Skip to main content

Lajmet e fundit: “A paguhen vërtet gratë në Kosovë për të bartur shaminë?” plus 43 more

Lajmet e fundit: “A paguhen vërtet gratë në Kosovë për të bartur shaminë?” plus 43 more


A paguhen vërtet gratë në Kosovë për të bartur shaminë?

Posted: 20 Sep 2016 07:22 AM PDT

Tema e shamisë në Kosovë ka provokuar debate të nxehta, ka nxitur protesta masive, që do ta turpëronin edhe opozitën aktuale nëse krahasohet pjesëmarrja në to. Partitë me orientim islamik, me kauzën e shamisë, kanë qëndruar në pushtet për mandate të tëra. Dyshimet që bartja e shamisë nga gratë në Kosovë stimulohet me financa nga jashtë, tashmë po diskutohen edhe në rrafsh ndërkombëtar. I fundit që ka folur për këtë, është kryediplomati austriak Sebastizan Kurz, i cili ka paralajmëruar për rrezikun e radikalizmit islamik në Shqipëri, Bosnjë e Kosovë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lulzim Basha: Largohen 450 milionë dollarë nga vendi, Rama u jep garanci vetëm krimit dhe bandave

Posted: 20 Sep 2016 07:24 AM PDT

Pak orë pasi kompania "Omnix Albania" konfirmoi largimin e saj nga Shqipëria pas dhunës së ushtruar ndaj presidentit të saj reagoi edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti godet familjet e banesave të Dardanisë: Uzurpimi është uzurpim

Posted: 20 Sep 2016 06:22 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në vitin 1999, banesat e uzurpuara në Prishtinë janë zaptuar nga njerëzit të cilët i kanë pasur shtëpitë e djegura, njerëz të "fortë" që i kanë nda me të tjerët me para e qira.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Inter largon dy yje të skuadrës në janar

Posted: 20 Sep 2016 07:45 AM PDT

​Inter po mendon të shes dyshen e mesfushës Marcelo Brozovic dhe Geoffrey Kondogbia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lëndët e Speciales maqedonase, në duart e gjykatëses “Swarovski”

Posted: 20 Sep 2016 07:51 AM PDT

Tatjana Mihajllovska dhe Lidija Petrovksa janë dy gjykatëset të cilat do të punojnë me aktakuzat të cilat në Gjykatën Penale i dorëzoi Prokuroria Speciale. Demolomi i komunës Qendër dhe nxitja e dhunës si dhe shkatërrimi i mbi dy mijë dokumenteve për pajisjen për përgjim janë dy lëndët në të cilat janë akuzuar 21 persona. Gjykatëset nga Gjykata 1 tani duhet të vlerësojnë nëse ka elemente për përgjegjësi penale, që pastaj eventualisht të caktojnë seancë kryesore, raporton Alsat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në tetor fillon punën gjykata në veri, pritet dekretimi i 34 gjykatësve

Posted: 20 Sep 2016 07:47 AM PDT

Emrat e 34 gjyqtarëve serbë, që pritet të punojnë në Gjykatën Themelore në veri të Kosovës, i janë dërguar për dekretim presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, thonë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vetura zyrtare jashtë orarit të punës (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 07:45 AM PDT

Shumë herë është raportuar për keqpërdorimin e veturave zyrtare jashtë orarit të punës. Veturat zyrtare shihen të parkuara kudo duke kryer punët private.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konkurs për 25 nënkolonelë në ushtrinë maqedonase

Posted: 20 Sep 2016 07:32 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Maqedeonisë ka shpallur konkurs për mbushjen e 25 vendeve të punës në Armatën e Republikës së Maqedonisë, për veprimtari specifike. Në konkurs kërkohen persona, të cilët kanë kryer të paktën studime diplomike, të cilët pas përfundimit të aftësimit dhe përkryerjes profesionale, të ashtuquajturin kurs për oficerë në kohëzgjatje prej gjashtë muajve, menjëherë do të bëhen me gradë nënkolonel dhe do të kenë punësim të përhershme në Ministrinë e Mbrojtjes, respektivisht ARM.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prindërit që lejuan martesën e fëmijëve në Malishevë mund të dënohen me burg

Posted: 20 Sep 2016 07:30 AM PDT

Avokatja Donika Dobruna tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të paktën 37 të vrarë nga forcat e sigurisë së Kongos në dy ditët e fundit (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 07:20 AM PDT

