Skip to main content

Mesazhi.com: “Rreth 50 persona të lënduar nga tërmeti në Shkup” plus 9 more

Mesazhi.com: “Rreth 50 persona të lënduar nga tërmeti në Shkup” plus 9 more


Rreth 50 persona të lënduar nga tërmeti në Shkup

Posted: 11 Sep 2016 07:23 AM PDT

Rreth 50 qytetarë në Shkup të dielën pasdite janë pranuar në Klinikën "Shën Naum Ohridski", me lëndime në duart, këmbët dhe pjesëve tjera të trupit.

Lëndimet janë shkaktuar si pasoj tentimeve për tu larguar nga shtëpitë pas tërmeteve të fuqishmeve që goditën Shkupin.

Shërbimet mjekësore informojnë se janë të gatshëm të pranojnë të lënduarit dhe se janë ndërmarr të gjitha masat në përputhshmëri me situatën.

The post Rreth 50 persona të lënduar nga tërmeti në Shkup appeared first on Mesazhi.com.

PD e Gjakovës shpërndan 110 pako ushqimore për nder të Kurban-Bajramit

Posted: 11 Sep 2016 07:20 AM PDT

Partia e Drejtësisë-Dega Gjakovë, për nder të festës së Kurban Bajramit, organizoi aktivitetin humanitar, tashmë tradicional të shperndarjes së pakove ushqimore për familjet me nevoja të veçanta.

Ky është viti i shtatë radhazi që përmes këtij aktiviteti synohet që familjeve me nevoja të veçanta (duke përfshirë jetimët, familjet e dëshmorëve,personat me aftësi të kufizuara, skamnorët dhe kategori të tjera në nevojë, që për fat të keq po shënojnë rritje në komunën e Gjakovës) t'iu sigurohen ushqimet themelore, duke dashur që sado pak të kontribohet në pasurimin e sofrave të tyre në ditët festive.

Në kuadër të këtij aktiviteti modest, është realizuar shpërndarja e 110 pakove ushqimore për po aq familje në nevojë të komunës së Gjakovës.

Me këtë rast falënderojmë të gjithë ata që shprehën në vepër solidaritetin dhe humanizmin, duke përcjellur kështu mesazhet që e karakterizojnë këtë festë dhe mbështeten fuqishëm mbi parimet e fisnikërisë, bujarisë dhe dashurisë vëllazërore.

Dhashtë Zoti qe sa më parë të përmisohet gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike në vendin tonë, duke uruar njëherit që kjo festë të jetë edhe një rast, për të shpalosur akoma më thellë ndjenjat e vullnetit të mirë dhe respektit të ndërsjellët.

The post PD e Gjakovës shpërndan 110 pako ushqimore për nder të Kurban-Bajramit appeared first on Mesazhi.com.

Chelsea ndalet nga Swansea

Posted: 11 Sep 2016 07:13 AM PDT

Swansea dhe Chelsea kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2.

Në ndeshjen e xhiros së katërt, Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Swansea.

Diego Costa ishte realizator i të dy golave të Chelseas.

Në anën tjetër për vendasit shënoi Sigurdsson nga penalltia dhe Fer.

Xhiron tjetër Chelsea përballet me Liverpoolin në 'Anfield Road'.

The post Chelsea ndalet nga Swansea appeared first on Mesazhi.com.

PD: Kurban – Bajrami, festë e sakrifices dhe solidaritetit

Posted: 11 Sep 2016 05:11 AM PDT

Partia e Drejtësisë, me rastin e festës së Kurban – Bajramit, uron të gjithë besimtarët myslimanë, ndërsa haxhinjve që gjenden në vendin e shenjt Qabe, u dëshiron ritual të lehtë dhe të pranueshëm nga Zoti i Plotfuqishëm.

Festa e Kurban – Bajramit është festë e solidaritetin me të varfrit dhe skamnorët, andaj Partia e Drejtësisë apelon tek të gjithë besimtarët që në këtë ditë të madhe të jenë pranë familjeve të dëshmorëve, bonjakëve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për përkujdesjen e tyre.

