Skip to main content

Lajmi.net: “Formacioni i javës nga Liga e Kampionëve (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Formacioni i javës nga Liga e Kampionëve (FOTO)” plus 8 more


Formacioni i javës nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Posted: 15 Sep 2016 12:01 AM PDT

Liga e Kampionëve ka mbyllur ndeshjet e xhiros së parë të fazës së grupeve.

Dhe, është koha për të nxjerr bilance.

"Goal.com" ka përzgjedhur formacionin më të mirë, përcjell "Lajmi.net".

Në sulm gjendet Sergio Aguero, por prapa ka edhe dyshen e Barcelonës, Lionel Messi e Neymar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

Sot Kuvendi i Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Posted: 14 Sep 2016 11:58 PM PDT

Kuvendi

Do të shpaloset – Plani i veprimit për transparencë parlamentare – dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.

Kuvendi i Kosovës shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë do të shpaloset  Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë./ Lajmi.net

Pse shohim ëndrra të këqija?

Posted: 14 Sep 2016 11:50 PM PDT

Situatat apo bisedat e ndryshme që bëjmë, ngelen shpesh në nënvetëdije, për t'u tjetërsuar e rishfaqur, gjatë natës, në forma të tjera.

Kur ëndrrat janë të bukura, janë të mirëpritura ama, kur ato të tmerrojnë, nata kthehet në makth! Më poshtë keni arsyet që ju çojnë në situatat e pashpjegueshme, gjatë natës!

1. Nëse jeni shumë të stresuar
2. Nuk keni fjetur mirë një natë më parë
3. Nëse keni ngrëne ushqime pikante para se të shkoni për të fjetur
4. Merrni Melatonin para se të shkoni për të fjetur
5. Shikoni TV para se të shkoni për të fjetur.

“Sport” shpall fituesin e “Topit të Artë” (FOTO)

Posted: 14 Sep 2016 11:41 PM PDT

Lionel Messi e meriton "Topin e Artë", sipas të përditshmes sportive katalane "Sport".

Pas het-trikut të tij ndaj Celticut, gazeta katalane i ka kushtuar argjentinasit ballinën e numrit të sotëm me titullin: "Messi – Topi i Artë, ti e meriton", përcjell "Lajmi.net".

Mirëpo, rivali nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo konsiderohet si favorit pasi ndihmoi ekipin e tij të triumfojë në Ligën e Kampionëve dhe fitoi "Euro 2016" me Portugalinë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4

E mbani mend Super Marion? Nuk duhet ta humbisni këtë foto (Foto)

Posted: 14 Sep 2016 11:36 PM PDT

Mund të quhet padiskutim, loja më popullore për atë kohë.

Megjithatë teksa të gjithë luanim me Marion, asnjëherë nuk kemi menduar kaq thellësisht, pasi qëllimi ishte të shpëtonim princeshën. Ka qënë aktori i Portokallisë Florjan Binaj, ai që ka postuar një foto, të goditur, kundër racizmit. "Mos ji racist! Të jesh si Mario. Ai është një hidraulik italian, i krijuar nga njerëzit japonezë, që flet anglisht dhe që duket si meksikan", shkruan në foton e postuar. Me të drejtë Flori ka shkruar: "Një këndvështrim shumë i bukur!"

Ja si tallet Linda Morina me Noizyn (Foto)

Posted: 14 Sep 2016 11:30 PM PDT

Linda Morina

I pari Stresi nga Shqipëria dhe pastaj Linda Morina nga Kosova, shkruan "Kosova Sot Online".

Ja çfarë shkruan Linda Morina.

Horoskopi, 15 shtator 2016

Posted: 14 Sep 2016 11:21 PM PDT

Horoskopi

Dashi:Nuk do të keni asgjë për t'u shqetësuar sot, por as nndonjë gjë ekzaltuese. Aktivitetet dhe vizitat surprizë nuk janë të preferuarat tuaja sot, përkundrazi ju japing bezdi dhe këtë e tregoni në mënyrë të dukshme. Lodhje e madhe, tipike për periudhat ku keni punuar shumë.

Demi:Me Hënën nga ana juaj sot ndiheni të çliruar edhe pse nuk jeni akoma të kënaqur me situatën sentimentale. Sot do të jeni më sharmantë dhe do të keni më shumë influencë në raportet ndërpersonale, falë fuqisë joshëse që Plutoni tek Bricjapi, ju vë në dispozicion. Kapni fluturimthi një mundësi të mirë.

Binjakët:Joshja dhe krativitetijanë asët nën mëngë, për të kontrastuar një ditë melankolike, të karakterizuar nga mungesa e harmonisë mes Hënës dhe NEptunit. Në këtë moment keni rënë pre e shumë paqartësive që ju bëjnë të mendoni për një gjë dhe… të bëni një tjetër. Në punë nuk do të mungojnë pengesat, por që do t'I përballoni me aftësi të madhe. Një histori e re dashurie mund t'ju vërë në krizë.

