Skip to main content

“Me kthimin e nënave në punë – fillon frustrimi për përkujdesjen e fëmijëve!” plus 4 more femra.net

“Me kthimin e nënave në punë – fillon frustrimi për përkujdesjen e fëmijëve!” plus 4 more femra.net


Me kthimin e nënave në punë – fillon frustrimi për përkujdesjen e fëmijëve!

Posted: 15 Sep 2016 01:50 AM PDT

nene-femije-kujdes-pune-rikthim-ankth

Nëse një nënë ka një punë, herët apo vonë ajo do ti rikthehet asaj, disa më herët e disa më vonë, varet sa mund të përballojë kohëzgjatjen e pushimit me fëmijën e saj. Pastaj, fillon një luftë me ndjenja të dyfishta dhe nevoja për riorganizim më të mirë familjar.

Nënat do të gjenin arsye të panumërta për të qëndruar akoma ca kohë me fëmijën në shtëpi, por vetëm disa obligohen të kthehen në punë:

  • Kalimi i lejës së pushimit të maternitetit
  • Shfrytëzimi i pushimeve vjetore.

Rregulli është për të hartuar një plan se kush do të kujdeset për fëmijët tuaj, kush do të përgatit drekën, kush do ti dërgojë dhe marr fëmijët në arsimin parashkollor apo çerdhe. E gjithë kjo me siguri nuk rregullohet brenda natës, ashtu sikur edhe juve nuk ju vjen lehtë të ndaheni mënjëherë nga fëmija, apo jo? Natyrisht, është mjaft relaksuese kur ta pini kafenë e mëngjesit në zyrë pa ndonjë pengesë, apo të dilni gjatë kohës së pushimit për drekë dhe të hani me shumë qetësi. E vërteta është se me fëmijë nuk mund të jeni kaq e qetë në shtëpi. Cila nga nënat ka arritur që ta pijë supën e ngrohtë në shtëpi, të shkojë në tualet pa e ndjekur fëmija apo ti përgjigjet ndonjë interviste telefonike pa ia marrë fëmija dhe duke e penguar të flasë lirshëm? Kjo ndodhë, por jo me ndonjë paramendim. Andaj, kthimi në punë mund të ju shkarkojë paksa stresin dhe rrëmujën që keni brenda vetes, pavarsisht se çfarë lloj pune punoni.

A është fëmija i përgatitur për një kujdestare apo dado? Po ju?

Pyetja më e keqe që ju bëjnë kolegët pas kthimit tuaj në punë është: "A po gëzoheni që i jeni rikthyer punës"? Kjo nuk është ndonjë pyetje ngacmuese por thjeshtë ashtu e mendojnë. Por, për ju është sikur ju pyesin se apo gëzohesh që po largohesh nga fëmija yt për disa orë të tëra. Por e vërteta nuk është ashtu. Do të ishte mirë sikur të ishit edhe në punë por edhe me fëmijën tuaj, domethënë orari i punës të zgjaste 4 orë e gjysmë e jo 8 orë të plota. Por, ta lëmë imagjinatën anash. Le të fokusohemi në gjërat që tingëllojnë mirë. Fokusi i organizimit ku të gjithë do të jenë të kënaqur, që edhe pas orarit të punës të mbetet kohë për lojëra dhe argëtim.

Një fëmijë njëvjeçar e ka të vështirë të përgatitet për largimin tuaj në punë ku çdo mëngjes mund të përfundoni në krijimin e dramave të ndryshme për mosndarjen nga ju dhe se çdo ditë vjen duke u rënduar. Nuk ka tjetër zgjidhje veçse të zgjoheni herët dhe të ikni pa ju parë. Nëse fëmijën tuaj nuk e ruan gjyshja por keni punësuar një kujdestare, atëherë sigurohuni që fëmija të njoh paraprakisht dadon e të mësohet me të, dhe asesi të ngelet vetëm në shtëpi me një person krejtsisht të panjohur. Bisedoni hapur me dadon për kërkesat dhe dëshirat tuaja dhe të fëmijës, rregulloni ritmin e ditës dhe mësojani shprehitë e fëmijës suaj. Por bëhuni edhe fleksibil. Një dado e mirë shpejtë do të mësojë, nuk do të hezitojë të pyesë dhe do të gjejë gjuhë të përbashkët me fëmijët dhe prindërit. Sinqeriteti reciprok është mëse i rëndësishëm, por mos prisni të dini saktësisht të gjitha detajet e ditës. Mundohuni të ndërtoni besimin reciprok, por nëse një kohë të gjatë ju mundon dhe pengon dadoja juaj për mosrespektim të udhëzimeve bazë, apo fyerje me fjalë të rënda, atëherë mendoni për alternativa tjera ose zëvendësim të dados.