Në këtë ditë të besimit në Zotin, ditë të mirëkuptimit, të nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin, të vazhdojmë kultivimin e traditave tona të bazuara në parimet e shoqërisë sonë të respektimit e kujdesit për njëri-tjetrin, të shtrirjes së dorës së mirësisë dhe mbi të gjitha të kultivimit të harmonisë e tejkalimit të dallimeve në shoqërinë tonë, të ndërtuar mbi vlerat e diversitetit etnik, kulturor e fetar.

Partia e Drejtësisë, gjithashtu besimtarëve të vendit tonë që këtë vit kanë shkuar në Mekë, u uron lehtësim gjatë kryerjes së ritualit të Haxhit, duke lutur Zotin e Madhërishëm t'ua ketë pranuar të gjitha lutjet dhe veprat e mira./Mesazhi/com/

The post PD: Kurban – Bajrami, festë e sakrifices dhe solidaritetit appeared first on Mesazhi.com.

Besa dhe Prishtina i ndajnë pikët

Posted: 11 Sep 2016 05:07 AM PDT

Besa dhe Prishtina i kanë ndarë pikët në derbin e madh në Vala Superligën e Kosovës, duke luajtur 1:1.

Në sfidën e zhvilluar në Pejës, Besa dhe Prishtina kanë luajtur baras, në një përballje shumë emocionuese.

Prishtina në minutën e 22', kaloi në epërsi me Kalid, ndërsa Besën e shpëtoi nga humbja Qemajl Elshani që shënoi në minutën e 92'.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Liria ka mundur 3:1 Dritën, ndërsa Trepça '89 ka mundur 3:0 Llapin.

The post Besa dhe Prishtina i ndajnë pikët appeared first on Mesazhi.com.

(FOTO) RAPORTOHEN DËMET E PARA NGA TËRMETI

Posted: 11 Sep 2016 04:38 AM PDT

Shkupi u godit sot nga dy tërmete të fuqishme, të cilat u pasuan nga disa dridhje më të dobëta. Ekipet e Televizioni SHENJA janë të terren, prej ku raportojnë për dëmet e para të shkaktuara nga tërmetet, sidomos nga ai i orës 15:10.

Në lagjen "Zhelezara" të komunës së Gazi Babës, një oxhak ka rënë nga ndërtesa, duke shkaktuar dëmtim të njërës prej veturave të parkuara, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima në njerëz. /SHENJA/

The post (FOTO) RAPORTOHEN DËMET E PARA NGA TËRMETI appeared first on Mesazhi.com.

Tërmet në Kosovë

Posted: 11 Sep 2016 02:27 AM PDT

Në kryeqytetin e Kosovës sapo është ndier një dridhje e tokës.

Në Prishtinë sapo ka ndodhur një dridhje e tokës. Qytetarët menjëherë kanë filluar të lajmërojnë në facebook se kanë ndier dridhje të tokës, shkruan lajmi.net

Poashtu, dridhjet janë ndier edhe në qytetin e Ferizajt.

Deri më tani nuk dihet nëse ka pasur dëme.

Ndërkohë, gjatë orëve të mëngjesit të ditës së sotme, një tërmet me shkallë 3.9 të riherit, është lajmëruar në Shkup.

Sipas raportimeve, dridhje janë ndier edhe në disa fshatra të Kosovës përreth kufirit me Maqedoninë.

The post Tërmet në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.

BIK-u uron Kurban Bajramin: Të jemi më humanë e solidarë, më mëshirues e më tolerantë

Posted: 10 Sep 2016 11:42 PM PDT

Reshat ef. Mexhiti, zëvendëskryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, nëpërmjet një letre ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Në urimin e Bashkësisë Islame të nënshkruar nga Mexhiti, thuhet se Festa e Kurban – Bajramit na sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë.

"Në këtë ditë feste e gëzimi thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më humanë e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndoshë, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë", thuhet në letrën e Reshat ef. Mexhiti.

