Skip to main content

Lajmi.net: “Si i mposhtin të famshmet problemet me lëkurën?” plus 8 more

Lajmi.net: “Si i mposhtin të famshmet problemet me lëkurën?” plus 8 more


Si i mposhtin të famshmet problemet me lëkurën?

Posted: 06 Sep 2016 12:37 AM PDT

Anne Hathaway

Ato ballafaqohen me çdo gjë sikurse edhe ne, por kanë një ushtri të tërë të kozmetologëve dhe kremra të shtrenjta për të lehtësuar betejën.

Flokëkuqja, Jessica Chastain, së cilës roli në filmin "Zero Dark Thirty", i solli edhe nominimin për çmimin "Oscar", për shkak të lëkurës së ndjeshme i duhet t'i shmangë kremrat me përbërje kimike.

Prandaj ajo përdor produktet nga kompania "Usana Sense", të cilat nuk përmbajnë parabën dhe kremrat nga "June Jacobs", të cilat pastrojnë gjurmët e hiperpigmentimit, përcjell Zeri.

Keira Knightley, ylli i filmit "Ana Karenina", që nga adoleshenca lufton kundër puçrrave në fytyrë.

Ajo përdori produkte të ndryshme dhe aktualisht përdor një krem, "Barefoot Botanicals", me bazë, luleradhiqen, karafilin, aloe verën dhe vaj jojoba.

Kolegia e tyre, Cameron Diaz, megjithatë ka probleme me skuqje dhe inflamacion dhe i ndihmojnë preparatet me përmbajtje të vitaminës D dhe kortizonit, të cilat veprojnë si antiinflamator.

Në mesin e bukurosheve me lëkurë të ndjeshme është edhe fituesja e çmimit "Oscar", Jennifer Lawrence, por nuk zhvillon "luftë" sa Keira dhe Cameron.

Lëkura e saj është "vetëm" e thatë dhe e trajton me produkte kozmetike nga Stuart Kaplan, një dermatolog nga Kalifornia, pacientët e të cilit janë shumë bukuroshe të Hollivudit.

Edhe Anne Hathaway, fituese e "Oscar"-it, për rolin e saj mbështetës në filmin, "Les Miserables", është paciente e Kaplan-it.

Kurrë nuk del nga shtëpia pa krem mbrojtës, kurse për grim përdor vetëm makijazhin mineral, që është prodhuar nën kushte të kontrolluara farmakologjike dhe rekomandohet për të gjitha femrat me lëkurë "problematike".

Image
Image
Image

Maliqi jep një vlerësim për politikanët

Posted: 06 Sep 2016 12:28 AM PDT

Shkelzen Maliqi

Në një intervistë për "Epokën e re", ai ka thënë se një konsensus i tillë do të ishte i mirëseardhur, por, sipas Maliqit, elitës aktuale politike i mungon arsyeja dhe qasja konstruktive për çështje madhore.

Ai ka deklaruar se politikanët e Kosovës ende nuk e kanë mësuar leksionin e demokracisë për t'i marrë vendimet vetë, e jo me presione të diplomacisë perëndimore.

Serbi – Republikë e Irlandës, bota çuditet me atë që ndodhi para ndeshjes (VIDEO)

Posted: 06 Sep 2016 12:27 AM PDT

“Telegraf” i Serbisë: Shikojeni çfarë ndodhi në ndeshjen Finlandë – Kosovë (FOTO)

Posted: 06 Sep 2016 12:17 AM PDT

Federata e Futbollit të Finlandës ka paralajmëruar para ndeshjes kundër Serbisë se nuk do të lejojë shfaqjen e simboleve kombëtare gjatë ndeshjes së tyre në Turku.

Mirëpo, tifozët e Kosovës arritën që të fusin flamurin brenda dhe e valuan atë në tribuna.

Portali serb "Telegraf.rs" ka publikuar një fotografi të tifozëve të Kosovës me flamurin kombëtar duke e fajësuar nikoqirin për dështimin në realizimin e premtimit, përcjell "Lajmi.net".

Kosova luajti shumë mirë dhe barazoi 1:1 në ndeshjen e parë kualifikuese për "Botërorin 2018".

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4. 

