Skip to main content

Lajmi.net: “E konfirmon agjenti: E pabesueshme ku do të transferohet Balotelli” plus 8 more

Lajmi.net: “E konfirmon agjenti: E pabesueshme ku do të transferohet Balotelli” plus 8 more


E konfirmon agjenti: E pabesueshme ku do të transferohet Balotelli

Posted: 18 Sep 2016 11:44 PM PDT

Lajmi konfirmohet nga agjenti i italianit, Mino Raiola.

“Nëse Mario vazhdon me gola te Nice, atëherë do të ishte shumë interesant transferimi i tij në Premierligë sezonin e ardhshëm”, deklaroi Raiola, përcjellë “Lajmi.net”.

Italiani ka shënuar dy gola në debutimin me Nice kundër ekipit të Marseille.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Kaq “hot” e ka gruan ish i dashuri i Gentës (Foto)

Posted: 18 Sep 2016 11:43 PM PDT

ho_1474262236-9330287

Derisa Genta po vazhdon të jetë beqare, e të mos përflitet për ndonjë lidhje të re, Miloti tashmë e ka krijuar jetën e re në krahët e Vjosës, shkruan “Kosovarja”.

Miloti është martuar dhe po e shijon jetën në krahët e bashkëshortes së tij, që po duket shumë “hot”.

Shihet që Miloti nuk është xheloz dhe se i pëlqen që gruaja të duket seksi, si në këtë rast

hooo_1474262224-1849695 hoo_1474262221-2325266

E larguan nga modelizmi për shkak të “mbipeshës”, por sot iu përgjigjet kështu (Foto/Video)

Posted: 18 Sep 2016 11:32 PM PDT

Kur ajo ishte 15 vjeçare, agjencia e modelizmit ku ajo shkonte, e larguan nga aty për shkak se "beli i saj ishte shumë i madh", shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Iskra nuk u dorëzua, ajo luftoi shumë për çështjen e trupit të saj.

Rrjetet sociale e ndihmuan shumë duke ia shfaqur bukurinë që ajo ka, madje edhe për trupin në formë.

Ndërsa sot, ajo bënë foto sesione dhe është e famshme si modele për një masë më të madhe.

Kështu ajo edhe i vërtetoi agjencisë së saj të vjetër që ishte gabim.

Ajo sot bënë sfilatë në një ndër agjencitë më të njohura në botë "New York Fashion Week".

Ndër të tjera ajo ka thënë: "Ndihem me vetëbesim dhe e shkëlqyeshme". /lajmi.net

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence

Image result for iskra lawrence eating

Opozita i thotë ‘Po’ thirrjes së Mustafës

Posted: 18 Sep 2016 11:28 PM PDT

VLAN

Derisa partia më e vogël e opozitës, "Nisma" thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, AAK-ja dhe LVV-ja thonë se në këtë takim përfundimisht Demarkacioni do të konstatohet i vdekur dhe do të ecet përpara me proces të ri.

Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të nisë një raund i ri bisedimesh rreth përafrimit të qëndrimeve mbi kufirin me Malin e Zi, shkruan gazeta ‘Zeri’.

Ai tha se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm përkundër faktit se paraprakisht u ka bërë thirrje opozitës për bisedime. Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t'i jepet mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.

Zbulohet personi që ia fshiu Instagramin Cozmanit (Foto)

Posted: 18 Sep 2016 11:17 PM PDT

Cozman

Cozman nuk ka qenë shumë aktiv në rrjetet sociale në ditët e fundit qysh pas incidentit me Noizyn, duke preferuar të mos flasë për ngjarjen.

Ndërsa instagrami i tij në fakt ishte fshirë sepse dikush e ka raportuar.

Personi që e ka raportuar ishte  Ali Emini.

k_1474263837-3221096

Thëniet që do t’ua ndryshojnë jetën

Posted: 18 Sep 2016 11:12 PM PDT

"Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan"

– Sigmund Freud

"Loja është përgjigja ndaj pyetjes, se si ndodhin gjërat e reja"

– Jean Piajet

"Vepro sikur ajo që ti bën, sjell ndryshimin. E sjell!"

– William James

"Në çdo moment, ne kemi dy zgjedhje: të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt sigurisë"

– Abraham Maslow

"Në xhunglën sociale të ekzistencës njerëzore, nuk ka ndjesi të të qënit gjallë, pa një sens identiteti"

– Erik Erikson

"Të vetmit njerëz normalë janë ata që ti nuk i njeh shumë mirë"

– Alfred Adler

"Mos qëndro i kënaqur me sipërfaqen e gjërave"

Ivan Pavlov

Shpërndahen protestuesit në Mitrovicë (Foto)

Posted: 18 Sep 2016 10:50 PM PDT

protesta 2

(8:42) Nxënësit dhe profesorët që u mblodhën për të protestuar para shkollës së tyre e cila ende nuk është hapur, kanë filluar të shpërndahen.

Protesta e tyre ishte e qetë, ndërkaq ata mbetën me shpresën se kërkesën e tyre që shkolla të hapet sa më shpejtë, ta marrin parasysh institucionet.

