Skip to main content

Lajmet e fundit: “AKP dhe Policia kufitare e konfirmojnë demarkacionin në takim me Mustafën” plus 44 more

Lajmet e fundit: “AKP dhe Policia kufitare e konfirmojnë demarkacionin në takim me Mustafën” plus 44 more


AKP dhe Policia kufitare e konfirmojnë demarkacionin në takim me Mustafën

Posted: 08 Sep 2016 07:46 AM PDT

Kryeministri i Kosovës po vazhdon të mbledhë fakte rreth demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka takuar drejtuesit e AKP'së dhe të Policisë Kufitare për të "sqaruar procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi". Drejtuesit e AKP'së kanë thënë se asnjë pronë e menaxhuar nga ta nuk ka mbetur jashtë territorit të Kosovës, ndërkohë që përfaqësuesi i policisë kufitare ka thënë se vija aktuale e kufirit është ajo që e ka shënjuar Komisioni i Mehës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Studentët shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia përjashtohen nga tarifa e shërbimit për lejen e qëndrimit

Posted: 08 Sep 2016 06:54 AM PDT

Të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, apo shtetasit (shqipfolës) e përkatësive etnike shqiptare të Republikave të Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, që jetojnë Shqipëri për qëllime studimi, përjashtohen nga tarifa e shërbimit për pajisjen me leje qëndrimi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pajaziti: Nuk ditëm ta shpjegojmë demarkacionin, Lista Srpska do të jetë konstruktive

Posted: 08 Sep 2016 07:30 AM PDT

Shefi i sapozgjedhur i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike së Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, në një intervistë për Gazetën Express, ka shprehur se e mirëpret një takim të mundshëm me partitë opozitare, por nuk shpjegoi nëse do të bëjnë ndonjë lëshim në marrëveshjen e shënimit kufitar me Malin e Zi, duke lënë të kuptohet se presin fillimisht lëshime nga partitë opozitare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avioni i rrëzuar, familja kërkon trupin e Visar Begajt në Kosovë, jo në Itali (VIDEO)

Posted: 08 Sep 2016 07:52 AM PDT

Familjarët e Visar Begaj, i cili humbi jetën tragjikisht si pasojë e rrëzimit të avionit dy ditë më parë në afërsi të Shkupit, kërkojnë që trupi i tij pas procedurave ligjore të kthehet në Kosovë dhe jo në Itali. Familjari i tij dhe njëkohësisht kreu i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në një deklaratë për televizionin Alsat kërkon që ambasadat e Italisë dhe Kosovës të veprojnë sipas kërkesave të familjarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ekskluzive: Ragip Xhaka: Ne kishim të drejtë, FFK le të kërkojë falje

Posted: 08 Sep 2016 07:40 AM PDT

Pas vendimit të FIFA's që Granit Xhaka dhe të tjerët që kanë luajtur në Euro 2016 nuk mund të luajnë për Kosovën, ka reaguar Ragip Xhaka, i cili ka kërkuar që FFK të paktën të kërkojë falje

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkup - Gjendet i vdekur plaku me plagë plumbi në kokë

Posted: 08 Sep 2016 07:43 AM PDT

Një burrë 89 vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën "Vasil Glavinov" në Shkup.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtare: Erdogani suspendon 11.285 anëtarë të personelit të arsimit

Posted: 08 Sep 2016 07:43 AM PDT

Një zyrtar turk ka thënë sot se janë suspenduar 11.285 anëtarë të personelit të ministrisë së Arsimit në Turqi nën dyshimin se mund të kenë lidhje me rebelët e jashtëligjshëm kurdë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova për Kartonin e Gjelbër nën “ombrellën” e huaj

Posted: 08 Sep 2016 07:41 AM PDT

Mos anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është pengesa kryesore për anëtarësimin e saj në Këshillin e Byrove Evropiane, që siguron Kartonin e Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gabohet rëndë kush luan me Maqedoninë, jemi shtet i fuqishëm - porosit Gruevski

Posted: 08 Sep 2016 07:34 AM PDT

Kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë, aktualisht kryetar i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, duke porositur se gabohen rëndë ata që e kontestojnë këtë shtet dhe simbolet e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjilan: Komuna u jep fermerëve 25 makina mjelëse

Posted: 08 Sep 2016 07:31 AM PDT

Drejtoria e Bujqësisë e Komunës së Gjilanit ka shpërndarë 25 makina mjelëse dhe 200 bidona të inoksit, subvencione këto për blegtorët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Paraburgim të pandehurve për sulm ndaj Policisë së Kosovës

Posted: 08 Sep 2016 07:27 AM PDT

​ Dega e Gjykatës Themelore në Kamenicë ka vendosur masën e paraburgimit prej një (1) muaji ndaj tre të pandehurve R. M., E. M. dhe B. F..