Human Rights Watch ka thënë sot se, në bazë të raporteve të besueshme të saj, forcat e sigurisë të Republikës Demokratike të Kongos kanë vrarë të paktën 37 persona gjatë dy ditëve të protestave të dhunshme kundër presidentit Joseph Kabila.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VMRO nxeh antishqiptarizmin edhe në Kuvend, partneri shqiptar i Gruevskit s'e çel gojën

Posted: 20 Sep 2016 07:18 AM PDT

Partia nacionaliste e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ka vazhduar në Kuvend fushatën antishqiptare, gjë që zakonisht e bën në prag të proceseve zgjedhore, pavarësisht se pushtetin tash e mbi një dekadë e mban me ndihmën e partnerit shqiptar, Bashkimit Demokratik për Integrim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Safet Blakaj: Vetëvendosje inskenoi aksionin kundër Thaçit

Posted: 20 Sep 2016 07:15 AM PDT

Lajmi i publikuar se presidenti Thaçi nuk është mirëpritur në Kovragë të Istogut, i ilustruar me disa pankarta, po del të jetë inskenim i një aktivisti të Vetëvendosjes nga ky fshat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa me Tusk dhe Mogherinin: Vizat pas demarkacionit (VIDEO)

Posted: 20 Sep 2016 07:10 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa, në kuadër të vizitës në Nju Jork është takuar me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, nga të cilët kërkoi mbështetje për liberalizimin e vizave dhe proceset tjera.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja momenti dramatik kur palestinezi sulmon me thikë ushtarin izraelit, por qëllohet me armë për vdekje (Video +16)

Posted: 20 Sep 2016 06:51 AM PDT

Është publikuar një video nga incidenti në Bregun Perëndimor e cila shfaq momentin dramatik kur një palestinez tenton ta ther me thikë një ushtar izraelit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Policia reagon për deklaratën e KMDLNJ’së lidhur me banesat e uzurpuara

Posted: 20 Sep 2016 06:43 AM PDT

Lidhur me reagimin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut për ekzekutimin e aktvendimeve të Gjykatës për lirimin e banesave të uzurpuara në lagjen Dardania, Policia e Kosovës thotë se në mënyrë jo të duhur KMDLNJ thotë se "përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme", paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Azil kërkuesi e ther me thikë refugjatin sirian, thotë se ai e kishte përdhunuar

Posted: 20 Sep 2016 06:33 AM PDT

Një azil kërkues e ka therur me thikë një person të cilin e akuzon se e ka dhunuar atë në një kamp të refugjatëve në Austri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nga sot hyri në fuqi ligji për rregullat e trafikut rrugor

Posted: 20 Sep 2016 06:28 AM PDT

Ligji për rregullat e trafikut rrugor ka hyrë në fuqi sot, njofton Ministria e Infrastrukturës. Qëllimi i këtij ligjit është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konsulli amerikan: Shërbimet e plota për viza në Kosovë nga 2018’ta

Posted: 20 Sep 2016 06:27 AM PDT

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka bërë me dije se ka nisur procesin e ofrimit të shërbimeve shtesë për viza në Prishtinë në mënyrë që aplikantët të kursehen nga udhëtimi për në Shkup.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasti në Malisheve: Për martesën e fëmijëve prindërit mund të denohen deri në 20 vjet burg

Posted: 20 Sep 2016 06:21 AM PDT

Avokatja Donika Dobruna tregon për masat ligjore që mund të merren ndaj prindërve qe lejojnë martesat në moshë të mitur, njofton lajmi.net

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Forcat irakiane nisin operacionin për rimarrjen e Mosulit nga ISIS

Posted: 20 Sep 2016 06:20 AM PDT

Forcat irakiane kanë nisur sot një operacion ushtarak për ta rimarrë nga Shteti Islamik (ISIS) qytetin verior, Shirqat, një urë ndihmese ky në fushatën e kësaj ushtrie për ta ripushtuar bastionin e xhihadistëve, Mosul, para përfundimit të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qytetarët nuk e mirëpritën vizitën e Thaçit në Kovragë

Posted: 20 Sep 2016 06:19 AM PDT

Në fshatin Kovragë të Komunës së Istogut, sot është organizuar manifestimi tradicional i vjeljes së mollës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tërmet i ri u regjistrua sot në Shkup

Posted: 20 Sep 2016 06:11 AM PDT

Një tërmet me magnitudë prej 1.9 ballë sipas shkallës së Rihterit sot në orën 13 e 20 minuta është regjistruar në Shkup dhe në rrethinë, informoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyre - Matematikore në Shkup.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj vazhdon të mbajë takime lobimi për njohje në New York

