Skip to main content

Mesazhi.com: “Muslimanët në New York kërkojnë që vrasja e Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje”” plus 9 more

Mesazhi.com: “Muslimanët në New York kërkojnë që vrasja e Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje”” plus 9 more


Muslimanët në New York kërkojnë që vrasja e Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje”

Posted: 03 Sep 2016 11:32 AM PDT

Komuniteti Musliman në qytetin e New York-ut në SHBA ka kërkuar nga që rasti i vrasjes së një besimtarje muslimane, e moshës 60 vjeçare nga Bangladeshi me emrin Nazma Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje”, raporton Anadolu Agency (AA).

Khanam shkoi në SHBA në vitin 2009. Ai mori nënshtetësinë amerikane 2 muaj më parë. Komuniteti Musliman i këtij qyteti mendon se Khanam mund të jetë vrarë për shkak të veshjes së saj.

Ndërsa inspektorët e çështjes nuk janë duke e trajtuar atë si një “krim urrejtjeje”, por duke u fokusuar tek fakti se gruaja mund të ketë qenë kurban i ndonjë vjedhjeje. Kjo gjë ka çuar në reagimin e Komunitetit Musliman në vend.

Ndërkohë të afërmit e Khanam duke treguar se sendet që ajo kishte nuk kanë humbur, e kanë quajtur vrasjen si një “krim urrejtjeje” dhe kanë kërkuar drejtësi.

Nga ana tjetër drejtori i degës së këtij qyteti i Këshillit Islam Amerikan (CAIR), Afaf Nasher është shprehur se sulmet ndaj muslimanëve të cilat kanë përfunduar me vdekje ditët e fundit në New York lidhen me rritjen e islamofobisë në SHBA. Ai e ka cilësuar ngjarjen si një “sulm urrejtjeje”.

Një dedektiv i policisë së New York-ut (NYPD), Ahmed Nasser tha se NYPD si dhe ekipi i krimeve të urrejtjeve është duke ndihmuar për zbardhjen e ngjarjes.

NYPD ka kërkuar gjithashtu ndihmën e personave që ishin në rrugë në momentin e vrasjes si dhe shpallur varur njoftime në lidhje me këtë gjë. Në njoftime thuhet se për informatorin do të ketë 2.500 dollarë shpërblim.

Ish-mësuesja nga Bangladeshi Nazma Khanam pasi doli të blinte disa gjëra në market bashkë me bashkëshortin e saj Shamsul Alam Khan rreth orës 21:15 ndërkohë që kthehej u bë preh e një sulmi me thikë. Pas sulmit ajo u dërgua në spital ku edhe pse ndërhyrjet e mjekëve ishin të shpejta nuk arriti të mbahej në jetë.

The post Muslimanët në New York kërkojnë që vrasja e Khanam të trajtohet si një “krim urrejtjeje” appeared first on Mesazhi.com.

Kinë, përfundon takimi Erdoğan-Putin, presidenti turk nesër takohet me Obamën

Posted: 03 Sep 2016 11:23 AM PDT

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe ai rus Vladimir Putin, pas dy orësh, përfunduan takimin e tyre bilateral në Kinë, i cili ishte i mbyllur për mediat, raporton Anadolu Agency (AA).

Takimi i sotëm bilateral mes dy liderëve u mbajt në kuadër të Samitit të G20-ës në qytetin kinez Hangzhou. Para takimit, Erdoğan dhe Putin iu drejtuan përfaqësuesve të medias.

“Takimi i sotëm do të jetë një mundësi e rëndësishme që sërish të diskutohen temat për të cilët biseduam në Shën Petersburg, tema që kanë të bëjnë me të ardhmen si çështjet politike, ekonomike apo ato rajonale”, ka thënë Erdoğan.

“Ne jemi të kënaqur që shohim normalizimin e jetës në Turqi. Ne shohim se Turqia ka kaluar nëpër një periudhë të vështirë. Ne e dimë se ajo është duke luftuar terrorizmin dhe se ajo përballet me rreziqe të konsiderueshme. Më parë, ne kemi krijuar pozicionin tonë, kur është fjala për luftën kundër terrorizmit. Është arritur përparim i rëndësishëm në normalizimin e situatës në Turqi, megjithatë, kur situata plotësisht të normalizohet mund të ecim përpara më shpejt “, ka thënë Putin.