Ja urimi i plotë:

Me emër të Allahut, mëshiruesit, bamirësit

Falënderimi qoftë për Allahun krijuesin e gjithësisë. Salavatet dhe përshëndetjet i dërgojmë për të dashurin tonë Muhamedin a.s. paqja dhe mëshira Zotit qofshin mbi të, familjen dhe pasuesit e tij.

Të nderuar besimtarë!

Vëllezër dhe motra!

Të nderuar qytetar të Kosovës!

Nesër, më 12 shtator 2016 i përputhshëm me 10 Dhul hixhe 1437 Hixhrij është dita madhështore e festës së Kurban – Bajramit, të cilën besimtari e stolisë me përkushtim, sakrificë e flijim vetëm për hir të Allahut xh.sh..

Me këtë rast, më lejoni që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, organeve dhe institucioneve të saja, në emër të Myftiut Tërnava dhe në emrin tim t'ju drejtohem me këtë mesazh urimi duke lutur të madhin Zot për mbarësi e begati.

Festa e Kurban – Bajramit na sjellë mënyrën më të mirë për mësimet hyjnore për barazi, drejtësi, unitet, solidaritet, bamirësi e sakrificë, parime këto që bëjnë njerëzimin të reflektoj në të mirën dhe në atë që e do Krijuesi i gjithësisë.

Besimtarë të nderuar!

Kurban-Bajrami vjen pasi besimtarët kryejnë Haxhin dhe therin Kurbanin. Në Haxh besimtarët shprehin në mënyrën më të mirë barazinë e unitetin që kryhet në një atmosferë krejt të veçantë, me norma të veçanta, në kohë të caktuar dhe në vende të caktuara, ku dominon respekti e dashuria, ndërmjet të gjithëve, ku shfaqet përkushtimi ndaj Allahut xh. sh., dhe ku shprehët solidariteti mes njerëzve të vendeve e etnive të ndryshme. Sot, miliona haxhilerë ditën e kalojnë në Arafat duke lutur Zotin dhe duke shprehur përkushtimin ndaj Tij, e në këtë vend të bekuar janë edhe haxhilerët nga trevat tona, për të cilët lutemi që Zoti t'ua pranoj Haxhin dhe ibadetet e tyre.

Festa e Kurban-Bajramit, përveç që reflekton adhurimin e Krijuesit Fuqiplotë, në vete ka edhe simbolikën e flijimit që të ne vjen nga koha e Ibrahimit a.s., e që për mision ka vlerat e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë, e mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë, sepse edhe flijimi i kurbanit që e bëjmë me këtë rast, nuk ka për qëllim vetëm derdhjen e gjakut por mbi të gjitha arritjen e devotshmërisë.

Allahu i Gjithëmëshirshëm na udhëzon: "Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun…".

Në këtë ditë feste e gëzimi thërras të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human e solidarë, më mëshirues e tolerant, të ndihmojmë njëri – tjetrin, skamnorët, jetimët, të vetmuarit dhe të gjithë ata që kanë nevojë. Njerëzimi duhet të kultivojë vlera për një jetë më të mirë, për një shoqëri më të shëndosh, për një unitet dhe vëllazëri të mirëfilltë.

Besimtarë të nderuar!

Duke falënderuar Zotin për të mirat që na ka dhënë në vendin tonë, ju ftoj që sa më shumë ta kujtojmë Krijuesin dhe të jemi sa më solidarë ndaj njëri – tjetrit. Në prag të festës së Kurban-Bajramit më lejoni që edhe një herë t'ju urojë të gjithëve shëndet, lumturi, begati, mbarësi, harmoni, dashuri dhe paqe për mbarë njerëzimin!

The post BIK-u uron Kurban Bajramin: Të jemi më humanë e solidarë, më mëshirues e më tolerantë appeared first on Mesazhi.com.

Hytbeja Lamtumirese e Profetit te Zotit (VIDEO)

Posted: 10 Sep 2016 10:12 PM PDT

Hutbeja e Lamtumirës e Pejgamberit Muhamed (alejhi selam)

Shënim: Kjo ligjerate (hutbe) e Muhamedit as. eshte mbajtur ne vitin e 10 te Hixhres, pas kryerjes se Haxhit te fundit te Profetit.

