelpi hudhër

1 bustina maja

Kripë

Përgatitja:

Pasi pastrojmë mirë specat i fusim në furrë, apo në zgarë. Pasi piqen paska, heqim lëkurën dhe i presim me shirita.

Një një tigan hedhim vajin dhe së bashku me një thelpi hudhër, skuqim paska specat. I kriposim në fund dhe I lëmë të pushojnë.

Në një enë shtojmë kosin dhe vezët, më pas shtojmë miellin, kripë, majanë dhe djathin kaçkavall të grirë. I bashkojmë dhe nëse është e nevojshme shtojmë pak qumësht, deri sa të arrihet një masë uniforme.

Më pas në brum shtojmë dhe specat. Pasi është gati e shtrojmë në një tavë të posaçme dhe e pjekim me 170 gradë për 40 minuta.

The post Bukë me speca dhe kos appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more