Skip to main content

Mesazhi.com: “PSG ndan pikët me Arsenalin” plus 9 more

Mesazhi.com: “PSG ndan pikët me Arsenalin” plus 9 more


PSG ndan pikët me Arsenalin

Posted: 13 Sep 2016 09:43 AM PDT

PSG dhe Arsenali kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së parë të grupit A të Ligës së Kampionëve.

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e parë me anë të Cavanit, ndërsa Arsenali barazoi në minutën e 78', nëpërmjet Sanchez.

Në ndeshjen tjetër të grupit D, Atletico Madridi ka mposhtur 0:1 PSV.

The post PSG ndan pikët me Arsenalin appeared first on Mesazhi.com.

Barcelona e pamëshirshme ndaj Celtikut

Posted: 13 Sep 2016 09:40 AM PDT

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit deklasuan Celtikun me rezultat të thellë 7 me 0 nw "Camp Nou"

Golat për skuadrën e Enriques i shënuan: Messi (3), Iniesta, Neymar dhe Suarez (2).

Vlen të përmendet se një penallti e humbi skuadra skoceze nëpërmjet lojtarit i cili me deklarata pothuajse e kishte befasuar Barcelonën, Moussa Dembele.

Në grupin C, Barcelona prinë me tre pikë dhe një golaverazh të mirë, ndërsa ndeshja tjetër e po këtij grupi City – Monchengladbach ishte anuluar.

The post Barcelona e pamëshirshme ndaj Celtikut appeared first on Mesazhi.com.

Pacolli: AKR-ja kurrë më në koalicion me PDK-në

Posted: 13 Sep 2016 08:44 AM PDT

Një koalicion qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re nuk do të përsëritet kurrë më.

Behgjet Pacolli, shef i AKR'së, që dikur ishte në koalicion qeverisës me PDK'në e tani presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se partia e tij nuk do të hyjë kurrë më në koalicion me PDK'në, që sot udhëhiqet nga Kadri Veseli.

Pacolli këto komente i ka bërë në emisionin "Komiteti", në RTV Dukagjini.

The post Pacolli: AKR-ja kurrë më në koalicion me PDK-në appeared first on Mesazhi.com.

Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën

Posted: 13 Sep 2016 07:33 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Francës, Maryse Daviet.

Duke folur për të arriturat në Kosovë, kryeministri Mustafa e falënderoi ambasadoren Daviet për përkrahjen e Francës dhe mbështetjen e saj personale për progresin e deritashëm.

Ai, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Francën, si partner i madh evropian i Republikës së Kosovës.

Ambasadorja e deritashme e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, e falënderoi kryeministrin Mustafa për bashkëpunimin e ofruar, duke theksuar përkrahjen e mëtejme për Kosovën.

The post Franca vazhdon mbështetjen për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Kryetarët e komunave shqiptare takohen në Tiranë – para 28 Nëntorit

Posted: 13 Sep 2016 07:22 AM PDT

Në prag të 28 Nëntorit, kryetarët e komunave të Prishtinës, Tetovës, Preshevës e Ulqinit do të takohen në Tiranë.

Për këtë takim që pritet të bisedohet për tema, siç është thënë, konkrete, ka njoftuar Komuna e Prishtinës, pas takimit të sotëm që ishte në mes të kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj dhe Shpend Ahmetit.

"Ahmeti dhe Veliaj diskutuan edhe për konkretizimin e unionit të bashkive/komunave kryesore shqiptare në rajon. Ata u akorduan që në fundjavën para Ditës së Pavarësisë, në datat 26 dhe 27 nëntor, të takohen në Tiranë me kryetarët e komunave si Tetova, Presheva e Ulqini, ku do të diskutojnë për tema konkrete që prekin direkt mënyrën e jetesës së qytetarëve nëpër këto komuna", thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

The post Kryetarët e komunave shqiptare takohen në Tiranë – para 28 Nëntorit appeared first on Mesazhi.com.

Kështu ju këshillon hoxha Elvis Naçi për tërmetet

Posted: 13 Sep 2016 05:06 AM PDT

Hoxha i mirënjohur nga Shqipëria me një status në Facebook ju është drejtuar qytetarëve të Shkupit në lidhje me tërmetet duke i këshilluar se si të veprojnë në këto raste.

"3 sugjerime vëllazërore për Shqiptarët e dashur në Shkup dhe më gjërë.

1. Mos u frikëso nga vdekja se ajo është caktuar kur don i Madhi Zot dhe asnjë fenomen natyror nuk e ndryshon atë.
2. Përfito nga realiteti i tërmeteve për tu bërë më i devotshëm dhe lidhur më shumë me Krijuesin!
3. Çdo sprovë kalon me kërkim falje dhe lutje të sinqerta. Zoti i Gjithesisë na mbroftë të gjitheve!" shkruan mes tjerash Naçi në Facebook.

