Skip to main content

Lajmi.net: “Murtezaj në Francë merr mbështetje për proceset integruese” plus 8 more

Lajmi.net: “Murtezaj në Francë merr mbështetje për proceset integruese” plus 8 more


Murtezaj në Francë merr mbështetje për proceset integruese

Posted: 14 Sep 2016 12:34 AM PDT

Valon Murtezaj

Murtezaj në Paris ka takuar drejtoreshën për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, shefin e misionit për Evropën Ballkanike, Guillaume Rousson si dhe zyrtarë të tjerë që merren me Kosovën në Ministrinë e Jashtme Franceze.

Në këtë takim zëvendësministri Murtezaj ka falënderuar Francën dhe popullin e saj për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset.

Duke folur për tema të shumta, është shprehur përkushtimi më i lartë i qeverisë së Kosovës për të ecur përpara në agjendën e integrimeve evropiane dhe proceset zhvillimore të vendit.

Nga ana tjetër, drejtoresha për Evropën Kontinentale, Florence Mangin, ka theksuar gatishmërinë e vazhdueshme të qeverisë franceze për të përkrahur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit dhe të integrimeve evropiane.

Në takim zëvendësministri Murtezaj u shoqërua nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi

Aplikimi i parfumit në këto vende, e bën aromën të zgjasë

Posted: 14 Sep 2016 12:28 AM PDT

Përveç kyçeve të dorës, janë edhe disa pjesë të tjera të trupit, në të cilat po të aplikohet parfumi, është e garantuar që aroma do të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në flokëKjo bëhet duke e spërkatur brushën me parfum, në mënyrë që parfumi të shpërndahet në tërë flokët.

Aplikimi i parfumit pas veshëve– Sikurse edhe kyçet, pjesa pas veshëve konsiderohet pjesë e duhur, pasi që venat janë afër lëkurës dhe me këtë krijohet nxehtësi që e bën aromën më të fortë. Prandaj aplikimi i parfumit në atë pjesë sjell rezultate më të mira për dallim në pjesë të tjera të trupit.

Aplikimi i parfumit në pjesën e poshtme e shpinës  Ndoshta juve ju duket e çuditshme, mirëpo eksperti për parfume Chandler Burr insison në këtë rregull. Aplikimi i parfumit në këtë pjesë e sjell baraspeshën e duhur që aroma të zgjasë më shumë.

Aplikimi i parfumit në brendësia e bërrylave Që të zgjasni maksimalisht kohëzgjatjen e aromës atëherë para aplikimit bëni një piling duarve, e posaçërisht kyçeve.

Aplikimi i parfumit në kërthizë–  kjo aplikohet duke I marrë disa pika me gisht, dhe ti vendosni në kërthizë.

Erdogan: Për dënimin me vdekje nuk vendos BE-ja por populli turk

Posted: 14 Sep 2016 12:27 AM PDT

Recep Tayyip Erdogan

"Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por këtë Parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në Parlament askush nuk ka autoritetin ti dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen ne se 'ju mbroni dënimin me vdekje'. Edhe unë i jam përgjigjur ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli, parlamenti i Republikës së Turqisë", tha Erdogan.

Ai gjatë   një fjalimi në programin me temë "79 milionë nën një flamur" me rastin e Bajramit në qendrën e Kongreseve Haliç  tha se herët apo vonë do ti bëjë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur.

"Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen një mijë kilogram bombë në qytetin Van, herët apo vonë do ti bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tone", tha Erdogan.

I dënuari rrihet në qeli në burgun e Fierit, drejtuesit pengojnë hetimet

Posted: 14 Sep 2016 12:25 AM PDT

burgu-fier_1

 

Nuk dihet nëse është rrahur nga gardianët e burgut apo nga të dënuarit e tjerë, por Avokati i Popullit, që ka bërë rastin publik nuk është lejuar ta marrë në pyetje dhe ta hetojë rastin.

Kështu, në një deklaratë për mediat, Avokati i Popullit thotë se i dënuari me inicialet P.P. është dërguar në Spital për kurim dhe është marrë në pyetje vetëm nga SHÇBA­ja. Ndërsa drejtuesit e burgut dhe Policia e Burgjeve kanë penguar avokatin që të ndjekë rastin.

Ky është apartamenti miliona dollarësh i motrave Jenner (FOTO)

Posted: 14 Sep 2016 12:25 AM PDT

Mirëpo para pak ditësh patën probleme me ashensorin.

Por motrat i janë rikthyer apartamentit të tyre super luksoz në Manhatan, që ka 7200 metra katrorë, 9-të dhoma gjumi dhe 9-të banja.

Apartamenti i tyre kushton rreth 26.5 milionë dollarë, shkruan TMZ, transmeton Klan Kosova.

5432 1

Dhuna barbare mbi investitorin libanez, dyshime mbi një biznesmen nga Durrësi

Posted: 14 Sep 2016 12:24 AM PDT

Duke rrëfyer të gjithë ngjarjen, 54-vjeçari ka rrëfyer para hetuesve se edhe më herët ka pasur kërcënime nga persona që nuk i njihte apo persona që nuk i kishte parë ndonjëhërë.

