Skip to main content

Lajmi.net: “Dy dashuritë e Nora Istrefit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Dy dashuritë e Nora Istrefit (FOTO)” plus 8 more


Dy dashuritë e Nora Istrefit (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 12:22 AM PDT

Nora Istrefi

Këngëtarja ka qenë tejet e angazhuar këtë verë dhe për këtë arsye nuk i ka rënë të rrijë shumë me të bijën, Renenë

Për Norën është kohë plotësisht kualitative kur është pranë të bijës, por edhe nënës, që e ka shumë për zemër.

Në këtë foto shihen Syzana, Rene dhe Nora. Një foto gjithë dashuri./Kosovarja

nora-1_1472764601-701758

Tirana e Podgorica fillojnë hartimin e projektit të gazsjellësit IAP

Posted: 02 Sep 2016 12:22 AM PDT

"Pas përfundimit me sukses të studimit të fizibilitetit të projektit IAP, tashmë kemi kaluar në fazën e hartimit të projektit. Duke pasur një projekt ne do të jemi në gjendje që të kemi një paketë të plotë studimore, për të bashkëpunuar me investitorë të huaj", tha Dritan Spahiu, drejtori i hidrokarbureve në MEI.

Shqipëria, Kroacia, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi kanë rënë dakord për ndërtimin e projektit dhe kanë filluar lëshimin e lejeve përkatëse. Pritet të zgjidhet se çfarë modeli do të ketë kompania, që do të menaxhojë gazsjellësin.

Ky i fundit do të ulte kostot e ndërtimit të rrjetit të brendshëm të gazit në Shqipëri, pasi do të krijonte infrastrukturën e transmetimit me gazsjellësin tjetër TAP, nga jugu deri në veri.

Nëse e keni këtë linjë në shuplakë, ju jeni me fat! (Foto)

Posted: 02 Sep 2016 12:20 AM PDT

Ja çfarë do të thonë linja e gjatë, e shkurtër… kur është në dorën e majtë dhe kur në të djathtën, transmeton Telegrafi.

Nuk e kanë të gjithë njerëzit linjën e engjëllit mbrojtës – linjën në shuplakë e cila është paralel me linjën e jetës.

Të rrallë janë ata fatlumët të cilët kanë këtë mbrojtje qiellore. Ajo tregon që janë nën mbrojtjen e engjëjve të vet dhe i përcjell fati i pabesueshëm në jetë, edhe pse ata nganjëherë nuk janë të vetëdijshëm për këtë.

Kanë shëndet të mirë, materialisht qëndrojnë mirë dhe më lehtë se të tjerët i kapërcejnë pengesat në të cilat hasin në jetë. Gjoja janë pikërisht njerëzit të cilët kanë pasur atë linjë në shuplakë dhe kanë përjetuar ndonjë katastrofë të tmerrshme apo ndonjë fatkeqësi.

Linja e gjatë – tregon se si njeriu do të jetë gjithë jetën nën mbrojtjen e engjëllit.

Linja e shkurtër – tregon se në jetë do të ketë probleme dhe fatkeqësi, mirëpo ato me sukses do t'i zgjidhë.

Në shuplakën e djathtë – engjëlli mbrojtës është shfaqur në ndonjë periudhë të jetës falë meritave, mbase edhe veprave të mira apo me vuajtje personale.

Në shuplakën e majtë – është tregues që dikush ka fituar engjëllin e vet mbrojtës që në momentin kur ka lindur, jo më vonë si ata të cilët linjën e kanë në shuplakën e djathtë. Engjëlli u është dhuruar që nga lindja në saje të paraardhësve.

d

Në Vushtrri konfiskohet një revole

Posted: 02 Sep 2016 12:17 AM PDT

Në njoftim thuhet se Policia ka arritur të identifikoj dhe lokalizoj vendin e ngjarjes, përkatësisht zonën ku ishin dëgjuar e shtëna, ku dhe është gjetur një gëzhojë e cila është konfiskuar si prove materiale.

"Sipas dëshmitareve të rastit, pas një zënke të çastit në rrugë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tokës dhe ka ikur në drejtim të panjohur, pas mbledhjes se informatave të duhura është arritur të identifikohet i dyshuari D.H., 23 vjeçar dhe me ftesë të policisë ka ardhur në stacion policor në Vushtrri dhe ka dorëzuar armën. Nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar arma(revolja) e cila dyshohet që është përdorur në rast, një karikator dhe katër fishek si prove materiale", thuhet në njoftim.

Është intervistuar i dyshuari D.H., 23 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese nga prokurori i shtetit, ju ka caktuar masa  e ndalimit për 48 orë.

Rasti po hetohet për vepër penale 'Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm', 'Mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim te paautorizuar të armëve'. /Lajmi.net

 

Real Madrid – Barcelona, shpalleni ju fituesin (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 12:15 AM PDT

Real Madrid dhe Barcelona janë rival në fushën e lojës por edhe jashtë saj.

Kurse, e përditshmja sportive madrilene "Marca" ka shtruar një pyetje interesante.

Kush e ka bankinën më të fortë?, përcjell "Lajmi.net".

Në dy formacione të paraqitura me futbollistët që konsiderohen rezervistë tek "Los Blancos" dhe "Blaugrana", vendosni ju se cila skuadër është më e fortë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Kida publikon imazhe nga pushimet e saj, shikoni sa seksi duket (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 12:15 AM PDT

Kida

E ndërsa pas një pune mjaft të lodhshme gjatë sezonës, tani ka ardhur edhe koha e pushimit për të.

Së fundmi këngëtarja 18 vjeçare ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram disa fotografi ku shfaqet nga pushimet e saj në Turqi, teksa ekspozon trupin e saj mjaft seksi me bikini.

Kida gëzon linja perfekte trupore, gjë që ka bërë të tërheqë edhe më shumë vëmendjen e audiencës, veçanërisht atë të gjinisë mashkullore.kida-1_1472771259-9243535kida-2_1472771268-9509691

Sherr në burg, shqiptari qëllon me thikë grekun

Posted: 02 Sep 2016 12:14 AM PDT

Gjatë sherrit, të ndodhur në kohën e ajrimit, ka ndodhur edhe plagosja me një thikë të improvizuar.

Një nga shqiptarët e burgosur kishte në dorë një thikë të improvizuar dhe me të ka qëlluar të dënuarin grek. Policia thotë se i dënuari është jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Griezmann transferohet te ky super klub më 2017

Posted: 02 Sep 2016 12:04 AM PDT

Antoine Griezmann do të transferohet në Manchester United, në verën e vitit të ardhshëm.

"Bleacher Report" raporton se sulmuesi francez është objektiv i "Red Devils" për vitin 2017, përcjell "Lajmi.net".

Jose Mourinho dëshiron transferimin e Griezmann.

Ai e konsideron francezin si pasardhës të Wayne Rooneyt në Old Trafford.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Shpërthim në Pakistan, 8 të vdekur

Posted: 02 Sep 2016 12:03 AM PDT

="Kamikazi hodhi një granatë dore ndaj rojeve të sigurisë para se të mësynte në gjykatën e qarkut në qytetin Mardanit, në provincën Khyber-Pakhtunkhwa", deklaroi shefi i policisë lokale, Faisal Shahzad.

"Rreth 40 persona u dërguan në spital dhe tetë prej tyre vdiqën për shkak të plagëve të rënda", njoftoi shefi  i shpëtimit, Haris Habib.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more