Skip to main content

Mesazhi.com: “Banorët e Jarabulus i gëzohen ardhjes së Kurban-Bajramit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Banorët e Jarabulus i gëzohen ardhjes së Kurban-Bajramit” plus 9 more


Banorët e Jarabulus i gëzohen ardhjes së Kurban-Bajramit

Posted: 12 Sep 2016 07:42 AM PDT

Banorët e qytetit Jarabulus të Sirisë, i cili është qyteti i parë i pastruar nga organizatat terroriste DAESH në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit", pritën me gëzim Kurban Bajramin, raporton Anadolu Agency (AA).

Banorët e qytezës së vogël, pasi u pastrua nga terroristët dhe kontrollin e saj e mori Ushtria e Lirë Siriane, u kthyen në shtëpitë e tyre dhe ndjenë gëzimin e Bajramit për herë të parë pas 2.5 viteve.

Shumica e banorëve të Jarabulusit, namazin e Bajramit e falën në xhaminë Abul Hasan, një nga më të mëdhatë në qytet. Imami i xhamisë Abul Humem në ligjëratën e Bajramit theksoi se Jarabulusi tani është qytet i lirë, dhe apeloi për unitet dhe vëllazëri. Ai shprehu edhe kënaqësinë për numrin e madh të të rinjve në namazin e Bajramit. Pas namazit qytetarët e Jarabulusit i përcollën njëri-tjetrit urime për festën.

Imami i xhamisë Humem për AA tha se sot është ditë historike për qytetin e Jarabulusit, dhe shtoi se gëzimi për shkak të largimit të DAESH-it ndjehet jo vetëm në qytet, por edhe në fshatrat përreth.

"Terroristët e DAESH-it i kanë kthyer banorët tanë një shekull prapa. Ndaluan telefonat celularë dhe kompjuterët", tha imami Humem, dhe me këtë rast falënderoi edhe Turqinë e cila, siç tha ka dhënë kontribut të madh për çlirimin e qytetit.

Banori i Jarabulusit Abu Casim theksoi se për herë të parë pas dy viteve i buzëqeshur ka ardhur në namazin e Bajramit. Ai theksoi se ndjesi të veçantë shkaktoi numri i madh i njerëzve në rrugët e qytetit.

The post Banorët e Jarabulus i gëzohen ardhjes së Kurban-Bajramit appeared first on Mesazhi.com.

Shkodran Mustafi uron për Kurban Bajram

Posted: 12 Sep 2016 07:32 AM PDT

Edhe Shkodra Mustafi ka uruar besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

Mbrojtësi nga Gostivari në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar gjithë myslimanët.

"Urime Festen e Kurban Bajramit të gjitha motrave dhe vëllezërve", ka shkruar Mustafi në Facebook, përcjell Lajmi.net.

Mustafi pritet që nesër ta nis nga minuta e parë ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve, ku Arsenali luan në udhëtim te PSG-ja.

The post Shkodran Mustafi uron për Kurban Bajram appeared first on Mesazhi.com.

Akademiku që përktheu Kur’anin e parë në gjuhën shqipe, është asambleist në Komunën e Prishtinës

Posted: 12 Sep 2016 07:30 AM PDT

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri që është botuar në veprën e tij "Mesime". Por, përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe njihet ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1984.

Feti Mehdi, aktualisht është asamblistë në Kuvendin e Prishtinës, nga radhët e Partisë së Drejtësisë dhe njihet për qasjen liberale të tije ndajë ekzekutivit komunal.

Ky përkthim është botuar në vitin 1985 nga Bashkësia Islame e Kosovës me titullin "Kur'an-i", i cili ka 878 faqe.

Viti 2015 ka shënuar shënon një jubile të rëndësishëm sa për akademik Feti Mehdiun, po aq edhe për kulturën islame shqiptare. Në qershor të vitit të klauar u bënë plot 30 vjet prej se lexuesi shqiptar ka në duar përkthimin në tërësi të Kur`anit në gjuhën shqipe, të përkthyer nga F Mehdiu, transmeton lajmi.net.

Akademik Mehdiu ka lind në vitin 1944, në Zajaz të Kërçovës, Maqedoni.

Është orientalisti i vetëm i gjallë shqiptar që lidh tri shkolla të orientalistikës europiane: Vjenë – Beograd – Prishtinë; student i profesor Fehim Bajraktareviqit – themelues i orientalistikës jugosllave në vitin 1926 dhe bashkëpunëtor i parë i themeluesit të Orientalistikës Shqiptare – prof. Hasan Kaleshit, me të cilin filloi veprimtarinë Katedra e Orientalistikës në Universitetin e Prishtinës në vitin shkollor 1973/74.
Kurani

Në vitin 2009, ka dal në pension pasi ndërtoi orientalistikën shqiptare në Universitetin e Prishtinës.

.Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajete të Kuranit janë bërë nga intelektuali dhe poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri në librin e tij me titull "Thelb' i Kur'anit", që është botuar në veprën e tij "Mesime" në vitin 1894, në Bukuresht.

