Skip to main content

Lajmi.net: “Lihtenshtajn – Shqipëri, lajm i madh për tifozët kuq e zi” plus 8 more

Lajmi.net: “Lihtenshtajn – Shqipëri, lajm i madh për tifozët kuq e zi” plus 8 more


Lihtenshtajn – Shqipëri, lajm i madh për tifozët kuq e zi

Posted: 08 Sep 2016 11:45 PM PDT

Kombëtares shqiptare nuk i mungojnë asnjëherë tifozët, por që pas Euro 2016, interesimi për ndeshjet e kuqezinjve është rritur ndjeshëm. Për këtë arsye, FSHF ka filluar të kërkojë një numër gjithnjë e më të madh biletash kur kombëtarja luan si udhëtuese.

Në takimin e radhës të kuqezinjve, atë të tetorit ndaj Lihtenshtejnit, FSHF ka arritur të sigurojë një numër rekord biletash, 1200 të tilla, po të merret parasysh kapaciteti i stadiumit në të cilin zhvillohet sfida.

Ky numër i lartë biletash është sa thuajse 20% e kapacitetit të stadiumit të Vaduzit, ku luhet ky takim, ndërsa duhet kujtuar se normalisht, për ekipet udhëtuese rezervohet deri në 5% të kapacitetit të impiantit.

Nuk është vendosur ende si do të bëhet ndarja e biletave për këtë sfidë, se sa do t'u jepen grupeve të organizuara të tifozëve apo sa do t'u shiten individëve.

Por është e sigurt se në stadiumin Rheinpark Stadion të Vaduzit, me një kapacitet maksimal prej 7584 personash (5873 të ulur), nuk do të mungojë një atmosfere e ngrohtë për kuqezinjtë dhe mbështetja maksimale për të siguruar pikët e radhës në eliminatoret e Botërorit.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

80 vjeçarja dëshiroi ta parkonte veturën, ja çfarë shkaktoi (Foto)

Posted: 08 Sep 2016 11:41 PM PDT

Sipas policisë, 80 vjeçarja ndodhej në makinë sëbashku me bashkëshortin e saj 85 vjeç në momentin kur ata ka rënë nga një lartësi prej 3 metrash, duke çarë murin e parkingut.

Kjo ngjarje ka ndodhur në Bottrop të Gjermanisë.

Shkaqet e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta, por sipas policisë, në momentin e aksidentit e moshuara ka qenë duke u përpjekur për të manovruar në një hapësirë.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar nga ky aksident, përveç dëmeve materiale.

Shërbimet zjarrfikëse arritën ta nxirrnin gruan nga makina me anë të një shkalle. Dëmet e shkaktuara nga ky aksident kapnin vlerën e 25.000 eurove./tvklan/

Çifti hap dhuratën misterioze të dasmës 9 vjet më vonë, ja çfarë gjejnë (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 11:23 PM PDT

Një çift nga Michigan'i i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishin martuar në shtator të vitit 2007, shkruan Metro.

Në mesin e dhuratave të tyre, Kathu dhe Brandon Gunn, kishin marrë një dhuratë nga halla e saj Alison, dhe në zarfin e dhuratës shkruhej: "Mos e hapni deri në grindjen tuaj të parë".

Pavarësisht se ata kishin pasur shumë grindje e përplasje dyersh në mes tyre gjatë martesës, Kathy ka thënë se letra kishte mbetur e pahapur për 9-të vjet.

Mirëpo së fundmi, ata po flisnin për dhuratën e dasmës që do t'iu bënin miqve të tyre, dhe u kishte rënë në mend se ata vet kishin një të tillë që nuk e kishin hapur dhe e mban in në dollap.

Vetëm pas 9-të vitesh, ata kishin vendosur ta hapnin dhuratën e hallës.

Në të kishte një shënim dhe disa para.

Kathy't i kërkohej që me paratë të blinte një lloj ushqimi që e pëlqenin të dytë dhe të përgatiste një banjë të ngrohtë për çiftin.