Presidenti turk do të takohet nesër edhe me presidentin amerikan, Barack Obama.

The post Kinë, përfundon takimi Erdoğan-Putin, presidenti turk nesër takohet me Obamën appeared first on Mesazhi.com.

Kosova pëson humbje prej Ukrainës

Posted: 03 Sep 2016 10:14 AM PDT

Kosova ka humbur kundër Ukrainës në kuadër të takimit të dytë për kualifikimet e Eurobasket 2017.

Basketbollistët kosovarë kanë pësuar humbje para shikuesve të vetë në palestrën mitrovicase të "Minatori" me rezultat 63:70.

Ndeshja ishte e barabartë deri në çastet e fundit, mirëpo në momentet vendimtare Ukraina u tregua më e vëmendshme.

The post Kosova pëson humbje prej Ukrainës appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëria pëson humbje të rëndë prej Malit të Zi

Posted: 03 Sep 2016 09:51 AM PDT

Shqipëria regjistroi humbjen e dytë radhazi për kualifkueset e Eurobasket.

Ndeshja e parë u humb ndaj Gjeorgjisë, ndërsa e dyta sot kundër Malit të Zi. Kuqezinjtë u mundën me rezultatin e thellë 73-113, pra me 40 pikë diferencë në takimin e luajtur në "Asllan Rusi".

Malazezët kanë dominuar pothuajse çdo periodë, ku kanë arritur që të grumbullojnë pikët dhe të dalin kokë lartë nga Shqipëria, e cila në Grupin F po tregon se është skuadra më e dobët.

Pas dy humbjeve me Gjeorgjinë dhe Malin e Zi, Shqipëria renditet e fundit në grup, me 2 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, rivali direkt i kuqezinjve në Eurobasket 2017, me të cilin do të përballemi më 7 shtator.

The post Shqipëria pëson humbje të rëndë prej Malit të Zi appeared first on Mesazhi.com.

Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhës

Posted: 03 Sep 2016 08:52 AM PDT

Dhjetë ditët e Dhul-Hixhës janë dhjetë ditë e para të muajit Dhul-Hixhe, sipas kalendarit hixhri, duke përfshi këtu edhe ditën e Arafatit dhe ditët e Kurban Bajramit.
Vlera e këtyre ditëve.