Gaforrja:Ditë e shkëlqyer për të kaluar mundësisht pranë ujit. Falë Hënës dhe Neptunit intuita e shkëlqyer do t'ju bëjë të kuptoni ato që ju kanë shpëtuar ditët e kaluara. Mendja juaj është gjithmonë në kërkim të horizonteve të reja dhe artit. Të "mbushni" sytë me natyrë dhe më gjëra të bukura mund t'ju inspirojë.

Luani:Me kalimin e Hënës në fushën e tetë, përmirësohet situata yjore krahasuar me ditët e kaluara. Në sferën sociale do të keni sukses, do të joshni persona të rinj. Në dashuri tregohuni të kuptueshëm dhe më pak xhelozë e asfiksues. Vendosni rregull në llogaritë e shtëpisë.

Virgjëresha:Konfuzioni që keni në kokë, në këtë moment nuk ju kursen as zemrën. Partnerit/es i bëni ledhe të ëmbla, por ndërkohë mendoni për një person të së shkuarës , që mund ta keni takuar ndoshta edhe rastësisht. Stomaku dhe mëlçia ju japin shenja fryrjeje.

Peshorja:Dini të jeni krijues falë vendosmërisë suaj të veçantë. Në punë është i paevitueshëm një vendim nëse rezultatet dhe kënaqësitë janë nën pritshmëritë. Në aspektin afektiv është e nevojshme të përballoni me partnerin një diskutim. Ndoshta një mik ka nevojë për ndihmë.

Akrepi:Një kombinim i mrekullueshëm për jetën në çift, raporti me fëmijët dhe kreativiteti. Bëni ç'të mundni për t'u frymëzuar. Përpunoni emocionet që do të fiksoni nesër në letër apo në në pentagramin muzikor.

Shigjetari:Sot jeni pak të shqetësuar për faj të Hënës që e pozicionuar tek Peshqit, sjell tensione, emocione dhe kujtime, duke iu prishur vetëkontrollin. Pak fjalë, por shumë ëndrra në sirtar, të cilat partneri është i gatshëm t'i ndajë me ju, por ju nuk jeni akoma gati. Hani lehtë.

Bricjapi:Entuziazmi dhe shpirti i iniciativës ju mbështesin në punë. Do të avanconi me propozimet për të zgjeruar aktivitetin dhe pasuruar eksperiencën tuaj Nëse keni një takim të rëndësishëm kujdesuni për look- un tuaj. Zgjidhini me kujdes personat me të cilët shoqëroheni.

Ujori:Lajme të mira. Për shumë prej jush situata ekonomike do të përmirësohet falë edhe benefiteve të personave të afërm, duke filluar nga familjarët. Realizimet, fryte të punës suaj do t'ju mbajnë lart moralin dhe do t'ju mbushin me kënaqësi. Duke parë formën e mirë fizike që keni, bëni mirë t'I dedikoheni ndonjë sporti. Shumë mirë dashuria.

Peshqit:Të përfshirë nga humori I mirë dhe entuziazmi do të ndiheni sit ë rilindur. Dashuria është protagonistja absolute e kësaj dite. Nëse jeni në çift çdo gjë shkon siju dëshironi. Nëse jeni beqarë një histori e rëndësishme mund të jetë fshehur pas ndonjë cepi. As në sektorin professional nuk do të zhgënjeheni.

Sejdiu: Demarkacionin nuk e përcaktoi Ahtisaari

Posted: 14 Sep 2016 11:18 PM PDT

Fatmir Sejdiu

Kështu deklaron në intervistën dhënë "Zërit" ish-presidenti i parë i Kosovës Fatmir Sejdiu, i cili e konsideron gabim trashanik që fati i kufirit t'i lihet në duar Podgoricës.

Ai shpreh skepticizëm se LDK-ja mund të dalë si partia e tretë në zgjedhjet e ardhshme.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe Malit të Zi për Shënjimin e Kufirit nuk ka qenë derivat i Pakos së Ahtisaarit.

Pakoja e Ahtisaarit e ka shumë të qartë Kushtetutën e 74-s dhe gjendjen në Kosovë deri më 1988. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive presidenti i parë i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu.

Duke folur rreth Marrëveshjes së Demarkacionit, Sejdiu ka thënë se është normale që të kesh, të ruash dhe të zhvillosh marrëdhënie të mira me fqinjët, por kjo nuk do të thotë se duhet të dhurosh parcela të tëra të tokës.

Në këtë drejtim ai ka thënë se ka qenë tërësisht e papranueshme që drafti i marrëveshjes i është lënë të hartohet nga Mali i Zi.

Madje presidenti Sejdiu ka zbuluar se edhe në takimet që ka pasur me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç së fundmi, asnjëherë nuk ka qenë temë demarkacioni pasi që është konsideruar si një çështje normale.

Luana lexon e zhveshur në shtrat (Foto)

Posted: 14 Sep 2016 11:14 PM PDT

Luana Vjollca

Gjithashtu Luana shfaqet seksi me rrobëdëshampër duke lexuar një libër.

Mesa duket kështu preferon ti kalojë mbrëmjet moderatorja seksi e Top Channel.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more