Skip to main content

“Mbi 300,000 të vrarë në luftën e Sirisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Mbi 300,000 të vrarë në luftën e Sirisë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Mbi 300,000 të vrarë në luftën e Sirisë

Posted: 13 Sep 2016 10:04 AM PDT

Një grup i aktivistëve sirianë, i cili monitoron luftën civile në Siri, tha se mbi 300,000 njerëz janë vrarë deri më tash në konflikt. Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, me seli në Britani, tha se të vrarët përfshijnë 59,000 trupa qeveritare dhe mbi 86,000 civilë. Të tjerët, sipas Vëzhguesit, janë rebelë, luftëtarë të huaj, militantë të Hezbollahut dhe dezertues nga ushtria siriane. Vëzhguesi tha se shifra e të vrarëve mund të jetë për 70,000 më e lartë, pasi shumë grupe kryengritëse nuk i raportojnë vdekjet, ndërsa disa vdekje të tjera nuk dokumentohen. Lufta civile në Siri ka nisur në vitin 2011. Shifra e fundit e dhënë nga OKB-ja – e cila ka ndaluar ndjekjen e viktimave në vitin 2015 – ka qenë 250,000 të vrarë në Siri. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Clinton: S’e kam ditur që pneumonia bëhet problem i madh

Posted: 13 Sep 2016 09:50 AM PDT

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton, e ka fshehur diagnozën e pneumonisë nga shumica e stafit. Sipas disa raporteve, vetëm familja dhe disa ndihmës të afërt kanë qenë në dijeni. Clinton është diagnostikuar më 9 shtator, por ajo ka vazhduar fushatën. Ekipi i saj është detyruar ta bëjë publike diagnozën të dielën, kur Clinton ka humbur balancën, në një shërbim përkujtimor për 11 shtatorin. Duke folur në një intervistë për televizionin CNN, Clinton ka thënë se tani ndihet shumë më mirë. "Nuk e kam ditur se do të bëhet një problem kaq i madh", ka thënë Clinton pasi është pyetur se përse nuk e ka bërë publike diagnozën. Demokratët tani janë të shqetësuar se diganoza e Clintonit do të shfrytëzohet nga kundërshtarët e saj republikanë. Lexoni edhe këtë: Pneumonia e Clintonit ngre shqetësime për Demokratët

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë kundër korrupsionit

Posted: 13 Sep 2016 09:05 AM PDT

Një grup i qytetarëve të Kosovës ka protestuar sot në Prishtinë, për të tetën herë më radhë, ndaj, siç thuhet, "skandalit të përgjimeve, keqqeverisjes dhe korrupsionit, që dëshmojnë se gjendja e vendit nuk mund të përmirësohet pa përpjekjen e qytetarëve të ndershëm". Protesta është iniciuar përmes një publikimi në rrjetin social Facebook. Në protestë disa herë janë parë edhe zyrtarë të disa partive opozitare dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia akuzon rebelët për shkelje të armëpushimit në Siri

Posted: 13 Sep 2016 09:05 AM PDT

Rusia akuzoi grupet rebele, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, për shkelje të vazhdueshme të armëpushimit në Siri. Zyrtari i lartë i ushtrisë ruse, Viktor Poznikhir, tha se trupat qeveritare të Sirisë "kanë ndaluar luftimet gjetkë", pos në zonat ku operojnë grupet ekstremiste: Shteti Islamik dhe Jabhat Fateh al-Sham. "Për fat të keq, e njëjta nuk mund të thuhet për grupet e armatosura të opozitës së moderuar, e cila kontrollohet nga SHBA-ja", tha Poznikhir. "Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit (të hënën), janë regjistruar 23 raste të qitjes në zonat e banueshme dhe në pozicionet qeveritare", shtoi ai. Armëpushimi është ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mbështesin palë të ndryshme në luftën civile të Sirisë. Kremlini mbështet presidentin Bashar al-Assad, ndërsa Shtetet e Bashkuara përkrahin grupet rebele që duan rrëzimin e tij nga pushteti.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Brenda tre ditësh Shkupi goditet nga 12 tërmete 

Posted: 13 Sep 2016 08:50 AM PDT

Banorë të shumtë të Shkupit edhe natën e të hënës mbetën jashtë banesave të tyre veçanërisht ata që jetojnë në katet më të larta të ndërtesave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Festimi i Kurban Bajramit në Pakistan