Posted: 20 Sep 2016 06:10 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj është duke qëndruar në Neë York ku si pjesë e delegacionit shtetëror të udhëhequr nga Kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të ndara bilaterale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjendet i vdekur në banesën e vet një politikan gjerman bashkë me një person tjetër

Posted: 20 Sep 2016 06:03 AM PDT

Zyrtarët në Berlin njoftojnë se një anëtar i njohur i Partisë Pirate të qytetit është gjetur i vdekur në banesën e vet bashkë me një person tjetër dhe se detektivët janë duke e hetuar rastin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

India vret 8 persona përgjatë kufirit të kontestuar të Kashmirit

Posted: 20 Sep 2016 05:46 AM PDT

Ushtria indiane ka vrarë sot të paktën tetë persona të cilët po tentonin që vjedhurazi ta kalonin kufirin e saj të kontestuar me Pakistanin në Kashmir, kështu kanë thënë zyrtarët ushtarak të Indisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arsimtari rrah brutalisht nxënësin në shkollën “Hasan Prishtina” (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 05:39 AM PDT

Një kthim anash i kokës, i ka kushtuar me një rend shuplaka, 13 vjeçarit D.V nga shkolla 'Hasan Prishtina' në kryeqytet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vogëlushja e piu detergjentin për pastrimin e banjës, është në gjendje të rëndë

Posted: 20 Sep 2016 05:32 AM PDT

Një vajzë e vogël 13 muajshe u paraqit me urgjencë në spitalin e pediatrik Shën Orsola në Bolonjë, pasi u zbulua se vogëlushja kishte pirë ilaçin për pastrimin e banjës në shtëpinë ku jetonte me prindërit e saj, me origjinë tuniziane të cilët jetojnë në Modena, Itali.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja me çfarë i krahason refugjatët djali i Donald Trump (FOTO)

Posted: 20 Sep 2016 05:23 AM PDT

Djali i madh i politikanit amerikan Donald Trump, përmes një statusi në rrjetin social Twitter, ka krahasuar refugjatët sirianë me karamele ''Skittles'' të cilat konsiderohen jo të shëndetshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hajnat në Gradec të Gostivarit lidhin burrin dhe gruan dhe ua vjedhin arin

Posted: 20 Sep 2016 04:53 AM PDT

Në orët e para të ditës së sotme, rreth 01:20 pas mesnate, në fshatin Gradec të Gostivarit, në hapësirën ndihmëse të shtëpisë, derisa SH.B (71) dhe bashkëshortja e tij A.B. (69) kanë fjetur, katër persona të panjohur të maskuar ua kanë lidhur duart dhe gojën dhe kanë kryer vjedhje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hyseni: Të korrigjohet prezantimi i Kosovës ose e lëshojmë konferencën në Bratisllavë

Posted: 20 Sep 2016 04:53 AM PDT

Prezantimi i Kosovës me Rezolutën 12 44 në nismën ministrore të Procesit të Pragës e cila po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë, ka nxitur reagimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Ai ka mbajtur fjalimin e tij dhe më pas ka kërkuar të bëhet korrigjimi apo në të kundërtën, Kosova do ta braktisë këtë konferencë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Video e rëndë: Policja vret predikuesin e paarmatosur (+18)

Posted: 20 Sep 2016 04:51 AM PDT

​Një tjetër video tronditëse pritet që të shtojë tensionet në SHBA. Një oficere policie qëlloi për vdekje një predikues me ngjyrë të paarmatosur

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kouchner nderohet me ‘Honoris Causa’ nga UET: Mos e harroni si ishit

Posted: 20 Sep 2016 04:47 AM PDT

Ish-kryeadministratori i OKB-së në Kosovë pas luftës, njeriu që kontribuoi në ndërtimin e shtetit të ri në Ballkan, ndoshta francezi më i dashur për shqiptarët, gjithashtu një mjek humanist dhe personalitet me rëndësi në politikën franceze e ndërkombëtare, Bernard Kouchner mori sot në Tiranë titullin "Doctor Honoris Causa", akorduar nga Universiteti Europian i Tiranës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy shpërthime dridhën Gostivarin natën e kaluar