Transmetohet nga Ibn Abasi r.a të ketë thënë se Profeti s.a.v.s ka thënë ''Nuk ka ndonjë ditë që të jetë më e dashur tek Allahu xh.sh veprat e mira të birit të Ademit sesa në këto dhjetë ditë'', ndërsa të pranishmit i thanë: O i Dashuri i Allahut xh.sh, as lufta në rrugën e Allahut xh.sh nuk është më e dashur?. Profeti s.a.v.s u përgjigj duke u thënë ''As lufta në rrugën e Allahut xh.sh përveç atij që ka dal për të luftuar vetë së bashku me pasurinë e tij dhe nuk është kthyer me asnjërën prej tyre''. Këtë transmetim e shënon Imam Buhariu në Sahihun e tij, si dhe Imam Tirmidhiu në Sunnenin e tij.
Pra, këto janë ditët më të mira të vitit ashtu siç është edhe nata e Kadrit prej netëve më të mira andaj preferohet që gjatë këtyre ditëve të shtohen veprat dhe punët e mira siç janë: Namazi- e në veçanti ai i natës-, agjërimi- me përjashtim të atyre që janë në haxh-, lëmosha, leximi i Kuranit, të mësuarit, të studiuarit dhe mësimi i të tjerëve, urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja , mirësjellja ndaj prindërve, lidhjet farefisnore, përkujtimi i Allahut xh.sh, lutjet e ndryshme si dhe përshëndetjet ndaj Profetit s.a.v.s dhe familjes së tij.
Kuptime të Haxhit
Prej gjërave më të rëndësishme që ngërthejnë në vete këto ditë është edhe vetë Haxhi, ndërsa Haxhi në vetvete ngërthen më shumë se një kuptim. E që prej këtyre kuptimeve më të rëndësishmit janë:
– Adhurimet, që në përgjithësi janë trajnime përmes të cilave besimtari arrin që të ngrihet dhe të lartësohet si për nga ana e besimit po ashtu edhe për nga ana e sjelljes së tij. Pra, këto adhurime janë zbatim praktik i Islamit. E ndërsa Haxhi është një prej adhurimeve shumë të rëndësishme pasi që ajo duhet që të kryhet me mendje, me zemër, me trup dhe me pasuri. Thënë më ndryshe, Haxhi është prej adhurimeve më gjithë përfshirëse.
– Nëse njeriu ndahet nga të dashurit e tij atëherë kjo ndarje do të ua kujtoj atyre vdekjen dhe do të ua bëjë me dije se nuk u bënë dobi asgjë tjetër përveç veprave të tyre.
– Kur ai të pastrohet dhe të vesh rrobat e bardha të Ihramit, që janë të ngjashme me qefinin e të vdekurit, do t'i bie ndërmend se do të vije një ditë kur ai do të pastrohet dhe të mbulohet me qefinin e vdekjes.
– Kur ai i përgjigjet, me vetë-dëshirë dhe me vullnet të plotë, urdhrave të Allahut xh.sh do t'i bie ndërmend se do të vija dita kur do t'i nënshtrohet këtyre urdhrave edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të tij.
– Kur ai rrotullohet rreth Qabesë, duke bërë tavafin, edhe pse e di mirë se Qabeja nuk i bënë as dëm e as dobi atëherë ai do të rilidhë besën me Allahun xh.sh duke i premtuar se ai do ta adhurojë Allahun xh.sh edhe nëse nuk e di fare urtësinë e atij adhurimi apo nënshtrimi.
– Kur ai të ecë ndërmjet dy kodrinave, duke e bërë Sa'jin, ai do ta kujtojë sakrificën e paraardhësve të tij, nga familja e Ibrahimit a.s, që kanë bërë për hir të Allahut xh.sh. E kjo do ta shtyje që të ndjek rrugën e tyre dhe të e kuptojë mirë se myslimani duhet që të përpiqet dhe të derdh mundin e tij pastaj të mbështetet në Allahun xh.sh. E për të fituar xhenetin duhet mund dhe sakrificë e madhe.
– Qëndrimi në kodrinën e Arafatit do t'i kujtojë ditën e ringjalljes dhe ditën e daljes para Allahut xh.sh andaj kjo do ta motivojë dhe nxis që të pendohet dhe të bëjë vepra të mira.
– Zbritja e tij nga Arafati për në Muzdelife e pastaj për në Mina për të hedhur guralecët do t'i përkujtojë mundin e të parëve në luftë për të mposhtur djajtë e tyre andaj edhe ky do të shtojë përpjekjet e tija për të mposhtur djajtë nga njerëzit apo xhinët. Kështu do të rilidhë besën me Allahun xh.sh që të mos i nënshtrohet askujt përveç Tij.
– Prerja apo rruaria e flokëve do t'i përkujtoj atij mëshirën e Allahut xh.sh dhe faljen e mëkateve duke e bërë ta kuptojë se pendimi i pranuar konform rregullave të parapara është një mundësi mjaftë e mirë pasi që ajo fshinë mëkatet e bëra.
