Skip to main content

Mesazhi.com: “Manchesteri pëson, Roma fiton” plus 7 more

Mesazhi.com: “Manchesteri pëson, Roma fiton” plus 7 more


Manchesteri pëson, Roma fiton

Posted: 15 Sep 2016 08:20 AM PDT

Manchester United është mposhtur 1-0 nga Feyenoord në ndeshjen e parë në kuadër të grupeve të Europa League.

Golin për holandezët e shënoi Tonny Vilhena në minutën e 79-të.

Edhe përkundër se për Manchesterin luajtën edhe transferët e verës nuk arriti të nxjerrë pikë nga kjo ndeshje.

Roma ka barazuar 1-1 në ndeshjen kundër Viktoria Plzen në Doosan Arena të Plzenit.

Italianët kaluan në epërsi që në minutën e 4-të me një gol të bukur të Perrottit nga penalltia.

Mirëpo Çekët pas 8 minutave barazuan rezultatin në 1-1, duke mos u prekur më rrjetat.

The post Manchesteri pëson, Roma fiton appeared first on Mesazhi.com.

Takohen pozita dhe opozita, kërkojnë zgjidhje për Demarkacionin

Posted: 15 Sep 2016 08:15 AM PDT

Çështja e Demarkacionit me Malin e Zi ka bërë bashkë për herë të parë pozitën dhe opozitën.

Në takimin, i cili është mbajtur sonte është diskutuar pikërisht për të gjetur një zgjidhjeje rreth Demarkacionit, siç merr vesh Telegrafi prezent kanë qenë edhe anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i cili tashmë ka përfunduar është mbajtur me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik për Politika, dhe është folur për arritjen e një bashkëpunimi për zgjedhjen e çështjeve të fundit në vend, e sidomos atë të Demarkacionit.

Nga LDK-ja në takim kanë marrë pjesë Arban Abrashi e Faton Avdullahu. Nga PDK-ja Xhavit Haliti dhe Ilmi Reçica. Nga Lëvizja Vetëvendosje Aida Dërguti, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Bilall Sherifi e Jakup Krasniqi.

The post Takohen pozita dhe opozita, kërkojnë zgjidhje për Demarkacionin appeared first on Mesazhi.com.

Aktakuzë për 4 imamë të dyshuar për terrorizëm, s’ka fakte për Shefqet Krasniqin

Posted: 15 Sep 2016 05:23 AM PDT

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve: B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

“Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit E. G. dhe M. M. poashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 par. 2 lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, njofton Prokuroria.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve, thuhet në njoftim.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t'i shpallë fajtorë dhe t'i gjykojë sipas ligjit.

The post Aktakuzë për 4 imamë të dyshuar për terrorizëm, s’ka fakte për Shefqet Krasniqin appeared first on Mesazhi.com.

Gjykimi ndaj Limajt merr kthesë të papritur

Posted: 15 Sep 2016 05:20 AM PDT

Gjykimi i Fatmir Limajt në rastin e MTPT-së mori një kthesë të papritur kur prokurori Charles Hardaway, në seancën e ditës së martë, u pajtua me kërkesën e avokatit të Limajt, Karim Khan, i cili kërkoi nga trupi gjykues që dëshmia e dëshmitarit tashmë të ndjerë, Mehmet Shkodra e dhënë në Agjensionin Kundër Korrupsion të veçohet nga shkresat e lëndës.

Deklarata e Mehmet Shkodrës e dhënë në Agjensionin Kundër Korrupsion, ishte një nga provat e propozuara nga prokurori Hardaway në aktakuzën e ashtuquajtur të konsoliduar.

Avokati Karim Khan, i cili rishtazi u bë pjesë e ekipit të Limajt së bashku me Tahir Rrecajn, në seancën e ditës së martë para trupit gjykues kërkoi që deklarata e dëshmitarit Mehmet Shkodra dhe transkriptet e asaj deklarate të mos veçohen nga provat e tjera në rastin Limaj.

Khan për këtë përmendi edhe vendimin e Gjykatës së Apelit, që e ka vërtetuar se ato prova janë të papranueshme.

Në seancën e sotme prokurori Hardaway para trupit gjykues tha se e pranon kërkesën e avokatit Khan për veçimin e atyre provave porse tha se do të vazhdojë t'u referohet atyre.

Dëshmitari Mehmet Shkodra kishte vdekur në një aksident trafiku në vitin 2010 në Austri ndërsa mbrojtja e Limajt asnjëherë nuk e ka pasur mundësinë që ta marrë në pyetje atë.

Çështjen e papranueshmërisë së deklaratës së dëshmitarit Mehmet Shkodra disa herë e ka ngritur në seancë edhe avokati Tahir Rrecaj, por vetëm kur ajo u tha nga goja e avokatit nga Londra Karim Khan, si duket u mor parasysh nga prokurori Hardaway.