Posted: 13 Sep 2016 08:02 AM PDT

Në Pakistan myslimanët festuan Kurban Bajramin, festën e sakrificës. Më 13 shtator, në qytetin veriperëndimor të Peshawarit, shënimi i kësaj feste filloi me faljen e namazit në një fushë të hapur. Pas kësaj banorët sakrifikuan kafshët si lutje ndaj Zotit. Besimtarët në qytetin e Quettas u falën në rrugë. Lidhur me këtë festë fetare, Pakistani ka ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë. Në disa zona valët e telefonit janë bllokuar përkohësisht. Këto masa janë pjesë e hapave për të parandaluar sulme të mundshme nga militantët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ukrainë: Liderët separatistë kanë shpallur armëpushim të njëanshëm

Posted: 13 Sep 2016 07:38 AM PDT

Liderët e separatistëve në rajonet lindore të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, sot kanë shpallur armëpushim të njëanshëm, që fillon sot në mesnatë. Këta liderë kanë shprehur "përkushtim të plotë" për marrëveshjet e Minskut dhe ato i konsiderojnë si "zgjidhje e vetme". Ata kanë kërkuar që edhe qeveria e Ukrainës të veproj njejtë. Kjo është hera e parë që separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, ta paraqesin idenë e armëpushimit të njëanshëm. Kjo shpallje u bë pak orë pasi presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se pret që parlamenti së shpejti të votoj për ndryshimet kushtetuese, me të cilat sigurohet autonomi për pjesën lindore të Ukrainës. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në këtë rajon ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre separatiste, janë vrarë më se 9,500 vetë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuvendi i Kosovës në shpërputhje me përgjegjësitë politike

Posted: 13 Sep 2016 07:20 AM PDT

Kuvendi i Kosovës e ka përmbyllur sesionin pranveror të tij përmes përplasjeve të forta ndërmjet pozitës e opozitës për çështje të ndryshme dhe me ndërprerje të shumta të punës, duke mos arritur të përmbushë detyrat e miratimit të ligjeve dhe pakove ligjore, për të cilat është thirrur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil

Posted: 13 Sep 2016 07:18 AM PDT

Të dhënat zyrtare tregojnë se inflacioni në Britani po qëndron stabil në 0.6% edhe në muajin gusht, derisa çmimet më të lira për ushqim dhe pije joalkoolike kanë ndihmuar në kompensimin e rritjes së shpenzimeve të transportit dhe të hotelierisë. Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra. Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian. Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë. Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan. Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çeki: Nga goditja e topit të hokejit në kokë – ka vdekur referi

Posted: 13 Sep 2016 06:54 AM PDT

Një refer i hokejit në akull ka vdekur pas një lëndimi të pësuar nga goditja e topit. Federata Çeke e Hokejit në Akull tha se referi, Pavel Lainka, 24 vjeçar, ka vdekur të dielën, pa elaborim të lëndimit të tij, raporton AP nga Praga. Sipas raporteve në media, Lainka ishte qëlluar në kokë nga topi i hokejit gjatë një ndeshjeje në kategorinë e të rinjëve. Federata tha se një minutë e heshtjes për nder të referit Lainka do të mbahet në të gjitha takimet e dy ligave më të larta të hokejit në akull në këtë vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Armëpushimi në Siri po respektohet në masë të madhe

Posted: 13 Sep 2016 06:44 AM PDT

Ndalja e armiqësive në Siri në masë të madhe po respektohet gjatë ditës së sotme, megjithqë ka pasur raporte për shkelje të vogla. Ky armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është përshkruar si i mundshëm dhe "rasti i fundit për ta shpëtuar Sirinë unike". Në qytetin verior Alepo, që ishte skenë e luftimeve të ashpra gjatë muajve të fundit, aktivistët opzitarë thanë se pjesë të qytetit nën kontrollin e kryengritësve janë të qeta. Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë ka raportuar se 20 kamionë të Kombeve të Bashkuara janë larguar nga Turqia për të dërguar ndihmë humanitare në Alepo. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka raportuar për shkelje sporadike, nga forcat qeveritare dhe ato kryengritëse në provincën Hama dhe në kryeqytetin Damask. Nëse armëpushimi respektohet për një javë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të ndërmarrin sulme ajrore të koordinuara kundër grupit Jabhat Fateh al-Sham, dikur Fronti al-Nusra, i lidhur me al-Kaidën, dhe kundër militantëve të Shtetit Islamik. Armëpushimi nuk ka të bëjë me këto dy grupe ekstremiste. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mungesa e dialogut të brendshëm rrezikon proceset politike

