Skip to main content

Lajmi.net: “Demarkacioni nuk e ndalon liberalizimin e vizave” plus 8 more

Lajmi.net: “Demarkacioni nuk e ndalon liberalizimin e vizave” plus 8 more


Demarkacioni nuk e ndalon liberalizimin e vizave

Posted: 02 Sep 2016 11:55 PM PDT

Bekim Çollaku / arkiv

Ai ka thënë për "Zërin" se kjo varet tërësisht nga institucionet e Bashkimit Evropian, por, sipas tij, BE-ja duhet ta kuptojë situatën në Kosovë.

"Varet në masë të madhe se si BE-ja e vlerëson situatën. Tani jemi në momente të reflektimit dhe nuk duhet të spekulojmë se si do të rrjedhin gjërat, por unë shpresoj që të mos kemi shtyrje e bllokada, sepse do të ishin të panevojshme dhe nuk do të ishin në dobi të askujt. Besoj se institucionet e BE-së duhet të kenë një qasje të mirëkuptimit dhe të përshtatjes me situatën aktuale dhe në këtë drejtim të mos kenë vetëm qasjen e presionit, sepse nëse kësaj situate i duhet diçka, ajo është ulja e tensionit", ka deklaruar Çollaku.

Sipas Çollakut, qytetarët e Kosovës nuk meritojnë dënim nëpërmjet liberalizimit, shkaku i shtyrjes së ratifikimit të Demarkacionit.

Raiola: Ky trajner është një copë e m**** (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 11:53 PM PDT

Mino Riaola e ka sulmuar trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Strategu i "Reds" e largoi sulmuesin Mario Balotelli gjatë afatit kalimtar të verës.

Andaj, menaxheri i futbollistit e ka sulmuar atë për trajtimin ndaj italianit.

"Mario ka qenë shembullor, nuk është ankuar kurrë, edhe kur ka stërvitur i vetëm", deklaroi Raiola, përcjell "Lajmi.net".

"Por, nuk mund të themi se Klopp ka qenë korrekt, në fakt ai është një copë e m****", theksoi ai.

Balotelli është transferuar në formë të huazimit në Nice.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Koalicioni, i pakoordinuar për demarkacionin

Posted: 02 Sep 2016 11:49 PM PDT

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshje së koalicionit PDK-LDK

Partnerët e mëdhenj të koalicionit, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk janë koordinuar me partnerin tjetër, Listën Serbe, për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, prandaj serbët nuk kanë marrë pjesë në seancën kur është dashur të ratifikohet kjo Marrëveshje. Por, tani përfaqësuesit e Qeverisë thonë se në periudhën deri në riprocedimin e Demarkacionit në Kuvend do të zhvillojnë konsultime me subjektet politike dhe me deputetët për ta sqaruar këtë çështje.

Opozita kërkon nga Qeveria që të mos e riprocedojë më këtë Marrëveshje pas tërheqjes nga Kuvendi, më 1 shtator. Opozitarët thonë se nëse pushteti këmbëngul në ratifikimin e Marrëveshjes së 25 gushtit 2015, situata do të tensionohet.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit të vendit, ka thënë se Demarkacioni do të procedohet tutje përsëri në Kuvend pa vonesë, por me krijimin e rrethanave optimale dhe të përshtatshme për këtë çështje.

"Kjo do të ndodhë pa prolongime të pajustifikueshme, për shumë arsye tashmë të njohura e një nga më të rëndësishmet është shënjimi i vijës kufitare ndërmjet shtetit tonë dhe Malit të Zi, me çka kështu vazhdojmë procesin e shtetndërtimit edhe në këtë formë, duke mos përjashtuar edhe normalizimin e raporteve me fqinjët, si dhe shfrytëzimin e mundësisë së mirë për heqjen vizave për qytetarët tanë", ka deklaruar Abdullahu.