– Haxhi po ashtu është një kongres i madh vjetor i cili jep një mundësi mjaft të mirë që të bëhen hulumtime dhe të trajtohen problematika nga më të ndryshmet të cilat shqetësojnë myslimanët dhe zgjidhjet e të cilave janë në dobinë e tyre.
– Haxhi po ashtu është një prej shenjave të uniteti dhe bashkimit të myslimanëve.
– Haxhi po ashtu është një prej shenjave të barazisë në mesin e myslimanëve. E ndërsa një gjë të tillë më së miri e kuptojmë nga fjalimi lamtumirës i Profetit s.a.v.s ku ndër të tjera kishte thënë ''O ju njerëz, a nuk është Zoti juaj Një dhe i Vetëm, a nuk është babai juaj një? Nuk ka dallim në mes të arabit ndaj jo-arabit e as në mes të jo-arabit ndaj arabit, e as ndaj të bardhit kundrejt të ziut e as ndaj të ziut kundrejt të bardhit përveçse me devotshmëri''. Transmetimi është i vërtetë dhe shënohet nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij. E kjo është ajo që e kanë vu në praktikë myslimanët e devotshëm dhe të sinqertë ndërsa njerëzit ende janë duke u thirrur në të tilla slogane.
– Ata që nuk kanë pas mundësi që të shkojnë në Haxh mund t'i shoqërojnë vëllezërit e tyre që kanë qenë të nderuar me shkuarje në Haxh. E një gjë e tillë mund të bëhet duke i ndjekur veprimet e pelegrinëve ditë për ditë dhe çast pas çasti ashtu siç e përshkruan ky transmetim i Profetit s.a.v.s ku thotë ''Kush e fal sabahun në grup dhe pastaj ulet për ta përkujtuar Allahun derisa të lind dielli dhe pas lindjes së tij ngrihet dhe fal dy rekate ai do ta ketë shpërblimin e plotë, e plotë, e plotë të Haxhit dhe Umres''. Ky transmetim është prej transmetimeve hasen dhe shënohet nga Imam Tirmidhiu dhe të tjerë.
Vlera e ditës së Arafatit
Dita e Arafatit ka vlerë të shumëfishtë dhe të madh por prej vlerave të saja më të rëndësishme janë:
– Agjërimi i kësaj dite fal mëkatet e vitit të kaluar dhe atij paraprak. E ndërsa në lidhje me këtë është pyetur Profeti s.a.v.s ndërsa ai është përgjigjur duke thënë ''Agjërimi i ditës së Arafatit fal mëkatet e vitit të kaluar dhe atij paraprak'', e kur u pyet për agjërimin e ditës së Ashuras atëherë ai u përgjigj duke thënë ''Agjërimi i ditës së Ashuras fal mëkatet e vitit të kaluar''. Ky transmetim shënohet nga Imam Muslimi në Sahihun e tij.
Kjo falje nuk përfshin mëkatet e mëdha dhe padrejtësitë ndaj njerëzve pasi që këto kërkojnë pendim të sinqertë dhe rikthim te të drejtave të njerëzve.
Prandaj edhe është e preferuar që të agjërohet dita e Arafatit edhe nëse ajo korrespondon që të jetë ditë e Shtunë apo e Diel dhe kjo për disa arsye:
*Pasi që transmetimi paraprak nuk ka përjashtuar ditën e Shtunë apo të Diele.
*E po ashtu transmetimi që e ndalon agjërimin në këto dy ditë është shënuar si i dobët nga disa prej dijetarëve siç është Imam Maliku, ai jo vetëm që është llogaritur si i dobët por vetë Imam Maliku e konsideron si të pavërtetë. E të tjerë prej dijetarëve e kanë konsideruar si të deroguar nga transmetimi tjetër i Profetit s.a.v.s ku thuhet se prej ditëve që më së shumti ka agjëruar janë ditët e Shtuna dhe të Diela dhe për këtë thoshte ''Me të vërtetë këto dy ditë janë ditë feste për jobesimtarët ndërsa unë dua që të bëjë të kundërtën e tyre''. Ky transmetim është shënuar si i saktë prej shumë dijetarëve dhe është nxjerr nga Ibn Maxheh, Ibn Hibani dhe shumë të tjerë.
*Po ashtu të ndaluarit nga agjërimi i këtyre dy ditëve bie ndesh me nxitjen për të agjëruar ditë pas dite, siç e praktikonte Davudi a.s, dhe që është prej agjërimeve më të mira. E kjo pasi që për çdo javë do të ketë ditë të Shtuna dhe të Diela dhe është e pamundshme që të mos rastis të agjërohet në to.
*Agjërimi në këtë ditë, pra nëse është e Shtunë apo e Diele, nuk bëhet për shkak të këtyre ditëve por bëhet për shkak të asaj se ka rastisur që të jetë dita e Arafatit.