Përkthyes i disa pjesëve të Kuranit në gjuhën shqipe më 1921 është edhe Ilo M. Qafëzezi, i cili merr për bazë përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze të autorit Georg Sale.

Më vonë bëhen përkthime të pjesshme të Kuranit nga H. Ali Korça. Në kompletin e botuar nga shtëpia botuese Logos-A janë mbledhur në një libër përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe.

Disa pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe janë përkthyer edhe nga H. Abdulla Zemblaku, Ferit Vokopola etj.

The post Akademiku që përktheu Kur’anin e parë në gjuhën shqipe, është asambleist në Komunën e Prishtinës appeared first on Mesazhi.com.

Tjetër tërmet në Shkup, fuqia 4.8 ballë

Posted: 12 Sep 2016 07:23 AM PDT

Rreth orës 19:55, një tjetër tërmet u ndie në Shkup

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, emsc-csem.org, tërmeti ishte i fuqisë 4.8 të Rihterit, ndërsa raportohet që epiqendra të ketë qenë 5 kilometra në juglindje të Shkupit.

Tërmeti më i fuqishëm u regjistruar dje në orën 15:10 minuta me magnitudë prej 5.3 ballë sipas Rihterit, ndërsa epiqendra ishte 7 kilometra në lindje të Shkupit.

Paraprakisht Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi se deri më sot ka pranuar 300 raportime të qytetarëve për dëme të shkaktuara nga tërmeti i cili të dielën goditi Shkupin dhe rrethinën

The post Tjetër tërmet në Shkup, fuqia 4.8 ballë appeared first on Mesazhi.com.

Myftiu Tërnava: Haxhinjtë kosovarë janë shëndosh e mirë

Posted: 12 Sep 2016 07:14 AM PDT

Myftiu Tërnava: Haxhinjtë kosovarë janë shëndosh e mirë
Myftiu Naim ef.Tërnava duke dhënë live intervistë nga Meka për Tv Klan Kosova, ku njoftoi për ecurinë e haxhit potencoi se haxhinjtë tanë janë shëndosh e mirë dhe po i kryejn obligimet dhe ritualet e haxhit sipas rregullave të parapara.

Deri më tani organizimi dhe mbarëvajtja e ritualeve dhe obligimeve tjera të Haxhit ka shkuar shumë mirë.

Myftiu Ternava poashtu uroi shqiptarët dhe muslimanët në përgjithësi për festën e Kurban Bajramit duke e lutur që Zoti të na i pranojë lutjet, haxhin dhe për mirëqenie të përgjithshme për kombin tonë.

Mjeku Dren Boshnjaku nga QKUK po kujdeset në vazhdimësi për haxhinjtë tanë si pjesë e personelit mjekësor të Organizimit të Haxhit./Mesazhi.com/

The post Myftiu Tërnava: Haxhinjtë kosovarë janë shëndosh e mirë appeared first on Mesazhi.com.

Presidenti Erdogan dhuron kurbanin në Shkup

Posted: 12 Sep 2016 07:06 AM PDT

Gjysmëhëna e Kuqe Turke, në Shkup të Maqedonisë realizoi therjen e 350 pjesëve të kurbanit (50 kurbane gjedh), mes të cilëve gjenden edhe pjesët e kurbanit të përbashkët të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministrit, Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).

Therja e cila u realizua në një objekt me pjesëmarrjen e veterinerit dhe teologut, u ndjek nga afër nga ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, Zv/Kryetari i Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë, Ismail Hakki Turunç dhe delegacioni i Gjysmëhënës Turke.

The post Presidenti Erdogan dhuron kurbanin në Shkup appeared first on Mesazhi.com.

Kryeparlamentari Veseli vizitoi BIK-un

Posted: 12 Sep 2016 05:09 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e festës së Kurban Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).

Kryeparlamentari Veseli u prit nga drejtuesit e BIK-ut, të cilët i uroi për festën e Bajramit dhe nëpërmjet tyre, të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë.

"Të gjithë besimtarëve myslimanë të vendit tonë, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhi sublim i kësaj feste të shenjtë, përfaqëson vlerat për të cilat gjithmonë kemi nevojë, humanizmin, solidaritetin dhe paqen mes njerëzve”, theksoi me këtë rast kryeparlamentarit Veseli.

Kryetari Veseli uroi që kjo ditë të sherbejë për të afruar më shumë njerëzit me njëri-tjetrin dhe për të shtuar solidaritetin ndaj njerëzve në nevojë, duke larguar përçarjet dhe urrejtjen.

The post Kryeparlamentari Veseli vizitoi BIK-un appeared first on Mesazhi.com.

Tetë të vdekur në ndërtimtari, Auditori konstaton se shteti nuk po e kryen punën

Posted: 12 Sep 2016 05:08 AM PDT

Sektori i ndërtimit llogaritet punëdhënësi i 4-të më i madh në Kosovë. Ky sektor përcjellët me pasiguri në punë dhe prinë me rastet e lëndimeve dhe me vdekje të punëtorëve. Ndërkohë që punëdhënësit nuk po i sigurojnë vend punishtet si duhet. Është konstatuar edhe zyrtarisht që shteti nuk ka vën kontrolle të duhura rreth mbikëqyrjes së kushteve në punë.

