Skip to main content

Lajmi.net: “Këto janë gruaja dhe vajza e Mark Zuckerberg (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Këto janë gruaja dhe vajza e Mark Zuckerberg (Foto)” plus 8 more


Këto janë gruaja dhe vajza e Mark Zuckerberg (Foto)

Posted: 22 Sep 2016 11:43 PM PDT

Megjithatë, pak jemi të informuar për jetën e tij private, madje rrallë herë kemi parë në televizon e në mediat sociale gruan dhe vajzën e tyre të bukur, transmeton lajmi.net.

Zuckerberg është i martuar më Priscilla Chan, një pediatre e njohur.

Lidhja e tyre nisi si studentë, ku u takuan në vitin 2002 në Universitetin e Harvardit, duke rezultuar 14 vjet së bashku.

Në vitin 2012 ata u martuan, e shumë shpejtë edhe sollën në jetë vogëlushen e tyre që e quajtën Max. /lajmi.net

Image result for Mark Zuckerberg and Priscilla Chan and his daughter

Image result for Mark Zuckerberg and Priscilla Chan and his daughter

Image result for Mark Zuckerberg and Priscilla Chan and his daughter

Image result for Mark Zuckerberg and daughter Max

Image result for Mark Zuckerberg

 

 

 

Zvarritet verifikimi i viktimave të dhunës seksuale

Posted: 22 Sep 2016 11:38 PM PDT

Procesi i verifikimit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës nuk ka filluar ende. Komisioni qeveritar për verifikimin e këtyre viktimave ende nuk është formuar, ndonëse ky komision ishte paralajmëruar të formohet vitin e kaluar.

Megjithatë të enjten ka arritur të mbyllet afati për aplikimin e konkurrentëve për anëtarë të këtij komisioni. Komisioni qeveritar për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale do të ketë nëntë anëtarë në përbërje të tij, katër anëtarë të pavarur dhe pesë të tjerë nga institucionet qeveritare. Formimi i këtij komisioni ka kaluar në përgjegjësi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. E zvarritja për verifikim të viktimave e ka "humbur" edhe buxhetin për kompensimin e viktimave që mund të verifikohen për sivjet.

Përderisa institucionet e Kosovës kanë zvarritur formimin e një komisioni të tillë, organizatat joqeveritare në terren kanë filluar të flasin me viktimat e dhunës seksuale për t'i bindur që të deklarohen dhe të marrin mbështetjen financiare nga shteti.

Statuti i Asociacionit ende s’ka nisur të hartohet

Posted: 22 Sep 2016 11:34 PM PDT

Mitrovica e veriut / ARKIV

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka konfirmuar për gazetën "Zëri" se ky ekip ende nuk ka filluar punën, porse ekipi menaxhues është kompletuar me dy anëtarët e rinj.

"Në këtë kohë vetëm janë emëruar dy anëtarë të rinj të ekipit menaxhues, i cili ekziston që nga viti 2013. Ky ekip duhet të koordinohet me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe me Bashkimin Evropian në lidhje me përpilimin e draftit të parë të statutit. Ky proces ende nuk ka filluar", ka thënë Gecaj.

Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë punën ky ekip. Zëvendësministri Gecaj thekson se ende nuk kanë datë të caktuar.

"Nuk kemi ndonjë datë të caktuar", është shprehur ai. Ndërsa, në anën tjetër krerët e Listës Serbe kanë kërkuar që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, pasi në këtë mënyrë më mirë do të mbrohen të drejtat e komunitetit që ai përfaqëson.

"Për serbët është shumë i rëndësishëm formimi i Asociacionit, pasi përmes tij do të mbrohen të drejtat e këtij komuniteti", ka thënë kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili edhe ka numëruar disa incidente që kanë ndodhur në Kosovë ndaj serbëve. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës i jep të drejta të njëjta të gjithë qytetarëve të saj, por ndonjëherë këto të drejta nuk respektohen.

Ai ka përmendur edhe depërtimin e Marko Gjuriqit në mbrëmjen e së mërkurës nga Graçanica, duke e vlerësuar si jo të drejtë.