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hollande: Demokracia e Francës do ta mposhtë barbarizmin

Posted: 08 Sep 2016 07:20 AM PDT

Presidenti i Francës, Francois Hollande, e ka mbrojtur fuqishëm luftën e vendin të vet kundër terrorizmit, duke insistuar se Franca do t'i mposhtë armiqtë e vet sepse demokracia gjithmonë fiton.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mbytet në fekale Ministria e Jashtme maqedonase nga kompania nga Ishujt e Virgjëra

Posted: 08 Sep 2016 07:16 AM PDT

Përmbytja e vendndërtimit në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë është pasojë e fekaleve të derdhura, pasi që kompania që e ndërton objektin, një investitor i huaj nga Ishujt e Virgjëra, në mënyrë jopërkatëse ka bërë zhvendosjen e kolektorit fekal, njoftoi portali sdk.mk.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmet ajrore saudite në Jemen: Vriten 9 civilë, përfshirë 4 fëmijë

Posted: 08 Sep 2016 07:06 AM PDT

Të paktën nëntë civilë, përfshirë katër fëmijë, janë vrarë sot nga një sulm ajror të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ndaj një ndërtese banimi në veri të kryeqytetit të Jemenit, Sanna, thonë banorët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

VV: Edhe 30 ditë arrest-shtëpiak për Glauk Konjufcën

Posted: 08 Sep 2016 07:00 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje me anë të një shkrimi në Facebook ka pretenduar se gjykata ia ka vazhduar edhe 30 ditë arrestin shtëpiak deputetit të këtij subjekti Glauk Konjufca, shkruan Gazeta Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: KFOR-i është i pazëvendësueshëm

Posted: 08 Sep 2016 06:45 AM PDT

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar Gjeneral Majorin Giovanni Fungo, komandantin e XXI të KFOR-it, i cili ka marrë detyrën e re më 1 shtator.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoxhaj në Abu Dhabi për krijimin e urave tregtare me Emiratet Arabe

Posted: 08 Sep 2016 06:40 AM PDT

 Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me vizitën në Emiratet e Bashkuara Arabe ku në agjendë të takimeve ka pasur Agjencitë për Investime dhe Dhomën Tregtare të këtij vendi - bëhet e ditur përmes një njoftimi të MPJ'së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

55 mijë persona në Kosovë nuk dinë shkrim dhe lexim

Posted: 08 Sep 2016 06:38 AM PDT

Kosova shënon edhe një vit me përparime fare të vogla për sa i takon uljes së shkallës së analfabetizmit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli premton digjitalizimin e Bibliotekës Kombëtare (Foto)

Posted: 08 Sep 2016 06:35 AM PDT

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, drejtuesve të Bibliotekës Kombëtare u ka premtuar përkrahje në digjitalizimin e kësaj biblioteke.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shpend Ahmeti insiston: Kemi përzgjedhur kompaninë më të lirë për autobusët

Posted: 08 Sep 2016 06:29 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas akuzave që i janë drejtuar sot nga PDK-ja në Prishtinë. Në një konferencë për media PDK ka thënë se Komuna e Prishtinës ka zgjedhur një kompani më të shtrejtë për 1 milion në tenderin e autobusëve urban.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

QKMF e Prishtinës konfirmon skandalin: Që 10 muaj mungon ilaçi esencial për epileptikët

Posted: 08 Sep 2016 06:25 AM PDT

Furnizimi me barna në Kosovë tash e sa kohë mbetet një nga problemet me të cilat përballen qytetarët e vendit po thuajse çdo ditë. ​

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shiu e merr Greqinë, gjendje e jashtëzakonshme në Selanik dhe Peloponez

Posted: 08 Sep 2016 06:18 AM PDT

Në rajonet e Selanikut dhe Peloponezit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga të reshurat e rrëmbyeshme dyditëshe të shiut, lajmëroi agjencia ANA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Washington Post: Demarkacioni përdoret si justifikim për protesta të dhunshme anti-qeveritare

