Skip to main content

Lajmet e fundit: “Ekskluzive: Këto janë dëshmitë që provojnë se sulmi ndaj Kuvendit u organizua nga Vetëvendosje (Foto)” plus 44 more

Lajmet e fundit: “Ekskluzive: Këto janë dëshmitë që provojnë se sulmi ndaj Kuvendit u organizua nga Vetëvendosje (Foto)” plus 44 more


Ekskluzive: Këto janë dëshmitë që provojnë se sulmi ndaj Kuvendit u organizua nga Vetëvendosje (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 07:55 AM PDT

Autoritetet kosovare duket se kanë prova të mjaftueshme për të dëshmuar se sulmi me mortajë ndaj Kuvendit të Kosovës, është kryer dhe organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Gazeta Express ka siguruar dosjen, në të cilën detajisht përshkruhet se si gjashtë aktivistët e Vetëvendosjes, përfshirë edhe Zëdhënësin Frashër Krasniqin, e realizuan këtë sulm – të cilësuar si terrorist. Më pas atë ia atribuuan "Rugovasve" nëpërmjet një e –maili fiktiv.  Lexojini detajet, vetëm në Gazetën Express. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rrëfimi i ambasadorit Donald Lu: Roli i Ramës, Bashës dhe Metës gjatë negociatave

Posted: 05 Sep 2016 07:25 AM PDT

Në një intervistë të gjatë, e para për median shqiptare, ambasadori amerikan flet për Reformën në Drejtësi, mbështetësit dhe penguesit e saj, si dhe për dekriminalizimin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një lajm i mirë nga Haga: Emërohet Prokurori Special i Gjykatës Speciale

Posted: 05 Sep 2016 07:56 AM PDT

Amerikani David Schwendiman, deri tani prokuror i Taskë Forcës, që ka kryer hetimet për krimet e UÇK'së, është emëruar Prokuror Special i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndiqeni LIVE votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 07:19 AM PDT

(E plotësuar) Komiteti për të drejtat e njeriut dhe liritë civile dhe punë të brendshme (LIBE) në Parlamenditn Europian sapo ka nisur diskutimin mbi pikat e rendit të ditës. Draft rregullorja për liberalizimin e vizave për Kosovën është në pikën e 8'të të rendit të ditës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tifozët kosovarë ndezin atmosferën në Turku (Video)

Posted: 05 Sep 2016 07:18 AM PDT

Tifozët kosovarë tashmë kanë nisur të festojnë para ndeshjes mes Finlandës dhe Kosovës

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rasti Kumanova, familjarët apelojnë për drejtësi

Posted: 05 Sep 2016 07:45 AM PDT

Pjesëtarët e grupit të Kumanovës nuk janë keqtrajtuar në burg gjatë periudhës sa nuk është zhvilluar procesi gjyqësor kundër tyre. Pas vizitës në burg, bashkëshortja e Besnik Ajdinit, ka thënë se bashkëshorti i saj nuk është maltretuar gjatë periudhës sa nuk është transponuar drejt gjykatës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fajon: Ka zëra në Komitetin LIBE për shtyrjen e votimit për vizat për Kosovën

Posted: 05 Sep 2016 07:27 AM PDT

Raportuesja e posaçme e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, i tha Radios Evropa e Lirë se ka përpjekje të grupeve të caktuara politike, kryesisht të Partisë Popullore Evropiane, që të shtyjnë procesin e votimit në komitetin LIBE për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, të paraparë për të hënën pasdite, vonë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Transporti falas nuk është falas për nxënësit në Tetovë

Posted: 05 Sep 2016 07:26 AM PDT

Komuna e Tetovës dhe kompanitë private ende nuk po arrijnë të gjejnë zgjidhje për transportin falas të nxënësve, të këtij qyteti, edhe pse viti shkollor tashmë ka filluar, njofton Alsat M.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fëmija 4-vjeçar lufton për jetë pas rënies nga kati i 7-të në Shkup

Posted: 05 Sep 2016 07:05 AM PDT

Një kabllo telefonike ia ka shpëtuar jetën fëmijës 4-vjeçar i cili është rrëzuar nga kati i 7-të i një ndërtese në lagjen Aerodrom të Shkupit. Bëhet fjalë për fëmijë që ka rënë nga dritarja pasi është lënë vetë në banesë, meqë nëna e tij ka dalë për të paguar llogaritë në bankë, njoftoi portali 24Vesti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministri Mustafa uroi nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Posted: 05 Sep 2016 06:59 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sot ishte dita e parë e shkollës edhe për fëmijët e kryeparlamentarit (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 06:51 AM PDT