"Këto janë disa incidente që kanë ndodhur kohët e fundit dhe e kam një pyetje: A është Kushtetuta e Kosovës akt me të cilin garantohen të drejtat e njeriut? Sigurisht se Kushtetuta e Kosovës si akt më i lartë i një shoqërie, ku janë të inkorporuara dispozitat, konventat evropiane për të drejtat e njeriut dhe e cila paraqet një shoqëri të zhvilluar duhet t'u garantojë qytetarëve serbë të drejtat elementare", është shprehur kreu i Listës Serbe.

Madje, Simiq ka kërkuar edhe ndihmën dhe angazhimin më të madh të komunitetit ndërkombëtar për t'i garantuar të drejtat e njeriut. Javë më parë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kishte kërcënuar me shkarkim të këtij ekipi në qoftë se nuk punon sipas ligjeve të Kosovës, sepse është i krijuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.

"Porosia ime për këtë grup është që është mirë ta dinë se është një mekanizëm i krijuar nga shteti i Kosovës dhe duhet t'i respektojë ligjet e Kosovës. Nëse do të lejohen të manipulohen përsëri nga Serbia dhe ata e lejojnë këtë manipulim, ka mundësi që i shkarkojmë", kishte thënë Tahiri.

Një ditë para se të martohej festoi me mikeshat fundin e beqarisë, por një veprim i pamenduar i kushtoi shtrenjtë (Foto/Video)

Posted: 22 Sep 2016 11:26 PM PDT

Një ditë para se të martohej, Emma Ayala kishte vendosur të organizojë një aheng me mikeshat e saj për të festuar natën e fundit të beqarisë, por konsumimi i tepërt i alkoolit e bëri atë të bëjë një gjest të pamenduar mirë, transmeton Telegrafi.

Gjatë ahengut të organizuar në Playa del Carmen në Meksikë, Emma kishte humbur kontrollin dhe kështu për një çast duke vallëzuar me një mashkull të cilin e kishte njoftuar atë ditë puthet, dhe vazhdon ahengun sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

2

Por e gjithë kjo ngjarje u filmua dhe më pas u postua në internet, ku brenda pak minutave u bëri xhiron e botës. Dhe natyrisht se videon arriti ta sheh edhe partneri i saj i cili shpresonte të martohej me të nesërmen.

Dhe menjëherë ai i dha fund lidhjes së tyre duke mos pranuar assesi të dëgjojë arsyetimet e saj.

Problemet e BE-së reflektohen edhe tek Kosova

Posted: 22 Sep 2016 11:23 PM PDT

Analistët vlerësojnë se proceset integruese janë stopuar, ndërsa Ministria e Integrimit Evropian e pranon se procesi i liberalizimit po dëmtohet shumë nga refleksionet e brendshme në BE.

Sfida me numrin e madh të refugjatëve dhe frika nga terrorizimi kanë trazuar jo pak Bashkimin Evropian. Ndërsa referendumi i Britanisë për t'u larguar nga BE-ja i ka dridhur themelet e këtij institucioni, i cili llogaritet ekonomia më e madhe në botë.

Euroskepticizmi është në rritje e sipër ndërsa tani janë edhe zyrtarë të rëndësishëm të cilët pranojnë se ky institucion edhe mund të shpërbëhet.

"Po, Bashkimi Evropian mund të dështojë. Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, BE-ja mund të shpërbëhet", ka thënë së fundmi presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, në një intervistë për "Allgemeine Zeitung". E sipas Ministrisë së Integrimit Evropian të Kosovës, pasojat pritet t'i ndiejë edhe Kosova në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, përkatësisht për fazën finale, ku vendimi është politik, shkruan Zëri.

Në anën tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se këto probleme janë shfaqur në një periudhë shumë të keqe për Kosovën pasi që BE-ja aktualisht ka ndaluar procesin e zgjerimit.

Kur ushtarët kryejnë stërvitjet me këngën e Greta Koçi-t (Video)

Posted: 22 Sep 2016 11:17 PM PDT

Ajo ka bërë publike një video në rrjetin social, ku shihet një ushtar duke vallëzuar nën ritmin e këngës " I besova", përcjellë Magazina.