Burime konfidenciale për "Gazeta shqiptare" pohuan se dyshohet se pa dhunës barbare të ushtruar ndaj biznesmenit, fshihet një biznesmen nga qyteti i Durrësit.

"Nuk mund të japim asnjë emër konkret për shkak se çështja është ende nën hetim, por jemi duke hetuar mbi një biznesmen nga Durrësi," thanë burimet.

I shtruar në një spital privat në Tiranë, biznesmeni ruhet nën masa të rrepta sigurie nga komisariati nr.6.

Policia nuk e di ku ndodhet Boiken Abazi, paralajmërojnë arrestimin e tij nëse kapet

Posted: 14 Sep 2016 12:20 AM PDT

Boiken Abazi

Policia e Kosovës njofton se që nga ajo ditë nuk ka dijeni për vendndodhjen e Abazit por në momentin që kapet do dërgohet në gjykatë, shkruan Gazeta Express.

Gjatë konferencës zyrtarët e Vetëvendosjes nënkuptuan se Abazi kishte hyrë ilagalisht në territorin e Kosovës. Por që nga ajo ditë nuk ka asnjë të dhënë nëse Abazi është ende në territorin e Kosovës apo është rikthyer në Shqipëri.

Hyrja ilegale e Abazit është konfirmuar edhe nga Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili në një deklaratë për Gazetën Express njoftoi se ai nuk figuron në sistem i regjistruar se ka hyrë në RKS në mënyrë legale.

Pyetjes se a ndodhet Abazi ende në Kosovë, Hoxha nuk dha përgjigje duke lenë të nënkuptohej se nuk ka ndonjë informacion për vendndodhjen e Sekretarit për Marrdhënie me Jashtë të Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi.

Zëdhënësi Daut Hoxha konfirmoi se për arsyen që Abazi nuk figuron ne sistem i regjistruar se ka hyrë ne RKS ne menyrë legale, ai në momentin që kapet nga Policia do të sillet para gjykatës kompetente për kalim ilegal të kufirit.

Albin Kurti në lidhje me një arrestim të mundshëm të Abazit gjatë konferencës së 31 Gushtit pati shprehur "As e mirëpresim e as e presim policinë në zyrë për ta marrë Boikenin. Do të ishte veprim i padrejtë policor sepse Boikeni ka të drejtë".

Fruti që parandalon diabetin (Foto)

Posted: 14 Sep 2016 12:13 AM PDT

Tani shkencëtarët kanë shtuar një tjetër frut që parandalon obezitetin dhe diabetin. Bëhet fjalë për frutin mango, i cili thuhet se rrit bakterin në zorrë dhe parandalon shtimin në peshë dhe zhvillimin e diabetit 2. Studimi zbuloi se konsumimi i këtij fruti mund të parandalojë humbjen e bakterit të mirë të zorrës, i cili mund të shkaktohet nga dieta e pasur me yndyrë.

Hulumtuesit shkencorë thonë se ky bakter në traktin e zorrëve mund të ndikojë në obezitet dhe sëmundje të lidhura me të, si diabeti i tipit 2.

Gjatë studimit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Oklahomas u bë një eksperiment tek disa grupe minjsh, të cilët u vendosën në një trajtim dietik për 12 javë.

Tek grupi i kontrolluar, 10% e kalorive të konsumuara vinin nga yndyrat, tek grupi  i dytë 60% e kalorive vinin nga yndyrat, ndërsa tek grupi tretë 10% e kalorive vinin nga fruti i mangos.Të gjitha dietat e pasura me yndyra kishin të njëjtën përmbajtje të lëndëve ushqyese, si kalcium, fosfor, fibra etj.

Kur u krahasuan mostrat në fillim dhe në fund të periudhës së studimit, minjtë e ushqyer me mango humbën më pak nga bateri i zorrës i shkaktuar nga dieta e pasur me yndyra.

"Mango është një burim i mirë i fibrave dhe studime të mëparshme kanë treguar se ai parandalon obezitetin, rritjen e niveleve të glicemikës dhe forcon sistemin imunitar", tregon prof. Edralin Lucas.

mango

"Rezultatet tek eksperimenti i kryer tek minjtë treguan se shtimi i mangos tek dieta ushqimore mund të ndihmojë në mbajtjen nën kontroll të shëndetit të zorrës dhe niveleve të bakterit të mirë".

Studime të ndryshme kanë treguar gjithashtu se përbërësit e gjetur tek mangoja parandalojnë inflamacionin, sidomos përmbajtja e lartë në fibra, që ndihmon me tretjen.

Një filxhan me mango është i mbushur me antioksidues dhe mbi 20 vitamina dhe minerale të ndryshme, si dhe është një burim i mirë i fibrave.