– Kjo ditë është prej ditëve që më së shumti bëhet lirimi nga zjarri i xhehenemit. E kjo vërtetohet edhe me vetë thënien e Profetit s.a.v.s ku thotë se ''Nuk ka ditë ku Allahu xh.sh bënë lirimin më të shumtë të robërve të Tij prej zjarrit të xhehenemit sesa dita e Arafatit''. Ky transmetim është transmetim i vërtetë dhe shënohet nga Imam Muslimi.
Kjo është edhe arsyeja se përse preferohet që besimtari, përgjatë kësaj dite, të shtojë sa më shumë veprat e mira, ashtu siç edhe janë cekur më lartë, në mënyrë që të jetë sa më meritor për të qenë prej të liruarve prej zjarrit të xhehenemit në ditën e Arafatit.
-Dita e Arafatit është ditë feste pasi që në këtë ditë është plotësuar dhe është kompletuar kjo Fe. E ndërsa nga Omer Ibn Hatabi r.a transmetohet të ketë thënë se një njeri nga jehudët i kishte thënë: O Prijës i myslimanëve, është një citat në librin tuaj që ju besimtarët e lexoni por sikur ai të kishte zbritur tek ne jehudët do ta merrnim atë ditë si ditë feste! Omeri r.a i tha: E cili na qenka ky citat? Ndërsa jehudia i tha: Citati ku Zoti juaj thotë ''Sot ua plotësova fenë tuaj dhe mirësinë Time ndaj jush dhe jam i kënaqur me Islamin fe tuajën''. E ndërsa Omeri r.a tha: Ne e dinim atë ditë dhe e dinim vendin ku i ishte shpallur ky citat Profetit s.a.v.s. Një gjë e tillë kishte ndodhur teksa Profeti s.a.v.s ishte duke qëndruar në Arafati dhe ishte ditë e Xhuma. Ky është transmetim i vërtetë dhe shënohet nga Imam Buhariu.
Falënderimet i takojnë vetëm Atij që na e përsosi këtë Fe prandaj kjo Fe nuk ka nevojë që të plotësohet nga askush dhe as që ka nevojë që të përmirësohet nga askush. E çdo përpjekje për një gjë të tillë nuk është asgjë më shumë se lajthitje dhe devijim nga kjo Fe.
Vlera e Kurbanit
– Dispozitat e saja:
Therja e Kurbanit është prej Suneteve të forta (Muekedeh), e ndërsa për atë që nuk ka mundësi ajo nuk preferohet. E një gjë e tillë, pra mos preferenca, vlen edhe për atë që ka shumë borxhe apo obligime të ndryshme financiare.
– Vlera e Kurbanit:
Rreth vlerës së tij kemi shumë transmetime por prej tyre do të veçonim këtë ku Profeti s.a.v.s thotë ''Nuk ka vepër më të mirë që mund të bëjë biri i Ademit ditën e therjes, pra ditën e Kurban Bajramit, sesa derdhja e gjakut të Kurbanit. Me të vërtetë ai, Kurbani, do të vije ditën e Gjykimit me brirët e tij, me leshin e tij, me thundrat e tij ndërsa gjaku i tij do të arrijë shpërblimin tek Allahu xh.sh para se të bjerë në tokë andaj zbukurojeni me të vetën tuaj''. Këtë transmetim e shënon Imam Tirmidhiu duke e vlerësuar si të mirë (hesen), e po ashtu e shënon edhe Ibn Maxheh, dhe të tjerë ndërsa rreth vërtetësisë së tij ka mospajtime.
– Predispozitat e tija më të rëndësishme:
*Kurbani duhet që të plotësojë kushtet e parapara me Islam, duke përfshi këtu llojin, moshën dhe që të jetë pa të meta.
*Therja e Kurbanit fillon prej pas faljes së namazit të Bajramit dhe vazhdon deri në përfundimin e ditë së tretë të Bajramit.
*Për atë që do të prej Kurban preferohet që prej hyrjes së muajit Dhul-Hixheh të mos i shkurtojë flokët e tij, e as të mos pres thonjtë e tij. E ndërsa një gjë të tillë e mbështesim në transmetimin e Profetit s.a.v.s ku thuhet ''Nëse e shihni Hënën e muajit Dhul-Hixheh dhe dëshironi që të therni kurban atëherë mos i prisni thonjtë dhe mos i shkurtoni flokët tuaj''. Këtë transmetim e shënon Imam Muslimi.
*Ai që ka vendosur të ther kurban preferohet që një gjë të tillë ta bëjë vetë, nëse ka mundësi dhe di si të therë kurban, e nëse nuk ka mundësi që ta bëjë një gjë të tillë atëherë preferohet që të marrë pjesë dhe të jetë prezent gjatë therjes së kurbanit të tij.
*Po ashtu preferohet që mishi i kurbanit të jetë i ndarë në tri pjesë, njëra të jetë lëmosh për skamnorët, njëra dhuratë për të afërmit dhe tjetra të jetë për familjarët e tij.

