Skip to main content

Lajmi.net: “Kosovë-Ukrainë, super-gafë nga organizatori (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Kosovë-Ukrainë, super-gafë nga organizatori (FOTO)” plus 8 more


Kosovë-Ukrainë, super-gafë nga organizatori (FOTO)

Posted: 03 Sep 2016 11:57 PM PDT

Fjala është për flamujt, pasi si ai i Kosovës dhe ai i Ukrainës ishin të kthyer mbrapsht, transmeton Gazetaolle.com.

Kjo vërehet te flamuri i Kosovës pasi harta dukej mbrapsht, ndërsa tek ai i Ukrainës ngjyra e zbehtë ishte e kthyer nga tribuna kryesore, përderisa logoja e FIBA-s ishte e vendosur si duhet.

Takimi u zhvillua në palestrën ‘Minatori’ në Mitrovicë. Ndryshe, Kosova e humbi këtë ndeshje me shifrat 63:70.

Bota tallet me Drake, Rihanna e bën tatuazh (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 11:41 PM PDT

Drake - Rihanna

Pas deklaratës së dashurisë në VMAs, Rihanna ka vendosur të bëjë një tatuazh në nder të artistit kanadez. Në kycin e saj të këmbës, Rihanna ka bërë shenjën e peshkaqenit, një kamuflazh por që sigurisht përfaqëson Drake, nëse kujtojmë foton që ai postoi në Instagram para pak ditësh. Në foto, përveç dy artistëve kishte "pozuar" edhe një peshkaqen identik me atë të vizatuar në kyçin e këmbës të Rihanna-s. A duhet të kuptojmë një ribashkim të ish çiftit? Ende asgjë sështë plotësisht e qartë!/Intv.al

 

Gjendet trupi i 18 vjeçares së mbytur, jo larg kushurirës së vogël 4-vjeçare

Posted: 03 Sep 2016 11:32 PM PDT

Shkembi i Kavajës

Fillimisht është gjetur trupi i vogëlushes me iniciale E.B, kurse i kushurirës më të madhe I.H. që mungonte është gjetur disa orë më vonë, pasi ka qënë vështirë për shkak të errësirës. Megjithatë, ai nuk ishte shumë larg venti ku u gjet e vogla.

Kërkimet nisën në orën 19:00 nga deti dhe nga ajri dhe vetëm në orët e vona të natës u mësua përfundimisht që edhe adoleshentja që rezultonte e zhdukur ishte mbytur në det.

Policia njoftoi mbrëmjen e djeshme se "më datë 3.09.2016, rreth orës 19:10, shtetasi M.H. 56 vjeç ka njoftuar Stacionin e Policisë Plazh, pasi nuk po gjente mbesat e tij 4 dhe 18 vjeçare, të cilat ishin futur në det për t'u larë.

Shtetasi i mësipërm kishte ardhur me pushime në Plazhin e Durrësit bashkë me familjarët e tij. Menjëherë Policia e Durrësit ka nisur kërkimet dhe rreth orës 20:05, në vijën bregdetare, u gjet vajza e mitur me iniciale E.B. 4 vjeçe, e cila ishte mbytur. Vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetases I.H. 18 vjeç, ' thuhej në njoftimin paraprak të policisë.

Femrat e ‘rrezikshme’ të Kosovës

Posted: 03 Sep 2016 11:18 PM PDT

Ajo për këtë veprim kishte qëndruar për afro dy vite në këtë burg.

"Kam vuajtur shumë nga ai. Më rrihte, shante e fyente. Derisa sa një ditë duke u mbrojtur nga grushtet e tij edhe e plagosa", tregon me lot në sy 42- vjeçarja.

Mirëpo, ngushëllimi i saj i vetëm duket të jenë dy fëmijët, për të cilët kujdeset me pagën që merr, si pastruese në një çerdhe.

Sikur, 42- vjeçarja, janë edhe 38 femra tjera që vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës, për veprat që kanë kryer.

Orhan Hajrizi, zyrtar për informim në Ministrinë e Drejtësisë ka treguar për Gazetën Fjala edhe për veprat për të cilat gratë mbahen në burgje.