“Samsung” ndalon shitjen e “Galaxy Note 7” për një arsye të jashtëzakonshme

Posted: 02 Sep 2016 11:37 PM PDT

Galaxy note7

"Klientët që kanë blerë këtë tip celulari mund ta ndryshojnë me një tjetër smartfon", deklaroi presidenti i seksionit "mobile" të "Samsung"-ut, Koh Dong-jin.

"Deri tani ka pasur 35 raste të shpërthimit të baterisë", tha kompania.

Ky njoftim vjen dy javë pas fillimit të shitjes së "Galaxy Note 7", që deri tani është blerë nga një milion persona.

A ju kujtohet Flamini? Nuk do ta besoni ku do të transferohet (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 11:37 PM PDT

Mathieu Flamini është futbollist pa klub.

Ish mesfushori i Arsenalit e Milanit, është në kërkim të një skuadre të re.

Kurse, tabloidi britanik "Daily Mirror", raporton se ai është afër transferimit në Crystal Palace, përcjell "Lajmi.net".

32-vjeçari dëshiron të mbetet në Angli.

Andaj, Crystal Palace pret zyrtarizimin e transferimit të tij brenda kësaj fundjave.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Ronaldo – Messi, “FIFA 2017” shpall futbollistin më të mirë (FOTO)

Posted: 02 Sep 2016 11:29 PM PDT

Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë.

Video loja "FIFA 2017" ka zgjedhur futbollistët më të mirë në bazë të karakteristikave të tyre.

Dhe, në pozitën e parë gjendet sulmuesi i Real Madridit, përcjell "Lajmi.net".

Kurse, pas tij radhitet rivali i madh nga Barcelona, Lionel Messi. I treti është Neymar.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

Flet Eneda: Ja pse më larguan nga ‘Portokalli’

Posted: 02 Sep 2016 11:26 PM PDT

eneda tarifa

Por siç duket kjo e fundit është e vetmja që do largohet.

Një status i Endes kundërshtonte largimin e saj, por duket se në 24 orët e fundit gjerat ndryshuan.

Pas 6 vjetësh në skenën e" Portokallisë", moderatorja nuk do të jetë më pjesë përgjatë sezonit të ri që do startojë në tetor. Në një intervistë për 'Bluethoth' Eneda flet për largimin të saj nga "Portokalli", por edhe ato që do ti rezervojë e ardhmja në ekran.

Teksa thotë së nuk e di arsyen e largimit, Eneda lë të kuptojë se mund të jetë pjesë e ndonjë programi tjetër.
"Arsyen e largimit nuk e di unë, duhet të pyesni drejtuesit. Ndoshta për më mirë sesa mund të kem një program vetëm farë" ka thënë moderatorja.

Pse po i heqin këto kompani disa shkronja nga logot e tyre?

Posted: 02 Sep 2016 11:25 PM PDT

McDonald's

Organizata NHS Gjaku dhe Transplant dhe PR agjencia Engine Group, kanë nisur fushatën ‘type Missing’, duke i kërkuar kompanive të heqin shkronjat që shënjojnë llojet e gjakut në logot e tyre.

Më poshtë mund të shihni disa prej tyre:pse-po-i-heqin-keto-kompani-disa-shkronja-nga-logot-e-tyre-3

pse-po-i-heqin-keto-kompani-disa-shkronja-nga-logot-e-tyre-balline

pse-po-i-heqin-keto-kompani-disa-shkronja-nga-logot-e-tyre-2

pse-po-i-heqin-keto-kompani-disa-shkronja-nga-logot-e-tyre-1

Sot, sërish bëhet testimi i alarmit në Prishtinë

Posted: 02 Sep 2016 11:19 PM PDT

Sistemi i alarmimit në Komunën e Prishtinës

Në një njoftim për media nga kjo komunë, thuhet se testimi do të bëhet në orën 12:00, ndërsa testimi do të realizohet në heshtje dhe nuk do të prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.

"Kësaj radhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave", thuhet më tej në njoftim.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more