Dhe kë do ta duani gjatë tërë ditës

Dihet se orari i gjatë dhe i ngarkuar në punë ju privon nga shumë aktivitete që ndoshta i keni bërë gjatë kohës kur keni qëndruar tërë ditën me fëmijën tuaj. Por, asesi nuk duhet zemëruar, gjithçka e ka edhe fundin e tij. Pra, pas orarit të punës ju sërish i riktheheni normalitetit të jetës, edhepse do të humbisni një kohë të konsiderueshme të ditës. Ju sërish nuk e humbisni një puthje të tij/saj, një përqafim, një lojë së bashku, një argëtim, një shetitje në natyrë apo vënie në gjumë. Nuk ka asgjë më të këndshme të dashurisë së mrekullueshme mes nënës dhe fëmijës kur fëmija ju pret me gëzim duke ju thënë: "Nënë më ke munguar, mezi pres që të vish nga puna, të dua aq shumë"! mjafton thjeshtë një buzëqeshje dhe fjalët nuk janë të nevojshme gjithsesi./femra.net/

 

Der Beitrag Me kthimin e nënave në punë – fillon frustrimi për përkujdesjen e fëmijëve! erschien zuerst auf femra.net.

Trendi më i ri në Instagram: Aksesorë që po i mahnisin përcjellëset e modës!

Posted: 15 Sep 2016 01:31 AM PDT

trend-kepuce-dukje-mode

Ka shumë aksesorë dhe kombinime të veshjeve që po mahnisin dhe lënë përshtypje përcjellësve të modës apo "trendseterkave", por vetëm disa prej këtyre bëhen një trend i vërtetë i modës që lë gjurmë në skenën e modës botërore. Njëri prej tyre, i veçuar këto ditë dhe është bërë shumë tërheqës falë Instagramit, janë aksesorët e brendit Miu Miu. Se sa të famshëm janë bërë këto aksesorë tregon edhe fakti i hashtagut që është krijuar në Instagram. Kështu, të gjitha bukuroshet e famshme, që kanë blerë ndonjë aksesorë nga koleksioni i brendit Miu Miu, mund të ekspozohen përmes postimit të fotografive duke shkruar hashtagun #girlinmiumiu.

trendet-instagram-1

Çfarë është që i bën këto aksesorë kaq tërheqës dhe të famshëm? Para së gjithash, shumë detaje të cilat përmbajnë një shumëllojshmëri të perlave apo cirkonave, material prej pelushi apo rruaza të ndryshme. Përveç kësaj, edhe vet llojet e modeleve kanë tërhequr vëmendje. Kjo është lista e preferuar e përcjellësve të modës me detajet e veçuara: pantofla me material prej pelushi që për dallim nga viti i kaluar, tani janë të detajuar me rruaza, perla dhe cirkone; pastaj këpucë baleti prej dantele që për dallim nga modelet standarde dallojnë në zgjedhjen e shiritave shumëngjyrëshe që lidhen rreth këmbëve dhe nyjeve; gjithashtu këtu bëjnë pjesë edhe këpucët kadife me platformë dhe take të larta që po dominojnë në pasarelat e modës.

trendet-instagram-2

Shtëpia e modës Miu Miu, ka zbuluar koleksionin e saj të ri të këpucëve duke konfirmuar përfundimisht se ekspertët e modës kanë krijuar një fenomen global dhe se numri i adhuruesve të këtyre aksesorëve po vjen duke u rritur çdo ditë e më shumë. Një gjë është e sigurtë, pa marrë parasysh se sa abstrakte duken në shikim të parë, këto aksesorë janë një terren ideal për eksperimentim. Ky trend është përhapur në shumë evenimente të rëndësishme si në tapetin e kuq apo në pasarela të ndryshme të modës në mbarë botën dhe se shkalla e rrezikshmërisë për dështim është shumë pak imponuese, sepse rezultati përfundimtar është mëse pozitiv./femra.net/

trendet-instagram-3 trendet-instagram-4

trendet-instagram-5 trendet-instagram-6

Der Beitrag Trendi më i ri në Instagram: Aksesorë që po i mahnisin përcjellëset e modës! erschien zuerst auf femra.net.

Këshilla e kësaj floktare i dëgjon edhe Kate Middleton, pse jo edhe ju?