"Të burgosura femra janë 38. Veprat që kanë kryer janë, vrasje, vrasje e rëndë, trafikim me njerëz, grabitje ,vjedhje", tregon për Gazetën Fjala, Hajrizi.

Derisa, moshat për të cilat mbahen aty thuhet të jenë nga 25 deri në 35 vjet. E, dënimet që mund të marrin për vrasje të rëndë,  shkojnë deri në 25 vite, sipas Hajrizit.

"Deri në 25 vite shkon dënimi për veprën penale, vrasje e rëndë. Të burgosura,  kemi nga e tërë Republika e. Kosovës , Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Prizren", thotë zyrtari për informim në këtë ministri.

Hajrizi tregon se më herët në burgje ka pasur edhe raste të nënave me fëmijë. Mirëpo, tash sipas tij nuk ka raste të tilla.Psikologët e Sociologët: Në Kosovë e vështirë  të bëhet risocializimi i femrave në shoqëri

Dënimet e vuajtura brenda burgjeve, bëhen të rënda, për t'i rikthyer sërish në jetën normale, gratë e burgosura.

Sipas psikologëve, në Kosovë, mungon funksionimi i shtetit, për t'i ndihmuar femrat që të risocializohen në shoqëri.

"Risocializimi i femrave të burgosura në shoqëri varet direkt nga programi që kanë ndjek gjatë vuajtjes së dënimit, si dhe regjimi i cili është ndjek më këtë rast. Sa i përket vendi tonë me duhet të them që akoma mungon funksionimi i hallkës shtetërore në mënyrë që të bëhet risocializimi i plotë i femrave në rrethin social, kjo lidhet direkt edhe me statusin ekonomiko-social të shoqërisë sonë", tregon për Gazetën, psikologu Adem Shala.

Sipas Shalës, pasojat psikologjike, pas lirimit nga burgu varen krejtësisht nga trajtimet që të burgosurat kanë marrë brenda gjatë vuajtjes së dënimit.

Etiketimet sociale, paragjykimet, estigmatizimet, ankthi, stresi, janë  vetëm disa prej pasojave psikologjike, sipas psikologut.

"Bazuar në pasojat dhe efektet e burgimit, në këtë rast të femrës në veçanti, organet e sistemit të drejtësisë, duhet të orientohen drejt aplikimit të alternativave të dënimit me burg, duke e konsideruar dënimin alternativ si dënim me të suksesshëm në korrektimin dhe ri integrimin në shoqëri të personit që kanë rënë në kundërshtim me ligjin", shpjegon Shala.

Se risocializimi varet nga institucionet  mendon edhe sociologu, Ferdi Kamberi.

Kamberi thotë se, derisa në vendet perëndimore të burgosurave u ofrohet trajtim i merituar, në Kosovë nuk u bëhet një tretman i tillë.

"Nëse institucionet nuk merren me këto kategori të njerëzve, atëherë ata mund të kenë pasoja jo vetëm për vetën e tyre, por edhe për shoqërinë, duke e parë vetën si jo të integruar dhe jo të barabartë me të tjerët", deklaron Kamberi.

Sipas tij, traumat dhe pasojat të cilat të burgosurat i vuajnë pas burgut, janë nga më të ndryshmet.

"Personat e tillë mund të kenë probleme rreth: alianimit (tjetërsimit) duke parë vetën e tyre si të huaj dhe të shkëputur nga shoqëria, pastaj ata/ato mund të vuajnë emocionalisht një periudhë të gjatë si rezultat i pendesës por edhe asaj që shpeshherë vetën e shohin si qendër të vëmendjes nga të tjerët apo të stigmatizuar", tregon për Gazetën, sociologu.

Angela Martini fotografohet pa brekë (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 11:17 PM PDT

Angela Martini

Në foto ata shfaqet gati duke u puthur mjaft të dhënë pas njëri-tjetrit. Gjithashtu ajo çka bie në sy është fustani i Martinit, të cilin e ka veshur pa të brendshme. Çifti aktualisht ndodhet në Spanjë për pushime ku duket se po kalojnë disa ditë të lumtura së bashku.

Nga sot bota ka Shën Terezën, të shenjtën shqiptare

Posted: 03 Sep 2016 11:12 PM PDT

Shën Tereza

Ndërkohë, prej të premtes në Vatikan ka hyrë në zbatim plani i sigurisë së lartë i hartuar nga Prefektura e Romës me rastin e ceremonisë së shenjtërimit të humanistes shqiptare, ku janë parashikuar të marrin pjesë rreth 100 mijë besimtarë.

