Skip to main content

Lajmi.net: “Leonora Jakupi uron e para festën e Kurban Bajramit (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Leonora Jakupi uron e para festën e Kurban Bajramit (Foto)” plus 8 more


Leonora Jakupi uron e para festën e Kurban Bajramit (Foto)

Posted: 11 Sep 2016 11:42 PM PDT

Leonora Jakupi

Duke qenë një figurë publike, ajo kujdeset që për çdo festë t'ju dedikojë një urim të gjithë ndjekësve të saj.

Ndonëse nuk ka kaluar ende ora 00:00, sot (e dielë) Leonora publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi të Mekës, përmes të cilës i uroi të gjithë ndjekësve të saj festën e Kurban Bajramit.

Leonora është bërë kështu këngëtarja që rrëmbeu e para momentin për t'i uruar fansave këtë festë, ndonëse pa kaluar ende në ditën tjetër. /Telegrafi/

Bajgora: Lutemi të mbizotërojë arsyeja dhe të sjellë paqen

Posted: 11 Sep 2016 11:36 PM PDT

Xhamia e Madhe

Në këtë rast, Kryemami i  Bashkësisë Islame të Kosovës ,Sabri ef. Bajgora,  në hydben e mbajtur, ka porositur që në këtë ditë të bekuar të bashkohen të gjithë zemrat e myslimaneve dhe të ndihmojnë njëri tjetrin.

Ai tha se në këtë ditë feste dhe gëzimi, për popullin tonë simbol që gjithmonë na ka bashkuar ka qenë 'sofra', andaj bëri thirrje që të gjithë të bashkojnë sofrat duke i ndihmuar edhe ata që nuk kanë mundësi.

"Çdo festë mban në vetë një mesazh dhe  porosi të thellë, por festa e Kurban  Bajramit është festë shumë e veçantë sepse mesazhet dhe porosit përçon jo vetëm përmes fjalëve por edhe përmes zemrave dhe  veprave të njeriut… prerja e kurbanit nuk është thjesht derdhja e një gjaku , por mbi të gjitha është përkushtimi ,bindja, sakrifica, morali dhe devotshmëria e besimtareve. Besimtar të nderuar përmes prerjes së kurbanit dhe ndarjes së mishit të tij ne kemi mundësi t'iu ndihmojmë të afërmeve dhe të varfërve, sepse kjo edhe më shumë do të na ofroj mes nesh, do të na shtoj dashurin dhe respektin e ndërsjellë",tha Bajgora.

Kryeimami u kërkoi besimtarëve që sot të mos shohin vetëm sofrën e tyre, por të jenë zemërgjerë dhe të ndihmojnë të tjerët që sot nuk mund ta kenë të mbushur sofrën e tyre.

"Sot në këtë ditë festive të gëzimit e të lumturisë shpirtërore, traditë e popullit tonë ka qenë që sofra e Bajramit të jetë simbol që të bashkoj dhe ofron familjet mes veti, shton respektin dhe mirësjelljen mes nesh, andaj të mos lejojmë në mesin tonë sot të kemi sofra të zbrazëta, njerëz të uritur e të përlotur për mungesë të ushqimit”, transmeton KosovaPress.

Në fjalën e tij, Bajgora nuk la pa përmendur edhe konfliktet e armatosura në botë, nga ku u bëri thirrje të gjithë myslimanëve për të ndalur vdekjet në padrejtësi.

“Të nderuar vëllezër fatkeqësisht bota sot po vuan nga konflikte të armatosura që po sjellin vdekje në padrejtësi, po sjellin dhunë , po sjellin varfëri në trojet e tyre, prandaj  të lutemi në këtë ditë të bekuar që në botë të krijohen kushte për tu shuar konfliktet, të lutemi që të mbizotëroj arsyeja për të parandaluar gjakderdhjen. Mbase të gjithë pajtoheni që njerëzimi sot ka nevojë për paqe e mirëkuptim,  e jo për dhune e konflikte. Nuk duhet harruar që misioni ynë në këtë botë është jeta me dinjitet e jo konfliktet me dhunë", tha Bajgora.

Vetëvendosje uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

Posted: 11 Sep 2016 11:25 PM PDT

Visar Ymeri, kryetar i Levizjes Vetevendosje

"Simbolika dhe domethënia e kësaj dite, mbartë vlera të domosdoshme për shoqërinë sot. Sakrifica është mësimi dhe garancia për funksionimin më të drejtë të një shoqërie, e cila sot po rrezikohet nga majat drejtuese të saj. Drejtësia është rezultat i sakrificës dhe kjo është nevoja më e madhe e shoqërisë tonë aktualisht", thuhet në urimin e VV-së.