“O Njerëz! Dëgjoni çka do t’ju them, sepse nuk e di nese do t’ju takoj në këtë vend pas këtij viti.

O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të Allahut. Më të vërtetë gjaku dhe pasuria juaj janë të shënjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shënjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerën e personalitetit dhe dinjitetit njerëzor. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjere ai që e nënçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Allahut. Ju, o njerëz, pashmangshëm dhe pakthyeshëm do t’i ktheheni Allahut të Amshueshëm dhe Ai do t’ju marrë në përgjegjësi për veprat dhe punën tuaj.

O besimdrejtë! Ta dini, ta mbani mend dhe të jeni të bindur se përfundoi koha e mosdijes dhe traditave të këqija, që i sollën fatkeqësi të shumta gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, nëpër të cilën duhet të shkoni. Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla që rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen. Akuza e parë e këtillë që anulohet është gjakmarja e xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, të cilin pa kurrfarë faji e mbytën njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjakmarrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhënësi nga huamarësi duhet ta marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj. O besimdrejtë! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve. Dëgjoni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregti dhe punë të ndershme. Nëse nuk e bëni këtë, duhet ta dini se do t`i zemëroni thellë Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit, ndërsa nëse jeni në gjendje që t`ia falni borxhin, kjo do të ishte edhe më mirë për ju.

O besimdrejtë! O njerëz! Frikësojuni asaj dite që me siguri do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para Allahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem. Kur ju pret drejtësia absolute. Kur të zotoheni se një borxh do ta paguani me kohë dhe kur ta lidhni marrëveshjen, të gjitha këto bëni me shkrim, dhe me besnikëri theksoni afatin e pagimit. O të vdekshëm! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e tërë materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe femra, prej të cilëve u zhvillua gjinia njerëzore. Kini frikë nga Allahu, në ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi të udhëzuar. Ne jemi të vdekshëm dhe në çdo çast jem gjithnjë e më afër vdekjes dhe takimit me Të, me Allahun e Amshueshëm, me Gjykuesin e Drejtë.

Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me përgjegjësi të thellë përmbushni detyrat dhe obligimet që egzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas, ndërmjet prindërve dhe fëmijëve. Fëmija e fiton xhenetin nën këmbët e nënës së tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkate të rënda, ndërkaq xhelozia mund të shkaktoj prishjen e bashkëshortësisë. Martohuni me ato që i doni. E kur vullneti i Zotit t’ju bashkojë, atëherë respektojeni dhe duajeni njëri-tjetrin dhe jetoni në dashuri dhe harmoni të vërtetë.

O bashkëshortë! Silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri. O besimdrejtë! Largohuni nga ngatëresat dhe përgojimet! Ata që shpifin për grate e ndershme, le të jenë të mallkuar në të dy botët. Ata që i akuzojne gratë e ndershme për tradhti në martese ose për amoralitet, ndërkaq që nuk mund për këtë t’i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje, dhe asnjëherë në të ardhmen në asgjë mos u besoni, sepse ata janë njerëz të këqij.

Nëse mendoni se ndaj grave tuaja më nuk e ndjeni dashurinë e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirë. Ndoshta Allahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugën e fatit të ri të madh, me të cilën dëshiron t’ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, meqë prej të gjitha gjërave që Allahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë tuaja u janë dorëzuar në besë të Zotit. Respektojeni, o besimdrejtë, atë amanet të Zotit.