Autorë: Prof. Dr. Sheref El-Kudah
Profesor i lëndës së Hadithit në Fakultetin e Sheriatit/Universiteti i Jordanisë.

Përktheu: Mr. Artan Musliu

The post Vlera e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhës appeared first on Mesazhi.com.

Australi/Legalizimi i marijuanës, në nëntor

Posted: 03 Sep 2016 08:47 AM PDT

Marijuana medicinale do të legalizohet në të gjithë Australinë duke filluar nga nëntori i këtij viti, nëpërmjet një vendimi që u mor këtë javë nga "Therapeutic Goods Administration" .

Por kjo nuk do të thotë se do të përdoret lirshëm nga të gjithë si një bar jeshil sepse në fund të fundit është jo e ligjshme.

Kjo lloji droge, "marijuana", do të legalizohet vetëm për përdorim mjekësor dhe do të kontrollohet në mënyrë të rreptë pasi qeveria federale po punon për të krijuar një rregullator kombëtar.

Siç u raportua në "The Canberra Times", vendimi u mor në saj të qeverisë federale e cila mbështeti ndryshimin e aktit të lëndëve narkotike, e cila lejoi marijuanën që të rritej dhe prodhohej në Australi për qëllime mjekësore.

Sipas Daily Mail, nismëtarija për marijuanën medicinale, Lucy Haslam, tha se legalizimi i drogës ishte një vendim i duhur.

The post Australi/Legalizimi i marijuanës, në nëntor appeared first on Mesazhi.com.

Dallgët nxjerrin në breg 4 vjeçaren e pajetë në Durrës

Posted: 03 Sep 2016 08:41 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme tek Shkëmbi i Kavajës, ku është mbytur një vajzë 4 vjeç.

E mitura me iniciale E.M u nxor në breg nga dallgët e detit. Në vendngjarje mbërriti policia e Durrësit dhe nisi hetimet për këtë ngjarje, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas dëshmitarëve, mendohet se vajza e mitur u shkëput nga vëmendja e prindërve dhe u fut në det.

The post Dallgët nxjerrin në breg 4 vjeçaren e pajetë në Durrës appeared first on Mesazhi.com.

Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në

Posted: 03 Sep 2016 08:32 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se shumë ekstremistë që vinë nga Kosova e tani luftojnë në Lindjen të Mesme, janë të njëjtit që dikur luftonin për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

"Serbia ka paralajmëruar për vite me radhë, shpesh pa sukses, rritjen e ekstremizmit islamik dhe radikalizmit në Ballkanin Perëndimor. Shumë ekstremistë, të cilët tani janë duke luftuar në fushëbetejat e Lindjes së Mesme, janë të njëjtit që i ishin bashkuar të ashtuquajturës UÇK gjatë konfliktit në Kosovë", ka thënë Daçi, derisa po merr pjesë në një takim jo formal të ministrave të jashtëm të disa shteteve të BE-së dhe shteteve kandidate në Bratislavë të Sllovakisë, njofton Klan Kosova.

Daçiq ka shtuar se janë më shumë se 300 luftëtarë nga Kosova pjesëtarë të grupeve ekstremiste dhe sipas tij, "shumë njerëz kanë vënë në dukje brutalitetin e jashtëzakonshëm dhe përfshirjen e tyre në sulme vetëvrasëse".

The post Daçiq: Shqiptarët që po luftojnë sot për ISIS-in, dje luftonin për UÇK-në appeared first on Mesazhi.com.

Të gjithë në Romë, s’mbetet kush për të qeverisur

Posted: 03 Sep 2016 08:16 AM PDT

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministri Isa Mustafa, gjenden në Romë të Italisë.

Në intervale të ndryshme kohore të tre drejtuesit më të lartë të shtetit kanë udhëtuar drejt Vatikanit ku nesër do të mbahet ceremonia e shenjtërimit të Nënë Terezës.