Posted: 20 Sep 2016 04:45 AM PDT

Të hënën rreth orës 22 e 30 minuta në stacionin policor në Gostivar është paraqitur shpërthim në rrugën "Pançe Popovski", ndërtesa numër 2, në katin përdhes të një objekti banesor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fotografi të papublikuara deri tani: Vdekja e Hitlerit (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 04:42 AM PDT

Më 8 maj të vitit 1945 mori fund Lufta e Dytë Botërore. Gjermania kapitulloi dhe Fyhreri vdiq. Kështu të paktën thuhet. Por vetëm më 25 tetor të vitit 1956, një gjykatë e shpalli zytrarisht Fyhrerin të vdekur.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erdogan: ShBA nuk duhet ta strehojë një terrorist si Gulen

Posted: 20 Sep 2016 04:35 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka thënë dje në një intervistë për Reuters se Shtetet e Bashkuara nuk duhet ta strehojnë një terrorist si kleriku mysliman që jeton në ShBA, Fethullah Gulen, dhe se aktivitetet e Gulen duhet të ndalohen nëpër tërë botën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tetovari publikon foto pornografike të femrës së vet dhe i kërkon para

Posted: 20 Sep 2016 04:33 AM PDT

Një 35-vjeçar nga fshati Veshallë i Tetovës me inicialet I.S. e ka kërcënuar 21-vjeçaren L.A. nga Tetova, me të cilën ka qenë në lidhje, se do t'i publikojë fotografitë e saj komprometuese në rrjetet sociale, nëse ajo nuk i jep 300 franga zvicre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli e mbështet kryeshefin e ri të AKK-së

Posted: 20 Sep 2016 04:32 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim kryeshefin e ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, i cili që nga 24 Shtatori 2016 merr detyrën e re.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria: Oferta për të biseduar për demarkacionin është serioze

Posted: 20 Sep 2016 04:26 AM PDT

Me t'u kthyer nga vizita në SHBA, kryeministri Isa Mustafa pritet të intensifikojë angazhimet e tij për takime të përbashkëta me spektrin politik për çështjen e demarkacionit. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sarkozy emigrantëve: Doni të bëheni francezë, atëherë flisni frëngjisht dhe jetoni si francezët

Posted: 20 Sep 2016 04:13 AM PDT

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, ka kërkuar nga të gjithë emigrantët në Francë që jetojnë si francezët dhe të mësojnë gjuhën frënge.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Monstruoze: Nëna e shiti vajzën 11-vjeçare dhe mori pjesë në përdhunimin e saj

Posted: 20 Sep 2016 04:08 AM PDT

Një vajzë nga Manastiri brutalisht është dhunuar në shtëpinë e vet, ndërsa nëna e saj fqinjve të parë për përdhunimin e së bijës u ka kërkuar nga 500 deri në 1000 denarë (8 deri 16 euro).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Skënder Hyseni lëshoi takimin ministror në Bratisllavë për shkak të Sllovakisë dhe Serbisë?

Posted: 20 Sep 2016 03:59 AM PDT

Ministri i Brendshëm i Kosovës Skënder Hyseni, ka njoftuar dje për pjesëmarrje në një konferencë ministrore në Sllovaki, ku është diskutuar cështja e migracionit. Por, pala serbe sot ka theksuar se atje Hyseni është përfaqësar në kudër të rezolutës 1244, e jo në emër të shtetit të Kosovës, e as në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, sipas të cilës, Kosova përfaqësohet me fusnotë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koha kur presidenti Rugova thoshte se nuk e lejojmë ndërtimin e kishës brenda UP’së

Posted: 20 Sep 2016 03:47 AM PDT

Në vazhdën e shumë opinioneve që po jepen për pozicionin e Kishës serbe që ndodhet në oborin e Universitetit të Prishtinës (UP), është edhe mendimi i ish–presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili para shumë vitesh kishte treguar pozicionin e tij karshi këtij objekti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëzohet një helikopter ushtarak i Greqisë (Foto)

Posted: 20 Sep 2016 03:45 AM PDT

Autoritetet greke njoftojnë se i kanë shpëtuar dy anëtarë të të bordit të helikopterit të tyre i cili është rrëzuar në det pas një problemi me motor në afërsi të bregdetit në veri të Greqisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkup, 9 të lënduar lehtë në 13 aksidente gjatë 24 orëve

Posted: 20 Sep 2016 03:37 AM PDT

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit kreu ekspertizë të gjithsejt 13 fatkeqësive në komunikacion, në të cilat më lehtë janë lënduar nëntë persona.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more