Skip to main content

Lajmi.net: “Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit” plus 8 more

Lajmi.net: “Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit” plus 8 more


Kosova përkujton viktimat e 11 shtatorit

Posted: 10 Sep 2016 11:44 PM PDT

Për ta shënuar këtë ditë, fillimisht Garda e nderit e Policisë së Kosovës në sheshin Bill Clinton do ta ulë flamurit amerikanë në gjysëmshtizë, pastaj zjarrfikësit do të parakalojnë në sheshet e Prishtinës me sinjalizime të ndezura.

Kurse, në orën 12:00, do të mbahet akademi përkujtimore në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, ku pas interpretimit të himneve të Kosovës dhe ShBA-ve, një fjalë rasti do ta mbajë kryeparlamentari Kadri Veseli, nën patronatin e të cilit do të mbahet kjo akademi.

Po ashtu, pritet të flas edhe Agim Rexhepi nga Shoqata "Miqtë e Amerikës".

Aktivitetet përmbyllen me një ekspozitë me fotografi nga ngjarja e 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe aktivitete të shoqatës "Miqtë e Amerikës", për këtë datë.

Tërmet në Shkup, ndihet edhe në Kosovë

Posted: 10 Sep 2016 11:35 PM PDT

Shkup

Sipas Qendrës Sizmike Evropiane, tërmeti ka qenë 4.4 shkallë, në thellësi prej 5 kilometra dhe ka ndodhur rreth 7 kilometra në verilindje të Shkupit.

Tërmetin e kanë ndjerë fuqishëm edhe banorët e Tetovës si dhe fshatrat e Kosovës. Nuk ka të dhëna për dëme eventuale.

Shkrimtari kroat që me anijen “Besa” lundroi mbarë botën

Posted: 10 Sep 2016 11:24 PM PDT

Jozha Horvat

Për ne që e kemi njohur nga ditët e rinisë ai ishte nocion i vitalitetit të palodhshëm», tha historiani i njohur Slavko Goldstein. Qysh si gjimnazist Jozha Horvat mori në telefon shkrimtarin e famshëm Miroslav Kërlezha, të cilin e njoftoi se kishte shkruar një roman dhe e luti t'ia lexonte dorëshkrimin.

«Kam qenë gjimnazist, ndërsa Kërlezha atëherë ishte në Mount Everestin e fushës letrare. Në telefon ishte paksa i shqetësuar kur u prezantova. Tek kur i thashë se jam gjimnazist, ma dha rastin të shkojë te ai», kishte treguar Horvat në vonë në një intervistë. Pas Luftës së Dytë Botërore Horvat ishte, mes tjerash, drejtor i «Jadran filmit». Në vitin 1952 shkoi në Paris i zemëruar pasi filmi «Ciguli Miguli», i xhiruar duke u bazuar në një roman të tij, u konsiderua si reaksionar dhe u ndalua nga Partia Komuniste e Jugosllavisë.

Ne këtë film Horvat kritikoi burokracinë e tipit sovjetik, por komunistët jugosllavë e përjetuan atë si goditje edhe ndaj tyre. Për 25 vjet filmi u mbajt i mbyllur me kyç. U shfaq tek në vitin 1977. Më 1989 u emitua në televizion dhe më 2011 u digjitalizua. Miroslav Kërlezha e quajti Horvatin «Vasco da Gama ynë, që lundroi botën në lëvozhgën e arrës», përkatësisht në «gjethin e blirit».

Jozha Horvat kishte një ëndërr të madhe: të lundrojë botën me anije. Dhe këtë ëndërr e realizoi mes viteve 1965-67, kur me anijen «Besa» udhëtoi me lundër gjithë rruzullin ujor. Besa? A ka kjo të bëjë diçka me shqiptarët? Po! Shumë. Në ditarët e botuar më 1973, në dy vëllime, të cilët mbajnë titullin «Besa 1» dhe «Besa 2», Jozha Horvat shpjegon se kjo fjalë i kishte dhënë shumë kurajë për t'u nisur në udhëtimin e tij nëpër detet dhe oqeanet e botës. «Ta jep fjalën, fjalën e nderit…! Fjalën… fjalën e nderit…? Përnjëherë më bie ndërmend – besa! Fjalë e dhënë fuqishëm! Ja, ky është emri i anijes sonë! …