***

(8:16) Në emër të nxënësve të shkollës "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, ka folur Krenar Hyseni nga Këshilli i Nxënësve.

Ai ka thënë se po dëmtohen për shkak të vonesës së fillimit të mësimit, raporton lajmi.net

"Ne si nxënës po dëmtohemi shumë për shkak të mosfillimit të mësimeve dhe shkaktar për këtë është objekti, deri më tani mësimet i kemi mbajtur në objekt të përbashkët me Shkollën e Mesme Teknike ndërsa tani nga fillimi i vitit shkollor nuk kemi mbajtur fare mësim", ka thënë Hyseni.

Nga Këshilli i Prindërve ka folur Sami Thaçi. Ai për lajmi.net ka deklaruar se kjo çfarë po ndodh është jokorrekte dhe shprehet i zhgënjyer me institucionet.

"Edhe vet kam qenë nxënës i shkollës së mjekësisë dhe i kam përjetu këto protesta në kohën e okupimit serb, kjo çka bëhet sot është jokorrekte, jam totalisht i zgjënjyer  me organet përkatëse, dhe dikush duhet të japë përgjegjësi pse nxënesit po bredhin rrugëve.

Thaçi thotë se shpresojnë që pas kësaj proteste mësimi do të filloj sa më shpejt të jetë e mundur. /lajmi.net

prot 1 prot

***

(I plotësuar) – Derisa numri i nxënësve dhe profesorëve protestues po shtohet para objektit të shkollës "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, aty deri më tani po qëndron edhe një vetëm një pjesëtar i Policisë së Kosovës, raporton lajmi.net

Drejtori i shkollës, Gani Rama, ka deklaruar se nuk ka datë të caktuar se kur do të filloj mësimi, por nëse nuk nis pas protestës, atëherë do të drejtohen tek organet përkatëse komunale për të kërkuar zgjidhje sa më të shpejtë.

"E dimë që punëmarrësi ka kryer një punë të madhe, është para fazës përfundimtare por ne kërkojmë që sa me shpejt, nxënësit të kthehen në shkollë dhe personeli të kthehen në punë", është shprehur Rama për lajmi.net

protesta 1 protesta 2 protesta

***

Dhjetëra nxënës dhe profesorë të shkollës "Dr. Xheladin Deda" në Mitrovicë, kanë filluar të mblidhen para objektit. Ata nuk po lejohen të hyjnë në shkollë nga një person, që nuk dihet nëse është punëtor i shkollës, apo i kompanisë që po kryen punime në objekt, raporton lajmi.net

Kjo protestë vjen pas revoltimit të nxënësve dhe stafit të shkollës, për vonesën e fillimit të vitit të ri shkollor, për shkak të punëve që ende po kryhen aty.

Lajmi.net ditë më parë ka raportuar se si rezultat i papërgjegjësisë së kompanisë ndërtimore punët nuk janë kryer me kohë për ndërtimin e Shkollës së mesme të mjekësisë në Mitrovicë. Ndërtimi i shkollës është i financuar nga Ministria e Arsimit, si dhe është mbikëqyrëse e projektit.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi ka pranuar se mësimet nuk kanë filluar ende shkaku i problemeve me ndërtimin e shkollës.

"Ne, fillimisht e kemi pasur edhe një takim para shtatorit, me Ministrinë e arsimit, dhe me drejtorinë e shkollës, ku kemi kërkuar përgjegjësi nga Ministria lidhur me përfundimin e punëve në shkollë, meqë ai projekt është i ministrisë. E keqja është se mësimet nuk kanë përfunduar ende shkaku i disa problemeve teknike që kanë dal", tha nënkryetari i Kamberi. /lajmi.net

shkolla 1 shkolla 2 shkolla 3 shkolla 4 shkolla

Tri vjet nga vrasja e doganierit të EULEX-it

Posted: 18 Sep 2016 10:28 PM PDT

Ai është vrarë derisa po shkonte në punë në pikën doganore e quajtur Porta 1. Persona të panjohur kanë shtënë në veturën që bartte pjesëtarët e EULEX-it ku nga plumbat ka mbetur doganieri Senavicius.

Doganieri Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.

Në përvjetorin e tretë të vrasjes së policit lituanes sot në Mitrovicën veriore do të mbahet një konferencë për media ku do të marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Konferenca do të mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, në orën 12:00.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme nga IHMK

Posted: 18 Sep 2016 10:20 PM PDT

Parashikimi i motit/ Foto ilustrim

Poashtu edhe reshje shiu dhe erëra të ftohta do të jenë prezent duke ndikuar në uljen e vlerave të maksimaleve  deri 15 gradë Celsius, kurse minimalet do të zbresin deri në 5 gradë Celsius ditën e premte kur dhe zyrtarisht hyjmë në stinën e vjeshtës.

Dy ditët e para të javës fillojnë me shi, kurse vende-vende edhe te mërkurën priten reshje shiu. Të hënën temperaturat maksimale do të arrijnë deri 21 gradë Celsius, kurse nga dita e martë temperaturat fillojnë të bijnë dukshëm nën vlerat e mesatareve.

Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por që në mesjavë prapë do të arrijë  mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more