Skip to main content

Lajmet e fundit: “Nesër ditë kritike për liberalizimin e vizave” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Nesër ditë kritike për liberalizimin e vizave” plus 44 more


Nesër ditë kritike për liberalizimin e vizave

Posted: 04 Sep 2016 07:28 AM PDT

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, është paraparë që të votojë nesër, më 5 shtator, për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, duke i hapur kështu rrugën Parlamentit Europian që të votojë për të njëjtin proces

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një ironi e hidhur me Policinë e Shtetit, ja e vërteta me foton "Part Time Dj Dasmash"

Posted: 04 Sep 2016 07:46 AM PDT

Efektivi i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, Ardian Kodra u përcoll dje në banesën e fundit nga miq, familjarë, kolegë e drejtues të lartë të policisë së Shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot, edhe banorët e fshatit në Viti, ku u betua Nëna Terezë si murgeshë, u lutën për të

Posted: 04 Sep 2016 07:28 AM PDT

Derisa e tërë vëmendja e shqiptarëve dhe e botës është përqendruar sot në Vatikan, një fshat i vogël në Kosovë, gumëzhinte nga besimtarët që i ishin drejtuar kishës. bëhet fjalë për fshatin Letnicë të Vitisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja pse s'morën pjesë liderët shqiptarë të Maqedonisë në shenjtërimin e Nënës Terezë

Posted: 04 Sep 2016 06:51 AM PDT

Asnjë nga liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni nuk mori pjesë në ceremoninë e sotme të shenjtërimit të humanistes shqiptare Nënë Tereza në Vatikan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qindra tifozë në stërvitjen e fundit të Kosovës para ndeshjes me Finlandën (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 07:11 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës në këto momente është duke zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Finlandën, që luhet të hënën nga ora 20:45

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grabitet turku në Shkup, hajnat i morën 10 mijë euro

Posted: 04 Sep 2016 08:25 AM PDT

Një kryerës i panjohur dje në Shkup ka kryer vjedhje në një veturë të shtetasit turk, duke i marrë stoli ari, orë dore, telefonë celularë… në vlerë prej 600 mijë denarë. apo rreth 10 mijë euro.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rruga që çon te përmendorja e Fehmi Lladrovcit, në gjendje të mjerueshme (Foto/Video)

Posted: 04 Sep 2016 08:21 AM PDT

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar fotografi dhe video ku shihet rruga që çon te përmendorja e Fehmi Lladrovcit në Drenas, është në gjendje të tmerrshme

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asnjë paralele shqipe në Ohër, fëmijët çdo ditë udhëtojnë në Strugë

Posted: 04 Sep 2016 08:11 AM PDT

Njëri prej fëmijëve të Rexhim Ganit nga Ohri tanimë dy vite çdo mëngjes udhëton me autobus deri në Strugë për të ndjekur procesin arsimor në gjuhën shqipe. Kjo për shkak se në Ohër nuk ka paralele në gjuhën shqipe në ndonjërën prej shkollave të mesme të qytetit. Rexhim thotë se një gjë e tillë përbën ngarkesë shtesë për fëmijët ndërsa rëndon edhe buxhetin e familjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Studentët kthehen në konvikte, të përmbyturit mbeten në rrugë

Posted: 04 Sep 2016 07:54 AM PDT

Me fillimin e viti të ri akademik familja Maksuti nga Kamniku e cila pas vërshimeve ka banuar në Konvikt mbetet në rrugë. Kjo familje është rikthyer në shtëpinë e tyre e cila nuk plotëson kushtet as për së afërmi për një jetë normale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ora e parë e vitit të ri shkollor i kushtohet Shën Terezës

Posted: 04 Sep 2016 07:51 AM PDT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/17 njofton të gjitha institucionet shkollore të arsimit para universitar në Republikën e Kosovës që ditën e parë, ora e parë e mësimit ti kushtohet shenjtërimit të Nënës Terezë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuhiu: MPB shqyrton provat për keqtrajtimin e të akuzuarve në rastin "Kumanova"

