Skip to main content

Lajmi.net: “Lëvizja e lirë dhe kodi telefonik, temë e bisedimeve në Bruksel” plus 8 more

Lajmi.net: “Lëvizja e lirë dhe kodi telefonik, temë e bisedimeve në Bruksel” plus 8 more


Lëvizja e lirë dhe kodi telefonik, temë e bisedimeve në Bruksel

Posted: 12 Sep 2016 11:43 PM PDT

Edita Tahiri

Ministria për Dialog, ka bërë të ditur se sot dhe nesër në Bruksel do të vazhdojnë takimet e nivelit teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se në agjendë të këtyre takimeve do të jenë çështja e lëvizjes së lirë dhe ajo për kodin shtetëror telefonik të Republikës së Kosovës.

Ministrja Edita Tahiri, njëherit udhëheqësja e dialogut teknik, deklaron se marrëveshja për reciprocitetin në tabelat e veturave në mes të dy shteteve është arritur javën e kaluar, ndërsa në takimin e sotëm, takimi i grupit punues për lëvizjen e lirë do të fokusohet në heqjen e tabelave të mbetura ilegale që qarkullojnë aty-këtu në komunat veriore të Kosovës.

"Ndërsa në takimin për çështjen e kodit shtetëror telefonik do të diskutohet për heqjen e bllokadës që Serbia po ia bënë zbatimit të marrëveshjes për telekomin përkatësisht kodit shtetëror telefonik për Republikën e Kosovës", thuhet në njoftim të kësaj Ministrie.

Aparatet kryesore në QKUK, janë të prishura

Posted: 12 Sep 2016 11:39 PM PDT

Aparati për kryerjen e koronarografisë, pajisja për thyerjen e gurëve në veshka, si dhe mamografi mobil, që përdoret për diagnostikimin e kancerit te femrat, janë vetëm tri pajisjet kapitale të QKUK-së që nuk punojnë.

Pacientët po detyrohen që ekzaminimet e nevojshme që kryhen me këto pajisje t'i bëjnë në sektorin privat shëndetësor, derisa QKUK-ja ka alarmuar se shkurtimi i buxhetit për servisimin e pajisjeve mjekësore mund ta krijojë një krizë të thellë brenda spitalit.

Ali Ulaj, shefi i shërbimit të pajisjeve biomjekësore në QKUK, ka thënë për "Zërin" se janë diku 95 për qind e pajisjeve mjekësore të nivelit më të ulët diagnostik që mirëmbahen prej sektorit të mirëmbajtjes së QKUK-së. Kurse, janë afërsisht 5 për qind të pajisjeve më të sofistikuara që mirëmbahen prej serviseve të jashtme. /Zeri

Befasohet politikani zviceran në Gjakovë: Islami s’e dominon jetën në Kosovë

Posted: 12 Sep 2016 11:27 PM PDT

Pirmin Müller

Dhe është kthyer me mendime aspak negative për kosovarët. Ky është rrëfimi i tij.

"Pirmin Müller, 38-vjeçar, përnjëherë i ka fituar 200 familjarë të rinj. Të gjithë shqiptarë, shumica myslimanë. E si bëri vaki kjo rritje e pazakonshme familjare? Kështu: gruaja e Müllerit ka farefis në Kosovë; së fundi ata i ftuan në një dasmë shqiptare në qytetin kosovar të Gjakovës. . Müller thotë se ishte një festë e madhe dhe buçitëse. ". Kështu e fillon rrëfimin për Pirmin Müllerin gazeta "Neue Luzerner Zeitung".

Në epokën e globalizimit të kesh familjarë në botën e jashtme nuk është ndonjë befasi. Por, udhëtimi i Pirmin Müllerit në Kosovë, megjithatë, është për t'u habitur. Për shumë arsye. Në parlamentin e kantonit të Luzernit në Zvicrën qendrore ai e përfaqëson Partinë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila është e njohur për fushatat e saj kundër shqiptarëve të Kosovës. Kur qyteti i Zürichut dëshironte t'ia jepte 100 mijë franga një organizate humanitare për integrimin e familjeve shqiptare, SVP e mbuloi metropolin zviceran me posterë ("Kosovo-Albaner – Nein!" ("Jo, shqiptarëve të Kosovës"). Kur një ngatërrestar shqiptar sulmoi me thikë një mundës tradicional zviceran, SVP alarmoi Zvicrën me shpallje: "Kosovarët therin zviceranët!"

Deputeti Müller është jo vetëm anëtar i SVP-së, por edhe besimtar i devotshëm katolik. Si i tillë ai s'ka ngurruar të jetë shpesh kritik ndaj myslimanëve, duke vënë në dyshim edhe përpjekjet e kishave për dialog ndërfetar. Müller është krenar për këtë. Thotë se ka tërhequr vërejtjen nga rreziku i islamit politik para se tema të bëhet popullore.