Por që të tre ata, me këto udhëtime, e kanë shkelur rëndë Ligjin për Protokollin e Shtetit. Kjo pasi vendi ka mbetur pa asnjërin prej tre zyrtarëve më të lartë të Republikës, veprim që nuk lejohet.

Kjo është e sanksionuar në Ligjin Nr. 03/L-132 për protokollin e Shtetit të Republikës së Kosovës, saktësisht, kreu IV që flet për ceremonialin zyrtar të autoriteteve të larta të shtetit.

Në këtë Ligj, në nenin 19, pika 4, saktësisht shkruan se " Protokolli i Shtetit vihet ne dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit".

Arsyeja pse Protokolli i Shtetit që funksionin në kuadër të Ministrisë së Punëve të jashtme e që merret me të gjitha përgatitjet e vizitave brenda e jashtë vendit të zyrtarëve të lartë shtetërorë, përfshirë edhe ministrit të Punëve të Jashtme është që vendi të mos mbetet me vakuum institucional.

Kjo pasi me Kushtetutën e republikës, është e qartë se kush çfarë kompetencash ka në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, trazire apo gjendje të ngjashme të paparashikuar.

Përveç këtyre tre zyrtarëve të lartë, askush tjetër nuk mund të japë urdhra që mund të zbatohen. Sipas Kushtetutës, nëse Presidentit i pamundësohet marrja e një vendimi apo urdhri për shkaqe objektive, atëherë kompetencat kalojnë tek kryetari i Kuvendit. E në rast se edhe ky nuk mund të ushtrojë detyrën, atëherë ato barten tek kryeministri.

Nuk dihet nëse këto rrethana dhe Ligji i Protokollit janë marrë parasysh nga Thaçi, Veseli e Mustafa kur kanë vendosur që njëkohësisht në jenë jashtë vendit në udhëtim në Romë, por bazuar në njoftimet e dërguara ata nuk e kanë bërë këtë.

Sot (e shtunë), Zyra e Presidentit me komunikatë zyrtare njoftoi se Thaçi ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë.

Pas ceremonisë së shenjtërimit, presidenti Thaçi në mbrëmje do të jetë i pranishëm edhe në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë.

Por edhe zyra e kryetarit të Kuvendit ka njoftuar se Veseli tashmë ndodhet në Romë. Në njoftimin zyrtar të lëshuar sot (e shtunë) shkruan se ai po qëndron në Romë, ku merr pjesë në ceremonitë solemne të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në anën tjetër, edhe zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Mustafa merr pjesë në ceremonitë e organizuara në Romë.

Në deklaratën e lëshuar sot (e shtunë) për media shkruan se kryeministri

së bashku me një delegacion të lartë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Romë, ku do të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Përveç tyre, tashmë në Romë ndodhet edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, zv.ministri, dhe a deputetë të tjerë të Kuvendit.

Në këtë situatë kur krerët e shtetit ndodhen jashtë vendit, Kosova bazuar në Ligjin për Protokollin dhe Kushtetutë, ka mbetur në mëshirë të qetësisë qytetare.

The post Të gjithë në Romë, s’mbetet kush për të qeverisur appeared first on Mesazhi.com.

Pjesa e parë: Kosova po triumfon kundër Ukrainës

Posted: 03 Sep 2016 08:06 AM PDT

Kosova po ballafaqohet me Ukrainën në kuadër të takimit të dytë për kualifikimet e Eurobasket 2017.

Pjesa e parë ka përfunduar në dobi të basketbollistëve kosovarë me rezultat 34:32.

Çereku i parë ka përfunduar me rezultat të barabartë, 17:17, ku basketbollisti i natyralizuar amerikan, Justin Doellman arriti të realizoi nëntë pikë në këtë periudhë, transmeton Telegrafi.

Edhe në dhjetë minutshin e dytë, takimi ishte pothuajse identik, por që në fund të pjesës së parë shifrat në semafor tregonin rezultatin 34:32 në dobi të kosovarëve. Doellman realizoi 15 pikë në njëzet minutat e parë.

Kujtojmë se takimin e parë për kualifikime kosovarët kanë pësuar humbje prej sllovenëve.

The post Pjesa e parë: Kosova po triumfon kundër Ukrainës appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more