Në sektorin e ndërtimtarisë, në vitin 2014 janë raportuar 63 raste të lëndimeve dhe 9 vdekje, në 2015 janë evidentuar 44 lëndime dhe 8 raste të vdekjeve. Kjo shifër mendohet që është më e madhe, pasi konsiderohet që pronari nuk i paraqet rastet për t'u ikur përgjegjësive ligjore. Në vitin 2012 dhe 2013 ka pasur nga 17 të vdekur, shkruan lajmi.net.

Këto shifra janë nxjerr nga Auditori Gjeneral duke ju referuar të dhënave shtetërore, nga ku ky institucion ka verifikuar nëse sistemet e kontrollit të Inspektorit të Punës (IP) janë funksionale/efektive. Pos që ka publikuar rreth 100 raporte të institucioneve të ndryshme, kryesisht lidhur me pasqyrat financiare të vitit 2015, auditori një kapitull të veçantë ia ka kushtuar edhe sigurisë në punë e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë. Ky kapitull është theksuar tek Raporti i fundit i auditivit. Pra tek, Raporti i Auditorit të Përgjithshëm për Raportin Vjetor Financiar që reflekton rezultatet e auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Organizatave Buxhetore individuale.

"Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka përgatitur draft-planin strategjik/zhvillimor për siguri dhe shëndet në punë, në të cilin janë përcaktuar synimet e IP, por kjo strategji ende nuk është miratuar nga Ministri. IP nuk ka hartuar plan të qartë operativ, vendimet për inspektime janë të rastësishme. Po ashtu IP nuk ka krijuar proces formal të raportimit mbi gjendjen e zbatimit të ligjit. I mungojnë kapacitetet teknike dhe profesionale që ndikojnë në mosrealizimin e inspektimeve të duhura", ka vërtetuar auditori

Po ashtu, auditori ka vërejtur që, edhe Këshilli Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, nuk është funksionalizuar ende. "Ky është organ këshillëdhënës i Qeverisë i cili propozon, rekomandon dhe harton politika si dhe përcjell gjendjen e sigurisë dhe shëndetit në punë".

"Mekanizmat për siguri dhe shëndet në punë duhet të funksionalizohen me qëllim që të rritet siguria (fizike) në punë për punëtoret e sektorit të ndërtimtarisë", ka rekomanduar auditori.

The post Tetë të vdekur në ndërtimtari, Auditori konstaton se shteti nuk po e kryen punën appeared first on Mesazhi.com.

Urimi i veçantë me foto i Edi Ramës

Posted: 12 Sep 2016 05:06 AM PDT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama festën e Kurban Bajramit e ka uruar me një foto të veçantë të publikuar në profilin e tij në Facebook.

"Gëzuar Kurban Bajramin", ka shkruar ai në Facebook, përderisa i ka bashkuar një fotografi, në të cilën hija e minares së xhamisë përshkon pothuajse gjithë lartësinë e Kullës së Sahatit.
rama

The post Urimi i veçantë me foto i Edi Ramës appeared first on Mesazhi.com.

Vdes nëna e heroit Agim Ramadani

Posted: 12 Sep 2016 05:04 AM PDT

Sot në këtë ditë të shenjtë, ditës së Kurban Bajramit morëm lajmin e dhembshem për ndarjen nga kjo botë të Nënës Fetije, nënës së heroit Agim Ramadani, të kësaj nëne bujare fisnike që i fali kombit dhe atdheut njërën nga figurat më emblematike: Agimit luftëtar e atdhetar, Agimit piktor e shkrimtar.

Le të prehet në paqe Nëna Fetije, me mëshirën e zotit dhe dashurinë e madhe të shokëve të luftës së Agimit, që deri në momentin e fundit e trajtuan si nënën e tyre të vërtetë.

Bashkëluftëtarët e Heroit të Kombit, Agim Ramadani, nga Brigada 138 që mban emrin e tij, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e nënës Fetihe.

"Njoftoheni se ka vdekur sot në mëngjes Nëna e Heroit të Kosovës Agim Ramadani, (Fetihe Haliti Ramadani). Varrimi bëhet nesër me datë 13.09.2016 në orën 13:00 në varrezat e fshatin Zhegër- Gjilan. Në emër të të gjithë bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 Agim Ramadani, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti dhe Ramadani. U prehtë në Paqe!", thuhet në njoftim.

"Nëna Fetihe, diti të rritë dhe edukoj në frymë patriotike Heroin e Kosovës, birin e saj dhe të Kosovës, Agim Ramadanin, i cili e bëri atë dhe Kosovën krenarë me veprën e vet sublime. Bashkëndjejmë dhimbje me familjet Haliti dhe Ramadani në këto momente pikëlluese", thuhet më tutje në komunikatë.

The post Vdes nëna e heroit Agim Ramadani appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more