Në seancën e ditës së nesërme do të dihet edhe qëndrimi i trupit gjykues lidhur me këtë çështje pasi që seanca e ditës së sotme u desh të ndërpritej pas pauzës së drekës sepse gjyqtari vendor i trupit gjykues kishte dy gjykime me paraburgim.

Në seancën e nesërme po ashtu do të dihet edhe për fatin e kërkesës së prokurorit Hardaway për përjashtimin e avokatit të Nexhat Krasniqit dhe po ashtu edhe të dëshmitarit të prokurorisë në këtë rast, Adem Grabovcit.

Në këtë proces Fatmir Limaj po akuzohet krim të organizuar lidhur me veprën e keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Për të njëjtat vepra si Limaj- krim të organizuar dhe shpërdorim detyre ngarkohen edhe Nexhat Krasniqi e Endrit Shala. Pjesë e gjykimit janë edhe Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Limaj këtë aktakuzë që nga EULEX-i quhet e konsoliduar pasi në të janë bashkuar rastet MTPT 1 dhe 2 më 30 tetor të vitit të kaluar e cilësoi të ngritur me urdhër politik. /KALLXO.com/

The post Gjykimi ndaj Limajt merr kthesë të papritur appeared first on Mesazhi.com.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Gerasimov vizitë në Turqi

Posted: 15 Sep 2016 04:06 AM PDT

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë gjeneral Hulusi Akar priti në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valeriy Gerasimov i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjenerali Gerasimov i cili është pritur me një ceremoni ushtarake në rezidencën e Shtabit të përgjithshëm nga gjenerali Akar pas intonimit të himneve kombëtarë të të dyja vendeve ai ka përshëndetur trupën e nderit.

Pas ceremonisë Akar dhe Gerasimov kanë zhvilluar një takim i cili është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat.

The post Shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus Gerasimov vizitë në Turqi appeared first on Mesazhi.com.

Sejdiu: Demarkacionin nuk e përcaktoi Ahtisaari

Posted: 14 Sep 2016 07:50 PM PDT

Pakoja e Ahtisaarit nuk parashikon që Kosova t'i japë mijëra hektarë tokë Malit të Zi, por kufirin e sheh si çështje normale ndërmjet dy vendeve.

Kështu deklaron në intervistën dhënë "Zërit" ish-presidenti i parë i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili e konsideron gabim trashanik që fati i kufirit t'i lihet në duar Podgoricës.

Ai shpreh skepticizëm se LDK-ja mund të dalë si partia e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për Shënjimin e Kufirit nuk ka qenë derivat i Pakos së Ahtisaarit.

Pakoja e Ahtisaarit e ka shumë të qartë Kushtetutën e 74-s dhe gjendjen në Kosovë deri më 1988. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive presidenti i parë i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.

Duke folur rreth Marrëveshjes së Demarkacionit, Sejdiu ka thënë se është normale që të kesh, të ruash dhe të zhvillosh marrëdhënie të mira me fqinjët, por kjo nuk do të thotë se duhet të dhurosh parcela të tëra të tokës.

Në këtë drejtim ai ka thënë se ka qenë tërësisht e papranueshme që drafti i marrëveshjes i është lënë të hartohet nga Mali i Zi.

Madje presidenti Sejdiu ka zbuluar se edhe në takimet që ka pasur me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç së fundmi, asnjëherë nuk ka qenë temë demarkacioni pasi që është konsideruar si një çështje normale.

The post Sejdiu: Demarkacionin nuk e përcaktoi Ahtisaari appeared first on Mesazhi.com.

Sot shpalosen detajet e para për Gjykatën Speciale

Posted: 14 Sep 2016 07:38 PM PDT

Gjykata Speciale Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për herë të parë sot do të mbajnë konferencë për shtyp në Hagë.

Administratorja e Speciales, Fidelma Donlon, në këtë konferencë pritet të shpjegojë procesin e themelimit të Dhomave të Specializuara, që sipas tyre po shkon sipas planit.

"Dhomat e Specializuara do të fillojnë komunikim të drejtpërdrejtë dhe dr. Donlon do të prezantojë faqen e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Internet", thuhet në njoftimin.

Pas shpjegimit nga Fidelma Donlon në konferencë për media do të flasë prokurori i specializuar, David Schwendiman.

Schwendiman do të flasë për emërimin e tij të së fundi si Prokuror i Specializuar dhe do të shpalosë këndvështrimin e tij mbi rolin dhe përgjegjësinë e Prokurorit të Specializuar dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Gjykata do të përbëhet nga gjykatës dhe prokurorë ndërkombëtarë, edhe pse ajo do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

David Schwendiman është emëruar kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale me bazë në Hagë.