Posted: 15 Sep 2016 01:11 AM PDT

floke-keshilla-kate-middleton

Flokë rrebele, qime të thata dhe maja të shprishura janë problemet më të shpeshta për të cilat gratë ankohen te floktari dhe kërkojnë ndihmë. Probleme të ngjashme kanë edhe zonjat e njohura të cilat i kemi aq shumë zili. Kështu, edhe dukesha e Kembrixhit ka një floktare personale, e cila me të gjitha gratë e botës ka këmbyer këshilla për flokë më të bukura dhe më të shpeshta.

– Kur jeni më në moshë duhet të jeni më të mençur dhe më të zgjuar. Vëllimin që keni pasur menjëherë pas larjes së flokëve, kur mjaftonte vetëm të shkundni kokën disa herë, me vite humbet. Megjithatë, është e mundur ta ruani, si dhe dendësinë e flokëve – shpjegon Denis McAdams, e cila është floktare për 40 vjet dhe e cila ishte përgjegjëse për pamjen e flokëve të gjithë familjes mbretërore angleze.

Këshillat e saj kanë vërtetë vlerë floriri, dhe nëse i dëgjoni nuk do të shqetësoheni më për flokët tuaja:

Dëshironi flokë të dendura?

Pas larjes dhe tharjes, kur flokët janë ende të ngrohta, mbështjellini në "bigudi" (llokne) (vetë-ngjitëse). Kaloni një natë me ta dhe në mëngjes do të mahniteni. Kur i hiqni ato, krehni flokët me furçë për tharje flokësh dhe shiqoni sa keni fituar në vëllim.

Shkurtoni shpesh flokët

Mos mendoni se flokët tuaj do të bëhen të shkurta nëse i mirëmbani rregullisht. Është e pabesueshme se prerja minimale prej vetëm një apo dy centimetrash, sa mund të ndikojë automatikisht në pamjen e flokëve tuaj.

Sipas rekomandimit të floktares, shkurtoni çdo gjashtë deri tetë javë për efekt maksimal.

Lani me shampon për larje të thatë

Sot/sonte në asnjë mënyrë nuk mund të arrini t'i lani flokët, më së miri është të provoni shamponin për larje të thatë. Para se të flini, shpërndani shamponin-sprej në majë të kokës, si dhe rreth veshëve. Kjo është, natyrisht, një zgjidhje e përkohshme, për këtë lani flokët normalisht të nesërmen sepse përdorimi i gjatë i shamponit për larje të thatë mund të shkatërrojë shkëlqimin natyral të flokëve tuaj.

Fjetja në jastëk mëndafshi

Sigurisht shpesh keni dëgjuar se fjetja në saten apo mëndafsh ndihmon mjaft në shprishjen e flokëve.

– Jam ithtar i madh i fjetjes në jastëk sateni apo mëndafshi. Pengon shprishjen e flokëve, dhe qimet mbeten të lëmuara. Këtë truk në fakt e kam mësuar nga Grace Kelly. Në momentin që i lante dhe i thante flokët, i mbështjellte në një shall mëndafshi dhe i mbante kështu deri sa bëhej gati për të dalë – shpjegon floktarja (frizerja) e njohur./femra.net/

Femra.net ju propozon shampon organike BioKap, ku përveç shumë efekteve të tjera edhe forcon flokët. Përbërësit e veçantë të kësaj shampoje kujdesen për shëndetin e flokëve tuja. Për më shumë informata klikoni këtu…

biokap-shampo-teme


 

Der Beitrag Këshilla e kësaj floktare i dëgjon edhe Kate Middleton, pse jo edhe ju? erschien zuerst auf femra.net.

Historia e vërtetë nga Titaniku që do të ju prekë në zemër

Posted: 15 Sep 2016 12:29 AM PDT

historia-titaniku

Çdokush që ka shikuar “Titanic” me siguri i kujtohet gjyshi dhe gjyshja të cilët, të shtrirë në krevat në kabinën e tyre, ndërsa uji i akullt rritet, të përqafuar dhe në heshtje presin fundin. Skena nga filmi legjendar ka prekur edhe zemrat më të ngurta, por pak njerëz e dinin se nuk po flitej për lirinë artistike, por për historinë e pabesueshme të vërtetë të njerëzve që nuk pranuan të shpëtojnë dhe kanë vendosur të shkojnë në vdekje "ashtu siç kishin jetuar – së bashku".