Fjalë shqiptare e nderit, dhënë mysafirit kalimtar apo të arratisur se i zoti i shtëpisë do ta mbrojë. Besë quhet edhe një lloj paqeje që lidhet mes familjeve apo fiseve në gjakmarrje. Po e shkeli kush këtë lloj bese, do t'i kallet shtëpia apo do t'i nënshtrohet gjakmarrjes. Besa jepet edhe te shqiptarët e Jugosllavisë». Kështu shkruan Jozha Horvat në udhëpërshkrimin e tij «Besa», përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Gjatë jetës së tij Horvat u godit jo vetëm nga regjimi komunist, por edhe nga fatkeqësitë. Dy bijtë e tij humbën jetën, njëri në aksident trafiku, tjetrin e gllabëruan valët në një nga lundrimet nëpër botë. Gjeneratat e moshuara në Kroaci e kujtojnë me nostalgji Jozha Horvatin. Në vitet e rinisë këto gjenerata dëgjonin emisionin për detarë të Radio Zagrebit dhe përcillnin valë pas vale lundrimin e anijes «Besa» – dhe me atë rast mësonin edhe nocione të reja gjeografike nga Jozha Horvati.

Kur e mori botën në sy Jozha Horvat ia dha besën vetes dhe shokëve se do të kthehet. Dhe këtë besë e mbajti. Botoi ditarët e tij dhe më 1973 sërish mori botën ujore në sy. Jetoi gati një shekull. Kaq ia kishte dhënë besën vetes. Me kalimin e viteve edhe komunistët jugosllavë filluan ta çmojnë Jozha Horvatin, mes shumë dekoratave mori edhe të tilla që bartnin emrat e Josip Broz Titos dhe Vladimir Nazorit. «Kam ëndërruar për detin që kur isha djalosh. Tash kur jam afër moshës njëqindvjeçare vazhdoj njëjtë të ëndërroj për detin. Deti na dha gëzime të përhershme, por edhe vuajtje të përhershme. Ai është dashuria dhe frika ime prej së cilës s'kam mundur të heq dorë kurrë», tha ai pak para se «Besa» e tij të ul velat përgjithmonë. Sepse «jeton vetëm ai, i cili jeton për diçka».

Horoskopi, 11 shtator 2016

Posted: 10 Sep 2016 11:13 PM PDT

Horoskopi

Dashi

Do të bëni diçka që do e acarojë shumë partnerin tuaj dhe do detyroheni të bëni gjithçka për të përmirësuar situatën. Mundohuni të mos kundërshtoni, pasi mund të përkeqësoni gjithçka. Gjatë pasdites do të keni mundësi të përmirësoni raportin tuaj, duke treguar anën romantike. Mundësi të mira do të keni në fushën e punës, por do ju duhet pak më shumë përkushtim se zakonisht.

Demi

Duhet të shpenzoni më pak energji për aktivitetet tuaja, në mënyrë që të keni më shumë përqendrim. Një person do mundohet që t'iu ulë përpara miqve tuaj, por merreni situatën me filozofi, duke u treguar më superior. Lumturia mund të trokasë në mbrëmje, kur do takoheni me një person që do bëjë t'iu rrahë fort zemra.

Binjakët

Nëse do përkushtoheni më shumë, do arrini të merrni më shumë rezultat si në punë edhe në dashuri. Shpesh mjafton që të tregoheni të qartë për të arritur synimet tuaja. Mos harroni të kaloni kohë me prindërit apo familjarët tuaj, pasi kanë nevojë për ju, për më tepër që edhe vetë do ndiheni mirë. Një takim gjatë kësaj të diele do rezultojë vërtetë fatsjellës.

Gaforrja

Duhet të përpiqeni me të gjitha mënyrat që të shmangni zënkat, do jetë një ditë e veçantë, në të cilën dikush nuk do rresht së provokuari. Sa i takon fushës së ndjenjave do jetë një ditë intensive, ku raporti do jetë mjaft harmonik. Sa i takon punës, do t'iu duhet të përkushtoheni më shumë. Shëndeti paraqitet përgjithësisht i mirë.

Luani

Kjo është një periudhë shumë stresuese për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të presionit në punë por edhe në jetën private. Në familje të gjithë do kenë nevojë për ju. Mundohuni të gjeni mënyrën për të shkarkuar gjithë stresin e mbledhur, pasi në të kundërt mund të keni një shpërthim nervash. Bëni më shumë kujdes me ushqimin.

Virgjëresha

Mundohuni ta përballoni sa më qetësisht jetën, pasi këto ditë do shfaqeni shumë të tensionuar gjë që do ua vënë në pah edhe miqtë tuaj. Mundohuni të relaksoheni gjatë së dielës, duke dalë me njerëz që ju bëjnë të ndiheni mirë. Gjatë pasdites mund të ndodh një ngjarje e rëndësishme, gjë që do e lumturojë partnerin tuaj.

Peshorja

Aftësitë tuaja në komunikim do ju nxjerrin në pozitë të mirë. Megjithatë mundohuni të shmangni diskutimet për tema të nxehta, pasi mund të keqkuptoheni. Sa i takon raportit me partnerin do jetë një ditë e turbullt ku rrezikoni të ziheni. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të gjeni pikat që ju bashkojnë.