​Në mesin e shumë prindërve që sot i dërguan fëmijët e tyre në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor ishte edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia deri tani ka dhënë 840 mijë euro për të përmbyturit në Maqedoni

Posted: 05 Sep 2016 06:49 AM PDT

Ndihma që deri më tani është arritur për përmbytjet dhe që është paralajmëruar se do të arrijë nga Republika e Turqisë arrin 839.612 euro, informojnë nga Ambasada e Turqisë në Maqedoni, raporton MIA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj takon homologun slloven, kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave (video)

Posted: 05 Sep 2016 06:39 AM PDT

Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Sllovenisë, Karl Erjavec, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në Bled të Sllovenisë për të marrur pjesë në Forumin e Bledit, dhe para fillimit të Forumit të Bledit, Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim bilateral.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navigacioni Ajror bëhet edhe me tre parashikues meteorologjik aeronautik

Posted: 05 Sep 2016 06:31 AM PDT

Tre punonjës të Divizionit Meteorologjik nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, kanë përfunduar me sukses kursin Initial Forecasting Course (IFC) në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe janë çertifikuar për Parashikues Meteorologjik në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar (UK Met Office)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

KMLDNJ: Paragjykimi i rastit për dëmtimin e pllakës përkujtimore në Grackë të Vjetër

Posted: 05 Sep 2016 06:28 AM PDT

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një komunikate reagon ndaj paragjykimit të rastit në Grackë të Vjetër. Në këtë fshat para disa ditësh është dëmtuar pllaka përkujtimore e ngritur për disa serbë të vrarë, autorët e të cilëve edne nuk janë zbuluar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy shpërthime në Kabul, vriten 24 dhe plagosen 91 persona

Posted: 05 Sep 2016 06:19 AM PDT

BBC raporton se dy shpërthime sapo kanë ndodhur në kryeqytetin e Afganistanit në Kabul

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Jeta e Pablo Escobarit, Mbretit të kokainës

Posted: 05 Sep 2016 06:18 AM PDT

I njohur si Mbreti i Kokainës", bosi kolumbian i drogës Pablo Escobar furnizonte më shumë se 80% të tregut amerikan me kokainë, duke u shndërruar në kriminelin më të pasur në histori, me një pasuri të vlerësuar afro 30 miliardë dollarë amerikanë, në vitin 1990. Një vështrim në jetën e tij, përmes fotografive

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpërthen kanalizimi në afërsi të shkollës fillore, qe pesë muaj Komuna nuk merret me të (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 06:12 AM PDT

Tuneli në lagjen Dardania në Prishtinë qe pesë muaj është në gjendje të tmerrshme. Komuna e Prishtinës vazhdon të mos merret me të

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pllaka që përkujton 22 persona, dëmtohet qëllimshëm nga Komuna e Fushë Kosovës (Foto)

Posted: 05 Sep 2016 06:09 AM PDT

Një pllakë e vendosur në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës, në shenjë përkujtimi për 22 persona të vdekur si pasojë e një aksidenti mes një autobusi të KEK'ut dhe një treni në vitin 1993, tani është buzë shkatërrimit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nipi i ish-zyrtarëve të lartë jugosllavë, Ylli Hoxha (VV), sulmon Përfaqësuesen e Kosovës

Posted: 05 Sep 2016 05:31 AM PDT

Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Ylli Hoxha, ka sulmuar Federatën e Futbollit të Kosovës mbi primesa patriotike dhe shqiptaromëdha. Sa për rikujtim: babai dhe gjyshi i Ylli Hoxhës ishin zyrtarë të lartë të Jugosllavisë. Express nuk e di nëse edhe katragjyshi i Hoxhës ishte pushtetar i lartë – në ndonjërën nga ish-Jugosllavitë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Express Story: Shën Tereza

Posted: 05 Sep 2016 05:30 AM PDT

Papa Françesku në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan dje ka shenjtëruar Nënën Terezë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Izrael, shembet parkingu në ndërtim e sipër