Posted: 13 Sep 2016 06:35 AM PDT

Analistët në Prishtinë thonë se mostrajtimi i problemeve politike nga pushteti dhe opozita po rrezikon jo vetëm proceset politike, por edhe vet gjendjen e tërësishme të sigurisë në vend, duke u bërë potencial i tensioneve të panevojshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndihma e BE-së për Ballkanin ishte penguar nga autoritetet lokale

Posted: 13 Sep 2016 06:15 AM PDT

Ndihma e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, ishte penguar nga "mungesat e konsideruara" në qeveritë e vendeve, ka raportuar sot një organizatë mbikëqyrëse financiare e BE-së. Fondet mund të reduktohen apo ndalen për t'i detyruar autoritetet në Shqipëri, Bosnjë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi, që të bashkëpunojnë, ka sugjeruar Gjykata Evropiane e Auditimit. Vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë marrë 5.1 miliardë euro në mbështetjen para-asocimit nga Komisioni Evropian, në periudhën 2007 – 2014, thuhet në raportin e kësaj gjykate, raporton AFP nga Brukseli. Mëtutje, theksohet se ndihma ishte "gjërësisht efektive", por ishte "penguar nga mangësitë në autoritetet kombëtare". Në këtë aspekt, përmenden "kapaciteti i dobët administrativ" dhe "mungesa e vullnetit politik për reformimin e institucioneve" në disa vende. "Komisioni duhet në mënyrë sistematike të zbatoj kushte strikte dhe t'i respektoj ato", tha anëtari i Gjykatës Evropiane të Auditimit, Istvan Szabolcs Fazakash, në deklaratën e tij dhe ka shtuar se "nëse është e domosdoshme, pagesat e ardhshme mund të reduktohen ose suspendohen". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova në zonën e tërmeteve – ndërtimet e dobëta rrezikojnë Prishtinën

Posted: 13 Sep 2016 06:13 AM PDT

Kosova shtrihet në një zonë tektonike, ku lëkundjet e tokës mund të jenë të shpeshta dhe të fuqishme. Tërmetet e ditëve të fundit në Shkup, kanë prekur edhe Kosovën dhe qytetarët e Prishtinës thonë se i kanë ndjerë dridhjet e të paktën një prej disa tërmeteve që goditën kryeqytetin maqedonas.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NUNS: Kritikohet Kuriri lidhur me artikullin për shqiptarët

Posted: 13 Sep 2016 06:05 AM PDT

Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Serbi (NUNS) e ka kritikuar ashpër redaksinë e së përditshmes beogradase, Kurir, për shkak të gjuhës së urrejtjes në një tekst të botuar sot, ku përdoret shprehja "shiptari". Kjo shprehje është përdorë në titullin e artikullit "Shqiptarët përgatisin masakër të serbëve". NUNS ka theksuar se gazeta Kurir, duke e përdorë këtë shprehje ofenduese për shqiptarët, nuk i ka shkelur vetëm standardet etike të gazetarisë, por edhe normat ndërkombëtare dhe vendëse për mospërdorim të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, raporton agjencia Beta nga Beogradi. Shoqata e Pavarur e Gazetarëve në Serbi konsideron se ekipi redaktues i Kuririt, me këtë tekst, me vetëdije e ka thyer Kodeksin e gazetarëve të Serbisë, ku theksohet se "gazetari duhet tu kundërvihet të gjithëve, që i shkelin të drejtat e njeriut ose angazhohen për çdo lloj të diskriminimit, të gjuhës së urrejtjes dhe nxitje të dhunës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vonesat në sigurimin e vaksinave e shtrinë sëmundjen gungore tek kafshët

Posted: 13 Sep 2016 05:58 AM PDT

Mbi 200 krerë lopë kanë ngordhur në Kosovë nga sëmundja gungore e lëkurës, ndonëse ende nuk ka shënime të sakta për numrin e plotë të kafshëve të prekura me këtë smëundje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vriten tre ushtarë ukrainas

