Skip to main content

“Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press

“Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës” plus 9 more Ferizaj Press


Maroku deklarohet rreth njohjes së Kosovës

Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT

Presidenti serb, Tomislav Nikoliq në takim me ambasadorin marokien

Këtë të paktën e ka thënë ambasadori i Marokut në Serbi,  Abdellah Zegour, gjatë një takimi që ka pasur me presidentin serb, Tomislav Nikoliq.

Gjatë këtij takimi, por edhe në takimet tjera që presidenti serb ka me ambasadorët e vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, i ka konfirmuar përfaqësuesit të Marokut që të vazhdojë me qëndrimin kundër pavarësisë, transmeton lajmi.net.

Ambasadori Zegour ka thënë se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin lidhur me pavarësinë e Kosovës, si dhe qëndrimin kundër pranimit të vendit tonë në UNESCO./lajmi.net

Fotografi dhe Video ekskluzive: Noizy zbret nga vetura e Ndihmës së Shpejt në QKUK

Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT

Edhe pse u raportua se Noizy nuk është në mesin e të plagosurve nga të shtënat dhe rrahja në Swiss Diamond, ai është parë në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës (QKUK).

Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, Noizy shihet duke zbritur nga vetura e Ndihmës së Shpejt në QKUK, raporton lajmi.net.

Video ekskluzive: Shoku i Cozmanit plagos me armë zjarri shokun e Noizyt në Prishtinë

Në të shtënat i përfshirë edhe vëllai i Cozmanit, policia arreston miqtë e dy reperëve (Foto)

 

Avramopolous siguron kosovarët që vizat hiqen shumë shpejtë (Foto/Video)

Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT

Hoxhaj - Avramopoluos

Në takim me Avramopolous, i cili është njëri prej mbështetësve kryesor të Kosovës në BE për heqjen e vizave, Hoxhaj e ka njoftuar me zhvillimet e brendshme dhe zotimin e Qeverisë së Kosovës për ti përmbushur obligimet e saj, thuhet në njoftim të MPJ-së.

Njëherësh, ministri Hoxhaj ka kërkuar edhe vendim pozitiv në javët që vijnë sapo të përmbushen këto kritere.

"Në takimin që kisha me Komisionerin Avramopolous dhe me shumë deputetë të tjerë të Parlamentit Evropian, kemi marrë një zotim të madhë dhe të plotë se qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza drejt Evropës në momentin kur i plotësojmë kriteret e fundit që kanë mbetur pa u plotësuar" ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, Avramopolous ka deklaruar se beson që kilometri i fundit drejt Evropës pa viza nuk do të zgjasë edhe shumë.

"Jam shumë i lumtur që e takoj sërish një mik të vjetër dhe të mirë, Enver Hoxhaj, ministrin e punëve të Jashtme të Kosovës. Ne zhvilluam një diskutim shumë të mirë, si gjithnjë. Edhe njëherë ritheksuam vullnetin tonë për të lëvizur përpara. E dini që në këto muajt e fundit, së bashku, Qeveria e Kosovës dhe Komisioni kanë punuar për ti tejkaluar pengesat e fundit që nuk janë arritur ende në mënyrë që të arrijmë atë moment ku qytetarët e Kosovës ti gëzojnë të drejtat dhe ti gjejnë dyert e hapura për të lëvizur pa viza në Evropë. Ashtu siç e kam theksuar gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë, ne jemi në kilometrin e fundit. Ju siguroj që ky kilometër nuk do të zgjasë edhe më", ka thënë Avramopolous pas takimit me Hoxhajn.

Në margjina të punimeve vjeshtore të Parlamentit Evropian në Strasburg, Hoxhaj ka takuar ndaras edhe eurodeputeten, Ulrike Lunacek, raportuesin në hije për Kosovën nga grupi S&D, Antonio Panzeri, udhëheqësin e Delegacionit për Kosovë dhe BeH, Tonino Picula, Kryetarin e grupit S&D, Gianni Pittella së bashku me Tanja Fajon, raportuesin për Kosovën, David McAllister dhe bashkëudhëheqësin e Komitetit për Politikë të Jashtme të PE, Elmar Brok.

Në këto takime, ministri Hoxhaj i ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raportin mes Kosovës dhe BE-së, si dhe për dialogun Kosovë Serbi. Po ashtu, ka kërkuar mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave.

Në ditën e parë të vizitës në Bruksel, Hoxhaj ka takuar Komisionierin Hahn, Shefen për Politikë të Jashtme, Mogherini dhe takime në NATO.

unnamed (1)

Ekskluzive: Përveç Noizyt, ky është i plagosuri tjetër (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 10:11 AM PDT

 

Deri më tani të arrestuar janë vetëm tre persona, të cilët u përleshën me armë zjarri me Cozmanin dhe shokët e tij.