Tani mbetet për t'u parë në studimet në vazhdim nëse efekti i mangos do të jetë i njëjtë ehe tek njerëzit./shendeti.com.al/

Lunacek: Pranimi dhe marrëdhënia e sinqertë, formula për Kosovën dhe Serbinë

Posted: 14 Sep 2016 12:11 AM PDT

Zyra e kryeministrit në Kosovë nuk ka mundur të konfirmojnë ndonjë afat kohor për vazhdimin e negociatave, ndërkohë që shefi i kabinetit, Sokol Havolli, i tha Radios Evropa e Lirë se " deri më tani , këto çështje kanë shkuar në koordinim me Bashkimin Evropian".

Ai tha se "përderisa nuk kemi ftesë, nuk mund të themi se kur do të ketë vazhdim"

Por, ekspertë të kësaj fushë në Kosovë,konsiderojnë se dialogu ka hasur në vështirësi të mëdha, si në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, po ashtu edhe në aspektin e zhvillimeve politike në Kosovë dhe Serbi.

Rashiti: Ri-dizajnim i dialogut

Naim Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se kjo situatë, ka shtyrë Bashkimin Evropian të mendoi për ristrukturim të dialogut dhe takimet e ardhshme të kryeministrave nuk do të jenë të te njëjtës formë.

"Dhe natyrisht, në të ardhmen shihet një ri-dizajnim i dialogut i cili do të ketë më shumë qartësi në proces, agjendë më të saktë kohore dhe ndoshta edhe një të grumbullim të cështjeve në një paketë, që të ketë mundësi për ti dhënë mundësi normalizimit të te dy qeverive.

Ky proces sa i rëndësishëm ka qenë deri më tani, ka dështuar të krijojë përshtypje se normalizimi i marrëdhënieve mes dy qeverive po ndodh"

Stefanoviq: Marrëveshja bilaterale zgjidh problemin

Ish shefi i ekipit negociator të Serbisë, Borislav Stefanoviq, që ka nisur bisedimet në vitin 2011,për Radion Evropa e Lirë,ka thënë se çështjet e mëdha do të mbeten të pazgjidhura ose do të bëhet presion "mbi Beogradin që para hyrjes në BE të bëjë një hap shtesë. Dhe kjo thotë ai, nënkupton gjithsesi arritjen e një marrëveshjejebilaterale që në thelb do të rregullonte çështjen se si e shohin njëri-tjetrin dhe çka pranojmë ose jo".

"Kjo marrëveshje do të ishte baza e marrëdhënieve me Prishtinën dhe jo një numër I marrëveshjeve teknike që secila palë I interpreton sipas qejfit. Realisht, mendoj se pa një marrëveshje të tillë nuk ka mundësi të përfundojë ky proces", tha Stefanoviq.

Edhe Naim Rashiti, nuk sheh ndonjë përparim të shpejtë në këtë rrugë. Ai thotë se prioritet është zbatimi i marrëveshjeve teknike të arritura në Bruksel, pastaj sipas tij, mund të pritet një takim i nivelit të lartë politik.

“Unë jam skeptik se kjo fazë mund të ndodhë një përparim të madh, dhe në fakt nuk do të ketë,për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi që do të jenë në prill, dhe aty do të ketë shumë ndryshime nëkonfigurimin politik në lidhje më postin e presidentit “, thotë Rashiti.

Kurse Stefanoviq thotë se Brukseli po injoron faktin se ndërprerjet në bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit janë bërë të rregullta dhe sukseset në këtë proces të rralla.

"Ndonjëherë ndërprerjet janë për shkak të zgjedhjeve tona, ndonjëherë për shkak të tyre. Ndodh që bëhen edhe për shkak se presim se si do t'i interpreton BE-ja marrëveshjet e arritura. Në të vërtetë, është e zakonshme që secili ta interpretojë në mënyrën e vet atë që është pajtuar", tha Stefanoviq.

Sipas tij përcaktimi i afateve kohore nga BE-ja për zbatimin e marrëveshjeve të arritura do të mund të zgjidhte në një masë problemin e ngadalësimit të procesit megjithëse, thotë Stefanoviq, nuk dihet se "çka është shkopi dhe çka karota" për palët në negociata.

Në fillim të këtij viti, në Bruksel ka qenë takimi i fundit, midis dy kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Lunacek: BE-ja nuk do përsëritjen e Qipros

Deputetja austriake në Parlamentin Evropian dhe njëkohësisht edhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, i tha Radios Evropa e Lirë, se projekti paqesor evropian nuk do të përfundojë deri sa të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të mos bëhen anëtare të BE-së.

“Serbia është e vetëdijshme se, pas rastit të Qipros, BE-ja nuk do në anëtarësinë e saj të pranojë asnjë shtet, kufijtë e të cilit nuk janë qartë të përkufizuar, prandaj jam optimiste se procesi i dialogut do të ndihmojë Serbinë të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën, dhe kjo do të thotë që ta pranojë", tha Lunacek për Radion Evropa e Lirë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more