Posted: 13 Sep 2016 05:42 AM PDT

Ukraina thotë se tre trupa qeveritare janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur në luftimet me separatistët pro-rusë në lindje të vendit, në 24 orët e fundit. Dhuna vjen edhe pasi të duaj palët u pajtuan për një marrëveshje armëpushimi, që hyri në fuqi më 1 shtator. Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Motuzyanyk u ka thënë gazetarëve se ushtarët janë vrarë në provincat Lugansk dhe Donetsk. "Fatkeqësisht tre ushtarë ukrainas janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur", ka thënë ai. Vdekjet e ushtarëve vijnë në prag të vizitës së ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës në Kiev, të cilët po bëjnë përpjekje për të ringjallur armëpushimin. Në luftimet mes forcave qeveritare dhe separatistëve janë vrarë më shumë se 9,500 persona, që prej prillit të vitit 2014.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dëmet nga tërmeti në Shkup

Posted: 13 Sep 2016 05:08 AM PDT

Disa tërmete kanë goditur ditët e fundit kryeqytetin e Maqedonisë, Shkupin, duke shkaktuar dhjetëra të lënduar, si dhe dëme të mëdha materiale. Më i fuqishmi ishte ai prej 5.3 ballë të Shkallës së Rihterit, i ditës së diele. Shërbimi për Maqedoninë i Radios Evropa e Lirë sjell këtë video që tregon për dëmet materiale, si pasojë e këtij tërmeti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia serbe dhe gjermane kanë arrestuar 30 trafikantë të drogës

Posted: 13 Sep 2016 04:59 AM PDT

Policia e Serbisë në operacione të përbashkëta me policinë gjermane, për 13 muaj kanë arrestuar 30 trafikues dhe shpërndarës të drogës. Kështu ka njoftuar sot ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic. Policia seber ka konfiskuar rreth 300 kilogramë kokainë dhe droga të tjera dhe ka zbuluar shtatë laboratore të drogës në Serbi dhe Gjermani. Stefanovic ka shtuar se vlera e drogës së konfiskuar vlerësohet të tjerë 20 milionë euro, ndërkaq gjatë këtyre operacioneve, policia ka gjetur armë dhe para. "Ky është një shembull i bashkëpunimit në mes të policisë serbe dhe gjermane", ka thënë Stefanovic. "I është dhënë një goditje e madhe karteleve të drogës", ka shtuar tutje ai. Në mesin e të dyshuarve është edhe lideri i fansave të një klubi futbolli të Beogradit, ka njoftuar ministri Stefanovic. Ndërkaq, ka shtuar se edhe tre të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati. Në shtetin fqinj, në Mal të Zi, autoritetet kanë arrestuar nëntë anëtarë të një bande kriminale që dyshohet se qëndron prapanjë vale të vrasjeve të kryera së fundmi në qytetin e Kotorrit. Shtatë të dyshuar të tjerë janë akoma në arrati, ka thënë Zyra e Prokurorit në Mal të Zi. Të dyshuarit po përballen me akuza për kontrabandim, armëmbajtje pa leje dhe abuzim të pushtetit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Arrestohen tre sirianë për sulmet në Paris

Posted: 13 Sep 2016 04:32 AM PDT

Gjermania ka arrestuar tre migrantë sirianë, nën dyshimin se kanë lidhje me përgatitjet e sulmit vdekjeprurës të Parisit në vitin e kaluar. Të dyshuarit, të cilët janë të moshës 17, 18 dhe 26 vjeçare, janë arrestuar pas disa bastisjeve të kryera në shtetet Lower Saxony dhe Schleswing-Holstein. Prokurorët federalë kanë thënë se tre të akuzuarit nga ardhur në Gjermani në nëntor në emër të grupit militant Shteti Islamik në mënyrë që "ose të kryejnë ndodnjë detyrë që kanë marrë apo për të përgatitur veten për instruksione të mëtejme". Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere ka thënë se të dyshuarit kanë përdorur të njëjtin rrjet që përdorin migrantët për të udhëtuar nga Siria për në Evropë dhe kanë pasur pasaporta false që janë bërë në të njëjtin vend, ku i kishin bërë sulmuesit e Paristi. De Maiziere ka thënë se tre personat kanë qenë nën vëzhgim për muaj të tërë por nuk ka pasur asnjë shqetësim lidhur me planifikimin e ndonjë sulmi, Militantët e IS-it vranë 130 njerëz në nëntor të vitit 2015 në Paris.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more