Lajmi.net mëson se të plagosur kanë mbetur Noizy dhe Denis Hajri.

MAPL bllokon punën e komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj

Posted: 13 Sep 2016 10:10 AM PDT

Ferizaj, 13 shtator.2016.Anulimi i një vendimi të Kuvendit të Ferizajt nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal ka bllokuar përkohësisht punën e komisionit komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare.

Ndonëse Kuvendi kohë më parë kishte marrë një vendim për kompensimin material të anëtarëve të këtij komisioni, kjo ministri ka konstatuar se ky vendim bie ndesh me ligjin për menaxhimin e financave publike, i cili në një nen të tij e ndalon kompensimin material të shërbyesve civil.

Kryetari i këtij komisioni Imri Hashani, ka thënë me këtë rast se anulimi i këtij vendim të kuvendit nga ana e Ministrisë ka sjellur deri te bllokimi i përkohshëm i punës së komisionit ngase në kuadër të tij janë tre anëtarë që janë shërbyes civil .

" Komisioni për ndarjen e banesave ka filluar punën në fillim të muajit shkurt dhe ka bërë një punë shumë të madhe, një punë me përgjegjësi dhe duk u bazuar në udhëzimet administrative. Pothuajse kemi qenë në përmbyllje të punës që kemi bërë  gjatë kësaj kohe gjashtë mujore. Në një nga seancat e rregullta Kuvendi Komunal kishte marrë një vendim për kompensimin  e komisionit për ndarjen e banesave, vendim të cilin pas një kohe MAPL  e ka kthyer si vendim  jo të ligjshëm. Në këtë vendim thuhet se nuk mundë të kompensohen  në komisione ata  anëtar që janë shërbyes civil . Në këtë komision  kemi tre anëtar që janë shërbyes civil të  cilët nuk do të kompensohen. Me marrjen e këtij vendimi këta tre anëtar tani më nuk   vinë në komision pasi më parë u është thënë se do të paguhen. Po të mos ishte kjo,  me punën që ishte duke bërë, ky komision  në fund të muajit gusht   është dashur të përfundonte këtë. Por tani ka më shumë se tre javë që puna e komisionit është ndalur dhe jemi duke u konsultuar se si të vazhdojmë më tutje që kjo punë të rrumbullakohet"  tha Imri  Hashani,kryetar i komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj

Për këtë problem ka folur edhe kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt, Faruk Guri.

Ai ka thënë se Kuvendi ka reviduar këtë vendim duke respektuar nenin 80 të Ligjit për Financat Publike.

Guri tha  se anëtaret e këtij komisioni duhet të kompensohen me ditë të lira për punën që bëjnë e jo edhe me mjete materiale.

Duke u nisur nga kjo, drejtues të këtij komision thonë se kryetari duhet të veproi në këtë drejtim ngase puna e komisionit është në fazën e fundit.

Faruk Guri

Në anën tjetër kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri, ripërsërit se e vetmja mundësi është kompensimi me ditë të lira të anëtarëve që janë shërbyes civil Komisioni Komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare ka filluar punën qe disa muaj.

Ky proces është dashur që të përfundoi në fund të muajit të kaluar.Ky problem i dalur së fundi si duket ka bllokuar përkohësisht punën e këtij komisioni, transmeton TV Liria

Banorët në rrugën “Remzi Hoxha” në hall më deponitë e egra (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 09:30 AM PDT

Banorët  në rrugën "Remzi Hoxha" kanë ra në hall me deponitë e egra të cilat po krijohen nga banorët e banesave të cilët  përveç mbeturinave po hedhin edhe material ndërtimorë.

Kjo pjesë e cila gjendet prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare  në rrugën "Rexhep Bislimi"  ka nxitur edhe reagimin e qytetarëve të cilët banojnë në këtë pjesë,e  të cilët po  fajësojnë banorët  e këtyre ndërtesave të cilët gjuajnë mbeturinat nga katet e larta.

Por kjo si duket ka arritur kulmin  kur tani aty po hedhet edhe mbetje te  materialeve ndërtimore nga ata të cilët po rinovojnë banesat.

"Çka është më e keqja,nga hedhja e këtyre materialeve   nga katet e larta ka pësuar edhe një qen i cili ka ditë që po qëndron aty dhe tani ka filluar ti vije edhe era q po krijon një ambient të padurueshëm" ka thënë një qytetar i kësaj rruge.

Këta  banorë kanë bërë apel te kompania "Pastërtia" që të marr masa  për largimin e kësaj deponie dhe qenit të ngordhur por edhe nga organet kompetente që të marrin masa ndaj qytetarëve të cilët për interesa personale dhe nga pakujdesi po  u ndotin ambientin  të gjithë banorëve  në këtë pjesë.