The post Kështu ju këshillon hoxha Elvis Naçi për tërmetet appeared first on Mesazhi.com.

Kosovë – Kroaci, ky pritet të jetë çmimi i biletave

Posted: 13 Sep 2016 04:53 AM PDT

Kosova do të zhvillojë takimin e parë si vendas në kuadër të kualifikimeve për Botërorin "Rusi 2016". Për koinçidencë, kundërshtari i parë të cilit i bënë konak, është gjiganti botëror, Kroacia.

Takimi do të luhet në Shkodër më 6 tetor, derisa shumë shpejtë pritet të dalin në shitje edhe biletat.

Gazeta Olle mëson se çmimi më i lirë i tyre pritet të jetë 10 euro për tribunat pas portave. 20 euro do të jenë çmimet për tribunën lindore dhe 55 për pjesën VIP.

Zyrtarisht ende nuk është bërë i ditur nga FFK çmimi i biletave, por të dielën, sekretari i FFK-s, Eroll Salihu tha në RTK se çmimi do të jetë përafërsisht i ngjashëm me ndeshjet e Kombëtares shqiptare.

Ky çmim duket real, duke marrë parasysh ndeshjen e parë të Kosovës si vendas, si dhe kundërshtarin që ndodhet në top 15 Kombëtaret më të forta në botë, dhe bartësi i grupit.

The post Kosovë – Kroaci, ky pritet të jetë çmimi i biletave appeared first on Mesazhi.com.

Refuzohet kërkesa e Grabovcit për shtyrjen e intervistimit në Prokurorinë Speciale

Posted: 13 Sep 2016 04:50 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës ia ka refuzuar Adem Grabovcit kërkesën për shtyrjen e intervistimit të tij rreth hetimeve që janë duke u zhvilluar ndaj deputetit të PDK-së për rastin "Pronto 2", transmeton Koha,net.

"Konfirmojmë se prokuroria i ka dërguar ftesë për intervistim për ditën e nesërme personit, për të cilin keni pyetur, si dhe ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës për shtyrje të intervistimit", ka thënë në përgjigjen për KTV-në, zëdhënësja e prokurorisë, Liridona Kozmaqi.

The post Refuzohet kërkesa e Grabovcit për shtyrjen e intervistimit në Prokurorinë Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite kryen Haxhin pas pranimit të islamit

Posted: 13 Sep 2016 04:48 AM PDT

Simon Collis, ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite ka bërë haxhin këtë vit, duke u bërë diplomati i parë britanik që bënë këtë adhurim.

Ky lajm është dhënë nga një profil në Twitter dhe ka konfirmuar CNN në gjuhën arabe, duke shkruar:" Ambasadori i parë Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite bënë haxhin pas pranimit të Islamit".

Edhe çifti Collis e kanë bërë retweet këtë lajm për të konfirmuar se ata janë duke bërë haxhin.

Ai ishte ambasadorë më herët edhe në Irak, Siri dhe Katar. Ai ka studiuar gjuhën Arabe dhe ka shërbyer në mision diplomatik në Lindjen e Mesme dhe Azinë Veriore.

Haxhi është një nga 5 kushtet e Islamit, që obligohet një besimtarë që ka mundësitë njëherë në jetë të shkojë në Meke. Tani haxhilerët janë në përfundim të këtij adhurimi shumë të rëndësishëm./KohaIslame/

The post Ambasadori i Britanisë së Madhe në Arabinë Saudite kryen Haxhin pas pranimit të islamit appeared first on Mesazhi.com.

Ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën nga tërmetet

Posted: 13 Sep 2016 04:40 AM PDT

Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën, dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.

Përfaqësues të autoriteteve kompetente të Sizmologjisë në Kosovë thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që Kosova të goditet nga tërmete të forta.

Zonat më të rrezikuara nga tërmetet në Kosovë janë Istogu, Peja dhe Prizreni, megjithëse Vitia, Ferizaj dhe Gjilani janë zonat që edhe në të kaluarën janë prekur nga goditjet tektonike. Brenda 15 vitesh në Kosovë kanë ndodhur dy tërmete me mbi 5 shkallë të Rihterit, një me pasoja të rënda në Gjilan.

Shemsi Mustafa, nga Rrjeti Sizmologjik i Kosovës, i tha Radios Evropa e Lirë se bazuar në hartën e rrezikut sizmik në Kosovë nuk priten tërmete katastrofike apo shkatërruese, por mund të ketë tërmete, siç quhen, të forta, që arrijnë në 6.2 shkallë të Rihterit.