Posted: 08 Sep 2016 06:02 AM PDT

Tymi, zhurma, kaosi dhe gazi lotsjellës janë rezultat i një revolte - ose një seance të kuvendit të Kosovës. Është bërë e zakonshme për partitë opozitare në këtë shtet të Ballkanit perëndimor për të penguar votimin nëpërmjet përdorimit të gazit lotsjellës dhe taktikave të tjera bllokuese.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjini: Vetëvendosje sikur Serbia, agjenda e tyre antishtetërore është budallallëk

Posted: 08 Sep 2016 06:01 AM PDT

Nënkryetari i AAK'së, Ardian Gjini e konsideron tepër tragjike faktin se individ dhe grupe të caktuara po promovojnë bindje antishtetërore për Kosovën, që sipas tij janë bindje që i japin të drejtë Serbisë karshi shtetit kosovar. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tahiri demanton: Kurrfarë ekipi për Asociacionin nuk është krijuar në Bruksel

Posted: 08 Sep 2016 05:53 AM PDT

Edita Tahiri, ministre për Dialog, sapo ka demantuar pohimet që lidhen me krijimin e Ekipit Menaxhues të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të theksuara në një komunikatë shtypi që gjatë ditës ky ekip e ka lëshuar, raporton Koha Ditore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

PDK po ia kërkon Shpend Ahmetit kontratat për autobusët e rinj

Posted: 08 Sep 2016 05:50 AM PDT

Partia Demokratike – me degë në Prishtinë, ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të bëjë publike kontratën e nënshkruar për furnizim me autobus të rinj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ky është ekipi që do ta themelojë Asociacionin e komunave serbe

Posted: 08 Sep 2016 05:42 AM PDT

Në bazë të marrëveshjes së arritur në kuadër të dialogut midis Prishtinës deh Beogradit në Bruksel, qeveria e Kosova ka themeluar Ekipin menaxhues për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjilan: Policia arrestohen tre persona për trafikim

Posted: 08 Sep 2016 05:40 AM PDT

Në Gjilan të mërkurën janë arrestuar tre meshkuj nën dyshimet se kanë trafikuar një femër.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shkup: Sulmohen gazetarët që raportonin për objektet që mund të rrënohen nga shiu (VIDEO)

Posted: 08 Sep 2016 05:37 AM PDT

Gazetarët e mediumeve të Shkupi A1on dhe TV21 janë sulmuar sot nga një person i paidentifikuar, por i mbrojtur nga policia, gjatë tentimit për të xhiruar liqenin e fekaleve që pas reshjeve të shiut u shfaq te ndërtesa e MPJ-së maqedonase.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vazhdon çmenduria e Kim Jong-un, tani e ndalon edhe sarkazmen

Posted: 08 Sep 2016 05:23 AM PDT

Koreja e Veriut ua ka ndaluar njerëzve që të bëjnë komente sarkastike për liderin e vet Kim Jong-un, apo për regjimin e tij totalitar në çdo bisedë që zhvillojnë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama: S’i marr personalisht komentet e presidentit filipinas Duterte

Posted: 08 Sep 2016 05:09 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë sot se ia ka bërë me dije presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte, se ekipet e tyre duhet të takohen dhe si ai nuk i ka marrë personalisht komentet e mëhershme të Dutertes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Steinmeier mirëpret vendimin e Turqisë për t’i lejuar ligjvënësit gjermanë të vizitojnë bazën ajrore

Posted: 08 Sep 2016 04:50 AM PDT

Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e ka mirëpritur sot vendimin e Ankarasë për t'i lejuar ligjvënësit gjermanë t'i vizitojnë ushtarët në Bazën Ajrore "Incirlik" në Turqi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Burri i dehur rreh gruan

Posted: 08 Sep 2016 04:43 AM PDT

Policia e Prizrenit ka arrestuar një mashkull të komunitetit rom pasi që i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar bashkëshorten e tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ishte agjent i KGB-së (Foto)

Posted: 08 Sep 2016 04:34 AM PDT

Hulumtuesit izraelitë thonë se një dokument i epokës sovjetike sugjeron se presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka punuar për KGB në fillim të viteve 1980-ta.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet policia kufitare në Muqivercë