14238294_1281913075172587_8170810865845760341_n 14322234_1281913201839241_6231539333167692216_n 14291696_1281913178505910_4300598924214353618_n

 

Britani: Inflacioni në mënyrë befasuese po qëndron stabil

Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT

Kjo shkallë e pandryshuar ishte në një mënyrë befasuese, raporton AP nga Londra.

Konsensusi në tregje ishte se inflacioni do të ngritej në 0.7%, pjesërisht për shkak të rënies së funtës, pasi Britania vendosi për largim nga Bashkimi Evropian.

Vlera më e ulët e fundit e bënë importin më të shtrenjtë.

Pas publikimit të të dhënave nga Zyra për Statistika Kombëtare, funta është në kuotën prej 1.33 dollar amerikan.

Megjithqë nuk ka rritje të inflacionit në muajin gusht, pjesa më e madhe e ekonomistëve presin që inflacioni në Britani do të rritet gjatë muajve të ardhshëm, në masë të madhe si pasojë e çmimeve më të larta të importit.

Policia konfirmon plagosjen që u përfshin Noizy dhe Cozman (Foto)

Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT

(Iplotësuar 17:55)- Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti e ka konfirmuar për lajmi.net plagosjen që ndodhi në Prishtinën.

Sipas Ahmetit një person është i plagosur dhe tre persona të tjerë janë të shoqëruar në polici, raporton lajmi.net.

"Një person është i plagosur, ndërsa tre të tjerë janë të shoqëruar në polici", ka thënë Ahmeti.

……………………….

Plagosje në sheshin e Prishtinës, i përfshirë Noizy (Foto)

Rreth orës 17:20 minuta në sheshin e Prishtinës, konkretisht afër hotelit 'Swiss Diamond', ka pasur të shtëna me armë zjarri ku ka mbetur një i plagosur i cili dyshohet të jetë shok i këngëtarit Noizy.

Gjithashtu edhe këngëtari në fjalë ishte i involvuar në këtë incident, por detaje të tjera nuk dihet, raporton lajmi.net.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

Lajmi.net do të ju informoj për rrjedhën e ngjarjes në vazhdim. /Lajmi.net/

14331645_10209660254319809_1903121775_n 14341656_10209660252839772_1202857148_n 14360236_547948428730141_1348510784_o

 

Kerry falënderon Shqipërinë për muxhahedinët (Video)

Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT

John Kerry

Ai ka thënë se Shqiëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve, duke thënë se i është mirënjohës Shqipërisë për këtë akt siç e ka quajtur ai humanitar

"Më lini të bëj një koment të shkurtër për lajmet e mira, sepse siç e dimë jetojmë në një periudhë turbullirash. Besoj se është e nevojshme të tregoj një arritje nga java e shkuar.

Të premten e kaluar, 280 anëtarët e fundit të grupit opozitar iranian, të njohur si muxhahedinë, u shpërngulën nga kampi në Irak.  Hera e parë që u përfshiva në këtë përpjekje ka qenë koha kur unë kam qenë në Senat. Dhe kjo ishte arsyeja pse vitin e parë si Sekretar u takova me Jonathan Ëiner, një nga këshilltarët e mi më besnikë, për t'i bërë muxhahedinët të linin Irakun. Pas një progresi disa mujor, vizitova Tiranën një vit më parë dhe diskutova me qeverinë shqiptare për dërgimin e muxhahedinëve të fundit. Shqipëria ka një traditë krenare në mbrojtjen e komuniteteve vulnerabël, duke përmendur Kosovën dhe një numër të madh çifutësh gjatë Luftës së Dytë Botërore. I jam shumë mirënjohës Shqipërisë për këtë akt humanitar"- deklaroi Kerry.

280 muxhahedinët e fundit kanë mbërritur në Shqipëri në 10 shtator.

Thaçi në Toronto, me kryeministren Wynne diskutojnë për Kosovën

Posted: 13 Sep 2016 09:11 AM PDT

Ai shtoi se është i gëzuar me faktin se në ekipin e kryeministres Wynne ishte edhe një bashkatdhetar i Kosova./lajmi.net

Lexo të plotë postimin:

Gjatë qëndrimit në Toronto takova edhe Kryeministren e Ontarios, zonjën Kathleen Wynne. Me kryeministren Wynne diskutuam për nevojën e rritjes së bashkëpunimit në fushat e ekonomisë, tregtisë, arsimit, kulturës dhe për komunitetin e diasporës, pjesëtarët e së cilës jetojnë dhe veprojnë kryesisht në Toronto, Hamilton dhe London.

Theksova rritjen e vazhduar të pranisë së Kosovës në provincën kanadeze të Ontarios, hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Otavë, pjesëmarrjen në panairin më të madh vjetor në botë në fushën e minierave dhe mineraleve që mbahet në Toronto. U gëzova jashtëzakonisht me faktin se në ekipin e kryeministres Ëynne ishte edhe një bashkatdhetar i yni nga Kosova. HTH

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more