Është parashikuar se sot, mbi 100 mijë persona do të jenë të pranishëm në Sheshin Shën Pietro në Vatikan për të marrë  pjesë në meshën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kanë konfirmuar praninë e tyre mjaft delegacione qeveritare nga e gjithë bota.

Ndërsa rreth 600 gazetarë e 125 korrespondentë televiziv janë të akredituar për të ndjekur këtë event të rëndësishëm.

Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës si dhe mesha e Festës së Shenjtores Tereza, do të transmetohet direkt nga qendra televizive e Vatikanit si dhe nga  120 televizione të ndryshme në botë, përfshirë edhe televizionet nga Kosova dhe Shqipëria.

Gjithashtu ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës mund të ndiqet live streaming në kanalin youtube te qendrës televizive të Vatikanit.

Historiku i shkurtër i Nënës Terezë: Agnesë Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910, në një familje shqiptare në Shkup. Rrugëtimin si murgeshë, Nënë Tereza e nisi në Kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë udhëtoi drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, i cili edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

Më pak se dy vjet pas vdekjes, për shkak të përhapjes së famës së shenjtërisë dhe hireve të nxjerra me ndërmjetësinë e saj, Papa Gjon Pali II lejoi të hapej çështja e shenjtërimit. Më 20 dhjetor 2002 miratoi dekretin mbi virtytet heroike dhe mrekullitë e bëra me ndërmjetësinë e saj. Nënë Tereza u lumnua më 19 tetor 2003.

Më 17.12. 2015, Papa Françesku njohu mrekullinë dhe nënshkroi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, duke njohur mrekullinë e kryer me ndërmjetësimin e saj: shërimin e një besimtari brazilian të sëmurë me tumor në tru.

Më 4 qershor 2016 u caktua edhe data e shenjtërimit: sot, e diel, datë 4 shtator 2016, në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Vatikan.

“Daily Mail” ka diçka për Canën

Posted: 03 Sep 2016 05:24 PM PDT

Më këtë datë, u mbyll edhe zyrtarisht afati kalimtar i transferimeve.

Por, nëse ka ndonjë skuadër që ende nuk është kompletuar, në treg ka shumë futbollistë të mirë që kanë mbetur pa skuadra, dhe që mund të angazhohen edhe pas mbylljes së afatit.

DailyMail ka bërë një formacion me 11 lojtarët e lirë, e në mesin e tyre është edhe Lorik Cana.

Ish mbrojtësi i Interit, Dauglas Maicon, dhe Emmanuel Adebayor, po ashtu janë pa skuadra.

Formacioni me lojtarët pa skuadra: Vladimir Gabulov, Maicon, Martin Caceres, Lorik Cana, Jose Enrique, Mathieu Flamini, Mohamed Sissoko, Charles N'Zogbia, Diego Poyet, Jonas Gutierrez dhe Emmanuel Adebayor.

Kosovë-Ukrainë, kushte të tmerrshme për gazetarët (VIDEO)

Posted: 03 Sep 2016 05:14 PM PDT

Skuadra që drejtohet nga Arben Krasniqi, është mposhtur në palestrën "Minatori" nga Ukraina, me rezultat të ngushtë 63:70.

Kushtet për gazetarët në palestrën Minatori janë aspak të volitshme për ta kryer detyrën e tyre, raporton GazetaOlle.com.

Ata përmes një shkalle u desh që të zbresin në sallë për të marrë intervista. Shikonin videon e mëposhtme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pas koncertit Rita Ora e Lorik Cana po argëtohen (Foto)

Posted: 03 Sep 2016 03:10 PM PDT

Gjatë orëve që kaluan së bashku, dyshja kanë pasur mundësi të njihen edhe më mirë me njëri- tjetrin, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të këtij organizimi ajo në rrjetin social Snapchat ka postuar video me ish-kapitenin, i cili po e flladit këngëtaren.

Më pas në disa pamje të tjera shihet se Rita ndejën e ka vazhduar me prindërit./lajmi.net.

 

 

 

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more