Skip to main content

“Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan” plus 2 more Shëndetësia

“Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan” plus 2 more Shëndetësia


Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan

Posted: 01 Sep 2016 04:58 AM PDT

Pacienti, shqiptar i emigruar prej vitesh në SHBA, kishte shkuar në Spitalin Amerikan në gjendje të rëndë shëndetësore dhe, pas ekzaminimeve, urgjentisht i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale nga stafi i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan.

Pacientit i është bërë hapja e stentit periferik të thrombozuar (mbyllur) në gjithë aksin e arterieve të ekstremitetit (këmbës), pa i dëmtuar stentet, procedurë e cila është realizuar me sukses në Spitalin Amerikan nga Dr. Elmi Olluri – Kirurg Vaskular, me ndihmën e ekipit asistues në sallë.

1

Këto stente pacientit i janë vendosur në SHBA para disa viteve. Një procedurë e tillë  e realizuar në kohë urgjente dhe me profesionalizëm, rezultoi me shpëtimin e këmbës nga amputimi, amputim i cili në qendrat e rajonit do të ndodhte thuajse 100 për qind. Por, falë profesionalizmit dhe përvojës arrihet që edhe stentet të hapen me sukses.

2

Kjo dëshmon edhe njëherë se Kirurgjia Vaskulare e Spitalit Amerikan me ekipin e mjekëve Dr. Elmi Olluri dhe Dr. Halil Krasniqi është një qendër referente jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë.

Spitali Amerikan, Përqafoje jetën! /Telegrafi/

The post Ky është suksesi i radhës nga Departamenti i Kirurgjisë Vaskulare të Spitalit Amerikan appeared first on Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lëvizje të re të syve që e bëjmë çdo ditë

Posted: 01 Sep 2016 01:52 AM PDT

Hulumtuesit kanë identifikuar një lëvizje të re të syrit që e performojmë në përditshmëri, por që asnjëherë nuk e kemi vërejtur.

Kjo lëvizje, e cila fshihet nga kapsitja e vazhdueshme e syve, ndihmon në stabilizimin e imazheve që i perceptojmë duke i 'restartuar' sytë pasi lëvizin rrotull për të parë një objekt.

"Me të vërtetë që jemi befasuar me këtë zbulim të një lëvizje të re të syve dhe nuk është ajo çfarë kemi pritur nga ky eksperiment", thotë njëri nga ekipi, Mohammad Khazali nga Universiteti i Tubingen, Gjermani.

"Ne kemi pritur të zbulojmë se një tjetër, veçse lloj i njohur i lëvizjes së syrit, është i sinkronizuar me kapsitjen e syve".

Khazali dhe ekipi i tij nuk ishin duke kërkuar ndonjë lloj të lëvizjes së syrit. Por, ata ishin duke shikuar nëse një lëvizje e pavullnetshme e quajtur torsinal optokinetic nystagmus (tOKN) ndodh kur i kapsitim sytë.

Lëvizja e re e syve që e kanë zbuluar i bën sytë të stabilizohen, pothuajse sikurse një kamerë që vepron për ta mbajtur nivelin e pikturës.

Këtë lëvizje të re ata e kanë quajtur BARM.

Hulumtuesit thonë se lëvizje të tilla e zvogëlojnë sasinë e tendosjes së syve dhe na ndihmojnë t'i shikojmë objektet në mënyrë më precize dhe më stabile.  /Telegrafi/

The post Shkencëtarët kanë zbuluar një lloj lëvizje të re të syve që e bëjmë çdo ditë appeared first on Telegrafi.

PAS VETËM 10 ORËSH JETË: Kjo bebe është bërë mrekulli e vërtetë, MJEKËT NUK KANË SHPJEGIM! (Video)

Posted: 31 Aug 2016 11:04 PM PDT

Çdo gjë ishte gati për varrimin e saj, mirëpo kur prindërit për herë të fundit e panë në arkivol, ndodhi diçka krejtësisht e papritur.

Bebja e vogël ka lindur 3 muaj para terminit dhe fatkeqësisht, pas vetëm 10 orësh është shpallur e vdekur, transmeton Telegrafi.

"Bashkëshortja ime në fillim pa një trup të vogël, dhe pastaj preku duart e vogla", ka thënë babai i bebes, Fabian Veron.

Çdo gjë ishte gati për varrimin e saj, mirëpo kur prindërit për herë të fundit e panë në arkivol, ndodhi diçka krejtësisht e papritur. Bebja ka lëvizur dhe ka qarë.

Mjekët nuk kanë shpjegim për këtë dukuri.

Luz-Milagros-miracle-baby-5

Fabiani dhe bashkëshortja e tij janë tepër të lumtur dhe vetëm mund t'i falen Zotit për mrekullinë të cilën ua ka dhuruar.

Nuk ka dyshim që ky tregim është vërtet dëshmi që mrekullitë janë të mundshme. /Telegrafi/

The post PAS VETËM 10 ORËSH JETË: Kjo bebe është bërë mrekulli e vërtetë, MJEKËT NUK KANË SHPJEGIM! (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more