O njerëz! Sot djalli i mallkuar është i dëshpëruar, sepse ka pësuar humbje dhe më nuk mund të ndikojë në ju. Por ju megjithatë gjithnjë bëhuni të kujdesshëm, që ai i mallkuar të mos ju vë në lajthitje as për gjërat më të vogla. O besimdrejtë! Kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet veti trashëgiminë, bëhuni te drejtë dhe përmbajuni librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e bonjakëve, të paaftëve dhe te sëmurëve mendore. Zoti çdonjërit ia ka dhënë te drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë që trashëgimtarëve t’u lihet testament; ndërsa si testament nuk mund të lihet më tepër se një e treta(1/3) e pasurisë. Fëmija i takon atij, ne shtratin e të cilit është i lindur. Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta arrijë mallkimi i Zotit. Nuk i lejohet gruas që të japë diç nga pasuria e burrit të saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndërsa sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet të kthehet me dhuratë. Kush hynë dorëzanë për dikënd, obligohet edhe me përgjegjësi për dorëzani. Me robërit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t’u bëni keq, as t’i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtore të Zotit.

O besimdrejtë! Ta dini dhe të mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju të gjithë jeni pIotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut.

O muslimanë! Duhet të kujdeseni, të duheni dhe të ndihmoheni ndërmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t’i merrni me dhunë njëri-tjetrit diçka. Këto janë mëkate të rënda. Merreni vetëm ate që me vetëdëshirë ju jepet. Respektoni pacenueshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit. Në punën tuaj Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jenë mbi ju dhe interesin tuaj personal. Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islamin jepni prej vetes githçka që mundeni. Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bëni dhunë. Mos harroni se mëshira është një ndër bazat kryesore të Islamit.

0 njerëz! Dëgjoni çka po ju them dhe mbajeni mend mirë. Unë po jua lë librin e Zotit – Kur’anin – te cilit nëse i përmbaheni gjithnjë do t’ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësise dhe së vërtetës. Kur’ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e Allahut, fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka kurrfarë dyshimi.

Para vetes e keni tërë jetëi time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar, jam përpjekur që të jetë në pajtim të plotë me urdhrat e Allahut. Ju vërtet nuk do të gjendeni në lajthitje përderisa t’i përmbaheni Kur’anit dhe sunnetit tim.

O besimdrejtë! Thuajeni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë le të mos ju largojë nga rruga e të drejtave dhe drejtësisë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni nga Allahu! Ai e sheh punën tuaj.

O njerëz! I dëgjuat porositë e mia, futini në zemrat tuaja e në jetën tuaj. Të gjithë ata që i kanë dëgjuar këto fjalë të mia, le t’ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, sepse prej tyre mund të ketë më mbamendës se vetë dëgjuesit.

(Pas një pauze të shkurtër, i Dërguari i Zotit me një zë më të butë ka thënë):

“A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?”

“O i Dërguari i Zotit! Ti besnikërisht e ke përmbushur misionin tënd dhe neve na ke komunikuar çka të ka urdhëruar Zoti”, u përgjigjën më se 100 000 haxhinjte e pranishëm.

(Atëherë Muhammedi a.s. me zë solemn tha) :

“O Zoti im, dëshmo (në këtë)!

(Të njëjtën ditë, Zoti i Lavdishëm e shpalli edhe ajetin e fundit të Kur’anit):

“Sot persosa per ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe”. (Sure Maide, 3).

The post Hytbeja Lamtumirese e Profetit te Zotit (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Haxhilerët lëshojnë Arafatin, nisen për në Muzdelife

Posted: 10 Sep 2016 09:46 PM PDT

Ju mund të ndiçni në kohë reale haxhinjët në fushën e Muzdelifes.

Turma masive prej mbi 3 milionë myslimanësh kan lëshuar luginën e gjerë të Arafatit për tu nisur kah drejtimi i Muzdelifes. Muzdelifa është vendi që pret haxhilerët për kohën nga mbërmja e sotit deri në mëngjesin e ditës së bajramit kur haxhilerët nisen për në Mina e pastaj në Qaben e bekuar.

Haxhi është obligim për besimtarët ta kryejn një herë gjatë jetës nëse kan mundësi udhëtimi.

Arafati ishte vendi ku i derguari Muhamed a.s mbajti predikimin e tij të fundit fetar të famshëm si Hytbeja e Lamtumirës.

 

The post Haxhilerët lëshojnë Arafatin, nisen për në Muzdelife appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more