Këto lëvizje me këtë muzikë ne sfond e bëjnë me zbavitëses stërvitjen e këtij ushtari…

 

Horoskopi, 23 shtator 2016

Posted: 22 Sep 2016 11:08 PM PDT

Horoskopi

Sot do të vendosni të kaloni një ditë vetëm për vetëm me partnerin/en, mbi të gjitha sepse ju duhet mendimi i tij/saj për një vendim të rëndësishëm që do të merrni. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, madje do kenë ndryshime të shpeshta të humorit dhe nuk do dinë as vetë çfarë duan. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Dashi

Sot gjatë gjithë ditës do të mendoni vetëm për çështje pune dhe financiare. Duhet të mendoni edhe për çështjet e zemrës ndonjëherë, pasi partneri/ja ndihet i braktisur. Beqarët do jenë mjaft të mbyllur sot në vetvete dhe nuk do kenë dëshirë për të dalë në takime. Financat nuk paraqesin probleme, do vazhdoni t'i mbani nën kontroll.

Demi

Keni rezultate të shkëlqyera në një projekt që vijnë si pasojë e bashkëpunimit dhe mbështetjes shumë të mirë që keni edhe me partnerin/en. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin e tyre, duhet që t'i shfaqin lirisht ndjenjat e tyre pa u ndrydhur në vetvete. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Binjakët

Kujtimet e ëmbla po ju lezetojnë ditën sot ju të dashuruarve. Jeni të përkundur nga një ndjenjë kënaqësie që nuk e kuptoni nga vjen. Për beqarët do nisë një kapitull i ri, do jenë në gjendje që ta bëjnë për vete mjaft lehtë personin që pëlqejnë. Financat do jenë të ekuilibruara, do dini si t'i menaxhoni të ardhurat tuaja.

Gaforrja

Sot ju që jeni në çift dëshironi të qëndroni të qetë në ambientin tuaj që ju pëlqen aq shumë. Një ditë jo me ndonjë ngjarje të veçantë për tu mbajtur mend. Beqarët do realizojnë takime fantastike gjatë kësaj dite dhe jeta mund t'i marrë një tjetër drejtim. Gjendja e financave do varet nga menaxhimi juaj. Gjithsesi bëni kujdes.

Luani

Duhet të mbani nën fre krenarinë tuaj dhe ambicien e tepruar sepse në të shkuarën keni bërë gabime që ju kanë kushtuar shtrenjtë në marrëdhënie me partnerin/en. Beqarët do tregohen mjaft impulsivë sot dhe ka mundësi që të hedhin hapa të gabuar për të cilat do vuajnë pasojat. Probleme parashikohen edhe në planin tuaj financiar.

Virgjëresha

I keni patur çastet tuaja të lavdisë gjatë paradites së sotme dhe për këtë jeni shumë krenar. Mbrëmja paraqitet e qetë në prani të partnerit/es suaj. Beqarët pas shumë përpjekjesh dhe mundimesh më në fund do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë prej kohësh. Në planin financiar kujdes me shpenzimet.

Peshorja

Sot një ditë e mirë për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Fati është në anën tuaj dhe çdo gjë do të përfundojë në favorin tuaj. Beqarët do realizojnë takime interesante gjatë kësaj dite dhe ka mundësi që disa prej tyre të nisin edhe lidhje serioze. Në planin financiar bëni mirë të merrni disa masa për të shmangur problemet.

Akrepi

Sot do të vendosni të kaloni një ditë vetëm për vetëm me partnerin/en, mbi të gjitha sepse ju duhet mendimi i tij/saj për një vendim të rëndësishëm që do të merrni. Beqarët nuk do e kenë mendjen fare te dashuria, madje do kenë ndryshime të shpeshta të humorit dhe nuk do dinë as vetë çfarë duan. Ditë e vështirë për financat.