"Ftesën për të shkuar në Gjakovë Pirmin Müller e shfrytëzoi si shans – dhe si rast për të ndërmarrë një udhëtim të gjithanshëm nëpër Kosovë. . Ai thotë se shumë rrallë kishte problem të kuptohej me njerëz. , thotë Müller. Sipas perceptimit të Müllerit patriotizmi në Kosovë është i madh, por jo identifikimi me shtetin. , mendon Müller. ", thotë politikani zviceran për "Neue Luzerner Zeitung".

Müller gjatë qëndrimit në Kosovë ka vërejtur një dëshpërim të madh te njerëzit për shkak se vendi nuk po përparon ekonomikisht. Pothuaj nuk ka ndërmarrje që eksportojnë. Madje edhe prodhimet bujqësore importohen. Papunësia sillet rreth 50 për qind. Disa familje duhet të jetojnë me pothuaj 100 euro në muaj. Për këtë arsye shumë të rinj e shohin të ardhmen në botën e jashtme.

Müller thotë se si katolik është ndier shumë mirë në Kosovë. I ka rënë në sy pozitivisht kisha e re e Gjakovës. Ai thotë se islami politik nuk e dominon jetën në Kosovë. "Kësisoj gratë me shami përbëjnë përjashtim dhe nga njerëzit shikohen si joshqiptare. Dhe shpesh ndodh që martesat të bëhen duke injoruar kufijtë fetarë".

Çfarë mendon Müller për shqiptarët në Zvicër? "Integrimi në shoqërinë tonë po ecën gjithnjë e më mirë, ndonëse nuk ka përfunduar. Shumica prej tyre e shohin të ardhmen e tyre në Zvicër, kanë krijuar familje dhe janë integruar në profesione. Shumë shqiptarë me shtetësi zvicerane madje tregojnë një lloj entuziazmi për ushtrinë e Zvicrës".

Müller e pranon se si i ri ka pasur shumë rezerva ndaj shqiptarëve, por thotë se kjo ka ndodhur për shkak se shqiptarët bënin shumë probleme, si rrahje dhe ngasje të shpejtë të veturave. (-lli)

Prokuroria ekspertizat i çon jashtë Kosovës

Posted: 12 Sep 2016 11:13 PM PDT

Përveç mungesës së resurseve profesionale për zbardhjen e rasteve nga ana e Prokurorisë, ekzaminimi i ekspertizave ndërkombëtare përbën edhe një kosto të lartë financiare për organin e akuzës.

Sipas Prokurorisë, dërgimi i ekspertiza jashtë vendit bëhet për arsye se një numër i rasteve nuk mund të realizohen në Kosovë. Sipas Hekrem Luftiut, nga Këshilli Prokurorial, shumica e ekspertizave e të cilat dërgohen jashtë vendit kanë të bëjnë me natyra të ndryshme të cilat janë jashtë profesionit të prokurorëve.

"Në raste të caktuara kur kemi të bëjmë me ekspertiza që nuk mund të realizohen në Kosovë, atëherë me qëllim që Prokuroria të ketë informacione sa më të plota lidhur me rastin konkret i dërgon jashtë Kosovës për ekspertizë", ka thënë Luftiu. Sipas tij, ekspertiza kërkohet për çështje që nuk janë të natyrës ligjore por të çështjeve forenzike, mjekësisë dhe shkencave tjera për të cilat kualifikimi kërkohet jashtë natyrës profesionale të prokurorëve. "Nuk ekziston kategori specifike për ekspertizë ndërkombëtare. Qëllimi i Prokurorit të Shtetit është zbardhja e rastit dhe marrja e dënimit meritor", ka thënë Hekrem Luftiu nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Kuvendi e nis sesionin vjeshtor pa Demarkacionin

Posted: 12 Sep 2016 11:08 PM PDT

Kuvendi i Kosoves

"Të mërkurën pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit për ta ftuar seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor, por në rend dite nuk do të jetë demarkacioni", ka thënë ky burim, sipas të cilit arsye është se Qeveria ende nuk e ka riproceduar atë në Kuvend, meqë ka filluar disa takime me banorët e komunave të Dukagjinit.

"Kjo pasi Qeveria e ka tërhequr në seancën e fundit nga rendi i ditës dhe tani kryeministri Isa Mustafa po kërkon konsensus para se ta riprocedojë në Kuvend. Në këtë kuadër Mustafa ka filluar takimet tashmë me përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që udhëhiqen edhe nga partitë opozitare", ka shtuar më tutje burimi brenda Kryesisë.