Kurse Brandon'it, i kërkohej që të blinte lule dhe një shishe verë të kuqe. Kathy ka thënë se kjo dhuratë, edhe pse e pahapur për një kohë aq të gjatë, u ka mësuar atyre për tolerancën, mirëkuptimin, kompromisin dhe durimin.

Këtë vit, Gjykata Speciale ngre aktakuzat e para

Posted: 08 Sep 2016 11:23 PM PDT

Aktakuzat e para nga Gjykata Speciale për ish-eprorët e lartë të UÇK-së pritet të nisin në fund të këtij viti. Kështu kanë thënë për "Zërin" njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend, pak ditë pas emërimit të David Schwediman-it në krye të Prokurorisë Speciale.

Ndërkohë edhe Qeveria ka konfirmuar se ka ofruar gjithë bashkëpunimin e saj rreth kësaj çështjeje. Gjykata Speciale do të hetojë krimet të cilat dyshohet se janë bërë në periudhën 1999-2000 nga ish-pjesëtarët e UÇK-së kundër minoriteteve etnike dhe kundërshtarëve politikë.

 

Siç edhe dihet tashmë, Dhomat e Specializuara janë vendosur në Hagë, pas marrëveshjes së Bashkimit Evropian me Kosovën dhe autoritetet holandeze. Ndërkohë ajo që është e sigurt deri më tani është fakti se të dënuarit nuk do të vuajnë dënimin e tyre në Holandë, por as në Kosovë.

Pentagoni: Tentuam të shpëtonim dy pengje në Afganistan

Posted: 08 Sep 2016 11:04 PM PDT

Sekretari për media i Pentagonit, Peter Cook ka thënë se operacioni i shpëtimit ishte miratuar nga Sekretari i Mbrojtjes, Ash Carter dhe presidenti Barack Obama e kishte autorizuar atë.

Cook ka thënë se asnjë civil dhe personel i SHBA-së nuk është lënduar në këtë ngjarje. Ai nuk pranoi të jap më shumë detaje duke thënë se kjo gjë po bëhet për "të mbrojtur sigurinë e pengjeve dhe për shkaqe të sigurisë operacionale".

Sipas zyrtarëve të mbrojtjes, misioni për shpëtimin e pengjeve ishte vonuar për një ditë, për shkak se nuk dihej nëse pengjet – njëri amerikan dhe një australian, që kanë punuara në Universitetin Amerikan të Afganistanit- ishin në vendin ku do të kryehej shpëtimi i tyre.

Kur forcat amerikane arritën në shtëpinë, që besohej se po mbaheshin pengjet, ata vranë shtatë luftëtarë të armikut, kanë njoftuar zyrtarët.

Dy personat u rrëmbyen nga vetura e tyre, kur ishin duke udhëtuar nga universiteti për në shtëpitë e tyre në Kabul, më 7 gusht.

Koreja e Veriut: Testi i pestë bërthamor doli me sukses

Posted: 08 Sep 2016 10:49 PM PDT

Njoftimi në median shtetërore u bë disa orë pasi një tronditje sizmike u vërejt pranë vendit ku u bë testi bërthamor.

Veriu tha se testi kishte qënë një "një mbushje bërthamore e zhvilluar rishtaz" dhe se tani ishte në gjendje të ngjisë një pajisje bërthamore mbi raketat balistike.

Koreja e Jugut ka bindjen se ky është testi më i madh bërthamor në Veri, duke shtuar frikën se ky shtet ka bërë një përparim real bërthamor.

Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun-hue e quajti këtë një akt "vetëshkatërrimi" i cili tregon "pakujdesi prej manjaku" nga lideri Kim Jong-un.

Ushtria e Koresë së  Jugut tha se produkti eksploziv i këtij shpërthimi mund të jetë dy herë më i madh se ai i testeve të mëparshme bërthamore. Analistët kanë shprehur frikën se kjo do të thotë se Veriu është një hap më afër të pasurit një armë bërthamore në përdorim.