Posted: 04 Sep 2016 07:35 AM PDT

Ministria e Brendshme e Maqedonisë ende po i shqyrton provat për keqtrajtimin e mundshëm të të akuzuarve në rastin e Kumanovës, megjithatë thekson se deri më tani asnjë pjesëtar i policisë nuk është dënuar për këtë vepër penale. Shqetësimi për brutalitetin policor ishte denoncuar nga avokatët e të akuzuarve në këtë rast të cilët pretendojnë se klientët e tyre dhunohen gjatë transportimit të tyre në gjykatë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i një kalkutasi të paralizuar: Ja si më shpëtoi Nënë Tereza (Video)

Posted: 04 Sep 2016 06:49 AM PDT

Nënë Tereza u shua nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por vetëm fizikisht. Bota jeton edhe sot me kujtimin e saj. ashtu rrëfen edhe Gautam Lewis, i cili  e përshkruan Nënë Terezën si "shenjtorja që është nena ime".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti kinez: Ekonomia botërore është në një moment të rëndësishëm

Posted: 04 Sep 2016 06:25 AM PDT

Presidenti i Kinës, Xi Jinping thotë se ekonomia botërore është duke u kërcënuar nga rritja e proteksionizmit, që sipas tij, pengon tregëtinë botërore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja çfarë u gjet në bodrumin e një shkolle të vjetër në Prizren (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 06:25 AM PDT

Një lexues i Gazetës Express ka dërguar disa fotografi, ku thotë se këtë poster e kishte gjetur në bodrumin e një shkollë të vjetër në Prizren, e cila tashmë është e rrënuar

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Peja pa rrymë që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm

Posted: 04 Sep 2016 06:18 AM PDT

Pjesa më e madhe e qytetit të Pejës ka mbetur pa energji elektrike që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm. Ndërsa, KOSTT ka bërë me dije se kjo shkyçje ka ndodhur për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara në NS 110/35/10 kV Peja 1 në kuadër të projektit "Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevskit s’ia zë goja të thotë se Nënë Tereza është shqiptare

Posted: 04 Sep 2016 06:18 AM PDT

Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski sot ka inicuar vendosjen e një çmimi në Maqedoni me emrin e Nënës Terezë, i cili do t'u ndahej personaliteteve për vepër jetësore. Në nismën e shpallur në fejsbukun e tij, nacionalisti Gruevski thotë se Nëna Terezë është "personaliteti më i njohur në botë nga Shkupi dhe Maqedonisë", por, disi, s'ia mban goja ta thotë se Gonxhe Bojaxhiu është me origjinë shqiptare, shkruan GazetaExpress.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe Franca paralajmëron dalje nga BE’ja

Posted: 04 Sep 2016 06:08 AM PDT

"Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë", ka thënë Marine Le Pen

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është shtëpia ku jetoi Nëna Terezë deri në moshën 18-vjeçare (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 05:59 AM PDT

Kjo është shtëpia ku Nëna Terezë jetoi deri në moshën 18 vjeçare

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hahn: I paqartë afati kohor për liberalizim të vizave për Kosovën

Posted: 04 Sep 2016 05:53 AM PDT

Komisioneri i BE-së për politika të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johannes Hahn, i tha Radio Evropa e Lirë se është "i paqartë afati kohor për liberalizimin e vizave për Kosovën" sepse, siç tha, "ende varet nga vendimet e saj".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Imami nga Drenica, Osmani mendon që Nëna Terezë nuk duhet të respektohet (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 05:45 AM PDT

Imami i xhamisë në Drenas, Mulla Osmani, mbështet idenë që Nëna Terezë nuk duhet të respektohet, dhe këtë mund ta shohim në një postim që e ka në profilin zyrtar të Facebook. Imami Osman ka shpërndarë statusin e një qytetari ku ndër të tjera në atë shkrim theksohej se Nëna Tereza qëlloi të ishte me kombësi shqiptare por kjo është krejt aksidentale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zbulohet shpella me mbi 100 kafka afër Kërçovës, a janë edhe të zhdukurit e 2001-shit? (VIDEO)

Posted: 04 Sep 2016 05:44 AM PDT

Zbulohet një varrezë masive afër Kërçovës në një shpellë afër vendit të quajtur Dardhë, me mbi 100 kafka dhe mbetje tjera mortore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Isa Mustafa publikon fotografi duke ia mbajtur Thaçi çadrën (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 05:35 AM PDT