Posted: 05 Sep 2016 05:27 AM PDT

Shembja e një parkingu automjetesh në ndërtim e sipër në Tel Aviv të Izraelit ka shkaktuar alarm dhe ndërmarrjen e një operacioni të gjerë shpëtimi, pasi ekziston mundësia që shumë njerëz janë bllokuar brenda saj

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Calais, protestë kundër emigrantëve

Posted: 05 Sep 2016 05:24 AM PDT

Mijëra protestues do të bllokojnë rrugët kryesore e do të krijojnë një zinxhir njerëzor në rrugën për në portin e qytetit francez të Calais, për të kërkuar mbylljen e kampit të emigrantëve, i njohur me nofkën "Xhungla"

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Karl Bildt: Demarkacioni çështje e lehtë, skandaloze që nuk u miratua

Posted: 05 Sep 2016 05:22 AM PDT

Në një postim në Twitter, Bildt, i cili në karrierën e tij politike është marrë me çështjen e Ballkanit, ka thënë se është skandaloze që Kosova nuk e ka miratuar këtë marrëveshje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çollaku: Ka kundështime për viza, pas pezullimit të votimit të demarkacionit

Posted: 05 Sep 2016 05:18 AM PDT

Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme, LIBE, i Parlamentit Evropian pritet që sot pasdite të votojë për liberalizimin e vizave për shtetin e Kosovës, një hap ky para se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në zonën shengen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ushtria Turke: Kemi vrarë 157 terroristë të PKK

Posted: 05 Sep 2016 05:13 AM PDT

Luftimet e ashpëra ndërmjet ushtrisë turke dhe militantëve kurdë të PKK-së kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Mediat turke duke cituar Ushtrinë e Turqisë raportojnë se 157 anëtarë të grupit kurd PKK janë vrarë gjatë operacioneve që ka zhvilluar ushtria kohët e fundit në zonën e Çukurovës, transmeton Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS vijon barbaritë- hajdutit i presin dorën me hanxhar (FOTO)

Posted: 05 Sep 2016 05:09 AM PDT

​ Xhelatët e ISIS i kanë prerë dorën me hanxhar një personi të akuzuar për vjedhje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Molliqaj: Duan të na shpallin terroristë

Posted: 05 Sep 2016 04:36 AM PDT

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në një konferencë për media ka deklaruar se termi "terrorist" që po përdoret ndaj Vetëvendosjes është i qëllimshëm për arsyen se ky term është i ndjeshëm në arenën ndërkombëtare dhe se në këtë mënyrë duan të na shpallin terroristë që të kenë qasje në komunikimet tona, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli uron nxënësit për fillimin vitit të ri shkollor

Posted: 05 Sep 2016 04:31 AM PDT

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të procesit mësimor në shkollat e Kosovës. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çmime të reja të benzinave në Maqedoni nga mesnata

Posted: 05 Sep 2016 04:25 AM PDT

Beniznat me pakicë në Maqedoni nga mesnata do të rriten për gjysmë denari, ndërsa çmimi i dizelit do të ngelet i njëjtë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shi i rrëmbyeshëm prej nesër sërish në Maqedoni, mbi 50 litra në metër katror

Posted: 05 Sep 2016 04:19 AM PDT

Mot me vranësira dhe më i freskët me reshje të rrëmbyeshme të shiut të shoqëruara me vetëtima të rralla, paralajmëron Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) për të martën dhe të mërkurën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Bajrami i kënaqur që të gjitha shkollat po mësojnë për Nënë Terezën në orën e parë

Posted: 05 Sep 2016 04:05 AM PDT

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2016/2017, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami me bashkëpunëtorë ka vizituar nxënësit në shkollën fillore dhe të mesme të ulët "Meto Bajraktari" në Prishtinë, nga ku ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit për fillim të mbarë të mësimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni - Shpenzimet për fillimin e vitit shkollor sa rroga minimale

Posted: 05 Sep 2016 03:57 AM PDT

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë sot adresoi kritika deri te pushteti për "konceptin e arsimit falas" pasi që, siç kumtoi, shpenzimet për fillimin e vitit shkollor për një nxënës janë sa paga minimale prej 9.000 denarë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sali Berisha nuk e njeh Melihate Termkollin. E ngatërron me...(Foto)