Shigjetari

Jeni disi të pakënaqur me disa situata që po ndodhin rreth jush që jeni në marrëdhënie dashurie. Do të kërkoni të gjeni fajtorin por nuk do të mundni dot. Beqarët do kenë një nga ditët e tyre të zakonshme rutinë dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj, gjendja do përmirësohet goxha.

Bricjapi

Ditë e bukur dhe e mbushur plotë emocione për ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të dilni për një darkë romantike me partnerin/en dhe dita do mbyllet më së miri. Beqarët do tregohen të pavëmendshëm gjatë kësaj dite dhe mund të humbin mundësi të shkëlqyera. Në planin financiar gjendja paraqitet e ekuilibruar.

Ujori

Sot ngjyra juaj është blu si deti, si qielli, si çdo gjë qe ju çon larg banales dhe vulgaritetit. Do të ndjeheni shumë të lirë dhe të lumtur në krahët e njeriut tuaj të zemrës. Beqarët depërtojnë emocione të forta pas disa takimesh interesante që do realizojnë. Financat do vinë duke u përmirësuar dalëngadalë.

Peshqit

Po ju kujtohet vera dhe pushimet dhe keni shumë dëshirë t'i riktheheni përsëri. Kujtime të bukura që thjesht po ju shoqërojnë gjatë ditës së sotme ju që jeni në çift. Beqarët nuk do duan ta ndryshojnë statusin dhe nuk do jenë të gatshëm as për aventura dhe as lidhje serioze. Në planin financiar situata paraqitet e ekuilibruar dhe pa probleme.

Sot Dita Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër

Posted: 22 Sep 2016 11:04 PM PDT

Me këtë rast, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën e Personave të Shurdhër do të organizojnë konferencë për media, ku do të diskutohet mbi progresin në këtë proces si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër në realizimin e të drejtave të tyre.

"Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të gjitha institucionet publike në vend. Pra, tani një qytetar i shurdhër në Republikën e Kosovës nuk është i izoluar, por gëzon absolutisht mundësin barabartë të komunikimit (në gjuhën e shenjave) në të gjitha institucionet publike Për më tepër ky vendim e ka pozicionuar Republikën e Kosovës në një ndër vendet e para në Ballkan që ka marrë këtë hap, dhe që përbën një shembull pozitiv për vendet e rajonit dhe më tej", thuhet në njoftim.

Konferenca do të mbahet sot nga ora 13:30 në ndërtesën e Qeverisë.

KQZ-ja e Kosovës anëtarësohet në ACEEEO

Posted: 22 Sep 2016 10:51 PM PDT

Pranimi i Kosovës është bërë në konferencën e 25-të të shoqatës, që po zhvillohet në Tiranë, si dhe pas një lobimi mjaft të rëndësishëm që ka bërë kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë, Lefterije Luzi.

Ndërkohë, Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së së Kosovës, në një prononcim për "Top Media"-n ka falënderuar homologen shqiptare dhe vendet që votuan "pro", si dhe ka shprehur pritshmëritë nga anëtarësimi në këtë shoqatë.

"Nga kjo organizatë presim të kemi përfitim nga eksperienca e të gjitha trupave menaxhuese të zgjedhjeve të Europës, Europës Juglindore dhe Lindore, nga të cilat do të përfitojmë edhe ne. Kemi mundësi që të trajnohemi, kemi mundësi që të vëzhgojmë zgjedhjet kudo në Europë e botë", deklaroi Valdete Daka.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së së vendit tonë, në prononcimin e saj u shpreh se ky anëtarësim i Kosovës është mirë edhe për vet shoqatën.

"Sigurisht që është një gjë shumë e mirë për Shqipërinë, por edhe për vet organizatën. Do të thoja se përfitimet do të jenë të gjithanshme, si për Kosovën edhe për organizatën, nga eksperiencat. Kjo sepse jo vetëm që marrim eksperienca, por edhe japim", u shpreh Lefterije Luzi.

Konferenca e 25-të e Shoqatës së Trupave të Menaxhimit të Zgjedhjeve është vizituar edhe nga deputetë të Kuvendit, si dhe nga kryetari Ilir Meta, që vlerësuan shkëmbimin e eksperiencave në këtë aktivitet.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more