Kryeministri Isa Mustafa ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social 'Facebook', ku shihet afër presidentit Hashim Thaçi, meqë rast ky i fundit i ka mbajtur çadrën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mustafa: Tashmë Shën Tereza do t'u prijë shqiptarëve

Posted: 04 Sep 2016 05:27 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ishte një ndër personalitetet e shumtë që morën pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës nga Papa Françesku në Vatikan. Pas ceremonisë Mustafa shprehu nderime që ishte pjesë e kësaj ceremonie dhe shtoi më tej se shqiptarët tashmë e kanë shenjtoren e tyre që do ti prijë në përsosjen e vlerave shpirtërore, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërpritet linja hekurudhore Selanik-Shkup-Beograd

Posted: 04 Sep 2016 05:18 AM PDT

Prej sot nuk do të qarkullojë treni ndërkombëtar "Helas ekspres" në relacionin Selanik-Shkup-Beograd. Shkak për këtë, siç informojnë nga Hekurudhat e Maqedonisë - Transport, është kryerja e aktiviteteve ndërtimore në territorin e Republikës së Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Shën Tereza dhe trashëgimia e saj tashmë janë shenjtëruar (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 05:17 AM PDT

​Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka dhënë një mesazh nga Vatikani për shenjtoren Nënën Terezë

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kanosi nënën dhe motrën, arrestohet i dyshuari nga Peja

Posted: 04 Sep 2016 05:16 AM PDT

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shtator një person ka sulmuar fizikisht motrën e tij kurse ka kanosur nënën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski inicon çmim për vepër jetësore me emrin e Nënës Terezë

Posted: 04 Sep 2016 05:14 AM PDT

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, nëpërmes profilit të tij në fejsbuk, ka propozuar që të merret iniciativë për medalje ndërkombëtarë për vepër jetësore me emrin Nëna Terezë, transmeton Portalb.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ja si u duk Vatikani sot gjatë shenjtërimit të Nënë Terezës (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 05:07 AM PDT

Pamjet nga Vatikani sot, ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës. Një album fotografish nga AFP, që nuk kanë nevojë për koment.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Flet për herë të parë gruaja të cilën e shëroi Nëna Terezë nga tumori (Video)

Posted: 04 Sep 2016 04:47 AM PDT

Rregullat strikte të Vaktikanit kërkojnë që për të arritur deri tek Shenjtërimit duhet të provohen dy mrekulli, mrekulli tashmë të provuara për Nënë Terezën, e cila u Lumturua në vitin 2003, hapi i parë drejt Shenjtërimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kolegji ISPE me një organizim madhështor shënon ceremoninë e katërt të diplomimit

Posted: 04 Sep 2016 04:44 AM PDT

Në praninë e shumë studentëve, prindërve dhe mysafirëve të ndryshëm Kolegji ISPE ka mbajtur sot një ceremoni madhështore për të shënuar përfundimin e sukseshëm të studimeve për studentët e Kolegjit ISPE

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku përmbyll meshën me lutjet për paqe

Posted: 04 Sep 2016 04:13 AM PDT

Papa Françesku ka përmbyllur meshën e sotme të shenjtërimit të Nënë Terezë në Shën Tereza, duke kujtuar dhe lutur për të gjithë ata që punojnë për vëllezërit në vende të rrezikshme. Ai ka kujtuar edhe murgeshat e vrara në vende të rrezikshme, si dhe ato që kanë pësuar dhunë, duke shpresuar që të përfundojnë vuajtjet për gjithë njerizimin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ymeri: Nëna Terezë na bën krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo

Posted: 04 Sep 2016 04:12 AM PDT

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri i cili po merr pjesë në ceremoninë e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan ka shprehur se pas kësaj ceremonie Tereza na bën krenarë por edhe na detyron të shikojmë si ajo, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: Mbretëria e Bashkuar nuk do të dënohet pse u largua nga BE’ja

Posted: 04 Sep 2016 04:11 AM PDT

​Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një konference pas takimit të G20'ës ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të dënohet për shkak se u largua nga BE'ja

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E tmerrshme: Shkupjania përplas fëmijën 19-muajsh në tokë pasi grindet me vjehrën