"Duke u bazuar në rrjetin sizmiologjik dhe hartës së rrezikut sizmik, Kosova nuk rrezikohet nga ndonjë tërmet katastrofik apo shkatërrues total, por sipas hartës mund të ndodhin tërmete të mëdha ose siç i quajmë ne tërmete të forta. Nëse janë të përgatitura mirë drejtoritë e urbanizimit dhe komunat në ndërtimin e objekteve, nuk do të ketë rrezik për qytetarët e Kosovës", thekson Mustafa.

Por, saktësisht çështja e ndërtimit në Kosovë është më shqetësuesja.

Ndërtesa të shumta banimi të ndërtuara pas luftës në Kosovë janë të dyshimta për nga cilësia e ndërtimit, stabiliteti dhe siguria. Pranimet teknike, të cilave do të duhej t'u nënshtroheshin ndërtesat në të shumtën e rasteve, nuk janë bërë nga autoritetet kompetente në Kosovë.

Kriteret e përcaktuara me ligjin për ndërtim mund të mos jenë përfillur nga kompanitë ndërtuese në Kosovë, gjë që e bën edhe më të dyshimtë cilësinë e këtyre objekteve banimi.

Florin Grajçevci, ekspert i inxhinierisë së ndërtimit dhe profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se pikërisht këto objekte që kanë ulur standardet e ndërtimit mund të pësojnë më së shumti në rast të tërmeteve, të cilat mund ta godasin Kosovën.

"Dhashtë zoti e të mos bie tërmet në Kosovë. Ky tërmeti i fundit në Maqedoni që u dëgjua edhe në Kosovë dhe tërmeti që ishte në Gjilan kohë më parë kanë dëshmuar për cilësinë e dobët të ndërtimeve në përgjithësi edhe në Gjilan. Por, Prishtina është e atakuar në kuptimin e shumë ndërtimeve dhe sipërfaqeve të objekteve ekzistuese", thotë eksperti i ndërtimtarisë Florin Grajçevci.

Grejçevci thotë se komuniteti i arkitektëve është i shqetësuar për mënyrën e ndërtimit që është bërë në Kosovë në 17 vitet e fundit.

"Kohët e fundit ka ndërtime të mëdha, në veçanti në Prishtinë dhe ato ndërtime janë duke u bërë të larta. Shqetësimin e kemi në lartësinë e objekteve më shumë sesa në zhvillimin e tyre me etazhitete më të vogla. Jemi të shqetësuar në lidhje me stabilitetin tyre dhe sigurinë e tyre sa i përket fushës së inxhinierisë së ndërtimit", thotë Grajçevci.

Objektet e larta, por edhe shtëpitë në Kosovë, shton Grajçevci, janë të ndërtuara pa projektin e sizmikës, dhe për këtë thotë ai se institucionet shtetërore duhet të kenë parasysh që këto objekte duhet të rivlerësohen në kuptimin e stabilitetit, sa i përket sizmikës.

Që nga viti 2004, Kosova ka Ligjin për Ndërtim, me të cilin përcaktohen rregullat e ndërtimit të të gjitha objekteve ndërtimore në Kosovë dhe në bazë të tij një objekt ndërtimi duhet t'i plotësojë kriteret minimale për mbrojtjen e shëndetit publik, sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme.

Ligji, sipas ekspertëve të inxhinierisë ndërtimore, në të shumtën e rasteve mund të mos jetë përfillur për faktin se ndërtuesit mund të kenë ulur koston e ndërtimit, duke reduktuar materialet që futen në ndërtim.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Qeverinë e Kosovës është në hartim të një legjislacioni të kompletuar për sektorin e ndërtimit.

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala,i ka thënë Radios Evropa e Lirë se të gjithë këto objekte do t'i nënshtrohen fazës së legalizimeve.

Ai bën të ditur se nuk kanë të dhëna të sakta se në çfarë niveli janë objektet ekzistuese, por që sipas tij, pas fazës së legalizimit asnjë objekt i cili nuk i plotëson kriteret në kuptimin e stabiliteti dhe cilësisë nuk do të legalizohet.

"Në momentin që të krijohet baza legjislative ne do të kalojmë në fazën e legalizimeve dhe faza e legalizimeve nënkupton një proces teknik inxhinerik dhe juridik që do të bëjë verifikimin e çdo objekti veç e veç se sa i plotëson kushtet."

"Përveç aspektit legjislativ, juridik edhe kushteve profesionale dhe teknike, këtu hyn edhe çështja e stabilitetit dhe cilësisë së ndërtimit. Vetëm deri atëherë do të dimë saktë se ku do të jemi", thekson Shala.

Aktualisht, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, prinë me ndërtimet, qoftë pa leje dhe mbi të gjitha me ndërtime të reja, në pothuajse secilën pjesë të saj. Autoritetet nuk dhanë shifra të sakta të këtyre ndërtimeve, megjithëse ende nuk kanë arritur të vendosin një rregull ndërtimesh. (REL)

The post Ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën nga tërmetet appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more