Isidor dhe Ida Straus për shumë gjëra kanë qenë çift i ëndrrave. Edhe pse martesa e tyre ka qenë e pajtuar nga familja, dashuria mes biznesmenit amerikan me origjinë gjermane, një nga themeluesit e zinxhirit të tregëtisë “Macy” dhe vajzës së edukuar mirë, familja e së cilës kohët e fundit arriti nga Evropa në Shtetet e Bashkuara, shumë shpejt ka lulėzuar dhe ka qenë e sinqertë dhe e thellë. Në vitin 1871 Isidor dhe Rosalie – Ida u martuan. Gjatë 15 viteve të ardhshme martesa u kurorëzua edhe me shtatë fëmijë. Miqtë dhe familja Isidorin dhe Idën i konsideronin shpirtmirë dhe bashkëshortë të cilët kanë qenë tepër të lidhur ndaj njëri-tjetrit. Isidor për shkak të punës së tij ka udhëtuar shumë, por me gruan e tij gjithmonë kanë shkëmbyer edhe nga disa letra në ditë.

Kur fëmijët janë rritur tashmë, Ida dhe Isidor nuk kishin më arsye të jenë të ndarë, ashtuqë Ida shpesh udhëtonte me burrin e saj. Ky ishte edhe rasti i këtij dimri fatal i vitit 1911/1912.

“Ku të shkosh ti, do shkoj dhe unë”

Çifti dimrin e kaloi në Evropë, kryesisht në Francë. Ishte e parashikuar të kthehen në shtëpi më herët, por greva e prodhuesve të qymyrit në Angli i shtyu planet e tyre. Isidorit i është thënë se drejt Amerikës, për aq kohë sa zgjat greva, sigurtë do të lundrojë vetëm një anije – madhështorja, "e pafundosshmja" Titanic.

Dhe kështu Isidor dhe Ida u gjetën në rrugë për në Amerikë më 14 prill 1912, kur Titaniku goditi një breg akulli dhe filloi të fundosej. Është vërejtur se çifti erdhi deri te varka e shpëtimit nr 8, të shoqëruar nga shërbëtorja e znj. Strauss, Ellen Bird. Meqë bëhej fjalë për një zonjë dhe zotëri në moshë, oficeri përgjegjës për evakuimin ju ofroi atyre vende në barkë, por Isidor nuk pranoi të shpëtohet për aq kohë sa në Titanik ka gra dhe fëmijë. Pas kësaj, as Ida nuk pranoi të hyjë në barkë.

"Ne kemi jetuar së bashku për shumë vite. Nuk dua që tani të ndahem nga burri im. Ashtu siç kemi jetuar, ashtu edhe do të vdesim – se bashku", tha Ida, dhe këtë e kanë dëshmuar shumë, të cilët tashmë ishin në barkë.

Edhe pse burri i'u lut të shpëtojë, Ida nuk ndryshoi mendje. Shërbyeses së saj i dha pallton, thjeshtë duke i thënë se "asaj nuk do t'i duhej" dhe e vendos atë në barkë, dhe pastaj me burrin e saj është larguar. Për herë të fundit janë parë ulur në kuvertë duke u mbajtur për duar derisa rreth tyre gjithçka rrënohet dhe zhduket në ujërat e akullt të Oqeanit Atlantik.

Kur pasagjerët e mbijetuar të anijes "Carpathia" arritën në Nju Jork shumica, duke përfshirë edhe shërbëtoren Ellen, u treguan gazetarëve historinë e Isidor dhe Ida Straus, duke e quajtur si "shembulli më i pabesueshëm i dashurisë dhe përkushtimit", dhe u zgjërua me shpejtësi në botë. Rabinët gjatë shërbimit në sinagoga u rrëfenin besimtarëve, gazetat shkruanin në lidhje me të, i është përkushtuar edhe këngë – "Katastrofa e Titanikut", e cila ishte e popullarizuar në mesin e hebrenjve amerikanë.

Trupi i Isidor-it është gjetur dhe identifikuar, por i Ida-s ka mbetur përgjithmonë diku në thellësitë e oqeanit. Megjithatë, në varrin e Strauss-it në Bronx dashuria e tyre është përjetësuar përgjithmonë me një citat të thjeshtë nga "Këngë mbi këngët": "Uji nuk mund ta shuaj dashurinë – as nuk mund ta fundosë"./femra.net/

 

Der Beitrag Historia e vërtetë nga Titaniku që do të ju prekë në zemër erschien zuerst auf femra.net.

Test: A e dini cili nga këto fakte është i vërtetë

Posted: 14 Sep 2016 08:05 AM PDT

test-lexim-njohuri-fakte

Jetojmë në kohën ku kemi qasje shumë të lehtë në pothuajse të gjitha informatat. Sido që të jetë disa nga ne ende besojnë në disa gjëra të pavërteta.
Më këtë test ju ofrojmë mundësinë për marrë disa përgjigje të sakta dhe që mund të ndryshojnë edhe perceptimn tuja për botën.

Der Beitrag Test: A e dini cili nga këto fakte është i vërtetë erschien zuerst auf femra.net.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more