Gjatë kësaj kohe, kreu i ekzekutivit, Isa Mustafa, synon takime edhe me krerët e partive opozitare për të diskutuar rreth mundësisë së arritjes së një konsensusi për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi.

Gjermania do të ndryshojë sistemin e vizave për Kosovën

Posted: 12 Sep 2016 11:00 PM PDT

Gjermani

Duke instaluar një sistem të ri aplikimi, Gjermania do t'i kundërvihet tregtisë ilegale me rezervimet e orareve të pritjes për aplikimet për viza në ambasadat gjermane. Kjo mësohet nga një njoftim i Rrjetit gjerman të Redaksive (RND).

Duke iu referuar këtij njoftimi – siç shkruan agjencia e lajmeve DPA – Ministria e Jashtme po punon në një sistem të ri për rezervimin e orareve të pritjes për aplikim për viza, që duhet të garantojë "një shfrytëzim optimal të kapaciteteve si dhe evitimin e rolit të agjencive jo serioze për viza", thuhet në një përgjigje të qeverisë ndaj kërkesës së grupit palramentar të partisë "E Majta" në opozitë, transmeton dë.de. Ky sistem ndërkohë është në punim e sipër dhe pas një faze prove ai do të vihet në përdorim.

Ambasadat gjermane dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe në Kosovë, sipas këtij raporti, prej kohësh nuk e përballojnë dot fluksin e aplikimeve për viza. Në Liban, ku aktualisht vijnë shumë sirianë që kërkojnë mbrojtje, koha mesatare e pritjes për një aplikim për vizë është 15 muaj. Vazhdimisht refugjatët në rajon njoftojnë për ndërmjetësues të dyshimtë oraresh pritjeje në këmbim të pagesave në shuma të mëdha.

SHBA-ja e frikëson Korenë e Veriut me bombardues B-1

Posted: 12 Sep 2016 10:52 PM PDT

B-1

Bombarduesit B-1, të shoqëruar nga avionë ushtarakë të SHBA-së dhe Koresë së Jugut, kanë fluturuar mbi bazën ajrore Osan, që gjendet 120 kilometra larg kufirit me Korenë e Veriut.

Fluturime të tilla janë zhvilluar edhe më parë kur ka pasur tensione në Gadishullin korean.

Koreja e Jugut thotë se nuk ka armë bërthamore dhe mbështetet në "ombrellën bërthamore" të Shteteve të Bashkuara, për tu mbrojtur nga Koreja e Veriut.

Uashingtoni ka stacionuar më shumë se 28 mijë trupa në Jug.

Koreja e Veriut e konsideron praninë e SHBA-së në gadishull si kërcënim bërthamor dhe si provë të armiqësisë së SHBA-së dhe për këtë arsye thotë se ka nevojë të zhvillojë bombë bërthamore, transmeton REL.

Shpërthimi bërthamor i javës së kaluar në Korenë e Veriut, ishte më i fuqishmi deri më tani. Shumë analistë koreanë janë të shqetësuar se Veriu do të zhvillojë një kokë të vogël por të sofistikuar bërthamore, e cila mund të vendoset në raketa dhe të lëshohen nga nëndetset, të cilat mund të arrijnë deri në territorin e SHBA-së.

Clinton thotë se ndihet më mirë

Posted: 12 Sep 2016 10:46 PM PDT

Hillary Clinton

Clinton ka lënë këtë ceremoni që po zhvillohej në Nju Jork dhe në një video postuar në rrjetet sociale është parë se ajo është ndihmuar nga ndihmësit e saj për tu futur në furgon.

"Mu morën mendtë dhe e kam humbur drejtpeshimin për një minutë por pasi hyra në furgon dhe u freskova, konsumova ujë, menjëherë u ndjeva më mirë", ka thënë Clinton në një intervistë për CNN më 12 shtator.

Pas një dite pushim, Clinton thotë se "ndihem shumë më mirë dhe sigurisht që është dashur që të pushoj më herët", ka thënë ajo, duke pranuar se ka injoruar këshillat e doktorëve të saj, që të marrë disa ditë pushim, pasi më 9 shtator u diagnostifikua me pneumoni, transmeton Rel.

Kjo kafe ju kthjellë në mëngjes

Posted: 12 Sep 2016 10:34 PM PDT

Një lokal në qytetin Adelaide të Australisë, ofron "Asskicker", një kafe që është e fortë sa katër expresso të zakonshme. Sipas CNN, ajo ka qumësht dhe përmban 80 herë më shumë kafeinë se sa një kafe e zakonshme. Kjo pije duhet të konsumohet jo shpejt, 3-4 orë.

Një espresso normale, përmban 63 miligramë kafenë, ndërsa kjo pije përmban 5 gramë kafeinë.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more