Tutje shtohet se "mirëqenia e synuar për të gjithë duhet të jetë rikujtim i përditshëm. Këtë duhet ta urojmë edhe sot, në këtë ditë feste. Poashtu, ta inkurajojmë njëri – tjetrin që të mos dorëzohemi. Prandaj, në këtë rrugëtim nevojitet solidaritet. Pasuria shpirtëore e morale e poashtu edhe ajo materiale u takon të gjithëve".

"Me fat Bajramin!".

Këto janë këngët më të pëlqyera për festën e Bajramit, të kënduara nga artistët shqiptarë (Video)

Posted: 11 Sep 2016 11:25 PM PDT

Ndoshta nuk e keni ditur, por disa artistë shqiptarë edhe i kanë kënduar kësaj feste kaq të begatshme, nuk mund të themi që këto këngë kanë qenë hite dhe kanë marrë miliona klikime, por sido që të jetë janë pëlqyer dhe dëgjuar nga publiku enkas në ditën e festës.

Sot (e hënë) me rastin e festës së Kurban Bajramit, Telegrafi jua sjell këngët më të mira për festën e Bajramit të kënduara nga artistët shqiptarë. /Telegrafi

Hillary Clinton diagnostifikohet me pneumoni

Posted: 11 Sep 2016 11:21 PM PDT

Dr Lisa Bardack ka deklaruar që Hillary është diagnostifikuar me pneumoni ditën e premte dhe ishte duke marrë antibiotik, megjithatë është ndjerë e dehidruar në ngjarjen në New York.

Ndërsa në deklaratën e mjekut të saj thuhej që ajo tashmë është duke u ndjerë më mirë.

Megjithatë udhëtimi i saj për në Kaliforni është anuluar për shkak të sëmundjes.

Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK

Posted: 11 Sep 2016 11:12 PM PDT

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të pësojë luhatje gjate këtyre ditëve , kështu që mundësit për riga të karakterit lokal nuk përjashtohen. Do te fryjë erë nga  verilindja dhe jugperëndimi  me shpejtësi deri 7m/s.

The Sun: Bandat shqiptare po helmojnë Evropën me raki

Posted: 11 Sep 2016 11:07 PM PDT

Hannah Powell mbeti e verbër pasi piu kokteje që mendohet se kanë përmbajtje të lartë toksike metanoli, teksa ishte duke festuar në resorin Laganas, në ishullin grek të Zante.

20-vjeçarja u shtrua në spital në Greqi dhe në fillim të kësaj jave është transportuar në Britani, ku është shtruar në spitalin "James Cook" në Middlesbrough dhe shëndeti i saj po përmirësohet.

Shtypi grek ka raportuar se Hannah, besohet të ketë konsumuar pije me alkool të lirë.

Lufta e çmimeve të pijeve alkoolike të furnizuara nga bandat shqiptare është shkaktar për numrin e madh të personave që janë sëmurë nga helmimi me alkool, raporton "The Sun".

Hetimi ka zbuluar se si bandat transportojnë raki kontrabandë nga Bullgaria në Evropë. Alkooli shërbehet në shishe që duket krejtësisht normale për pushuesit, por, që përmban substanca të shumta toksike.

Një burim i paidentifikuar nga një lokal në ishullin grek citohet nga "The Sun": Të marrësh kontrollin e bareve është një biznes i madh dhe gangsterët shqiptarë janë duke drejtuar shfaqjen. Çelësi është të shesësh pije me çmimin më të lirë të mundshëm.

Tiranë, namazi i Kurban Bajramit falet në sheshin “Dëshmorët e Kombit” (Foto)

Posted: 11 Sep 2016 11:01 PM PDT

Tirane

Festa që simbolizon sakrificën ndaj Zotit duke bërë kurban një kafshë, u kremtua edhe në Tiranë, në bulevardin qendror "Dëshmorët e Kombit".

Mijëra besimtarë u falën në shesh, nën lutjen e drejtuar nga kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj.

Urime dhe mesazhe dashurie, paqeje e harmonie kanë ardhur në këtë festë të madhe nga krerët e Komunitetit Myslimanë në fjalën që ata kanë mbajtur përpara se të niste falja e namazit të Kurban Bajramit.

E gjithë kjo ditë do të jetë e mbushur me aktivitete për besimtarët myslimanë të cilët pas faljes së namazit të Kurban Bajramit nisin vizitat tek njëri-tjetri.

Falja e namazit të Kurban Bajramit nëpërmjet fotografive

Posted: 11 Sep 2016 10:56 PM PDT

Xhamia e Madhe

Manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, tradicionalisht mbahet në  Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 12 shtator 2016, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more