Testi u pikas së pari kur një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ndodhi të premten në mëngjes në verilindje të Koresë së Veriut, afër me sitit e testeve bërthamore të nëndheshme Punggye-ri.

Ashtu si dhe në testet e mëparshme bërthamore, format e valëve treguan se nuk kishte qënë dukuri natyrore.

Shefat e Shtabit të Koresë së Jugut thanë më vonë se shpërthimi kishte një fuqi prej 10 kilotonësh, që e bënte atë shpërthimin më të fuqishëm bërthamor të Veriut.

Ky është thuajse dy herë më i fuqishëm se testi i fundit në Janar, për të cilin Peniani tha në atë kohë se kishte qënë një bombë me hidrogjen.

Shumë analistë kanë dyshime për atë pretendim. Bomba që u hodh nga SHBA mbi Hiroshima në 1945 kishte qënë rreth 15 kilotonë.

Shpronësimi nxitë ndërtimet afër KEK-ut (Video)

Posted: 08 Sep 2016 10:39 PM PDT

Por ende pa hyrë familja nuk e di se sa kohë do ta shfrytëzoj atë.

Kjo shtëpi e shumë të tjera rreth saj u ndërtuan së fundmi në Fushën e Mihjes së Re ku Korporata Energjetike e Kosovës planifikon të nxjerr thëngjill në të ardhmen e afërt, njofton Klan Kosova.

Në fakt Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në mars të 2009 nxori vendim për  shpallje të kësaj zone interes të veçantë ekonomik për projektin "Fusha e Mihjes së Re" konform Kornizës së Politikave për Zhvendosje për këtë zone.

Por KEK-ut i doli telashe me shpronësimin e ndërtimeve ilegale.

Anulohet “Bridge Film Fest” pas hakimit

Posted: 08 Sep 2016 10:32 PM PDT

Për të diskutuar rreth shkaqeve të anulimit të tij, sonte në Kosova Direkt, e ftuar është drejtoresha e këtij festivali, Nerimane Ferizi.

Arsyeja e anulimit të festivalit sipas Ferizit është hakimi që i është bërë sistemit kompjuterik.
"Edicioni i tretë është ndalë për shkak të ndërhyrjes në sistemit kompjuterik. Janë hakuar e-mail zyrtarë, ueb faqja, rrjetet sociale etj" ka thënë Ferizi.

"Janë ndërruar edhe datat e festivalit, që ka shkaktuar konfuzion tek pjesëmarrësit."
Edhe pse Ferizi deklaroi që ka njohuri se kush janë autorët e kësaj ndërhyrje ajo nuk bëri publik emrat e tyre përderisa ka thënë që ka ngritur aktakuzë në gjykatë.

"Kemi dërguar aktakuzë në gjykatë. Gjykata ka të gjitha dëshmitë dhe faktet që i duhen dhe besoj që do të gjinden fajtorët".

Ndërsa për drejtoreshën e "Bridge Film Fest", ky anulim shkaktoi humbje të mëdha.

"Përveç artit, Mitrovica po humb edhe një kinema që do ta kishte për një javë, duke pasur parasysh që qyteti nuk ka një të tillë. Është krijuar një imazh i keq për qytetin e njëkohësisht ka humbur edhe turistë." përfundoi Ferizi.

Barcelona – PSG, 190 milionë euro (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 10:27 PM PDT

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain, ka bërë të ditur menaxheri i tij, Wagner Ribeiro.

Reprezentuesi brazilian kishte marrë një ofertë të madhe nga kampioni i Ligue 1.

"Ka qenë shumë afër transferimit në Paris Saint-Germain ku do të përfitonte 40 milionë euro në vit", deklaroi Ribeiro për "ESPN Brasil", përcjell "Lajmi.net".

"Por, në fund ka preferuar të vazhdojë në Barcelonë dhe të përfitojë edhe më pak. Mund të konfirmoj se PSG ishte e gatshme të paguajë dëmshpërblimin me vlerë prej 190 milionë euro për Neymarin", theksoi ai.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more