Posted: 08 Sep 2016 04:17 AM PDT

Policia Kufitare ka njoftuar se në fshatin Karaqevë në Muqivercë më datën 7 shtator, një person ka sulmuar fizikisht zyrtarët policor dhe rezistuar gjatë arrestimit. Njëri nga të dyshuarit ka tentuar t'i godas me një mjet të fortë zyrtarët dhe ka bllokuar rrugën, shkruan Express.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tetovë - 11 të lënduar në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Posted: 08 Sep 2016 04:16 AM PDT

Njëmbëdhjetë persona janë lënduar, ndërsa është shkaktuar një dëm i përgjithshëm material prej rreth 320.000 denarë, apo mbi 5.000 euro, në gjashtë aksidente trafiku që dje dhe mbrëmjen e kaluar ndodhën në rajonin e Tetovës, transmeton TetovaSot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqia u jep leje ligjvënësve gjermanë t’i vizitojnë ushtarët në Bazën Ajrore 'Incirlik'

Posted: 08 Sep 2016 04:08 AM PDT

Qeveria turke është pajtuar që t'i lejojë ligjvënësit gjermanë t'i vizitojnë 250 ushtarët gjermanë të pozicionuar në Bazën Ajrore "Incirlik" në Turqi në tetor të këtij viti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sëmundja gungore në komunë të Ferizajt mbyt 15 lopë, prek 100 të tjera

Posted: 08 Sep 2016 04:06 AM PDT

Drejtori i bujqësisë i Komunës së Ferizajt, Ismet Vranovci, në një konferencë shtypi,të mërkurën, ka deklaruar se 23 fermerë të kësaj komune kanë aplikuar për kredi, derisa komuna për herë të parë në Kosovë kishte nënshkruar një marrëveshje me Bankën për Biznes në vlerë prej 440 mijë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Terroristi Abdeslam hesht për herë të tretë në gjykatë

Posted: 08 Sep 2016 03:57 AM PDT

I dyshuari i vetëm i mbijetuari në sulmin terrorist të nëntorit të kaluar në Paris, Salah Abdeslam, ka refuzuar të flasë me gjykatësin për herë të tretë më radhë, si protestë ndaj mbikëqyrjes 24-oreshe që është duke iu bërë në burg.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asambleisti i LDK'së godet Komunën e Prishtinës: Po u shërbejnë molotov qytetarëve

Posted: 08 Sep 2016 03:54 AM PDT

Asambleisti nga radhët e LDK'së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala përmes një statusi në Facebook ka shkruar se udhëheqësia e Prishtinës po u shërben qytetarëve projekte molotovësh dhe shkatërrimi e jo projekte për zhvillim të vendit

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Banorët e Çairit të brengosur ndjekin parashikimin e motit (FOTO)

Posted: 08 Sep 2016 03:46 AM PDT

Përderisa meteorologët paralajmërojnë mot jostabil dhe me shi, banorët e lagjes së Serovës në Çair të Shkupit janë në ankth pasi që shpesh herë një shi i vogël atyre mund t'u shkaktojë dëme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Obama e paralajmëron ShBA-në për idetë 'plotësisht të krisura' të Trumpit

Posted: 08 Sep 2016 03:42 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë sot se publiku amerikan duhet të dijë më shumë për idetë e pa informuara apo "plotësisht të krisura" të Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Çerek shekulli shtet i Maqedonisë: Nga nxënës shembullor në rast problematik

Posted: 08 Sep 2016 03:39 AM PDT

Në një kohë kur shtete të tjera ballkanike kanë lënë pas rrugën nga lufta në drejtim të anëtarësisë në BE, Maqedonia ka ecur në drejtim të kundërt, thuhet në analizën e Deutsche Welle me rastin e shënimit të sotëm të 25 vjetorit të pavarësisë së këtij shteti.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bisedimet në Bruksel: Delegacioni i Kosovës mohon se po diskutohet për Asociacionin

Posted: 08 Sep 2016 03:34 AM PDT

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se në kuadër të bisedimeve në Bruksel nuk do të diskutohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Erzen Vraniqi i Vetëvendosjes me argumente të Serbisë e sulmon Kosovën

Posted: 08 Sep 2016 03:22 AM PDT

Ashtu siç thoshin serbët në 100 vitet e fundit, ashtu thotë edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës: Kosova nuk mund të ekzistojë si Shtet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more