Posted: 05 Sep 2016 03:52 AM PDT

​Me t'u kthyer nga Vatikani, ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka postuar një fotografi nga Selia e Shenjtë aty ku për nderë të Nënës Tereze u mbajt një koncert me artistet më të mëdha të trevave shqiptare. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gashi: Ankesa e Prokurorisë për kthimin në paraburgim të tre aktivistëve të VV’së, pa kurrfarë baze

Posted: 05 Sep 2016 03:46 AM PDT

Policia e Kosovës ditë më parë kishte bërë arrestimin e gjashtë aktivistëve të Lëvizje Vetëvendosjes mbi dyshimin se ishin të përfshirë në sulmin drejtuar objektit të Kuvendit të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndihma për të strehuarit në konvikte nga organizta humanitare Hilal

Posted: 05 Sep 2016 03:43 AM PDT

Një numër i konsiderueshëm i banorëve të viseve të vërshuara në rrethinën e Hasanbegut, si pasojë e katastrofës natyrrore strehim të përkohëshëm gjetën nëpër konviktet e studentëve. Nën organizimin e drejtorisë me në krye drejtorin Lulzim Xhemailin, u strehuan mbi 200 persona të etnive të ndryshme të cilët humbën gjithçka si pasojë e vërshimave katastrofale.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tema e nxehtë e demarkacionit rikthehet nga java e ardhshme

Posted: 05 Sep 2016 03:40 AM PDT

Edhe këtë javë nuk do të diskutohet ndërmjet partënerëve të koalicionit rikthimi i projektligjit të marrëveshjes kufitare ne Malin e Zi, ndërsa javën e ardhshme sipas burimeve të Gazetës Express pozita do të fillojnë menjëherë bisedimet për rikthimin në kuvend të projektligjit së demarkacionit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pajisje elektrike nga Turqia për familejt e përmbytura në Hasanbeg

Posted: 05 Sep 2016 03:32 AM PDT

Donacion i pajisjeve elektrike nga Turqia sot do t'u dorëzohet amvisërive të përfshira nga përmbytjet në fshatin Hasanbeg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermania në panik: Kërcënohen me sulme, mbyllen shkollat

Posted: 05 Sep 2016 03:30 AM PDT

Disa shkolla në Saksoni të Poshtme në Gjermani kanë anuluar mësimin pasi që ata gjatë natës u kanë dërguar email-a me anë të së cilëve kërcënojnë me sulme terroriste.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E tmerrshme: Momenti kur mësuesi ia përplas nxënësit kokën për toke (Video)

Posted: 05 Sep 2016 03:24 AM PDT

Mësuesi i një shkolle fillore në Uttar Pradesh të Indisë, e ka rrahur brutalisht një nxënës, që nuk i kishte kryer si duhet detyrat e shtëpisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe kjo ndodhi në Ferizaj: Ia mori telefonin për thirrje urgjente, por...

Posted: 05 Sep 2016 03:20 AM PDT

Një person është ankuar dje në polici se një person i panjohur ia ka kërkuar telefonin për thirrje emergjente, por nuk ia ka kthyer më

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Gjilan hapen për herë të parë kampuse edhe për shkollat e mesme

Posted: 05 Sep 2016 03:18 AM PDT

Në ora shtatë të mëngjesit, pikërisht në ditën e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka bërë inaugurimin e fazës së parë të kampusit të shkollave të mesme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pakica nuk e ndaloi mbështetjen e shqiptarëve për Nënë Terezën

Posted: 05 Sep 2016 03:06 AM PDT

Edhë në ditën e shenjtërimit të saj, Nënë Tereza nuk u braktis nga shqiptarët e të gjitha trevave të cilët e mbushën sheshin Shën-Pjetri në Vatikan. Në këtë ditë shumë shqiptarë morën pjesë direkt në shesh por edhe qindra të tjerë e ndoqën drejtpërdrejt meshën e mbajtur nga Papa Françesku.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fluks i ri i refugjatëve pritet nga tetori në Maqedoni

Posted: 05 Sep 2016 02:57 AM PDT

Maqedonia në muajin tetor të këtij viti do të përballet me një fluks të madh të emigrantëve, parashikojnë nga organizata joqeveritare Legis.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurori kërkon kthimin në burg të aktivistëve të VV-së

Posted: 05 Sep 2016 02:56 AM PDT

Prokuroria është ankuar në Apel ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka lënë në arrest shtëpiak tre nga gjashtë aktivistët e arrestuar të Vetëvendosjes, të dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër Kuvendit të Kosovës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more