Posted: 04 Sep 2016 04:04 AM PDT

Paraburgim prej 30 ditëve ka marrë shkupjania 30-vjeçare A.H për vepër të kryer penale "neglizhencë dhe maltretim të fëmijës adoleshent". 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“The Guardian”: Prishtina në mesin e qyteteve me madhështore në Evropë

Posted: 04 Sep 2016 03:56 AM PDT

"The Guardian" ka rëndur kryeqytetin e Kosovës në mesin e qyteteve me madhështore në Evropë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Nënë Tereza u shenjtërua bashkë me prejardhjen e saj shqiptare

Posted: 04 Sep 2016 03:48 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot, bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare. Ai në një postim në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ngjitje tradicionale në Korab me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë

Posted: 04 Sep 2016 03:48 AM PDT

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, 8 Shtatori, klubi alpinist "Korab" sot e organizon aksionin e 25-të tradicional - ngjitje në majën më të lartë Maqedoni "Korabi i Madh" (2.764 metra lartësi mbidetare).

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Teologu kosovar i fesë islame: I nderuar me shenjtërimin e Nënës Terezë

Posted: 04 Sep 2016 03:35 AM PDT

Profesori në Fakultetin e Studimeve Islame në UP, Xhabir Hamiti, deklaron se kanonizimi i Gonxhe Bojaxhiut, e njohur tanimë në botë me emrin Mother Tereza, e nderon atë si shqiptar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Papa Françesku ka disa fjalë për Shën Terezën

Posted: 04 Sep 2016 03:30 AM PDT

Papa Françesku, pas shenjtërimit të Nënë Terezë, në fjalën drejtuar mijëra të pranishmëve ka thënë se kjo punëtore e palodhur e mëshirës na ndihmoftë që të kuptojmë që kriteri i vetëm i jetës është dashuria ndaj të gjithëve, pa dallim gjuhe, kulture, race apo religjioni.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Përçarje në PD, kërkohen zgjedhje të jashtëzakonshme

Posted: 04 Sep 2016 03:28 AM PDT

Partia e Drejtësisë, kreu i së cilës, Ferid Agani, është duke u akuzuar për keqpërdorime në rastin "Stenta" bashkë me dhjetëra mjekë tjerë, po shfaq shenja të përçarjeve të brendshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruevski dhe Zaev në shenjtërimin e Nënës Terezë në Vatikan (FOTO)

Posted: 04 Sep 2016 03:18 AM PDT

Sot në selinë e shenjtë në Vatikan u bë shenjtërimi i humanistes së madhe me prejardhje shqiptare Nënë Terezës, ndërkohë që kjo ceremoni ka bërë bashkë shumë personalitete nga e mbarë bota.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjuajnë me armë në një dasmë, ndërhyn policia

Posted: 04 Sep 2016 03:10 AM PDT

Policia njofton se në fshatin Dumnicë, ka konfiskuar armë, në një aheng familjar në të cilin kishte pasur të shtëna në ajër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Grafitet që fyejnë dhe shqetësojnë shqiptarët e Kumanovës

Posted: 04 Sep 2016 02:49 AM PDT

Në Kumanovë kohëve të fundit qytetarët shqiptarë në muret e ndërtesave hasin grafite me përmbajtje anti-shqiptare, me çrast më i theksuar është mbishkrimi "Vdekje për shqiptarët". Mbishkrimet me urrejtje ndëretnike shqetësojnë qytetarët shqiptarë të Kumanovës, të cilët për Alsat shprehen se kjo nuk është hera e parë që hasin në mbishkrime të këtilla.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në anën tjetër dikush po kujdeset ta pastrojë ambientin rreth Nënës Terezë në Prishtinë (Foto)

Posted: 04 Sep 2016 02:46 AM PDT

Derisa shumë shqiptarë e kosovarë kanë udhëtuar në Vatikanit për shenjtërimin e Nënës Terezë, dikush në Prishtinë po kujdeset ta pastrojë ambientin rreth statujës së Nënës Terezë në shesh

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AFP: Sherr mes Shqipërisë e Maqedonisë për Nënë Terezën

Posted: 04 Sep 2016 02:38 AM PDT

Në kohën derisa po bëhet Shenjtërimi i Nënë Terezës në Vatikan, Shqipëria dhe Maqedoni "po grinden" se cilit shtet i përket nobelistja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more