Ky nuk është emërimi i parë në Ballkan për Schwendiman, i cili ka punuar si prokuror ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë nga viti 2006 deri në vitin 2009, dhe ka kryesuar departamentin special për krimet e luftës në prokurorinë boshnjake gjatë dy viteve të fundit që ai ishte në vend.

Ndryshe, flitet se aktakuzat e para të ngriten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

The post Sot shpalosen detajet e para për Gjykatën Speciale appeared first on Mesazhi.com.

Universitetet e reja publike po përballen me mungesë buxheti dhe kuadri

Posted: 14 Sep 2016 07:35 PM PDT

Konferenca e rektorëve të universiteteve publike në Kosovë do të mblidhet më 27 shtator për t'i koordinuar veprimet mes këtyre universiteteve.

Kryesuesi i konferencës së rektorëve, Marjan Dema, në një bisedë për gazetën "Epoka e re", ka folur për synimet e kësaj konference, për rolin e saj dhe punët që janë bërë në konsolidimin e këtij organi.

Rektori Dema ka bërë me dije se konferenca e rektorëve ka arritur të konsolidohet në masë të kënaqshme.

"Mendoj se kjo trupë e krijuar për herë të parë në Kosovë është konsoliduar në masë të kënaqshme dhe frytet e bashkëpunimit tanimë janë evidente", ka theksuar Dema, duke shtuar se universitetet publike këtë vit i kanë harmonizuar propozimet dhe kriteret për pranim.

Ai ka thënë se janë duke i shqyrtuar mundësitë e shkëmbimit të personelit akademik për angazhim me honorar në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë (IPAL).

Dema ka thënë se aktualisht universitetet e reja po përballen me mungesë të theksuar të kuadrit të cilët i plotësojnë kushtet statutare për ligjërim në programe përkatëse.

"Në këtë drejtim UP-ja ka shprehur gatishmërinë për t'i përkrahur të gjitha universitetet e reja duke bërë marrëveshje mirëkuptimi me secilin universitet, duke i lejuar personelit të tyre që brenda një dite në javë të angazhohen edhe në universitetet e reja", ka treguar ai. Gjithashtu, disa nga universitetet e reja ballafaqohen me mungesë të duhur të infrastrukturës dhe mungesë të theksuar të buxhetit por, sipas Demës, këta janë hapat e parë pas themelimit të tyre.

Ai beson se në një të afërme edhe këto mungesa do të reduktohen dhe do t'i takojnë së shkuarës.

"Në mbledhjen e fundit, e cila është mbajtur në fund të muajit qershor, e kemi diskutuar edhe këtë problem, pra mungesën e theksuar të buxhetit nëpër universitetet e reja e, po ashtu, edhe në UP. Kjo çështje nga rektorët e universiteteve të reja është diskutuar edhe me ministrin e Arsimit dhe të atë të Financave. Ministria e Financave, me rastin e rishikimit të buxhetit nga UP-ja, ka shkurtuar buxhetin për 400 000 euro, nga të cilat 50 000 euro i janë ndarë UPZ-së", ka thënë rektori Dema.

Ai ka bërë me dije se synim i konferencës së rektorëve është ngritja e cilësisë në arsimin e lartë, dhënia e rekomandimeve për MASHT-in në kuptim të implementimit të praktikave të mira në IPAL.

"Natyrisht në një të ardhme të afërt, synojmë të jemi anëtarë me të drejta të plota të Kartës së Bolonjës. Ndërsa roli i saj është i përcaktuar me UA të nënshkruar nga ministri i arsimit", është shprehur rektori Dema.

Ai ka theksuar se roli i konferencës së rektorëve është bashkëpunimi me institucionet relevante në orientimin e politikave programore në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, në respektim të rolit dhe përgjegjësive të AKA-së.

"Konferenca e rektorëve angazhohet në përmbushjen e përgjegjësive të anëtarëve të saj, në fushën e mësimdhënies, rezultatit të studentëve, mobiliteteve, hulumtimeve, promovimit të hulumtuesve dhe shkencëtarëve të rinj, teknologjisë dhe shkëmbimit të përvojave", ka shtuar Dema.

Po sipas tij, konferenca e rektorëve do t'u rekomandojë institucioneve relevante në çështjet e planifikimit, koordinimit dhe harmonizimit të planit buxhetor. Rol tjetër i kësaj konference është edhe koordinimi me institucionet relevante për caktimin e kritereve për formulën e financimit të IPAL-së në bazë të performancës së treguar.

Rektori i UP-së, Marjan Dema, ka thënë se konferenca e rektorëve do ta bëjë koordinimin me institucionet relevante për krijimin e skemave të bursave studimore për studentët në të gjitha nivelet e studimit në arsimin e lartë dhe propozon tarifat e pagesave të shkollimit të studentëve.

The post Universitetet e reja publike po përballen me mungesë buxheti dhe kuadri appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more