Jul Deda mesazh çunave të ‘Fiks-it’: Nuk fitohet fama duke i futur llapën shokut

Posted: 06 Sep 2016 12:16 AM PDT

U duk sikur nisi me këmbë të mbarë sepse në të pati shumë 'dashuri'. Një puthje në buzë nga dy moderatorët e ri të emisionit investigativ, bëri që gjithë vëmendja të përqëndrohej aty.

Pas këtij 'performimi' aktoresk, vjen edhe reagimi i një prej aktorëve të njohur të humorit, Julian Deda. Duket se ai nuk pajtohet aspak me gjestin e djemve të 'Fiks-it', Devisin dhe Dorianin.

Dy çuna që puthen në buzë, thotë aktori, mund të jenë ose të përdorur deri në fyerje, ose mediatikisht të mjerë. Juli u bën thirrje gjithashtu moderatorëve të rinj të mos përdoren nga drejtorët vetëm për pak audiencë.

Ja reagimi i plotë i Julit:

E pabesueshme, bleu një shpellë për 1 euro dhe ja çka bëri me të (Foto)

Posted: 06 Sep 2016 12:11 AM PDT

Shpella doli në ankand, por asnjë nuk u interesua ta blinte dhe blerësi i vetëm Aleks, ofroi vetëm 1 euro. Autoritetet menjëherë pranuan ofertën e tij, pasi dëshironin që të mos kishin ngatërresa të tjera me shpellën.

Dhe kështu ndodhi e papritura. Nga asgjëja, Aleksi u bë pronar i një shpelle mbresëlënëse, që ishte në gjendje shumë të keqe. Pas katër vitesh punë të vështirë dhe investimi, Lamouro dhe e dashura e tij e kthyen shpellën në një shtëpi luksoze.

Tashmë ata ofrojnë një nga dhomat e saj me qira, përmes Airbnb. «Chez Hélène-Amboise », që ka faqen e vet në Facebook, është e vendosur në luginën Loire, rreth dy milje jashtë Amboise.

fffffffff_1473141682-7835750 fff_1473141662-284110 ffff_1473141665-3980412 fffff_1473141668-8426654 ffffff_1473141672-9290748 fffffff_1473141675-3838682 ffffffff_1473141678-2108139 ff_1473141659-3505799 ffffffffff_1473141686-7893286

7 aksidente nga Ferizaj në Prishtinë (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 11:59 PM PDT

Mënjëherë sot në mëngjes janë regjistruar disa të tilla, vetëm në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Sic njofton gazetarja jonë nga vendi ngjarjes, aksidentet e njëpasnjëshme kanë ndodhur në lagjen Veternik, në hyrje të Prishtinë.

Por gjithashtu 7 aksidente janë regjistruar edhe nga Ferizaj në Prishtinë.

Nuk raportohet për të lënduar, por tash për tash dihet vetëm për dëme materiale./lajmi.net

14215322_10210497496293885_1532029544_o 14215762_10210497496533891_736287328_o 14233323_10210497509254209_579735494_o 14233761_10210497496733896_1508502577_o 14248028_10210497508974202_1343839174_o 14273341_10210497496773897_1582052109_o

Televizioni amerikan ia ndërron flamurin Kosovës (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 11:55 PM PDT

Kosova me flamurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

"Fox" ka ngatërruar flamurin e Kosovës duke e paraqitur atë amerikan tek emri i skuadrës sonë Përfaqësuese gjatë ndeshjes kundër Finlandës, në eliminatoret e "Kampionatit botëror 2018", përcjell "Lajmi.net".

Madje, jo vetëm tek një sektor i faqes së televizionit amerikan, flamuri i gabuar paraqitet kudo që është emri i Kosovës.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4. 

Mesazhi i Ujkanit do t’ju bëjë me lot në sy (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 11:46 PM PDT

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani ka publikuar një mesazh emocional pas ndeshjes kundër Finlandës.

Kosova barazoi 1:1 dhe Ujkani pas takimit ka shfrytëzuar rrjetin social Instagram për të shprehur gëzimin e tij, por kujtoi edhe vuajtjet nga e kaluara, përcjell "Lajmi.net".

"Une, qe u rrita ne djepin tënd ! Unë që të mbajta në zemër e me grusht shtrënguar. Unë që qesha e qajta në rrugët e gurbetit me këngët e tua. Unë jam një kosovarë që bashkë me shokë do të të bëjmë krenarë. Bashkë me ty deri në frymën e fundit. Unë, biri yt, Kosovë !", shkroi Ujkani në Instagram.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4. 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more