Akrepi

Nuk do të keni shqetësime gjatë kësaj dite. Pas një jave të mbushur me angazhime, më në fund do shijoni një relaks absolut. Mundohuni të përfitoni nga ky moment për të qëndruar me familjen, duke qenë se kohëve të fundit e keni lënë pas dore për shkak të angazhimeve të shumta në punë. Sa i takon shëndetit, nuk do të keni shqetësime, por kujdes me peshoren.

Shigjetari

Kjo e diel do ju dhurojë emocione që nuk i prisnit. Ata që janë në kërkim të shpirtit binjak, mund të kenë një takim të kënaqshëm. Shikoni përreth dhe mundohuni të mos e humbni një rast të papërsëritshëm. Situata ekonomike po kthehet gradualisht në normalitet, por gjithsesi mos bëni shpenzime të tepruara.

Bricjapi

Ju pret një ditë me shumë angazhime dhe lëvizje. Qysh në mëngjes do t'iu duhet t'i jepni zgjidhje një debati në familje. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi gjithçka do të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Sa i takon raportit me partnerin, do kaloni një ditë të qetë, por mundohuni ti kushtoni më shumë vëmendje, pasi në të kundërt mund t'i mbetet qejfi.

Ujori

Dita do jetë e mbushur plot me kënaqësi për të lindurit e kësaj shenje. Pas një periudhe me ulje- ngritje, do të merrni një lajm që do ju lumturojë pafund, duke ju garantuar sukses në punë. Gjatë kësaj të diele do keni më shumë mundësi për të kaluar kohë me familjen dhe do jeni të kënaqur për këtë fakt.

Peshqit

Kjo e diel parashikohet të jetë e mbushur me shumë vështirësi. Do të zgjoheni me kokën mes reve dhe nuk do arrini të përqendroheni siç duhet. Kufizohuni vetëm në bërjen e aktiviteteve rutinë dhe mos merrni rreziqe të panevojshme përsipër. Sa i takon raportit me personin tuaj të zemrës, dita do jetë përgjithësisht e qetë, por mundohuni që të mbani më shumë parasysh nevojat e tjetrit, pasi në të kundërt rrezikoni një debat.

11 shtatori ndryshoi shumë gjëra

Posted: 10 Sep 2016 11:10 PM PDT

Kullat Binjake, 11 shtator

Sulmi ndaj kullave binjake ishte kryer me 11 shtator 2001 nga një grup prej 19 vetash rrëmbyese islamistë radikalë, 15 prej të cilëve ishin nga Arabia Saudite, dy nga Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga Egjipti dhe një nga Libani.

Fillimisht njëri aeroplan i rrëmbyer ishte  përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, duke krijuar një çarje të thellë në faqen e ndërtesës dhe duke shkaktuar zjarr kurse 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Në sulmin e 11 shtatorit 2001 humbën jetën rreth 3 mijë persona. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

Ceremonitë në New York dhe Washington do të nisin me një minutë heshtje, në kohën kur ndodhën sulmet.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të, kundër terrorizmit.

U sulmua me acid, sfilon në pasarelën e New York (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 10:17 PM PDT

E buzëqeshur, 19-vjeçarja Reshma Quereshi u shfaq me një fustan të bardhë me qëndisje, të dizenjatores Archana Kochhar.

Eventi me kryefjalë të bukurën dhe elegancën ishte një botë larg Allahbadit në Indi, ku ajo pësoi djegie të rënda në fytyrë dhe humbi njërin sy dy vite më parë, pasi u sulmua me acid sulfurik nga ish-kunati i saj dhe burra të tjerë.

Quereshi nuk kishte menduar kurrë se do të udhëtonte jashtë vendit, e aq më tepër të sfilonte në Nju Jork. Pasi iu nënshtrua një sërë operacioneve kirurgjikale dhe tentoi të vetëvritej disa herë, e reja u takua me themeluesin e grupit "Bëj dashuri, jo shenja", që ndihmon të mbijetuarit e krimeve me sfond gjinor.

19-vjeçarja është imazhi i fushatës online të grupit, që ka marrë mbi 1.3 milionë klikime. / Top Channel

 

7-vjeçarja shihet si Perëndeshë në Nepal (FOTO)

Posted: 10 Sep 2016 10:08 PM PDT

Perëndesha ose Kumari vazhdon traditën shekullore të fëmijëve-hyjni që jetojnë në mesin e njerëzve në Nepal, ku ajo adhurohet njësoj si nga hindutë edhe budistët.

Në festival Hindu të shiut në korrik, mijëra persona erdhën për t'i bërë nderimet e tyre fëmijës, duke përfshirë kryeministrin e Nepalit, Pushpa Kamal Dahal, i cili u përkul para perëndeshës kur u takua me të.

