Skip to main content

“Menopauza nuk është fundi: Është gjetur mënyra se si t’u kthehet pëlleshmëria femrave të moshuara?” plus 1 more Shëndetësia

“Menopauza nuk është fundi: Është gjetur mënyra se si t’u kthehet pëlleshmëria femrave të moshuara?” plus 1 more Shëndetësia


Menopauza nuk është fundi: Është gjetur mënyra se si t’u kthehet pëlleshmëria femrave të moshuara?

Posted: 31 Aug 2016 10:22 AM PDT

Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut dhe e kanë injektuar në vezoret e femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar. Kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është filluar.

Shkencëtarët kanë publikuar që kanë zbuluar mënyrën se si të rifillojnë sërish ciklin menstrual, transmeton Telegrafi.

Zbulimi menjëherë është shpallur si njëri ndër më të mëdhenjtë kohëve të fundit. Testet e para tregojnë që u ka shkuar për dore që "të rinojnë" vezoret me ndihmën e trajtimit të gjakut i cili përdoret për shërimin e plagëve.

Te shumica e femrave, duke përfshirë edhe një dyzetvjeçare, e cila para disa vjetësh ka hyrë në pauzë të hershme, cikli menstrual sërish është vendosur.

mm

Hulumtimi të cilin e kanë bërë shkencëtarët nga Athina, është prezantuar në takimin vjetor të Shoqatës së Mjekëve Evropianë të Riprodhimit dhe Embriologjisë, të mbajtur në Finlandë, shkruan The New Scientist.

Shkencëtarët kanë marrë plazmën e pasuruar të gjakut, e cila nxit zhvillimin e indeve dhe kështu shpejton shërimin e eshtrave dhe muskujve të dëmtuar.

Këtë plazmë ua kanë injektuar në vezore femrave te të cilat procesi i menopauzës tashmë ka filluar dhe kanë konstatuar që pas procedurës cikli menstrual sërish është krijuar.

Nga ato cikle menstruale sërish shkencëtarët kanë arritur të mbledhin dhe të ngjizin qelizave vezore të cilat, shpresojnë mjekët, më vonë mund të implantohen në mitër.

Ky hap i fundit akoma nuk është verifikuar në praktikë. /Telegrafi/

ID:21258473

ID:21258473

The post Menopauza nuk është fundi: Është gjetur mënyra se si t'u kthehet pëlleshmëria femrave të moshuara? appeared first on Telegrafi.

Paralajmërojnë shkencëtarët: Tatuazhet e shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse

Posted: 31 Aug 2016 07:21 AM PDT

Në Amerikë dhe shtetet tjera Perëndimore qe një kohë të gjatë është aktiv trendi i tatuazheve, ndërsa ditëve të sotme ky trend është shpërndarë përgjatë tërë botës, e veçanërisht në mesin e personave të rinj.

Sidoqoftë, studime të shumta tregojnë se shëndeti i njeriut mund të jetë në rrezik nga tatuazhet, transmeton Telegrafi.

Disa ngjyra të tatuazheve përmbajnë substanca të cilat e shkaktojnë tumorin. Ky zbulim tronditës ka ardhur nga një mbledhje e specialistëve të Britanisë nga Organizata e Shëndetit të Përgjithshëm.

Ata, në zbulimin e tyre më të ri e nxjerrin në shesh rrezikun e nanopartiklave nga ngjyra e tatuazheve që mbahen në shpretkë përmes gjakut dhe veshkave.

Kjo e zvogëlon kapacitetin e trupit për t'i bërë ballë helmeve.

Rreziku i ngjyrave të kuqe dhe të kaltra

Ky hulumtim i ri pajtohet me ato të mëhershmet të cilët kishin demonstruar se ngjyrat e kuqe përmbajnë merkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe e kaltër përmbajnë kobalt.

Këto kimikale janë shkaktarë të kancerit, prandaj duhet të keni kujdes.

Rreziku i ngjyrës së zezë

Studimi nga Dr. Georgina serua nga Kopenhaga ka demonstruar se ka agjentë që shkaktojnë kancerin në 13 nga 21 ngjyrat që zakonisht përdoren për tatuazhe në Evropë.

Sipas hulumtimeve të SHBA-së, ngjyra e zezë e tatuazheve prodhohet duke e përdorur benzopirenin,  përbërës i cili gjatë eksperimenteve në kafshë është dëshmuar se e shkakton kancerin në lëkurë. /Telegrafi/

The post Paralajmërojnë shkencëtarët: Tatuazhet e shkaktojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more