Me gjithë statusin e saj të lartë, 7-vjeçarja, e cili quhet Yunika dhe thuhet se i jep fat i mirë të gjithë atyre që hedhin sytë mbi të, ende jeton me prindërit e saj.

"Kur vajza ime u përzgjodh si një Kumari, u ndjeva shumë i lumtur, – shprehet babai i saj, Ramesh Bajracharya. – Kjo, sepse Kumari konsiderohet një perëndeshë e gjallë jashtëzakonisht e respektuar në Nepal"./ Top Channel

Studimi: Moti i keq përkeqëson dhimbjet e trupit

Posted: 10 Sep 2016 09:51 PM PDT

Shiu mund të përkeqësojë dhimbjet në pjesë të ndryshme të trupit, kanë zbuluar shkencëtarët. Studimi më i fundit ka konfirmuar lidhjen midis përkeqësimit të kohës dhe rritjes së nivelit të dhimbjeve tek njerëz që vuajnë nga dhimbje kronike. Ky studim vërteton se gjyshërit kishin të drejtë kur parashikonin prishjen e motit me shtimin e dhimbjeve në trup, shkruan britanikja "The Mirror".

Në studim u përfshinë 9.000 persona që vuanin nga dhimbje kronike, si dhimbje shpine, artrit ose migrenë. Ata kishin si detyrë të shkruanin çdo ditë simptomat e tyre në një aplikacion tek telefoni inteligjent. Ky aplikacion mblidhte gjithashtu të dhëna në çdo orë të motit dhe rezultatet u kalonin shkencëtarëve. Pjesëmarrësit raportuan se  me shtimin e ditëve me diell, gjatë muajve të verës, koha në të cilën ata përjetuan dhimbje të forta u ul.

Kur dita fillonte të zvogëlohej dhe fillonin reshjet, niveli i dhimbjes rritej përsëri. Projekti kërkimor 18-muajsh është momentalisht në gjysmën e tij. Këto janë dhe përfundimet paraprake që kanë dalë deri më tani.

Edhe më përpara  është vënë re kjo lidhje midis motit dhe dhimbjeve. Njerëzit  me dhimbje kronike gjithmonë ankohen për dhimbje me të forta kur moti përkeqësohet. Madje shumë prej tyre  thonë se  janë në gjendje të parashikojnë motin bazuar se sa dhimbje ata ndiejnë.

Por, çuditërisht, deri më sot nuk kishte pasur ndonjë studim që të merrej me këtë çështje, edhe pse dukuria e dhimbjeve kronike është shumë e përhapur.

Studimet e bëra deri në këtë fazë inkurajojnë për një lidhje më se të mundshme midis motit dhe dhimbjes.

Po të flitet nga ana fizike, ka kuptim të thuhet se presioni i ajrit, i cili ndikon në ndryshimin e motit , të ketë ndikim edhe tek dhimbjet e ndryshme, sidomos në artrit.

Mendohet se deri në fund të studimit, jo vetëm që do gjendet një lidhje midis dy gjendjeve, por edhe do gjenden mënyra më efikase për të kuruar dhimbjet ose edhe për t'i lehtësuar ato.

Nëse kjo lidhje do vërtetohet, atëherë njerëzit do kenë mundësinë t'i planifikojnë aktivitetet e tyre në varësi të motit. Edhe për kërkuesit mjekësorë do të jetë më e lehtë të  eksplorojnë kura dhe medikamente të reja për dhimbjen./gazeta shendeti

Ngjyrat më në trend për thonjtë këtë sezon vjeshte (Foto)

Posted: 10 Sep 2016 07:38 PM PDT

Sot vjeshta është stina e vitit në të cilën vlen të theksohet se rregulli mund të vendoset me shprehjen sa më e errët ngjyra, aq më mirë.

Ja nuancat më të mira për thonj gjatë kësaj vjeshte.

Nuancat e buta metalike A e dini se cila nuancë do të shkonte më së miri me çantën tuaj të preferuar të vjeshtës? Ngjyra metalike.

E gjelbra e errët  E gjelbra e errët është njëra nga nuancat e rralla që karakterizojnë periudhën kalimtare edhe pse është një ngjyrë tipike vjeshtore.

Bluja e errët  Bluja e errët ju duket paksa e tepërt gjatë vjeshtës? Provoni diçka me tone më të errëta.

E kuqja e errët Manikyri i kuq për thonj është "in" gjatë tërë vitit, por një nuancë më e errët e së kuqes-gështenjës, thjesht është e bërë tamam për vjeshtën.

E zeza me xixa Për të gjitha adhurueset e xixave, nuanca e errët me xixa nuk do të duket as tepër fëmijërore, e as tepër e errët./noa

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more